Fillimisht postuar nga ADRIA:
[qb]
PER MUA NJE FEMER ME KLAS ESHTE SI ME POSHTE:
Nga Paraqitja e Jashtme:
Nje femer qe kujdeset shume per veten e saj por jo ne ekzagjerim. Nje femer qe do nje ore ne mengjes para se ta filloje diten e saj per te dale, s'do te thote qe ka klas, thjesht qe eshte shume "high-maintenance". LOL Nje femer qe eshte e paster, duket si per ta pire ne kupe nga jashte pra, nga menyra se si eshte veshur, ç'fare ka veshur si i ka kombinuar stilet dhe ngjyrat e saj, sa origjinale eshte ne veshjen e saj, si eshte veshja ne lidhje me gjerat e tjera qe duken nga jashte si aksesoret, bizhuterite, canta, kepucet, syzet, etj, etj. Nje femer e lare, hekurosur, paster, parfumosur pra me nje fjale qe i kushton rendesi te madhe e te kujdesshme higjenes personale te saj detyrimisht qe ka klas!
Look-u i Saj ose Pamja Fizike:
S'eshte e thene qe nje femer te jete simpatike, aq me shume e bukur per te thene nese ajo ka klas apo jo. Kuptohet nje bukuroshe qe ka edhe klas eshte nje kombinim i llaftarshem, mbase ideal. Nje shembull tipik qe me vjen ne mend ketu eshte e famshmja Audrey Hepburn, madje edhe Marilyn Monroe dhe Bridgit Bardot te viteve 30-50. Dhe ne koherat tona me vijne ndermend emra si Gwyneth Paltrow, Julia Roberts, Hilary Swanks, Catherine Zeta Jones, Monica Belluci dhe Ashley Judd. Keto artiste jane femra te bukura, me talent (pasi jane aktore te mirefillta), kane tru po ashtu, detyrimisht shume klas.
Te jesh bjonde, brune apo floke-kuqe s'ka te beje fare me faktin qe je apo s'je klas si femer. Apo floku i gjate, i shkurter, kacurrels, me onde apo i drejte s'ka te beje po ashtu. Rendesi ka qe koka te jete "kercke" pra e krehur dhe e tapinosur, aq me shume qe gjeja e pare qe vihet re eshte fytyra e me patjeter floket. Nuk mendoj ama qe ato qe jane si "freaks" me floke ngjyra-ngjyra, jeshile apo lejla apo portokalli jane me klas, perkundrazi ato jane "trash" per mendimin tim. Qe nje femer te jete klas duhet te jete e natyrshme, shume natyrale sidomos sesi duket. Jo dikush me breast apo butt implants per shembull, apo dikush me face lift apo qe ka bere lloj lloj operacionesh plastike si per shembull Pamela Anderson apo Christina Aguilera.
Karakteristikat e Personalitetit dhe Tipit te Saj:
- Te jete e cilter, e sinqerte, e drejte dhe honeste ne cdo mjedis qe nga familja dhe shoqeria, deri tek komshinjte, shoqeria e klases, koleget e punes apo njerezit qe e rrethojne ne society.
- Te mos jete shume llafazane sidomos e thashethemeve qe ulin mjaft vlerat e saj. T'u qendroje larg fjaleve te keqija, te paqenave, shpifjeve, genjeshtrave, justifikimeve, injorancave, mashtrimeve e te mos mbaje te tjeret neper goje qofte per mire apo per keq, sidomos per keq. /pf/images/graemlins/tongue.gif
- Te mos jete indiferente. Te dije e te interesohet sec behet e po ndodh me boten perreth saj, qofte atje ku ajo jeton apo vendet e tjara.
- Te mos lyhet e pispilloset me nje kile tualet qe duan nje ore t'i vesh e dy ore t'i heqesh si pune maske. Nje tualet fare i lehte dhe natyral eshte YLL fare, pershembull buze me nje te kuq apo lip-gloss te lehte qe duken si te sapo-lyera apo per nje "polished look", mbase nje puder e lehte faqeve, qerpike me rimel edhe kaq mjafton. Shume ngallosje nuk duhet se edhe cunat s'e kane qejf kete gje, sidomos kur duan t'ju puthin apo t'ju perqafojne - po puthen me ju jo me produktet kimikale.
- Te jete e shkolluar me arsim te larte (eshte Idealja) dhe mendoj e nevojshme. Kjo tregon qe vajza ka edhe takt, durim, qellime dhe gole ne jeten e saj. Keshtu edhe mund te caje perpara akoma me mire, sesa nje femer vetem me shkolle te mesme ta zeme. Shkolla e Larte eshte fundja per te ardhmen e per nje profesion te mrekullueshem, te zgjedhur nga zemra e njeriut.
- Te kete nje zemer te mire e te jete ca e dhene si edhe mjaft e dashur. Te ndihmoje te tjeret me sa te kete mundesi dhe nga ana tjeter te pranoje ndihma, keshilla, levdata, qortime, etj. per veten e saj kur i duhen apo i nevojiten.
- Te mos flase me nje ton shume te larte zeri, sikur te shurrdhoje te tjeret dhe mimika e fytyres se saj mos jete shume e nervozuar, shprehese, bezdisese, e merzitshme apo qe te beje shume xheste me duar, gishtat, floket dhe kembet e saj. Te shfaqe interes sa here qe flet per vete apo degjon nje tjeter ne bisedim e siper. Pra te kete lezet kur ben nje muhabet me nje femer te tille. Te rrije e ulur ne karrige si zonje, jo me kembet e hapura apo kryq, apo me koken kthyer menjane, apo pa patur vemendje. Ta shikoje tjetrin ne sy kur te flase me te, pasi tregon respekt ne rradhe te pare.
- Te jete e respektueshme dhe te tregohet njelloj me te gjithe, pa bere dallime qofte nga raca, seksi, mosha, niveli i tyre ekonomik, mendor, etj, etj. Pra t'i trajtoje te tjeret ashtu sic do ajo qe ta trajtojne ate: me respekt, dashamiresi, dinjitet, liri, kulture.
- Te kete edukate ne te folur, ne te respektuar sidomos me me te medhenjte se vetja e saj, e te moshuarit apo pleqte. Te jete e kulturuar nga menyra sesi i perdor fjalet e te zgjedhe fjalet qe thote, pra t'i mendoje 3-4 here pasi t'i flase 1 here qe mos ja fuse kot. Kjo tregon edhe diplomacine e saj, por edhe faktin qe ka edukate e di si dhe kur e me ke ta shfaqe kete edukate. LOL
- Te kete nje koshience e nje ndergjegje per cdo gje qe ben, cdo fjale qe thote, cdo vendim qe merr, cdo hap qe hedh. Te jete e matur me cdo gje edhe ta dije qe neser pasneser, eshte ajo qe do pergjigjet per pasojat, shkaqet apo ato qe ndodhin ne te ardhmen e saj nga zgjedhjet qe beri.
- Te jete independente, e pavarur, e lire, e zonja e vetes. Megjithate kjo s'do te thote te beje c'ti vije ne mendje me 3.00 te mengjesit per shembull. Te marre gjithnje mendimet e te tjereve e t'i degjoje me vemendje, ama ne fund te fundit eshte ajo qe do vendose e do te zgjedhe. Ama te kete punen e saj, te paguaje per cdo gje sidomos faturat e saj, makinen private, etj. Nga ana tjeter sado independente te jete gjithnje shume e lidhur me familjen, pasi prinderit sidomos vetem te miren i duan dhe kerkojne ta ndihmojne.
- Te jete e rafinuar apo fine qe nga menyra sesi e paraqet veten e saj jashte, por sidomos ne lidhje me gjerat qe ben si e folura, shkrimi, mendimet, keshillat qe jep. Te kete nje shije pak si speciale pra, te mire e te ngritur "personal taste" qe mban marken e emrit te saj.
- Te jete e shoqerueshme dhe e afruar apo e perzemert me njerezit jo "harbut". Kjo tregon edhe njehere respektin, sjelljen e saj te mire, edukaten dhe rafinimin po ashtu si edhe takt.
- Te kete nje pune te mire, te respektueshme, qe i pelqen shume vete asaj ne rradhe te pare e nje pune legale jo dicka te piste e te paligjshme. Te jete e pranishme ne pune, jo te beje shume mungesa apo vonesa. Te jete e gatshme dhe te jape ndihmen e saj sa here qe ja kerkon puna apo kompania. Te kontriboje per te miren e punes se saj qe keshtu te rritet biznesi ku eshte ajo edhe roli i saj si femer me kontributet qe i ben ketij biznesi.
- Te jete seksi por jo qe te kaloje ne dicka shume banale apo paksa erotike. Nje dekolte paksi e hapur apo nje mini apo pak dukje "cleavage" nese kjo femer ka trup te bukur sidomos, apo forma fantastike, s'kane ndonje gje te keqe. Rendesi ka qe ajo te dije si dhe kur t'i veshe, te ndjehet rehat ne keto edhe te ece apo te tregoje konfidence ne keto qe ka veshur. Pra "She has to carry Confidence with Her Sex Appeal. And there is nothing sexier than a confident woman who is sure at herself.".
- Te sillet mire me veten e saj, pa e ulur poshte, pa e vene ne piedestale po ashtu. Te perpiqet te korrigjoje gabimet, te metat, veset dhe huqet e saj. Ta respektoje e ta trajtoje veten e saj mire kudo qe te jete e me kedo qe te jete, sidomos jashte ne publik ne sy te botes.
- Te perdore nje gjuhe te paster, pa fjale banale, vandalizma, sharje, ofedime, lendesa, apo fjale te ndyra qe nuk u shkojne femrave njehere ne rradhe te pare fare.
- Te mos pije duhan eshte idealja ose nese e pi nga pak, per shembull me shoqerine ne nje klub, disko, bar, pub apo restorant. Si edhe te mos pije shume pije alkoholike, me karar edhe ne raste kur eshte e domosdoshme, si neper sebepe, festa, ditelindje, pushime, etj.
- Te mos jete pertace por punetore qe nga punet e shtepise, detyrat e shkolles, studimet, gjerat zyrtare e deri tek ceqet apo letrat qe shkruan. Pra te kete durim per cdo gje.
- Te mos jete shume kokeforte e te doje qe gjithnje te behet apo te dale e saja. Ne fund te fundit s'eshte e thene qe cdo gje qe thote ajo eshte vendimtare apo e drejte, pra te kete mendimin e saj pa u'a imponuar te tjereve.
- Te duket sikur te mos kete futur shume "effort" ne veshjen e saj, ama te jete kujdesur po ashtu. Qofte me nje pale tuta me nje bisht-kali ne nje vrap qe ben. Apo e veshur me nje fustan te zi koktail ne nje party. Apo me nje kostum pantallonash ne pune. Apo me pantallona te shkurtra e nje kanotiere per nje piknik. Pra sipas vendit dhe situates edhe kohes ku dhe kur ndodhet ajo - veshja ka pak rendesi per nje femer fine persa i perket casual apo shik. Rendesi ka qe te jete e paster, ta kete veshur e te duket ne cka veshur si nje milion dollare (shprehje e famshme Amerikane). Te ndjehet krenare, e bukur, e komandarur dhe rehat ne kete veshje te paster qofte te pambukte apo pantallona lekure me vathe hoops pra rrathe te medhenj. /pf/images/graemlins/tongue.gif
- Te jete inteligjente e te dije te beje nje bisede te mire e serioze, por nga ana tjeter te kete nje sens humori e ta shfaqe shakane atehere kur duhet. Intelixhenca e saj te shfaqet tek temat e diskutimeve, opinionet me fakte qe jep, e shprehura e gjuhes, mendimet me vlere dhe qe hane buke. Pra pak a shume te dije te bisedoje e te flase per cdo tematike apo situate qe nga shkolla, politika, tema sociale, filozofia, historia e deri tek gjera me personale dhe intime.
- Te kete ca ndruajtje dhe namuz. Pra te kete nje sens turpi.
- Te jete e shkathet dhe e zgjuar, gjithnje e afte dhe e gatshme per cdo veshtiresi qe jeta hedh drejt kembeve te saj e qe ajo t'i sfidoje keto me shume guxim, diplomaci, vendosshmeri, mund, djerse, pune, pervoje, eksperience, etj, etj.
- Te jete konfidente e te kete shume besim tek vetja e saj pra self-confident. Te mos jete "cocky" ama apo mendjemadhe e mburravece.
- Te jete nje vajze diplomate dhe aspak e ceket ose "shallow". Pra jo mendjelehte apo koke-fycke.
- Te jete e mire me te gjithe, sidomos me veten e saj para se gjithash pasi s'mund te duash askend tjeter ne bote pa dashur shume veten tende fillimisht.
- Ta pranoje kur e ka gabim apo kur e di qe ka bere nje gabim ose nje faj. Te mos genjeje apo t'u hedhe hi syve, sidomos aq me teper kur e di qe e ka gabim.
- Te flase te pakten 2-3 gjuhe, pasi kjo tregon edhe me shume kulture dhe intelixhence si edhe faktin qe mbase ka dale pak neper bote, ose njehere kur i jepet mundesia te udhetoje e te gjezdise plot vende s'do kete shume probleme me gjuhen.
- Te jete krenare per ate qe eshte e gjithnje ne permiresim e siper te vetes se saj ne cdo drejtim.
DAKORT MEQE DONIT MENDIMIN E ATIJ QE KA HAPUR KETE TEME, JA KU ESHTE EDHE MENDIMI IM, SI JU DUKET?!
KETO ISHIN TE GJITHA. DHE PAVERISHT NJE FEMER ME TE GJITHA KETO S'DO TE THOTE ASPAK QE ESHTE IDEALE, E PERKRYER, APO MISS BOTA! THJESHT NJE FEMER QE ME GOJE PLOT KONSIDEROHET "KLASI!"
Adria, Sinqerisht... 
[/qb]