C'eshte filozofia e cilet jane filozofet me te medhenj?

humanitari

Primus registratum
Re: C'eshte filozofia e cilet jane filozofet me te medhenj?

Per mendimin tim nje filozof mund te quhet nje njeri me intelligjence superiore dhe me kuptim te thelle te principeve te jetes gjelle dhe jo te gjalle.......dhe i basuar ne keto principe afron progres per humanitetin.
Marksi, Lenini etc te pakten per kohen e tyre afruan "progres" ne contextin kohor.......ndersa Hitleri afroj te kunderten....ironikisht edhe per shoqerin qe e mbeshteti ne " filozofin" e tij
 

humanitari

Primus registratum
Re: C'eshte filozofia e cilet jane filozofet me te medhenj?

Issi i vogel ..me pleqen definicioni juaj per filozofon.......a mund te thuash nje definicion per te VERTETEN
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: C'eshte filozofia e cilet jane filozofet me te medhenj?

Nje tjeter filozof i madh ishte edhe Shopenhauer. Ai arriti te pohoje dhe te bjere ne perfundimin se nuk kishte asnje fiolozof tjeter per te kundershtuar apo per te hedhur poshte. Ishte nder pionieret e filozofise se pas-mesjetes, se bashku me Spinozen. Nga ky u frynezua me vone Niçe, edhe pse Niçe i gjeti dhjetera "gabime" per t'ia kundershtuar...
Nje histori qe nuk duhet t'ju merzise:
Nje shkolle te mesme ne Elbasan iu vu emri "Sali Ceka" pas 1991. Ne nuk e kemi patur idene se kush ka qene. Para pak ditesh, ne nje librari hasa me nje librar e shkrimtar te njohur te qytetit tone, i quajtur Hyjni Ceka. Ky ishte i biri i Saliut dhe kishte nxjerre per shitje disa nga kopjet e perkthimeve qe kishte bere babai nga Shopenhauer, botime te vjetra por te mirembajtura(1944). Gjate bisedes me tha se babain ia kishin pushkatuar me akuzen "pse ke perkthyer Shopenhauerin dhe jo Marksin".
 

Cakmaku

Primus registratum
Re: C'eshte filozofia e cilet jane filozofet me te medhenj?

Per Admirin, Paperinen dhe Humanitarin.
Mendoj se perkufizimi me i pershtatshem qe ishte eshte dhe qe do te sfidoje te gjitha kohrat dhe qe ka gjunjezuar shume filosof te kesaj bote eshte ai i shen Agostinit qe thote keshtu: "Si sapietie Deus est verus filosofus est amator Deo" nje shpjegim mund te jete ky: Filosofia do te thote mik i diturise, Sofia, per greket e lashte, ishte perendia e diturise, prandaj ishe nje Zot. Te duash Sofine do te thote te duash te verteten, Zotin, ndersa filo (miku, dashuruesi)i Sofise, ose filosofi eshte ai qe do Zotin. Si pasoje, ose me konkretish mund te arsytojme edhe keshtu: Une, si asnje njeri i kesaj bote, nuk jam shkaku i vetvetes e sdo te pranoja kurre qe shkaku im te ishte diçka materialiste, siç pohon majmuni Darvin, toksori Marx, apo pijaneci Niçe. Pranoj se jam fryt, dhurate i nje dashurie te dhuruar, te shkembyer mes Zotit qe e ka verndosur ne natyren e prinderve te mi te cilet kane pranuar qe ta kumunikojne mes tyre, prandaj jam. Bota mund te beje gjithshka por smund te prolloje e te njohe kurre se Zoti eshte dashuri dha se ka krijuar per dashuri. dashuria nuk mund te arsytohet, ne vetvete eshte nje mister qe tejkalon çdo realitet material. Ajo ka arssyte e veta qe jane dhe identifikohen ne ne me arsyte e zemres. A nuk eshte e vertete se per keto jetojme?
Me vjen keq per vendim tim sepse te rinjet konsultojne ende tekste te nje bote tashme te shuar marksiste. sepse s'kane perkthime tjera.
 

Admir

Forumium maestatis
Re: C'eshte filozofia e cilet jane filozofet me te medhenj?

Fillimisht postuar nga humanitari:
[qb]Hitleri filozof?
Kush mund te japi nje argument bindes?[/qb]
Per ta kuptuar qe Hitleri eshte Filozof, fillimisht te duhet te lexosh "Meine Kampf" (nuk e di ne Shqip). Adolf Hitler futet ne kategorine e Filozofise Politike (Political Philosophy), ashtu sic kemi Filozofi ekonomike, familjare, fetare etj.

Perpara se te behej Diktator, Hitleri ka qene Artist. Ai nuk ishte vetem nje tiran ashtu sic portretizohet sot, per me shume ai ishte Filozof. Nazismi ne vetvete eshte Ideologji Politike. Ne kete ideologji shprehen me se miri shume ide dhe parime Filozofike te pashprehura me pare nga ndonje tjeter. Po te shohesh ne fund te librit "Meine Kampf" do te gjesh emrat e librave te cilet Hitleri ka cituar ne librin e tij. Emrat e Nices, Marksit, apo Hegelit do te jene aty, keshtu kjo eshte nje fakt me shume qe libri i tij ka karakter Filozofik.

Pasi ta lexosh kete liber, eja dhe do te kemi me shume per te diskutuar.

Me te mira,
Admiri
 

jula

Primus registratum
Re: C'eshte filozofia e cilet jane filozofet me te medhenj?

Librin e kam lexuar. Po, me dhimbje duhet ta pranoj, por kam qene e detyruar ta lexoj pasi duhet te shkruaja mbi te.
Eshte nje liber i mbushur me mllef dhe perben gurin e themelit te kodifikimit te urrejtjes se nje brezi te tere (atij gjerman te dale nga I W W).
Nuk di c'kuptoni me filozofi, por jo gjithkush qe mediton mbi urrejtjen, dashurine, jeten, vdekjen, luften, paqen, mund te quhet filozof i politikes dhe te renditet keshtu per krah Clausewitz, p.sh.

E njejta gje vlen per "artin" e Adolfit.
Ka konkurruar pa sukses plot dy here per tu futur ne Akademine e Arteve te Vjenes!
C'shembull tjeter mund te duhet?
Per ata qe s'i kane pare "veprat" e Fuhrerit: Pikturonte ne menyre mese mediokre me akuarela shtepi te bardha dhe peme, shume peme.....
C'tu them, do mbante me buke nje numer te pafund psikologesh e psikiatresh analizimi i tyre.
 

Admir

Forumium maestatis
Re: C'eshte filozofia e cilet jane filozofet me te medhenj?

Fillimisht postuar nga Juliana:
[qb]Nuk di c'kuptoni me filozofi, por jo gjithkush qe mediton mbi urrejtjen, dashurine, jeten, vdekjen, luften, paqen, mund te quhet filozof i politikes dhe te renditet keshtu per krah Clausewitz, p.sh.
[/qb]
Nese Nazismi nuk paska qene Filozofi Politike, c'paska qene atehere?
 

jula

Primus registratum
Re: C'eshte filozofia e cilet jane filozofet me te medhenj?

Nazizmi = Dukuri/ doktrine politike;
Reflektimi mbi te, mbi qellimet dhe pasojat, etj.= pjese e analizes se filozofise politike.

Lere kete muhabetin e Adolfit, vetem dalje nga tema eshte. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Admir

Forumium maestatis
Re: C'eshte filozofia e cilet jane filozofet me te medhenj?

Bukur i rreshqite muhabetit. /pf/images/graemlins/laugh.gif Nejse, mjaft folem rreth Hitlerit. Wish you the Best! /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: C'eshte filozofia e cilet jane filozofet me te medhenj?

Thenje :

Filozofi duhet te jete ndergjejja e keqe e kohes (Nientzsche)
Filosofia eshte te besh gjera jo praktikisht te rendesishme (Vladimir Jankélévitch,
Te mendosh vdekjen?)

Me qe filozofia eshte kjo qe na meson te jetojme, e me qe te gjithe gjerat e tjera kane kohe,
jete, moshe etj etjedhe femijeria gjen ne te te mesoj, sepse i vjen e mesuar? (Michel de Montaigne)

Mendoj qe nje filozof ne radhe te pare duhet te mesoj shpjegimin e filozofise, se sa te rrije duke
filozofuar /pf/images/graemlins/wink.gif (Popper)

Sipas mendimit tim: Filozofia eshte nje bashkim thashethemesh ne propozim
te ndergjejses e cila nuk eshte akoma e mundur. (Bertrand Russell)

Filozofia eshte nje praktike dhe jo nje teori. Dicka qe behet, jo dicka
qe thuhet. (Ermanno Bencivenga)

Nuk ka asgje me qesharake qe s'eshte thene nje nje Filozof. (Cirerone)
Filozofia eshte nje rruge realisht e pershkruar nga besimi. (Tommaso d'Aquino)

Filozofia eshte nje mitologji e historise (Croce)
 

Dajaku

Primus registratum
Re: C'eshte filozofia e cilet jane filozofet me te medhenj?

Sofos e Sofistet nga grekeria quheshin te diturit, dhe filos-sofos miqte qe i shkonin pas.
Sokrati pa dyshim ishte me i madhi e me i ndrituri.
Dante vjen pas nje plejade tjeter, duke mos harruar se te diturit ne ate kohe ishin mjaft enciklopedik.
Vjen Volteri imadh, dhe po te studioni filozofine do shikoni se te gjithe filozzofet shkojne kundra filozofise injnorante kristjane (fese ne pergjithesi) dhe jane perndjekur prej tyre.
Pastaj vjen Kanti qe hodhi sic thone vete vilozofet bazat e verteta te filozofise si shkence.
Hegeli pa dyshim quhet quhet babai i filozofise pasi qe ai qe futi conceptet filozofike "uni", "e verteta", "absolutja", etj. Hegeli qe nxenesi i Fichtes dhe Kantit.
Pas tij erdhen te tjere por dhe filosofia u nda ne disa drejtime. Ndoshta Hitleri mund te jete subjekt i njerit nga keto drejtime, por filosof....??????!!!!!!!!!
Dihet qe Marxi qe filozof i socializmit dhe jo i komunizmit, pasi komunizmin tjeter-kush e futi si koncept, bile ai s'pranoje te shkoje as ne Paris tek komunaret.
Po te lexoni filozofine gjermane do gjeni se kush e shpiku dhe c'perkufizim pati komunizmi.
Komunizmi u perdore pasta si nje lloj religjioni nga sovjetet muzhik qe s'koptonin shume nga filozofija por i duhej nje fe e re per te zevendesuar orthodoksine sllave te carve muzhik sllave. Dhe muzhiku Lenin ndryshoi dhe tezen e Marxit: "Feja opium i popullit" ne "Feja opium per popullin". /pf/images/graemlins/frown.gif
 

durrsakja

Primus registratum
Re: C'eshte filozofia e cilet jane filozofet me te medhenj?

E cfare ben me shume filozofi se sa pasqyron kendveshtrimin personal!?!?
Disave u ka mbijetuar emri ne Kohe, e megjithate nuk eshte e thene qe gjithcka te shihet me syte e filozofit te preferuar!

Russell Bertrand ka shkruar nje liber "Problems in Philosophy" dhe me te drejte ka thene qe filozofet deshtojne te perqendrohen ne eksplorimin dhe shpjegimin e natyres njerezore, duke anashkaluar thjesht ne stil sugjerimi!
 

gjekec

Primus registratum
Re: C'eshte filozofia e cilet jane filozofet me te medhenj?

Filozofia mbetet gjithmone tek shkalla 1 e njohurive nqs nuk pranon egzistencen e inteligjences jashtokesore - Une /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: C'eshte filozofia e cilet jane filozofet me te medhenj?

V secolo a. C.

Leucippo (V secolo a. C.), filosof Grek
Democrito (ca 470 - ca 370 a. C.), filosof Grek
Platone (427 - 347 a. C.), filosof Grek

IV secolo a. C.

Aristotele (384 - 322 a. C.), filosof Grek
Epicuro (341 - 270 a. C.), filosof Grek

XVI secolo

Giordano Bruno (1548 - 1600), filosof e shkrimtar Italian.

Francis Bacon (1561 - 1626), filosof angles
René Descartes (Cartesio) (1596 - 1650), filosof e shkenztar francez.

XVII secolo

Baruch Spinoza (1632 - 1677), filosofo orlandez me origjine portugeze.
John Locke (1632 - 1704), filosofo anglez
Gottfried Wilhelm Leibniz (1646 - 1716), filozof e shkenctar gjerman.
George Berkeley (1685 - 1753), vescovo e filozof anglez.
Francoise Marie Arouel, detto Voltaire (1694 - 1778), filosof francez

XVIII secolo

Immanuel Kant (1724 - 1804), filosof gjerman
Johann Gottlieb Fichte (1762 - 1814), filosof gjerman
Friedrich Wilhelm Schelling (1775 - 1854), filosof gjerman.

XIX secolo

Heinrich Karl Marx (1818 - 1883), filozof gjerman.

Herbert Spencer (1820 - 1903), filosof anlgez.

XX secolo

Thomas Kuhn (1922 - 1996), filosof gjejeni vete /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: C'eshte filozofia e cilet jane filozofet me te medhenj?

Po Nice, na doli ...kopshtar sipas teje? NIce ishte nje nga filozofet e rrale qe filozofoi me cekan..., ose, si i thone ndryshe edhe ketu ne forum, foli haptas e padoreza. Pak rendesi ka ne kete teme nese nxorri gje apo se si vdiq e si jetoi.

Qindvjeteshi XIX:
Friedrich Nietzsche (1844-1900)
 

nike palkola

Primus registratum
Re: C'eshte filozofia e cilet jane filozofet me te medhenj?

Diku kam lexuar se filozofia (si shkencë) tash është e vdekur...
 

Dajaku

Primus registratum
Re: C'eshte filozofia e cilet jane filozofet me te medhenj?

icon4.gif
Kujdes me fjalet ofenduese ti djali, nqs deshireon te shkruash ende ne kete forum!
 

uni20077

Primus registratum
Re: C'eshte filozofia e cilet jane filozofet me te medhenj?

Filozof't ma te medhej:

-Sokrates
-Plato
-Aristote
-Plotin
-St.Augustinus (Pater Ecclesiae)
-St.Ambrosius (Pater Ecclesiae)
-Boethius
-Petrus Lombardus
-Petrus Aebelardus
-Albertus Magnus
et dulcis in fundo
-St.Bonaventura
-St.Thomas de Aquino (Doctor Ecclesiae, Doctor Angelicus)

Philo-sophia= Dashnor i ditunise.

Nulla salus aut Ecclesia (Augustinus)
 
S

suzana kiki

Guest
Re: C'eshte filozofia e cilet jane filozofet me te medhenj?

Ju e dini qe une jam perhapes i ideve te Niçes, kudo ne jete, por nuk do te radhis emra per pyetjen "Cilet jane filozofet me te medhenj?". Sipas meje, filozofet me te medhenj jane ata qe nxisin guximin dhe mendimin e lire.

...nuk e teproj kur them se ka nje ndryshim gramatikor thelbesor midis pyetjes se temes "CILET jane...." dhe asaj ne teme "KUSH jane....". Nese pyet kush, paperina, atehere prit lista emrash. Nese pyet cilet, prit llojin, gjinine, epoken e filozofeve. Megjithate tema mbetet e madhe. Kot ia fut Evolution Extreme qe "nuk paska" tema filozofike ketu...
 

gangsterja

Primus registratum
Filozofia mendohej si pema e madhe e diturise,qe perfshinte te gjitha deget e njohjes njerezore,ose si shkenca e shkencave.Aristoteki e shikonte filozofine si shkencen e shkaqeve dhe te parimeve te para.Meqenese filozofia studionte gjithshka,ajoduhet ti jepte njeriut"fuqine magjike"per te zoteruar pasionet e erreta qe vlonin brenda qenies njerezore,deshirat e shumellojshme,si dhe te jepte zgjidhje per problemet e shumta qe njeriu haste ne jete.Filozofia duhet te ishte fuqia per ta bere njeriun te lumtur.
Filozofia eshte arti i te jetuarit i lire ne mendime dhe ne kerkim te se vertetes absolute.Filozofia vazhdon te qendroje me vizionet e saj per boten
pa perseritur shkencat dhe pa u shkrire me shkencat e ndryshme.Filozofia
eshte refleksioni qe synon diturine,mencurin.
Fjala filozofi rrjedh nga gjuha e lashte greke dhe perbehet nga keto dy fjale:"Filo"qe do te thote "dashuri"apo dashamiresi"dhe "sofia"qe do te thote "urtesi"apo "mencuri".Filozofia eshte dashuria apo dashamiresia ndaj urtesise ose mencurise.
Filozofet e medhenj:
1-Nietzsche
2-Plato
3-Sokrati
4-Aristoteli
5-Dekart
6-Kant
7-Adolf Hitleri
8-Hegel
9-Karl Maks
10-Sh.Akuainas
11-Alber Camus(etj......).
 
Top