Cfare do ti thonit....

Status
Not open for further replies.

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Ku ishe ti?

Ku ishe ti kur dola e vetëm nën hënë?
Në ç'hënë barisnje vallë?

Ku ishe ti kur vizitova profilin tënd
Në xhamin e muzgut që krisi dhe u thye me trishtim?

Pastaj erdhi nata mbushur me mungesën tënde
Pastaj erdhi prap nata
dhe kështu ka për të qenë deri në ditën e fundit të netëve.

Zbrita tek kroi
duke mbajtur në duar vazon delikate të agimit
Pashë sytë e tu ruajtur në kujtesën e ujrave.

Lisi plak lëshoi përdhe kurorën e vjeshtës
Si një sovran që abdikon.

Ani, mua më zuri ky mallkim.
Po qysh bën pylli pa ty? Si del vjeshta?
A ndofta nuk do të ketë kurrë më vjeshtë?
Atëherë në emër të kujt do të bien gjethet?
Në emër të kujt do të vijnë shirat, mjegullat, ylberët?

Ah, zemra ime, eja vër dorë mbi stinët!

Frederik Rreshpja.

11828539_1119220384759568_1309201749468161945_n.jpg
 

katsune

cherry blossom
ahh Frederik Rreshpja..cdo poezi e tij eshte nje emocion i vecante :)

me kujtove kur dikur dikush me kerkoi nese mund te perktheja ne italisht poezine "Testament" te ketij poeti :)



Cfare do i thoja...

Testament

Qe femije e kam kuptuar se kisha lindur
i mallkuar me art.
Gjerat i shihja ndryshe:
Neper shirat e vdekur
peshqit fluturonin drejt cerdheve, te yjet.
Ne vend te bores binin zogj ne cdo dru.
Era si keter brente deget.
Qante mbi mua nena, shenmeria ime. Ave nena ime!
Mos e paste njeri kete fat!

Kam dashuruar nje Aferdite ne Olimpin e trendafilave.
Pastaj erdhe ti tere ikje.
Me vone vije vetem neper endrra, si perendite ilire.
Keshtu iku dhe rinia, filigrami i djalerise,
i mallkuar me art.
Mos e paste njeri kete fat!

Tani qe po vdes, enderroj vetem nje kryq te koka,
dhe te harrohem, se nuk dua qe edhe pas vdekjes
te me ndjeke mallkimi i artit.
Mos e paste njeri kete fat!

Po kur te vdes, portreti im ka per t'u shfaqur neper gjethe,
se une kam patur miqesi me cdo dru.
Ne stinen kur bien gjethet
do te bien edhe syte e mi.
Tani e tutje shirat do te jene lotet e mi.
Mos e paste njeri kete fat!


Testamento

Già da bambino ho capito di essere nato
maledetto dall'arte.
Guardavo le cose diversamente:
nelle piogge morte i pesci volavano verso i loro nidi,
tra le stelle.
Non la neve bensì uccelli cadevano giù sopra ogni tronco.
Il vento, come lo scoiattolo che rode i rami.
Piangeva su di me mia madre, la mia santa Maria. Ave Madre mia!
Mai più a nessuno venga destinato tutto ciò!

Ho amato una Afrodite nell'Olimpo delle rose.
Quindi sei venuta tu quando già te n'eri andata.
Poi venivi a trovarmi solo nei sogni, come le divinità illiriche.
Fu così che se ne andò la giovinezza, la filigrana della gioventù,
maledetta dall'arte.
Mai più a nessuno venga destinato tutto ciò!

Ora che mi aspetta la morte, sogno soltanto una croce sopra la mia testa,
ed essere dimenticato, non voglio che anche dopo la morte
mi insegua la maledizione dell'arte.
Mai più a nessuno venga destinato tutto ciò!

E dopo che sarò morto, il mio ritratto apparirà nelle foglie,
poiché io ho stretto amicizia con ogni albero.
Nella stagione che cadono le foglie,
cadranno anche i miei occhi.
Da adesso in poi le piogge diventeranno le mie lacrime.
Mai più a nessuno venga destinato tutto ciò!
 

Lisa

Moderator
Anëtar i Shtabit
Gjithcka ndryshon papritur ..
Mos u trishto e mos u ndjej ne faj!!
E di se gjithcka kishim ishte e bukur ishte e Vertete e mrekullueshme .. Do te ruaj tek kujtimet me te bukura te zemres time,ta premtoj !
Krenaria nuk esshte 'turp'..eshte virtyt ben pjese tek karakteri i nje personi , e shpesh here shkatrron ' gjithcka'... Sa do doja qe une .. Po po une te isha ajo vajza e brishte e te pohoja pa fund pa mbarim c'ndjenje buron nga Une ..per Ty!! Ee ne fakt ti kte gje jo se nuk e di, por tashme u harrua ..e me harresen vjen ...
Eh di?? Nuk eshte hera e pare qe ike, qe heq dore nga gjerat qe dua .. Qe me plotesojne..por premtoj Do jete e fundit!!


P.S Te dua !!
 

Mirabel

Locus omnem
Sado te mundohem te te harroj.....ti shndrin shume here me teper brenda meje
A mundet valle nje njeri te mitizohet e te te behet motiv i jetes tende?!
 

Balahk

Locus omnem
te pakten nuk ndihem ne faj,sepse mundesin ta dhashe,por ishe ti ajo......
por ndize tel,hape whatssapin se ps,ps kurre nuk te shqetesoj.
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Ti që je kryefjala e një fjalie plot lirikë

në thellësitë e fatit
po përpiqem të shpupuris
të të gjejë
në këndet e panjohura
plot errsëirë
e pashpresë
unë e di se ti vegim
lule platonike
se je i pastër si e verteta
i madhërishëm
si drita
që i jep karahë
kuptimit të bukurisë
nëpëtr monopatet
unë do të bredh
duke mbjellë farën
e shkronjave prej sedefi
e di që je vetëm një kryefjalë
ne në fjali plot lirikë
në librin e dinastëve të tretur
e s’të prek dora
po ja që gjithëmonë
më del fytyra jote
kur hallakas kështu
në detin e fatit

|Lindita Ahmeti|
 
Status
Not open for further replies.
Top