Nuk mund të jap zgjidhje për të gjithë problemet e jetës tënde. Nuk kam përgjigje për dyshimet apo frikërat e tua,por mund të të dëgjoj e ti ndaj me ty. Nuk mund të ndryshoj as të shkuarën, as të ardhmen tënde, por kur duhet do të jem afër teje. Nuk mund të evitoj befasitë, vetëm mund të të ofroj dorën time që të mbahesh e mos të biesh. Gëzimi, suksesi, triumfi yt nuk janë te miat por gëzohem sinqerisht kur të shoh të lumtur. Nuk i gjykoj vendimet që merr në jetë, limitohem të të mbështes, stimuloj e ndihmoj nëse ma kërkon. Nuk mund të vendos limite brënda të cilëve duhet të qëndrosh por mund të të ofroj hapsirën e nevojshme për t'u rritur. Nuk mund të evitoj dhimbjen tënde kur ndonjë dhimbje të thyen zemrën por mund të qaj me ty e ti mbledh copëzat për ti rivendosur përsëri. Nuk mund të të them as çfarë je, as çfarë duhet të jesh, vetëm mund të të dua ashtu si je dhe të të jem mike. Nuk je as sipër,as poshtë, as në mes, nuk je as në krye as në fund të listës. Nuk je as numri një, as numri final, dhe aq më pak pretendoj të jem e para, e dyta apo e treta e listës tënde. Mjafton të më duash si mike. Nuk jam ndonjë gjë e madhe por, jam gjithçka që mund të jem!