Re: Cfare cilesish duhet te kete nje djale / vajze qe te fitoje zemren tuaj.
ja se cila eshte pergjigja ime ne lidhje me temen e hapur
nje femer duhet te kete keto cilesi ne jete per te qene perfekte , e rendesishme, dhe do me bente te lumtur
-te fale te tjeret
-te jete zemergjere
-te kontrolloje sjelljen e saj dhe te jete gjakftohte
-te jete e gatshme te sakrifikoje cdo gje per lidhjen e dashurise se saj me djalin qe dashuron
-ne cdo gje te jete e permbajtur dhe te mos e teproje
-te jete e sjellshme dhe e qeshur
-te kete kurajo morale
-te jape vete shembullin e vet perpara se tja kerkoje partnerit
-te mundohet te mos kritikoje ,te mos shaje, apo te denoje te tjeret
-kur pa dashje ben gabime, duhet te pranoje menjehere gabimin
-te mos tregoje urrejtje,zemerim, apo inat edhe kur ka te beje me njerez te keqinj
-te mos flase shume
-te kete rrespekt per disiplinen dhe rregullat
-te kete ndjenjen e pergjegjesise
-duhet te falenderoje cilido qe i ben nje sherbim duke i thene faleminderit
-duhet ti pergjigjet cdokujt me perzemersi kur pershendetet e para
-te thote fjale te mira edhe per ate qe nuk ndodhet ne bisede ate cast
-te kerkoje leje para se te nderprese nje bisede midis disa personash
-te mos futet ne biseda private ne ne tren, autobus, apo ne mjete te tjera trasporti publik
-kur flet te mos perdori kunja ose te mos thote fjale te renda fyese , por te thote hapur ate qe mendon
-te mos kenaqet kur duke kritikuar te tjeret , duke vene ne dukje te metat dhe difektet e te tjereve
-kur ka ndermend te takoje ndonje person zyrtar ,duhet me pare ta lajmeroje duke i kerkuar takim , ose duke i derguar kartviziten e saj
-duhet te permbahet duke mos i lexuar letrat ose korespondencen private te te tjereve
-gjate bisedave ti japi mundesi te tjereve te shprehin idete dhe mendimet e tyre
-kur flet me dike here pas here te miratoje me ze te bute , qe te tregoje se e ka mendjen ne bisede tek bashkebiseduesi
-te mos i coje syte dhe fytyren andej ketej kur flet me dike , sepse eshte shenje mos rrespekti
-te mos ulet ne pozicion te crregullt ose te padenje ,dhe kembet te mos i mbaje ne menyre te pahijshme
keto jane nje pjese e vogel qe po ti kishte nje femer une me siguri do filloja te tregoje interes per ate por me duhet te them se kjo eshte vetem per fillim
nje femer qe te jete e perkryer per mua duhet te jete e plote ne tre aspekte
njeriu(femra) eshte nje fluks vibracional tre dimensional fizik , psiqik, dhe spiritual , dhe nje femer per te qene perfekte para meje duhet ti kete te plota keto tre aspekte te jetes se saj
me dimensionin fizik une kuptoj anen materjale te jetes se saj , qe do te thote se ajo duhet te punoje dhe te mos kete rrezerva ose pretendime kur eshte fjala per te punuar , thjesht duhet te mos jete dembele , por duhet te jete edhe aktive duke u mare edhe me sport apo edhe aktivitete te tjera te lidhura me aktivitetin e saj fizik, sic jane edhe udhetimet ne natyre, plazh, etj,
me dimensionin psiqik kuptohet plotesia e saj ne planin intelektual , do te thote qe ajo duhet te jete e interesuar per te bere shkolle , pra te jete e arsimuar , duhet te ndjeki kurse dhe seminare per te plotesuar dhe per zgjeruar njohurite e saj intelektuale , te mesoje gjuhe te huaja , etj,
me dimensionin e saj spiritual kuptohet qe te jete e devotshme dhe te kete interes per tu lartesuar nga ana spirituale ne jeten e saj , dhe me kete nuk kuptohet besimi i saj fetar ose origjina e saj fetare , por duhet te kete ose te beje nje aktivitet te rregullt spiritual ne jeten e saj qe e con ose qe e ndihmon te lartesohet shpirterisht , dhe ketu hyjne meditimet, lutjet,agjerimet,sherbimi social pa interes, meditimet kolektive,etj
nese nje femer i ka te plota keto tre dimesione ne jeten ose qe sforcohet sinqerisht per ti patur une e konsideroj pa frike se ajo qendron e perkryer ne syte e mi , dhe nuk do hezitoja aspak per te treguar interes per nje femer te tille
ka edhe plot gjera te tjera qe do ti thoja sepse tema eshte e bukur por po i lej per nje here tjeter