CESHTE SIDA?

admir hamataj

Primus registratum
CESHTE SIDA?

VIRUSI I SIDES ESHTE ZBULUAR NE USA NE 1981,SHKAKTOHET NGA HIV[IMUNODEFICENCI VIRUS]RRUGET E PERHAPJES;SEKSUALE,TRANFUZION GJAKU,OSE SHPIMI NGA GJILPERAT.DHE RRUGA PERINATALE.
KLINIKASHENJA SISTEMIKE;TEMPERATURE,DJERSEDIARREA,HUMBJE NE PESHE
INFEKSIONET DYTESORE OPORTUNISTE JANE TE SHPESHTA
KANCERET AGRESIVE .SIDROMA KAPOSI DHELYMFOMA.
MANIFESTIMET NEUROLOGJIKE ME DEMENCE,MENINGJIT ASEPTIK,NEUROPATI.
ANALIZAT QE BEHEN PER NJE TE SEMURE ME SIDA[HIV]
ELISA.ME SPECIFITET 99,5
WESTERN BLOT ME SPECIFITET 99,9 KUR KOMBINOHET ME ELISA,
CBC,GJAK KO0MPLET
NUMRI I CD4 I LIMFOCITEVE[ABSOLUT DHEPERQINDJA]
B2 MAKROGLOBULIN
P24 ANTIGJEN
MJEKIMIZIDOVUDINE,DIDANOSINE,DIDEOXYCYTIDINE
 

bona

Primus registratum
Re: CESHTE SIDA?

me fjale te thjeshta virusi shkaterron immune system so organizmi nuke esthe ne gjendje te sulmoje infeksionet. une e perfytyroj trupin si nje vend qe sulmohet nga nje ushtri e huaj dhe dorozohet pa lufte se nuk ka ushtrine e tij.
 

Erolina

Primus registratum
Re: CESHTE SIDA?

Te mos perseris veten, po risjell ate qe kam shkruar tek nentema per HIV-ne. Tek e fundit, kjo e sjell Sida-n......


HIV,(Human Immunodeficency Virus) qe con tek SIDA/AIDS()Acquired Immune Deficency Syndrome)
HIV pra eshte virusi, kurse SIDA eshte semundja qe shkaktohet prej tij. Lajmi i mire eshte se HIV kontrollohet. Fatkeqesisht nuk kurohet, por KONTROLLOHET. Qe do te thote, jepet mjekim qe HIV te mos shnderrohet ne SIDA, ose me sakte, ta zgjase sa me shume vjet procesin e kalimin nga virus, ne semundje. Normalisht, nje person me HIV kalon edhe pa i ndjere fare siptomat ne SIDA pas 3-6 vjetesh, kurse nen kontrollin e ilaceve, HIV mund te ngelet i tille(pra vetem nje Virus, jo semundje)per 10-20 vjet.(ne varesi te gjendjes ne te cilen eshte i semuri kur diagnostikohet).
Virusi i HIV gjen "strehe" ne gjak, sperme, lengjet e vagines dhe gjumeshtin e gjirit; prandaj edhe transmetohet nga kontaktet e pambrojtura seksuale, shiringat apo transfuzioni i gjakut dhe nga nena tek femija.
Kur HIV infekton trupin, sistemi i imunitetit bie pre e tij dhe nuk eshte ne gjendje te rigjeneroje qelizat e vdekura, as te sulmoje viruset e tjera qe sulmojne trupin.
Hiv este virusi me i "zgjuar" qe ka arritur te depertoje ne trupin e qelizave te bardha (limfocite). Keto lloj qelizash jane me te vecantat e sistemit imunitar dhe luftojne cdo lloj bakterie apo virusi qe sulmon trupin, gjakun apo sistemi tone imunitar. Ato ndahen ne qelizat B(qe cdo bakterie e shkrijne dhe e perdorin kunder karvanit qe mund te vije me pas), dhe qeliza "T", me kycja e limfociteve, me e rralla ne trupin tone, koordinatorja e punes se gjithe qelizave te tjera. Ajo ka ne siperfaqe ne proteine te quajtur CD4...ketu qendron problemi i HIV...Ky virus i shfaqur per here ta pare ne 1959-en ne Kongo, perdor pikerisht CD4 per te hyre brenda qelizave limfocite "T". Pra, i "mashtron" qelizat duke u shfaqur si pjese e siperfaqes se tyre, futet brenda dhe menjehere e shkaterron qelizen ne berthame. Sigurisht qe limfocitet vene alarmin dhe vene ne pune te gjitha qelizat e bardha(leukocitet)per te shkaterruar virusin "dredharak", por e keqja eshte se HIV nuk perdor kurre te njejten formule per t'u futur ne qelize...ai eshte gjithmone nje hap para vete qelizave dhe i shkaterron ato nga brenda, jo nga jashte. Niveli i CD4 ne nje qelize normale eshte mbi 1000 kopje per nje ml gjak.Nese ky numer vertitet nga 300-500, personi eshte i infektuar me HIV. Nese niveli i CD4 bie nen 200 kopje per cdo ml gjak, virusi ka kaluar ne semundje, ka zberthyer kodin e qelizave, ka fituar imunitet ndaj tyre dhe eshte ne revansh per shkaterrimin e cdo qelize gjaku ne trup. Fatkeqesisht, kjo eshte SIDA.
Por te pakten, HIV kontrollohet(ndoshta jo ne Shqiperi, ose akoma jo tamam). Kurse SIDA...kujdes deri aty!
 

Raif Emini

Primus registratum
Re: CESHTE SIDA?

Semurjet e ashtuquajtura AIDS jan serioze por nuk jan te pasherueshme: Njeri nder pacientet te cilin mjeket medicinal ne Spital e kishin diagnostifikuar me AIDS dhe i kishin thene se nuk ka shpresa (do te vdes), e konfirmon me shkrim: vizito web-faqen www.barishtar.com
 

arun

Primus registratum
Re: CESHTE SIDA?

Po t’i hedhësh një sy gjendjes së mjerueshme të shërbimit shëndetësor në Shqipëri, përhapjes masive të përdorimit të drogës dhe infeksioneve seksualisht të transmetueshme, të tërheq menjëherë vëmendjen mungesa e gjithanshme e një aparati të pajisur mirë për t’i bërë ballë këtyre fenomeneve relativisht të reja për shoqërinë shqiptare. Për këtë arësye, Aksion Plusi duhet konsideruar një sukses, jo vetëm sepse është krijuar dhe po punon intensivisht për parandalimin e përdorimit të drogës dhe të përhapjes së HIV/SIDA-s, por sepse gjendet gjithmonë një ose dy hapa para shtetit në luftën kundër këtyre plagëve të rënda shoqërore. Përpjekjet e veta Aksion Plusi i ka përqendruar në dy fusha: në atë të parandalimit nëpërmjet punës së Qendrës Sociale Rinore dhe në atë të trajtimit me anë të veprimtarisë së Qendrës për Parandalimin e Dëmit.

Parandalimi

Në drejtim të parandalimit, Qendra Sociale Rinore e Aksion Plusit ka krijuar lidhje të ngushta me Këshillin Rinor Shqiptar dhe strukturat e tij si në Tiranë ashtu edhe nëpër rrethe duke ngritur një rrjet efektiv vullnetarësh të cilët sigurojnë më pas edhe një pjesëmarrje të gjerë të të rinjve në aktivitetet e shoqatës. Një metodë e përkryer ka rezultuar të jetë Edukimi për bashkëmoshatarë, nëpërmjet së cilës komunitete të ndryshme janë mundësuar dhe shtytur për të ndërmarrë inisiativa që parandalojnë përdorimin e drogës dhe përhapjen e SIDA-s. Gjatë periudhës së viteve 1993-95 Aksioni Plusi ndërmori një sërë aktivitetesh në kuadrin e një projekti madhor të cilat përfshinin:

1- Mbajtje leksionesh mbi SIDA-n në shkolla të mesme.
2- Organizimin e vlerësimeve dhe të pyetësorëve nëpër shkolla.
3- Mbajtjen hapur të një HOT-Line për të rinjtë.
4- Publikimin e broshurave, posterave dhe informacioneve të ndryshme edukuese.
5- Organizimin e Ditës Botërore të SIDA-s.
6- Sesione me të rinj dhe studentë ku punëtorë socialë dhe edukatorë bashkëmoshatarë jepnin këshilla të ndryshme.
7- Përgatitjen dhe shfaqjen e dokumentarëve dhe spoteve për SIDA-n.
8- Ekspozita, intervista në radio dhe TV, artikuj, etj.

Që nga fillesat e saj, shoqata Aksion Plus ka punuar intensivisht për realizimin e një sërë projektesh të rëndësishme të cilat synojnë kryesisht zvogëlimin e dëmit që shkaktohet nga droga si dhe parandalimin e përdorimit të drogës dhe të përhapjes së sëmundjeve të transmetuara seksualisht. Projekti i parë i cili zgjati prej marsit të 1996-s deri në dhjetor të po atij viti konsistoi në hartimin e broshurave të ndryshme dhe materiale informuese për të rinjtë të cilat shtjellonin sëmundjen dhe përhapjen e SIDA-s. Gjatë realizimit të këtij projekti u mbajtën leksione në shkolla të mesme të Tiranës, Krujës, Durrësit, Shkodrës dhe Kavajës.

Një tjetër hap të rëndësishëm në aktivitetin e saj, shoqata Aksion Plus e zhvilloi gjatë periudhës janar-gusht 1997 me organizimin e disa takimeve dhe tryezave të rrumbullakëta në të cilat morën pjesë zyrtarë shtetërorë, ligjbërës, punonjës socialë dhe të tjerë nën temën “Media, Ligji dhe Shkolla fokusohen mbi SIDA-n.” Ky projekt synonte gjetjen e mundësive për përmirësimin e ligjeve egzistuese të SIDA-s dhe për t’i tërhequr vëmendjen medias mbi çështje që lidheshin me sëmundjen e rëndë.

Një projekt i tretë që u mundësua gjatë periudhës janar-gusht 1998 ishte ngritja e një qendre konsultuese dhe informuese e cila u jepte njëkohësisht edhe mbështetje njerëzve që jetojnë me virusin e HIV-it dhe SIDA-n. Në këtë qendër ofrohej konsultim, materiale dhe informacione që u vlenin shumë atyre të prekurve nga HIV/SIDA.

Në gusht të 1998-s deri në në dhjetor të po atij viti, nën parimin për të ‘’Zhvilluar aftësi institucionale’’ nëpërmjet krijimit të degëve të reja, u ngritën degë të reja të shoqatës në qytetet kryesore të vendit në të cilat po punohet për parandalimin e SIDA-s dhe të dëmit të shkaktuar nga përdorimi i drogës.

Për dy vjet me radhë, duke filluar nga janari i 1998-s, në bashkëpunim me dy shoqata joqeveritare shqiptare dhe italiane u ngritën dy qendra rinore në Tiranë dhe në Shkodër. Në këto qendra u jepej mbështetje të rinjve duke dhënë kurse kompjuteri, duke zhvilluar aktivitete arti dhe kulture, publikime, gjuhë të huaja, edukim civil, njohje të probleme seksuale dhe të rreziqeve të drogës e të SIDA-s, edukim nëpërmjet bashkëmoshatarëve.

Një projekt tjetër që u zhvillua nga janari deri në gusht të 1999-s konsistoi në përhapjen e informacionit të zvogëlimit të dëmit për përdoruesit e drogës dhe të rinjtë. Ky projekt u realizua me anë të seminarëve në qendrat rinore, edukimit për bashkëmoshtarë, publikimeve, vizitave të ndërsjellta, aktiviteteve në shkolla të mesme, dhe intervistave në radio dhe televizion.

Në mars-maj 1999, në një bashkëpunim midis shoqatës Aksion Plus dhe Doktorëve të Rinj Kundër Drogës u zhvillua një tryezë e rrumbullakët rreth fenomenit të përdorimit të drogës, zvogëlimit të dëmit dhe faktorëve të tjerë të lidhur me substancat e paligjshme. Në këtë tryezë u ftuan shumë ekspertë të kësaj fushe dhe shoqata joqeveritare të cilët diskutuan mbi përdorimin e drogës në Shqipëri dhe hapave e strategjive të mëtejshme në të ardhmen.

Nga tetori 2000 deri në tetor 2001 Aksion Plusi së bashku me Kërkuesit e Rinj të Shkencave Sociale dhe Grupin e të Rinjve për Planifikimin Familjar i zgjeruan aktivitetet e tyre duke përfshirë parandalimin, trainimin, shërbimet sociale në shkollat e mesme, konsultimin, tryeza të rrumbullakëta, edukimin me anë të bashkëmoshatarëve, pyetësorë dhe krijimin e rrjetit të bashkëpunimit.
q Në nëntor 2000 u ngrit Qendra e Zvogëlimit të Dëmit e cila u ofron përdoruesve të drogës shiringa të pastra dhe pajisja të tjera përdorimi, ndihmë mjekësore, konsultim, edukim për bashkëmoshatarët, aktivitete të ndryshme, referime për në shërbimet mjekësore, pyetësorë, emisione në televizion dhe radio, që të gjitha këto nën kudrin e parandalimit parësor dhe dytësor.
q Më vonë në janar 2000 deri në dhjetor 2001 Aksion Plusi ofroi konsultime mbi parandalimin e SIDA-s, edukim mbi marrëdhëniet seksuale dhe ruajtjen e shëndetit riprodhues në Shkodër.

Në qershor të vitit 2001 nisi seria e aktiviteteve nën moton ‘’Sporti kundër Drogës’’ gjatë së cilës u zhvilluan turne vollejbolli në plazhin e Durrësit ku morën pjesë qendra rinore të shoqatës dhe të qyteteve të tjera që përfshihen në rrjetin e Këshillit Shqiptar të Rinisë. Këto aktivitete u shoqëruan njëkohësisht edhe me publikime dhe një fushatë në media.

Ndërsa në maj 2001, për të vazhduar më pas në dhjetor 2001 e më tej, u krijua dhe u përforcua rrjeti i edukuesve bashkëmoshatarë në shkollat e mesme të Tiranës dhe në katër degët e shoqatës Aksion Plus. Ky ishte i pari projekt që përqendrohej krejtësisht mbi edukimin bashkëmoshatar dhe që bazohej në mënyrat dhe manualet më të fundit të kësaj lloj eksperience.

Një nga synimet kryesore të shoqatës ishte edukimi dhe sensibilizimi për mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut të atyre që bëjnë pjesë në jetën e personave me HIV/SIDA si personeli mjekësor dhe të tjerë që përkujdesen për një trajtim më të mirë të këtij grupi që është në shënjestër. Ky edukim dhe sensibilizim që filloi në qershor 2001 deri në janar 2002 synoi të godasë diskriminimin, tentoi të sigurojë pranimin dhe një mbështetje të fortë për të prekurit nga virusi dhe nga probleme të tjera të ngjashme.

Nga janari 2002 deri në qershor 2002 Aksion Plusi punoi kryesisht për të rritur aftësinë e të punonjësve socialë të sapodiplomuar duke kryer instruktimin dhe aktivitete të tjera dobiprurëse në lidhje me përdoruesit e drogës nëpërmjet edukimit, parandalimit, konsultimit dhe të zvogëlimit të dëmit.

Në nëntor 2001 deri në nëntor 2002 u përsëritën në mënyrë më të zgjeruar aktivitetet e qendrës për zvogëlimin e dëmit me anë të shpërndarjes së shiringave dhe të mjeteve të tjera të përdorimit të drogës, ndihmës mjekësore, parandalimit parësor dhe dytësor si dhe edukimit bashkëmoshatar.

Në periudhën dhjetor 2001 deri më 7 prill 2002, Organizata Botërore e Shëndetit dha fonde për të organizuar Ditën Botërore të SIDA-s 2001 dhe Ditën Botërore të Shëndetit në 7 prill. Shoqata Aksion Plus përfshiu në këto aktivitete të gjithë rrjetin e të rinjve të shkollave të mesme të Tiranës. Gjatë kësaj periudhe u zhvilluan seminare, u mblodhën grupe pune, u dhanë ligjërata, mbrëmje dëfryese si dhe veprimtari të ndryshme sportive, kulturore, artistike dhe rinore.

Që nga 1 qershori 2001, për të vazhduar në vitet 2002-2003 shoqata Aksion Plus është njëra prej organizatave joqeveritare të përzgjedhura nga CAIR (Center for AIDS Intervention Research) pranë Universitetit Mjekësor të Uiskonsinit, në Miluoki, SHBA për të marrë pjesë në projektin shkencor të GAIN-it që është financuar nga NIMH (National Institute of Mental Health). Synimi i GAIN-it është që të zhvillojë dhe të vlerësojë metodat me anë të teknologjisë së bazuar në kompjuterë për të bërë këmbimin sa më të efektshëm të informacioneve midis kërkuesve shkencorë dhe programeve kompjuterike për parandalimin e HIV-it.

Një nga rojektet e fundit i ndërmarrë prej Aksion Plusit, nga 15 tetor 2002 deri në 15 mars 2003 quhet “Rritja e kapacitetit, e edukimit për mbrojtjen, e aftësive informuese dhe komunikuese të forcave policore anti-drogë në lidhje me përdoruesit e drogës.’’ Synimi i këtij projekti që është tepër i rëndësishëm për kohën dhe realitetin shqiptar të sotëm është që të rrisë dijenitë dhe vëmendjen e policisë anti-drogë dhe të grupeve të tjera në lidhje me të drejtat e njeriut dhe nevojat e ndryshme të përdoruesve të drogës.


http://www.aksionplus.net/albanian/index.html
 

dimir

Forumium praecox
Re: CESHTE SIDA?

Vjet me 1 dhjetor u kujtua stafi i albforum duke e nxjerre ne webfaqen kryesore 1 dhjetorin si dita e luftes kunder AIDS.
Bejeni nje premtim, ndihmoni sado pak.
Informoni, keshilloni, kujtojuni qe kemi nje lufte te madhe per te bere.
 

ere

Primus registratum
Re: CESHTE SIDA?

semundje seksi...po qe kapet dhe ne menyra te tjera ..me tha mami... /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/rolleyes.gif
 

Leonora Jakupi

Primus registratum
Re: CESHTE SIDA?

mu me duket kjo tem shum e rendsishme , se keshtu mundeni ta humbim jeten /pf/images/graemlins/cry.gif /pf/images/graemlins/cry.gif /pf/images/graemlins/cry.gif!!! ,... pra gjith një KUJDES !!!!

<font color="red"> Qka mendoni ju per ket tem ? </font>
 

Leonora Jakupi

Primus registratum
Re: CESHTE SIDA?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
LARG MEJE /pf/images/graemlins/shrug.gif

[/ QUOTE ]




hehehehe ....po ashtu te gjith apo shumica mendon , pra MOS HARRONI STOP AIDS !!!! /pf/images/graemlins/mad.gif
 

dimir

Forumium praecox
Re: CESHTE SIDA?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
BEsoj se te gjithe e dine se cfare eshte se rruget me se perhapet.

[/ QUOTE ]
E ke gabim....
Jo te gjithe, mos harro se mbi 60% jane fshatare, dhe mbi 20% e tyre nuk kane kontakt fare me media.
E ke gabim.....
Ndryshe eshte ta dish dhe ndryshe eshte ta mendosh se nje marrdhenie e pambrojtur mund t'ju infektoj.
Nje keshill nuk eshte kurre shume....
 

KoDoShi

Primus registratum
Re: CESHTE SIDA?

Fenomeni!!! Hiv!!

HIV-i bartet:
Përmes këmbimit të shiringave (të infektuar me HIV)
Gjatë shtatëzanis, aktit të lindjes dhe kohës së thithjes së qumshtit (te nënat e infektuara me HIV)
Përmes plagëve të hapura dhe dëmtimit të lëkures (nese instrumentet si: shiringat, gjilperat e pasterilizuara etj, mbi te cilat janë ngjitur viruset depertojn ne trup).
HIV infeksioni nuk bartet përmes ajrit d.m.th. teshtima, lotët, pshtyma etja nuk e bartin HIV (HIV nuk eshte i qendrueshëm në ambientin e jashtëm).
Përdorimin e përbashkët të enëve ,
Përdorimin e përbashkët të toaletave, pshqirëve etj,
Vizitës së pishinave
Pickimit të insekteve,
Puthja pa kontakt me gjakun nuk është e rrezikshme.

Kondomi paraqet të vetmin mjet mbrojtes për shëndetin tënd .
Mënyra e përdorimit:
Hapni mbështjellësin pa e dëmtuar kondomin
Me dy gishta mbajeni majen e kondomit. Kujdes! Në kondom nuk duhet të ketë ajër.
Për mbojteje efikase mbulojeni tërë sipërfaqen
Largojeni kondomin, ashtu që të mos derdhet përmbajtja
Hudheni kondomin ne vend te përshtatshëm.



Shenjat e para:
Pemperatura e cila zgjatë shkurt
Humbja e oreksit dhe peshës trupore
Ënjta e gjëndrrave limfatike
Herpesi në lëkur
Barkqitja e vazhdueshme dhe e bollshme
Djersitja gjatë natë








AIDS-i apo SIDA është një grup i sëmundjeve që janë si pasoj e shkatrrimit të sistemit mbrojtës (imunitar) i shkaktuar nga virusi i emruar si HIV.

A-Acquired (Të fituar )
I -Imuno (Forcë mbrojtëse e organizmit)
D- Deficiency (Mungesë)
S- Sindrom (Grup simptomesh-shenjash)

Virusi HIV i shkatrron qelizat e sistemit mbrojtës të cilat e mbrojnë orgnanizmin nga infeksionet dhe semundjet e ndryshme. Ky virus gjindet në gjak, spermë, sekrete vaginale si dhe në qumshtin e gjirtit të personave të personave të infektuar.

H- Human (te njerzit)
I- Imunodeficienc (mungesë e imunitetit)\
V- Virus (mikroorganizëm që nuk shihet me sy)




HIV-i bartet:
Përmes këmbimit të shiringave (të infektuar me HIV)
Gjatë shtatëzanis, aktit të lindjes dhe kohës së thithjes së qumshtit (te nënat e infektuara me HIV)
Përmes plagëve të hapura dhe dëmtimit të lëkures (nese instrumentet si: shiringat, gjilperat e pasterilizuara etj, mbi te cilat janë ngjitur viruset depertojn ne trup).





HIV infeksioni nuk bartet përmes ajrit d.m.th. teshtima, lotët, pshtyma etja nuk e bartin HIV (HIV nuk eshte i qendrueshëm në ambientin e jashtëm).
Përdorimin e përbashkët të enëve ,
Përdorimin e përbashkët të toaletave, pshqirëve etj,
Vizitës së pishinave
Pickimit të insekteve,
Puthja pa kontakt me gjakun nuk është e rrezikshme.





Kondomi paraqet të vetmin mjet mbrojtes për shëndetin tënd .
Mënyra e përdorimit:
Hapni mbështjellësin pa e dëmtuar kondomin
Me dy gishta mbajeni majen e kondomit. Kujdes! Në kondom nuk duhet të ketë ajër.
Për mbojteje efikase mbulojeni tërë sipërfaqen
Largojeni kondomin, ashtu që të mos derdhet përmbajtja
Hudheni kondomin ne vend te përshtatshëm.



Shenjat e para:
Pemperatura e cila zgjatë shkurt
Humbja e oreksit dhe peshës trupore
Ënjta e gjëndrrave limfatike
Herpesi në lëkur
Barkqitja e vazhdueshme dhe e bollshme
Djersitja gjatë natë




Mirëpo nuk do të thotë se infeksionet me HIV vërehen nga këto shenja, mund të ndodhë që personit të infektuar me HIV t'i mos paraqiten këto shenja, mund të ndodhë që deri ne 10 vjet infeksioni të mos jetë i hetueshëm.



Duke bërë testimin e gjakut 3 muaj pas kontaktit të mardhënieve seksuale apo ndonjë kontakti të mundshëm me HIVnë të cilën jeni dyshues.
Testimi bëhet ne Institutin Kombëtar për Transfuzionin e gjakut në Prishtinë.
Çka d.m.th. të jesh HIV pozitiv ?
Do te thot se në gjakun tuaj gjendet virusi HIV
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: CESHTE SIDA?

Mire si te dush pra, ateher osht smunje qe vjen nga pleshtat.

Masanej car ke ti qe kundershto, une e kisha llafin per majmunat ne pergjithesi, ata te Afrikes qe jon te zi, dhe jo per il Majmuno ne vecanti.

Oj po kjo re, m'bo me dal nga tema jasht vullnetit dhe deshires time te mire.

/pf/images/graemlins/laugh.gif
 

dimir

Forumium praecox
Re: CESHTE SIDA?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Sipas studimeve dhe eksperiencave te ndryshme, Sida mund te evitohet te transmetohet nese mashkulli behet synet /pf/images/graemlins/laugh.gif Me duket se do na bojn te gjithve muslimon tani /pf/images/graemlins/laugh.gif http://www.lefigaro.fr/sciences/20060714.FIG000000153_sida_la_protection_par_la_circoncision_.html

[/ QUOTE ]

Ndonje faqe ne anglisht ose po munde te na perkthesh gjerat thelbesore do te isha mirenjohes. /pf/images/graemlins/thumbsup.gif
 
Top