Ceshtja e nepotizmit: Zgjidhje ala shqiptarce!

bsh

Primus registratum
Ceshtja e nepotizmit: Zgjidhje ala shqiptarce!

Sapo lexova kete artikull ne gazeten shqiptare edhe mu duk jashte mase qesharak..ne nje vend kaq te vogel sa tonin i bie qe shumica e njerezve jane te lidhur me mardhenie farefisnore...keshtu sic e ka nisur hovin kjo qeveri a nuk duket se nuk ka me njerez qe jane te denje te punojne me ne administrate?..plus qe per mua ky ligj eshte shume diskriminues...desha te dija opinion e forumistave ketu( sidomos te atyre qe tani jetojne ne shqiperi se une kam nje vit pa vajtur..)...flm
-------------------

Zbardhet projekti i qeverisë: Konflikt interesi edhe bashkëjetesa


Qindra zyrtarë të lartë të shtetit, pritet të shpallen “të mallkuar” nga familjarët dhe rrethi i tyre fisnor që aktualisht janë në dogana apo tatime dhe që duhet të bëhen gati të kërkojnë një punë tjetër. Këta të fundit do të shpallen “të padëshiruar” në të dyja administratat nëse janë qoftë edhe kushërinj të parë apo deri dhe krushqi me ofiqarë të këtij shteti, madje dhe me ata që kanë qenë në poste të larta deri në vitin 2001. “Lista e zezë” e zyrtarëve dhe ish-ave nis me presidentin e Republikës dhe stafin e tij politik, duke përfshirë të gjithë kabinetin qeveritar dhe zëvendësministrat, deputetët deri të drejtuesit e policisë, institucioneve të pavarura dhe pushtetit lokal.
Si rrethi familjar e fisnor ashtu dhe kategoria e zyrtarëve janë përcaktuar në një projekt të përgatitur nga qeveria me propozim të Kryeministrit Sali Berisha, “për shmangien e nepotizmit dhe ndikimit të pushtetit në rekrutimin dhe karrierën e personelit të administratës tatimore e doganore”, i cili do të paraqitet së shpejti për miratim në mbledhjen e qeverisë. “Gazeta” ka arritur të sigurojë një kopje të këtij projektvendimi që rrezikon të përmbysë të dyja administratat e rëndësishme financiare të vendit

Rrethi familjar
Hartuesit e projektit janë lodhur gjatë për të përcaktuar shtrirjen e lidhjeve familjare. Ata kanë shfletuar edhe eksperienca të huaja dhe pasi nuk kanë gjetur asgjë të përshtatshme për idenë e tyre, kanë thirrur në ndihmë “tabanin kombëtar” dhe “traditën”. Projektvendimi përcakton se rrethi familjar nis nga bërthama më e ngushtë deri në brezin e parë, te nipat e mbesat dhe daja, teze, halla e xhaxhallarë. Hallka e dytë janë krushqitë: prind, fëmijë, vëlla, motër i/e bashkëshortit si dhe bashkëshortët e fëmijëve. Siç vihet re, nëse një pjesëtar i familjes apo i krushqisë, “larg qoftë’ punon në tatime apo doganë, ua heq të drejtën gjithë të tjerëve ndonëse mund të kenë fituar vendet e punës me konkurs, që t’i thonë lamtumirë vendit të punës.
Projekti i propozuar nga Kryeministri Berisha, u vë “kufirin tek thana” edhe marrëdhënieve familjare brenda administratës tatimore dhe asaj doganore. Kryeministri “nuk ka kursyer” në këtë aspekt jo vetëm ata që kanë lidhje familjare, po edhe ata të cilët bashkëjetojnë, pra që nuk kanë vënë kurorë. Edhe të jesh i dashuruar me një punonjëse apo një punonjës, nëse je në tatime dhe dogana, “rrezikon” të mbetesh pa punë, ose të paktën njëri nga cifti duhet të largohet. Sipas projektvendimit, lidhjet nepotike midis konkurrentëve apo personelit tatimor e nëpunësve të doganave, janë lidhjet me të gjithë personelin e këtyre dy institucioneve: eprorët deri në nivelin e drejtuesit të institucionit ku bëjnë pjesë, si dhe me drejtorët deri në nivelin e titullarit të institucionit epror.

Lidhjet me pushtetin
Qënia në pushtet dhe marrja përsipër e një posti të lartë rrezikon t’i krijojë telashe shumë njerëzve të afërt. Lidhjet nepotike me pushtetin, sipas projektit të qeverisë nisin me Presidentin e Republikës dhe stafin e tij politik, me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe zëvendësit e tyre, me anëtarët e stafit politik të Kryeministrit dhe të ministrit të Financave, si dhe me deputetët. Nëse deklarohet ose provohet një lidhje e tillë, ata do të pushohen automatikisht nga puna. Ndërsa të rinjtë që konkurrojnë, por që rezultojnë po me këto lidhje, do të skualifikohen. Të njëjtin fat do të kenë edhe të afërmit e drejtuesit të Avokatit të Popullit, KLSH dhe Prokurorit të Përgjithshëm, titullarëve të institucioneve qendrore të pavarura dhe atyre në varësi të Kryeministrit dhe të ministrit të Financave, Drejtuesit të Policisë së Shtetit dhe zëvendësit të tij deri te krerët e pushtetit vendor, përfshirë dhe Prefektin, Kryetarin e Gjykatës dhe Prokurorin e Rrethit si dhe Drejtorin e Policisë së Qarkut, për administratën tatimore doganore që vepron brenda territorit përkatës. Një listë mjaft e gjatë për një vend si Shqipëria ku duket se do të jetë mjaft e vështirë që të gjendet ndonjë person pa lidhje familjare, gjinore dhe krushqie me gjithë këto funksione.

Tronditja
Sipas projektvendimit, fatin për të mos punuar në tatime dhe dogana nuk do ta kenë as personat të cilët fitojnë në konkurset për vende punë në këto dy administrata, por që kanë lidhje me zyrtarët më të lartë të shtetit aktual apo me ish-zyrtarë të lartë. Nisma e Kryeministrit pritet të tronditë seriozisht të gjithë administratën doganore dhe tatimore. Projektvendimi do të ketë jo vetëm efekte paravepruese, por edhe prapavepruese, duke vënë seriozisht në pikëpyetje bazën ligjore të tij, si në aspektin kushtetues, por edhe në aspektin e Kodit të Punës.

Çudia
Kryeministri “nuk ka kursyer” në këtë aspekt jo vetëm ata që kanë lidhje familjare, po edhe ata të cilët bashkëjetojnë, pra që nuk kanë vënë kurorë. Edhe të jesh i dashuruar me një punonjëse apo një punonjës, nëse je në tatime dhe dogana, “rrezikon” të mbetesh pa punë

PROJEKTLIGJI PER TATIMET DHE DOGANAT
Rrethi familjar
1. Lidhjet familjare: bashkëshortë/bashkëjetues, bir, bijë dhe fëmijet e tyre.
2. Lidhje të gjinisë: prindër, motër a vëlla dhe fëmijët e tyre, emt a ungj.
3. Lidhje të krushqisë: prind, fëmijë, vëlla, motër i/e bashkëshortit/bashkëjetuesit, si dhe bashkëshortët/bashkëjetuesit e fëmijëve.
 

shqiptari87

Primus registratum
Re: Ceshtja e nepotizmit: Zgjidhje ala shqiptarce!

shkurt muhabetit Sala i ka sha nga ropt deputet dhe ministrat
hahahahahahahahahahahahahahahahaha
 

shqiptari87

Primus registratum
Re: Ceshtja e nepotizmit: Zgjidhje ala shqiptarce!

ishte thjesht nje banalizim i ceshtjes sepse...histerizmi i politikes ka arritur kulmin...nuk e di ne do te zgjidhet ndonje dite edhe pse kupa eshte mbushur...
 

ujku81

Primus registratum
Re: Ceshtja e nepotizmit: Zgjidhje ala shqiptarce!

Nepotizmi ne shqiperi eshte shfaqur me shume me nepotizem krahinor, dhe kjo e ka fillin qe nga komunizmi (ndoshta dhe me perpara):

1. Hysni Kapo solli gjithe bashkefshataret e tij leber ne TIrane dhe i rrasi ne Sigurim ose ne Ministri te Brendshme
2. Mehmet Shehu beri te njejten gje me bashkefshataret e tij mallakastriote.
3. Sali Ram Berisha pruri gjithe tropojanet ne Tirane (dhe ne pergjithesi gjithe verioret)
4. Fatos Nano beri te njejten gje me tepelenasit, gjirokstritet, fieraket, etj, praktikisht gjithe jugun
5. Ilir Meta ka qene me kryenepotiku, e mbushi Tiranen me skraparllinj, aq sa ne ato kohe skraparllinjte numeroheshin mbi 1 milion ne Tirane (boll te kishe komshiun nga Skrapari dhe quheshe skraparlli). /pf/images/graemlins/tipsy.gif /pf/images/graemlins/tipsy.gif
Madje LSI dihet qe eshte shkurtim i Levizja e Skraparllinjve te Inatosur!! /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/wink.gif /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/tipsy.gif

Ky eshte koncepti i klanit, per me teper lexoni intervistat e Kadarese.

Tung /pf/images/graemlins/thumbsup.gif
 

963

Primus registratum
Re: Ceshtja e nepotizmit: Zgjidhje ala shqiptarce!

Ca do te tregosh ti me keto barsoleta ?
Je kunder ligjit te ri per punesimin ne dogana apo je pro ?

Edhe une po te isha minister do ndihmoja njerzit e mij, por jo qe ata te vjedhin siç ndodh ne Shqiperi.
Masat e mara nga qeverria, tregon se lufta e ngadalte kunder korrupsionit po vazhdon.
 

Ergler

Primus registratum
Re: Ceshtja e nepotizmit: Zgjidhje ala shqiptarce!

Te largohen sa me pare keto shushunjeza,te cilat i kane pire gjakun popullin keto 7-8 vitet e fundit.Qeveria per kete nisme ka mbeshtetjen e gjithe popullit shqiptar dhe te institucioneve nderkombetare,te cilat e kane kritikuar qeverisjen e mepareshme per korrupsion.Ku behej trafiku e korrupsioni?Mos behej gje ne hene?Jo.Ai e ka patur folene ne dogana,policine tatimore e prokurimet publike.Aty behej mjelja e lopes shtet.Sigurisht me mbeshtetjen e policise ShISH,Prokurorise dhe gjykatave.Ti thuhet ndal ketyre vemjeve qe jane pasuruar me gjakune popullit.Eshte nje premtim i PD,te ciles populli e votoi me 3 Gusht 2005,qe te bente nje lufte te pameshireshme kunder korrupsionit.Qeveria per kete lloj reforme ka nje mbeshtetje te fuqishme te te gjithe popullit shqiptar.Dikujt i preken interesat dhe mundohet qe me forma e formulime te ndryshme t'i mbroj keto vemje te cilat kane ushqyer ate per te kryer studimet ne perendim.Por ta dijne keta se po te ushqehesh me gjakun e popullit e paguan nje dite teper shtrenjte.Ky lloj gezimi eshte i perkohshem.
 

fhkklttttt

Primus registratum
Re: Ceshtja e nepotizmit: Zgjidhje ala shqiptarce!

Sala po e ben si ne kohen e komunizmit qe duhet te tregoje biografine para se te filloje pune .
Cfaj ka nje person qe mund te jete i afte per ate pune se ka nje kushuri minister.
Pastaj kjo nuk e zgjidh problemin e korrupsionit ne tatime e dogana pasi dikush do punoje ne ate vend pune edhe nese nuk eshte i aferm i ministrit ai prape do beje korrupsion mjafton qe do i japi pjesen shefit te vet.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Ceshtja e nepotizmit: Zgjidhje ala shqiptarce!

Ai personi i aftë mund të japë kontributin e tij në një post tjetër si teknik i aftë që mund të jetë. Ky ligj nuk i pengon aftësitë personale të zhvillohen por pengon marrjen e çunit të dajës, hallës, tezes, kunatit, etj. nën tutelën e ministrit, drejtorit të doganave, etj. Përgjithësisht, për Shqipërinë ky ligj është i mirë duke njohur afrimitetin familjar që egziston tek ne.
Të shpresojmë se do aplikohet si duhet.
 

bsh

Primus registratum
Re: Ceshtja e nepotizmit: Zgjidhje ala shqiptarce!

bobo kur lexoj shushunjeza apo terma te tjera made in doktori me ngjethet mishi...nejse...

me sa di une tani ka shume njerez ne shqiperi qe kane nxjerre shpaten per te luftuar korrupsion e therasin me te madhe...megjithate une jam e mendimit se korrupsion apo cfaredolloj fenomeni social ne shqiperi nuk luftohet me aksion si ne kohen e enverit se nuk eshte hekurudhe apo elektrifikim i fshatrave te humbura... nje gje qe me pelqen nga kjo qeveri eshte qe te pakten kane enthuziasm te ndryshojne disa gjera vetem se menyrat qe kane gjetur jane jashte kohe ( ala diktature)....kjo me tremb sepse edhe socializmi ne thelb te mira i kishte principet po vecse ne praktike u vu vetem nepermjet dajakut 50 vjecar...

per mua duhej nje ligj qe merret me punesime kot fare neper ministri ku njerezit verdalloseshin koridoreve se nuk kishin cte benin( apo se nuk dinin se si te punonin se nuk ishin te kualifikuar)...megjithate shqetsimi im me i madh me kete ligj eshte zbatimi i tij edhe menyra sesi lidhjet familjare kane vajtur deri ne rang krushqie...me duket se le shume vend per abuzim apo per gjueti shtrigash..pastaj po duan ti futen kesaj pune me rrenje per mua duhen te merren edhe me militantet qe cdo grup sjell ne institucione (deri ne rang pastruesesh)..po me lidhjet shoqerore cdo behet valle? edhe keshtu pastaj ligjet qe duhet te nxjerresh nuk kane fund...

eshte nje seri projektligjesh apo masash qe nga ardhja e kesaj qeverie qe e kane futur administraten ne ankth total( perseri si cdo kater vjet ne administrate behet nami)..ky me duket nje fenomen jashte mase i rrezikshem.. kur nenpunesi yt ka frike se mos e heqin nga puna se nuk lavderoi partine e duhur gjate kafes se mengjesit apo se ka nje "njolle ne biografine e ofiqeve familjare" institucionin ta ka marre lumi se asnje se ka mendjen per pune....statusi i nenpunesit ne shqiperi me duket se po shkelet para mbrapa...pa institucione te shendosha edhe tamam efektive doktori shikon endrra me mbret...edhe efektiviteti i institucioneve nuk arihet duke terrorizuar njerezit qe punojne aty po duke krijuar kushte te pershtatshme per pune..psh duke ofruar njefare sigurie per vendin e punes apo edhe shperblime per gjetjen e menyrave me efektive per te aritur rezultate pa diskrimin te bindjeve politike...une them se me shume se kurre shqiperia ka nevoje per profesionista se per zhurmus qe i lepihen "shefit" nga frika...po keshtu sic eshte tani administrata mua me duket se po i dekurajon profesionistet e vertet sesa ti terheqi ata...institucionet tona kane nevoje per njerez te talentuar edhe me dedikim per punen...po gjete dy a tre te tille ne cdo ministri tani apo edhe ne qeverine e meparshme je me fat...

ne perfundim une uroj me gjithe zemer qe ligjet qe po miratohen te zbatohen korrektesisht edhe te sjellin ndryshime per me mire...por jam shume skeptike nga gjithe kjo propogande edhe hov qe e pame nga partia ne pushtet edhe radhen e fundit qe i hypi kalit...
 

ujku81

Primus registratum
Re: Ceshtja e nepotizmit: Zgjidhje ala shqiptarce!

Shiko nepotizmi ekziston dhe do te ekzistoje gjithmone. Problemi eshte se ne e cojme cdo gje ne ekstrem. Eshte normale qe stafin e ngushte ta zgjedhesh nga njerezit e tu, por jo deri tek pastrueset dhe rojet!!!!
 

tntn

Primus registratum
Re: Ceshtja e nepotizmit: Zgjidhje ala shqiptarce!

o ujk o vlla NUK ESHT NORMALE QE STAFIN E NGUSHTE TA ZGJEDHESH NGA NJEREZIT E TU. Sipas ksaj teorise tate, i bie qe po te ishe ti kryeminister, kryeministria do vlonte nga ujqerit...!!!! Ne Shqiperi problemi nuk eshte zbatimi i ligjeve ekstreme, por zbatimi i ligjeve in ekstremis.
Dmth...miratojme nje ligj, dhe e zbatojme vetem kur s'mban me uje pilafi. Ky ligji per konfliktin e interesit eshte "Made in Sali Berisha" dhe reflekton nje mendesi pastertisht komuniste: "Ndalohet punesimi i personave qe kane lidhje familjare me individe me precedente ne biografi". Sala duket se i ka bo nje perkthim ligjit per Agjit-Propin. Eshte nje fatkeqesi e jashtezakonshme per Shqiperine kur mendohet se "plumbi nxirret me plumb"...kjo eshte mendesi malokesh.
Une gjall ne bote s'du qe Shqiperine ta kontrollojne ca Lefter Koka, (Lefter-Lefteri), ca Koke-Dhima, ca An-Oil Angjeli, ca Agron Duka(kis-kis), po nuk eshte kjo menyra per te parandaluar state-takeover-in e tyre.

Nuk luftohen pseudo-kapitalistet me ligje neo-komuniste o miq!
 

ujku81

Primus registratum
Re: Ceshtja e nepotizmit: Zgjidhje ala shqiptarce!

Kur them njerezit e tu, nuk e kisha per familjaret, por per njerez te besuar. Megjithese nuk do ishte keq te mbushej adminstrata me ujqer! /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Top