Ceshtja e nepotizmit: Zgjidhje ala shqiptarce!
Sapo lexova kete artikull ne gazeten shqiptare edhe mu duk jashte mase qesharak..ne nje vend kaq te vogel sa tonin i bie qe shumica e njerezve jane te lidhur me mardhenie farefisnore...keshtu sic e ka nisur hovin kjo qeveri a nuk duket se nuk ka me njerez qe jane te denje te punojne me ne administrate?..plus qe per mua ky ligj eshte shume diskriminues...desha te dija opinion e forumistave ketu( sidomos te atyre qe tani jetojne ne shqiperi se une kam nje vit pa vajtur..)...flm
-------------------
Zbardhet projekti i qeverisë: Konflikt interesi edhe bashkëjetesa
Qindra zyrtarë të lartë të shtetit, pritet të shpallen “të mallkuar” nga familjarët dhe rrethi i tyre fisnor që aktualisht janë në dogana apo tatime dhe që duhet të bëhen gati të kërkojnë një punë tjetër. Këta të fundit do të shpallen “të padëshiruar” në të dyja administratat nëse janë qoftë edhe kushërinj të parë apo deri dhe krushqi me ofiqarë të këtij shteti, madje dhe me ata që kanë qenë në poste të larta deri në vitin 2001. “Lista e zezë” e zyrtarëve dhe ish-ave nis me presidentin e Republikës dhe stafin e tij politik, duke përfshirë të gjithë kabinetin qeveritar dhe zëvendësministrat, deputetët deri të drejtuesit e policisë, institucioneve të pavarura dhe pushtetit lokal.
Si rrethi familjar e fisnor ashtu dhe kategoria e zyrtarëve janë përcaktuar në një projekt të përgatitur nga qeveria me propozim të Kryeministrit Sali Berisha, “për shmangien e nepotizmit dhe ndikimit të pushtetit në rekrutimin dhe karrierën e personelit të administratës tatimore e doganore”, i cili do të paraqitet së shpejti për miratim në mbledhjen e qeverisë. “Gazeta” ka arritur të sigurojë një kopje të këtij projektvendimi që rrezikon të përmbysë të dyja administratat e rëndësishme financiare të vendit
Rrethi familjar
Hartuesit e projektit janë lodhur gjatë për të përcaktuar shtrirjen e lidhjeve familjare. Ata kanë shfletuar edhe eksperienca të huaja dhe pasi nuk kanë gjetur asgjë të përshtatshme për idenë e tyre, kanë thirrur në ndihmë “tabanin kombëtar” dhe “traditën”. Projektvendimi përcakton se rrethi familjar nis nga bërthama më e ngushtë deri në brezin e parë, te nipat e mbesat dhe daja, teze, halla e xhaxhallarë. Hallka e dytë janë krushqitë: prind, fëmijë, vëlla, motër i/e bashkëshortit si dhe bashkëshortët e fëmijëve. Siç vihet re, nëse një pjesëtar i familjes apo i krushqisë, “larg qoftë’ punon në tatime apo doganë, ua heq të drejtën gjithë të tjerëve ndonëse mund të kenë fituar vendet e punës me konkurs, që t’i thonë lamtumirë vendit të punës.
Projekti i propozuar nga Kryeministri Berisha, u vë “kufirin tek thana” edhe marrëdhënieve familjare brenda administratës tatimore dhe asaj doganore. Kryeministri “nuk ka kursyer” në këtë aspekt jo vetëm ata që kanë lidhje familjare, po edhe ata të cilët bashkëjetojnë, pra që nuk kanë vënë kurorë. Edhe të jesh i dashuruar me një punonjëse apo një punonjës, nëse je në tatime dhe dogana, “rrezikon” të mbetesh pa punë, ose të paktën njëri nga cifti duhet të largohet. Sipas projektvendimit, lidhjet nepotike midis konkurrentëve apo personelit tatimor e nëpunësve të doganave, janë lidhjet me të gjithë personelin e këtyre dy institucioneve: eprorët deri në nivelin e drejtuesit të institucionit ku bëjnë pjesë, si dhe me drejtorët deri në nivelin e titullarit të institucionit epror.
Lidhjet me pushtetin
Qënia në pushtet dhe marrja përsipër e një posti të lartë rrezikon t’i krijojë telashe shumë njerëzve të afërt. Lidhjet nepotike me pushtetin, sipas projektit të qeverisë nisin me Presidentin e Republikës dhe stafin e tij politik, me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe zëvendësit e tyre, me anëtarët e stafit politik të Kryeministrit dhe të ministrit të Financave, si dhe me deputetët. Nëse deklarohet ose provohet një lidhje e tillë, ata do të pushohen automatikisht nga puna. Ndërsa të rinjtë që konkurrojnë, por që rezultojnë po me këto lidhje, do të skualifikohen. Të njëjtin fat do të kenë edhe të afërmit e drejtuesit të Avokatit të Popullit, KLSH dhe Prokurorit të Përgjithshëm, titullarëve të institucioneve qendrore të pavarura dhe atyre në varësi të Kryeministrit dhe të ministrit të Financave, Drejtuesit të Policisë së Shtetit dhe zëvendësit të tij deri te krerët e pushtetit vendor, përfshirë dhe Prefektin, Kryetarin e Gjykatës dhe Prokurorin e Rrethit si dhe Drejtorin e Policisë së Qarkut, për administratën tatimore doganore që vepron brenda territorit përkatës. Një listë mjaft e gjatë për një vend si Shqipëria ku duket se do të jetë mjaft e vështirë që të gjendet ndonjë person pa lidhje familjare, gjinore dhe krushqie me gjithë këto funksione.
Tronditja
Sipas projektvendimit, fatin për të mos punuar në tatime dhe dogana nuk do ta kenë as personat të cilët fitojnë në konkurset për vende punë në këto dy administrata, por që kanë lidhje me zyrtarët më të lartë të shtetit aktual apo me ish-zyrtarë të lartë. Nisma e Kryeministrit pritet të tronditë seriozisht të gjithë administratën doganore dhe tatimore. Projektvendimi do të ketë jo vetëm efekte paravepruese, por edhe prapavepruese, duke vënë seriozisht në pikëpyetje bazën ligjore të tij, si në aspektin kushtetues, por edhe në aspektin e Kodit të Punës.
Çudia
Kryeministri “nuk ka kursyer” në këtë aspekt jo vetëm ata që kanë lidhje familjare, po edhe ata të cilët bashkëjetojnë, pra që nuk kanë vënë kurorë. Edhe të jesh i dashuruar me një punonjëse apo një punonjës, nëse je në tatime dhe dogana, “rrezikon” të mbetesh pa punë
PROJEKTLIGJI PER TATIMET DHE DOGANAT
Rrethi familjar
1. Lidhjet familjare: bashkëshortë/bashkëjetues, bir, bijë dhe fëmijet e tyre.
2. Lidhje të gjinisë: prindër, motër a vëlla dhe fëmijët e tyre, emt a ungj.
3. Lidhje të krushqisë: prind, fëmijë, vëlla, motër i/e bashkëshortit/bashkëjetuesit, si dhe bashkëshortët/bashkëjetuesit e fëmijëve.