KËTU TË DUA UNË - Pablo Neruda
Këtu unë të dua.
Midis pishave të zeza shpështjellohet era.
Shkëlqen hëna fosforeshente mbi ujërat bredharake.
Kalojnë ditë të njejta, duke ndjekur njëra-tjetriën.
Përhapet mjegulla me figura vallëzuese.
Një çafkë e argjendtë shkëputet nga perëndimi.
Ndonjëherë një velë. E lartë, të larta yjet.
O kryqi i zi i nje anijeje.
Vetëm.
Ndonjëherë ngrihem në mëngjes e gjer edhe shpirti im është i lagësht.
Kumbon, uturin deti i largët.
Kjo është një molo.
Këtu unë të dua.
Këtu të dua dhe më kot horizonti të fsheh.
Po të dashuroj edhe midis këtyre sendeve të ftohta.
Ndonjëherë, puthjet e mia shkojnë tek ato anije të rënda
që vrapojnë mbi det diku, ku s’do t’arrijnë kurrë.
Tani e shoh veten të harruar si këto spiranca të vjetra.
Janë më të trishta kalatat kur ankorohen mbrëmjeve.
Lodhet më kot jeta ime e uritur.
Dua atë që s’e kam. Ti je kaq larg .
Mërzia ime lufton me muzgje të plogët.
Por pastaj vjen nata dhe nis të më këndojë.
Hëna projekton filmin e saj prej ëndrre.
Më shohin me sytë e tu yjet më të mëdhenj.
Dhe pse të dua, pishat në erë
duan të këndojnë emrin tënd me gjethet e tyre metalike.