(Cameria)Zjarrin e don politika Shqiptare qe te zgjidhet Cameria

R-A-F

Primus registratum
(Cameria)Zjarrin e don politika Shqiptare qe te zgjidhet Cameria

Luftoje armikune brendshem qe ta njofesh dh te jashtmin.
Ps: mos boni komentar qe ju duken kto fjale si te xhaxhit Dull. :wave:
 

Mexhide Kycyku

Primus registratum
Re: (Cameria)Zjarrin e don politika Shqiptare qe te zgjidhet Cameria

Valla bre R.A.F ciftat e juaj s'kanë bërë kurrë tjetër pos që kanë diferencuar armiqë gjatë gjithë jetës suaj.
Në qytetin ku jetoj, pra këtu në Suedi, e njoh një greke Tina quhet dhe është e martuar me një turk.
E kam biseduar qështjen qipriote me të dhe më thoshte se këto janë qështje të ngatërrestarëve dhe politikanëve të parehatshëm.
Për mua s'ka rëndësi të jem turk apo grek, unë jam njeri dhe i respektoj njerëzit e ndershëm ngado që të janë!- mu përgjigj ajo.
Edhe këtu po të them, se betohem se aq të bën ty për Qamërinë apo qamëriotët:
Ty të kruhet ***** me hapë tema që nuk ta qonë kaciku as me punë, as me diplomaci e as me luftë, ngaqë e ke zëmrën e kuqe si të Stalinit...e kupton ti c'dua të them.
Me ato "zgjidhjet" e juaja të qështjes kombëtare i lidhni edhe më tepër shqiptarinë, se keni dëshirë të këndoni këngë vajtuese si kurdët:
"Mbyte nënën, mbyte babën...
Fërdez, Fërdez..." e jo se vërtetë doni të bëni një gjë të dobishme për kombin shqiptar.
Armiku i brëndshëm hmmm, ku e kam dëgjuar për herë të parë këtë mesele?!
Askund tjetër pos në Zhabljak, atje ku në vitet e 80-ta politikanin kosovar Kolë Shirokën e quaja se kishte vetulla aq të trasha që i gjasonte një bretku dhe që ia kalonte edhe vetullave të trasha të Brezhnjevit.
Kjo temë ka të bëjë personalisht me mua, ngaqë unë jam armiku i brëndshëm edhe ju lutem hiqeni temën për hirë që të mos involvohen lexuesit e tjerë të pafajshëm se më kot nuk e kam pagëzuar vehten Nastradamus, edhe komentet do i bëj si të isha në Kacanikun tim të bukur, ala aga Dullqe e jo Hanko Hallqe.
Hiqe se lexuesit tjerë nuk e dinë se ku rrehin temsilat e tua për armikun e brëndshëm, se Europa demokratike i ka zhdukur nga fjalori i politikës armiqtë e brënshëm dhe të jashtëm dhe këtu marrin frymë njerëzit, qytetarët e lirë të Europës pa etiketa armiqësie.
Ti që trajton këtë temë me siguri je hajdut, kriminel, hallik, kontrabandist i drogës dhe i cdo gjëje të pamoralshme në shoqëri...dhe s'ke punë tjetër pos t'i ndash njerëzit në armiqë të brëndshëm dhe të jashtëm dhe shkon e bën kontrabandë me grekë, serbë, maqedonë dhe bëhesh hamalli i tyre natën edhe armiku i popullit tënd natën-ditën.
Mëntë janë duke ju lënë juve për Qamërinë, me lot krokodili jeni duke qarë:
"Fërdezë, Hatixhe...
Kërdh, kërdh, këëëërdhëë!"
dhe kur vjen puna me rrah gjoks për atdhe, ikni kah sytë këmbët.

Me respekt Nastradamusi që i kam parashikuar këto gjëra qysh në vitet e 80-ta.
 

R-A-F

Primus registratum
Re: (Cameria)Zjarrin e don politika Shqiptare qe te zgjidhet Cameria

Ne rralle te pare zotnia juaj flm qe u pergjigje po ska rendesi se si,ket gje ja leme nje teme tjeter,mesa di sje as mosha re qe e nise biseden keshtu po ske faj se do msosh prape.
Persa i perket zemres time te kuqe dhe gjakut se ket e kishe harruar ashtu e kam dhe jam krenar qe e kam te kuqe jo si disa qe se dine se ku e kane e jo ti dijne dhe ngjyren.
Persa i perket patriotizmit zotnia juaj nuk me njef se kur brezat e familjes nga e cila e kam preardhjen kane luftuar,ato te tut zotni i boshin hije serbit dhe mos thuj se kur vjen koha per me kap pushken hikim me vrap se une e kam kapur me kohe per ata qe i thojne vetes shqiptare,me vjen keq per ty qe ti srradhtish me duket te ne.
Dhe nje gje tjeter se na e mban dhe veten per intelektual po me ato fjale qe i the ne rradhet e siperme nje pergjigje te jap me njerz si puna jote une kam fshir rruget dhe do fshi prape,prandaj me respekt zotnia juaj here tjeter mos dil nga tema. :thumbsup: :wave:
 

Mexhide Kycyku

Primus registratum
Re: (Cameria)Zjarrin e don politika Shqiptare qe te zgjidhet Cameria

Zotnia juaj jam zonjë dhe kur kam shkruar unë për Qamërinë...moti, po tani i kam vënë kapak kësaj pune se nuk jetohet me ëndralla.
Zotnia juaj edhe armiqtë e brëndshëm e kanë gjakun e kuq, po botëkuptimet mund t'i kenë blu, të gjelbërta, të kuqe apo të krishtera dhe muslimane.
Unë i bartë të gjitha ngjyrat e jetës dhe të gjtha fetë e njerëzimit në mëndjen dhe zëmrën time.
Prandaj keq ia keni filluar me armik të brëndshëm, se po të duaka vetja më i miri dhe kështu zotrote i bën dëm kombit shqiptar.
Mjaft komunizmi na ka diferencuar në armiqë të brëndshëm, ideologji, rryma dhe fe të ndryshme e që nuk duhen ndarë në armiqë të brëndshëm dhe të jashtëm.
Jam muslimane, jetoj në Suedi plot 14 vite dhe Suedia nuk më quan armike e brëndshme e saj, anipse unë e dua atdheun tim dhe vëllau im i vetëm ka shkuar si vullnetar i UCK-së nga Suedia në Kosovë.
Kriminalitetin, kodeksin jo etik dhe të pamoralshëm nuk duhet lënë vetëm si faj dhe pasojë nga armiqtë po edhe ti që llap me ëndrralla ke përgjegjësinë tënde dhe atdheut e kombit i krijon armiqë të brëndshëm e të jashtëm në vënd se t'i krijosh miqë.
Kur do të fillojmë ne shqiptarët të shikojmë jetën dhe ardhmërinë me optimizëm?!
Apo me punë në vënd të llafeve.
E dini cdo sajt shqiptar bën fjalë për Kosovën, Tetovën, Preshevën, Ulqinin, Qamërinë dhe ende askush nga këto troje nuk janë bërë të pavarura nga llafet...e as të bashkuara.

Me respekt Nastradamusi.
 

R-A-F

Primus registratum
Re: (Cameria)Zjarrin e don politika Shqiptare qe te zgjidhet Cameria

Atehere me falni jeni Zonje dhe qofshit me shendet por nuk jane shkrimet qe e clirojn nje komb por eshte gjaku qe derdhet mbi te,dhe ti fare mire e din qe ishte gjaku kosovar jo me mire gjaku shqiptare qe e cliroj kosoven dhe jo fjalet e Rugoves ose shkrimet e juaja.Persa i perket komunizmit aty ku ju doni te dilni nuk eshte teoria ajo qe vendos por praktika dhe praktika nuk kryeht kurre kur njerzit nuk duan dhe nuk dine se si ta perfundojn.
Po po e them shkurt sme pelqejn fjalet por me shume veprat,dhe veprat sbehen me fjale por me pune.
Ps:Me respekt per vellain tend qe dinte ta ndante kufirin midis fjales dhe punes (luftes)
 

Mexhide Kycyku

Primus registratum
Re: (Cameria)Zjarrin e don politika Shqiptare qe te zgjidhet Cameria

Ai e ndau luftën me fjalën por kur filloi lufta në Maqedoni thashë me vehte:
Kjo gjë nuk është mirë.Shqiptarët vet po e dëshmojnë vehten kundër bashkimit kombëtar kur qohen në luftë harrna-harrna, njëherë Kosova, pastaj Presheva, shqiptarët në Maqedoni, pastaj Camëria.
O burra e doni bashkimin kombëtar, lidhuni besa-besë dhe qohuni të gjithë përnjëherë në luftë e në vepra...e jo të na shikojë bota beter se si shpërnulemi herë nga Kosova, herë nga Maqedonia, herë nga Presheva nga luftat e UCK-ve që janë krijuar dhe po krijohen në perspektivë.
Neve lëre që nuk e bëmë luftën ballkanike me kohë siq e bëri Sllovenia, Kroacia, Bosnja por edhe mes vehte si shqiptarë nuk bëjmë dot dicka së bashku ja vdekje ja liri për tu bashkuar si komb!

Me respekt Nastradamusi.
 

R-A-F

Primus registratum
Re: (Cameria)Zjarrin e don politika Shqiptare qe te zgjidhet Cameria

Te lumte ja ku e the dhe fjalen qe duhet bere veper,se ne bashku e nisem pak biseden persembrathi tani mund te thuash dhe qe e nisa une, ndoshta!por le te them dicka per ne shqiptaret se i kam njoh ne mergim dhe ne nen veten time,jemi nje popull me vjen keq qe e them por jemi frikacake,ky eshte vetem mendimi im,dhe ndoshta i gabuar.Por gjithashtu dhe te pa perqendruar dhe qe kemi me shume fjale se (vepra)flasim dhe flasim pa u menduar.
Ja disa shenja tipike shqiptare qe fatkeqsisht na jane lene trashgimni nga ata qe na kane zaptuar dikur,jemi nevrike,kokeforte dhe ziliqare.Une zonje jam me origjine nga Cameria dhe kur kujtoj fjalet e babait tim qe me thonte mos ki kujdes nga i huaji por me kujdes ki nga i joti se ai ti din hordhite dhe te djeg me shume kur ta ben i yti zonje, ai vdiq me pishman pa e pare shtepin e tij vendlindjen e tij dhe une do te bej cfare te jete e mundshme qe mos te kem te njejntin (fat)si babai im.E hapa kete teme se dua te dal tek ato qe shkrova me siper, kosoven e shitem vete camerin gjithashtu, por me e keqja eshte se po shesim dhe shqiperin tani,a nuk eshte per ti vene flaken asaj politike (shqiptare) qe po ta gerryesh del greku i vertete qe po mbizoteron mbi popullin shqiptare,dhe nuk flase me imagjinata por me fakte se kam qene aq afer korrupsiont qe ndollte ne shqiperi i udhehequr nga lobi grek.
Prandaj me vjen keq qe ne shqiptaret kemi me shume fjale se pune.........dhe mjere ne sa do vuajm.

Me respekt Zonje nga R-A-F

Ps:me the ne nje mesazh qe isha kriminel hajdut etj. kam qene zonje e pranoj por nuk eshte nevoja te ma kujtosh,por kurr se kam shitur lekuren per leke as te serbi dhe te askush,por eshte e lehte ta gjykosh tjetrin,pa ja veshur kepucet. :shrug:
 

Mexhide Kycyku

Primus registratum
Re: (Cameria)Zjarrin e don politika Shqiptare qe te zgjidhet Cameria

Ashtu zoti R.A.F edhe unë nuk dua ta kem fatin e babait tim.
Kur ka vdekur babai im unë kam qënë në Shkodër, vëllaun e kisha në burgjet jugosllave si nacional-irredentist dhe unë pata ikur në Shqipëri nga dhuna më shumë shqiptare se sa serbe në vitet e 80-ta.
Isha e varfër, e papunë se kisha shkruar për bashkimin kombëtar, e aq më shumë për Camërinë...po dolën shqiptarër e mi pseudopatriotët dhe mi rrënuan të gjitha ëndrrat.
Ata e martuan burrin tim me një grua nga Mitrovica e sotme e ndarë dhe FITORE të madhe atdhetare e zinin kur më mundnin mua.
Pastaj qeshnin e ngërdheheshenin me shkrimet e mija për Qamërinë...sikur të isha Antigona e Sofokliut dhe gjuhesha me gurë e me fjalë shpotitëse.
Janë fjalët tona të mëdha dhe puna e vogël që na i sjellë këto garramete.
Mua ma ka bërë i imi dhe nuk dua të qaj kokën për shqiptari.
Sa të ketë njerëz atdhetarë që djegen me babë, e babëgjysh si ti, kurrë s'kemi me u bërë komb.
Komb bëhemi kur t'i lënë fjalët llafegjinjtë e të rrokin punët me zell e seriozitet ashtu si babai yt e i imi, si ti dhe vëllau im për atdhe.
Anipse të ka vdekur babai yt në rrethana të tilla, ti nuk fiton asgjë nëse e dijshe zotrote se "armiku i brëndshëm" qënka më i madhe se i jashtmi.
Mua më bëhet qejfi që në krye të Shqipërisë është Fatos Nanoja, se Sali Berisha e ka quar kohën duke u qjerrë dhe shumë letra i kam dërguar se do të humb pingul ashtu edhe si humbi.
Ne e meritojmë të na vijë i huaji e të na rri në votër, siq ka thënë Vaso Pasha.
Ti vet ke shkruar për armikun e brëndshëm dhe mëndon se me një tra mbahet shtëpia.
Aherë bëhu vëllamë me grekun, se fajet i ka shqiptari yt.
Sikur t'i kisha mëndët e sotit, do të isha kënaqur diskotekave të Beogradit e jo të vuaja në lulen e rinisë, e dënuar si nacional-irredentiste, e denoncuar nga shqiptarët e mi dhe e braktisutr nga burri im që e pata pritur shtatë vite në burgje.
Shqiptarit tim nuk i bëhet boll as sot, prandaj pse të hargjoj kot enregjitë e mija të fundit.
E dini zotëri...po ta gjej një serb të besës sot martohem me të dhe të harroj qështjen kombëtare që ka mbetur në mua, e në ty...
Sot dua që një bir shkine të bëhet oresident i Kosovës edhe mbase do vij ajo ditë duke e llogaritur nga armiqtë e brëndshëm.
E pseudopatriotët do të jenë në ballë të oxhakut si gjitmnonë.

Me respekt Nastradamusi.
 

R-A-F

Primus registratum
Re: (Cameria)Zjarrin e don politika Shqiptare qe te zgjidhet Cameria

Me mi vika keq per ju zonje qe ju paska bere jeta te shikoni vetem ate qe ju nevojitet,dhe ta perdridhni realitetin,qofte dhe pa dashje,eshte nje fjale e urte popullore "te rrosh si mbret dhe te vdesesh si qen" apo apo "te rrosh si qen dhe te vdesesh si mbret" nga qe ju paskeni vuajtur dhe me vjen keq per ju,por ato te qe ju kane bere te vuajn ja paskan arritur qellimit tek ju,se me vjen keq qe nxirrni nga goja te tilla fjale duke e ditur (mbase)se zemra juaj ndjen dicka tjeter.Ne rastin me konkret ju e thate vete nga ndollit qe ju kane ndollur se ishte i juaji qe ja u beri te keqen se ne gjithe kohen ne historin shqiptare ne kemi vuajtur nga percarja dhe po ja u them mbase do vije ajo kohe qe mos ta kemi nevojen per (dhune) por tani per tani e vetmja gje qe e mban shqiptarin eshte ligji dhe vetem ligji une do ta quaja (dhuna) por do me keqkuptonitPersa i perket politikes shqiptare dhe zotit Fatos Nano se paskeni idene se kush eshte dhe flisni percart,ose ju nevojitet ajo menyre e te folurit ashtu,se mbase ku i dihet ne nje (strofkull)jeni dhe ju me ata,dhe une lodhem kot me duket te kruej nje bisede kur fundi i dihet se cili do jete.

(Duhet te rregullosh shpirtin tend pastaj te kujtohesh per tjetrin)
Ps:nuk ishte per ju por eshte nje thenie e tille mund ta merrni ne shume menyra.
Me Respekt R-A-F
 

Mexhide Kycyku

Primus registratum
Re: (Cameria)Zjarrin e don politika Shqiptare qe te zgjidhet Cameria

R.A.F nu dukesh që je nga Camëria se dialektin cam do e njihja që në fjalën e parë.
Ti më shumë më ngjanë në një të shkruar gegërishte se toskërishte.
Mos harroni se Nënë Tereza nuk ka kapur pushkët për Prizrenin; Shkupin dhe Tiranën e saj po ajo shqiptarisë i ka bërë emër në mënyrën e punës së saj.
Unë jetoj jetën time me nderë, një jetë humaniste për njeriun.

Mbeqi me shëndet dhe ju përshëndesë Nastradamusi.
 

R-A-F

Primus registratum
Re: (Cameria)Zjarrin e don politika Shqiptare qe te zgjidhet Cameria

Ne rralle te pare shume flm: per pergjigjen,persa i perket se si dhe ne cfare menyre po komunikoj me ju une perpiqem me nje gjuhe qe ju e kuptoni zonje se po tja nis me dialektin Came biseda jone do te kishte nevoj per perkthyes.une jam Came por ne rralle te pare jam shqiptare dhe do te vdes i tille qofte dhe larg asaj toke qe qe me ka bere. Jam krenare per nene Terezen se ajo zgjolli menyren e saj dhe ja perkushtoi jeten asaj menyre pa fjale por me zemer,dhe mua me pelqejn njerezit qe jane te vendosur dhe i perkushtohen dickaje se rralle mund ta gjesh tek kombi yni kete veti.

Me respekt R-A-F
 

Mexhide Kycyku

Primus registratum
Re: (Cameria)Zjarrin e don politika Shqiptare qe te zgjidhet Cameria

Faleminderit poashtu edhe juve R.A.F.
Meqë përmëndët fjalën përkthyes, unë punoj edhe si përkthyese këtu në Suedi për shiptarët që ende e zotërojnë pak apo fare gjuhën suedeze.
E di se kryeministri grek ka jetuar një kohë në Suedi dhe e njeh mjaft mirë gjuhën suedeze dhe se është mjaftë i respektuar nga qeveritarët suedezë.
Do ju isha falënderuese po të ma gjejë dikush adresën e kryeministrit grek dhe të bisedoja me të apo t'i shkruaja letra se si e sheh zgjidhjen e cështjes came brënda territorit grek dhe cfarë të drejtash gëzojnë camët në Greqi.
Ose do të bëj plane që verën e ardhme pra në mot të paketoj valixhet e udhëtimit dhe t'ia mësyej vet Camërisë për pushime verore dhe në mes tjerash të takoj kryeministrin grek.

Me respekt Nastradamusi.
 

R-A-F

Primus registratum
Re: (Cameria)Zjarrin e don politika Shqiptare qe te zgjidhet Cameria

Me behet qejfi qe me ne fund arritem te kuptohemi pak a shume,ju falenderoj per perpjekjen qe doni te beni,dhe do te isha shume i gezuar sikur ju mund te arrinit dicka jo vetem une qe do isha i gezuar po dhe shume shqiptare te tjere,por fatkeqsisht mesa duket nuk i njihni greket se kush jane ,ket gje se them ne pergjithsi, se kudo ka njerez te mire.
Une sinqerisht do ju isha borxhli gjate gjithe jetes nqs ju mund te kryenit dicka por dhe me behet qejfi qe te pakten e thate fjalen e mire qe jeni gati per te ndihmuar se askush se don luften as (terrorin)por te gjithe e duam paqen,por ajo vjen vetem kur te dyja anet e mirepresin.
dhe nje here ju faleminderit juve per biseden qe filluam qofte dhe pak me kripe ne fillim ,dhe nqs ju kam ofenduar ju kerkoj falje per kete gje.
Ju uroj nga zemra fat dhe shendet ne jete,ta mbani koken lart per ate qe jeni,dhe te jeni krenar qe jeni shqipetare.

Me shume Respekt R-A-F

Ps:
do kisha qejf qe te flisnim dhe here te tjera kuptohet me deshiren e juaj.
 

Mexhide Kycyku

Primus registratum
Re: (Cameria)Zjarrin e don politika Shqiptare qe te zgjidhet Cameria

Faleminderit R.A.F por me kaq edhe dua të mbarojë ajo cfarë unë mëndoj.
Në të vërtetë fare pak e njoh problemin cam, pothuajse fare...po unë kam ardhur në përfundim se me rëndësi është të kesh bazë ekonomike, shkollë, profesion dhe punë aty ku jeton, pa pasur nevojë që njeriu të lodhë kokën se në cilën gjuhë i merr këto të mira njerëzore.
Të flasësh shqip, të shkollohesh në gjuhën shqipe në Universitetin e Tiranës dhe pastaj të bëhesh hammall rrugëve të Athinës ngase je i varfër në Shqipëri???!!!nuk di si ta quaj.
Unë për vehte kam jetuar edhe si e varfër dhe kam luftuar për të drejtat e mija kombëtare, por më shumë do i kisha dhënë shqiptarisë kur të isha shkolluar në Universitetin e Beogradit dhe po ta kishim okupuar Serbinë me njohuri, me entusiasëm dhe t'ia kishim kaluar studentëve serbë në kryeqytetin e tyre.
Atyre do u kishim penguar edhe më shumë kur të ishim bërë nxënës të dalluar në gjuhën e tyre dhe me djersë e mund, e aty-këtu edhe me gjak po të na kishin vrarë në pabesi pse na e kanë inatin.
Por del prap njeriu tek fjala Fatin tim nuk e nënshkruaj!
Dua të them se ka qënë e shkruar që shqiptarët nën ish-republikat sllave të kenë fat të tillë siq e kanë pasur dhe e kanë...
Padrejtësinë e triumfon me rebelizëm por shpejt i bie shkëlqimi, ndërsa punës dhe mundit kurrë nuk i bie vlera.
Unë e di se ka grekë të këqinj, ashtu siq ka edhe shqiptarë, sllavë, amerikanë,apo suedezë të këqinjë.
Mentaliteti ballkanas është i tillë dhe specifik që për Europën sidomos për shqiptarët nuk është aq i panjohur me taktikën e të fortit mbi të dobëtin.
Megjithatë kur dijmë të kritikojmë fqinjtë tanë, e t'ua numërojmë të bëmat e tyre më 1913-1945-1955, 1968, 1981, 1987, 1990, 1999, pse nuk bëhemi më të mirë se ata, edhe të kapemi për Amerikën dhe Europën, ashtu siq diti të lidhet Enver Hoxha me Qang-Qungat, dua të them nga Ballkani e në Kinë.
Jo të kapemi për ndihmat e europianëve apo të Amerikës, po të punojmë si europianët, aherë as Europa nuk do të ikte nga vetvetja, dua të them nga njërëz demokratë e punëtorë si vet.

Me kaq mbarova R.A.F.,
Përshëndetje nga Nastradamusi!
 

gentilushi

Primus registratum
Re: (Cameria)Zjarrin e don politika Shqiptare qe te zgjidhet Cameria

si e parashikon ti nostradamus do zgjidhet ceshtja e camerise ne favor te plote ashtu sic duam ne shqiptartet?????????????????????
 

R-A-F

Primus registratum
Re: (Cameria)Zjarrin e don politika Shqiptare qe te zgjidhet Cameria

Ajo ushte shume pesimiste lal po ta lexosh nga i ane nuk kishte faj po nga ana tjeter,e bon nga padia, se gjithmone nostradamus ka tre rrugezgjidhje te majte te djathte ose si e du une ne mes,se ke ke zgjedh ti nuk e mora vesh,
Cicero lal lexoje ca ka shkrujt dhe e gjen pergjigjen /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Mexhide Kycyku

Primus registratum
Re: (Cameria)Zjarrin e don politika Shqiptare qe te zgjidhet Cameria

Si e paramëndoj qështen came???
Unë nisem nga Shqipëria dhe Kosova.
Camët, shqiptarët nën Maqedoni, në Preshevë, e Malë të Zi duhet të kenë një Shqipëri dhe Kosovë të fortë ekonomikisht, shtete sovrane, punëtore dhe të pavarura nga ndihmat e huaja për bukën e gojës...aherë jo vetëm camët, tetovarët, preshevarët, ulqinasit që do na bashkohen neve, po edhe grekët e sllavët do të na lusin të marrin nënshtetësinë shqiptare dhe t'i bashkohen Shqipërisë së Madhe Etnike.
Kërkesat e shqiptarëve kudo janë të drejta, por...po ne jemi më tepër dëmi i atdheut me krime e abuzime, se sa dobia e qështjes kombëtare.
Unë nuk jam pesimiste, përkundrazi jam optimiste...dhe optimizmi sendërtohet me punë, pa krime dhe vedhje në dëm të atdheut, njeriut dhe femrës shqiptare.
Me kriminalitete drogash, prostitucion, korruptim që është në avanatzh të madh ndaj asaj që quhet pozitive...R.A.F-i vet e paska pranuar se ska vënd për optimizëm por për pesimizëm.
Lexoje "O moj Shqipni" të Vaso Pashës dhe gjeni po këtë parashikim që kam shkruar unë.
lexoni"Baba Tomorin" e Cajupit dhe aty hasni po në këto halle që shkruaj unë, ti, ai, ajo, ne ju, ata, ato shqiptarët.
Kish takuar njëherë Nastradin Hoxha një fshatar që kish hipur në një lis dhe po prente një degë të atij lisi.
-Ke për t'u rrëzuar!- e këshillon Nastradini fshatarin.
Jo, jo nuk do rrëzohem!- i përgjigjet fshatari.
Nastradini vazhdon rrugën më tutje dhe kur fshatari më në fund e pret degën dhe rrëzohet për tokë siq i kishte thënë Nastradini, vrapon për ta nxënë Nastradinin e ndalë në rrugë dhe e pyet si e diti ai, se ka për t'u rrëzua?
Po ti ishe ulur pikërisht në degën që ishe duke e prerë, si mos të rrëzohesh?!-i përgjigjet Nastradini.
Po mirë!- i thotë fshatari Nastradinit,-pasiqë e dite se do rrëzohem nga lisi, më trego se kur ka me vdekë?
Nastradini s'di c't'i përgjigjet fshatarit mëndohet në vehte dhe thot:
Ti do të vdesësh në ditë të javës!

"Masanej zana ma dha cicën, tha shko kullote bullicën.
Masanej hypa me ni thanë, hajt në mujshi me e ditë cka po du me ju thanë..."(fragment nga humori shqiptar)
 

gentilushi

Primus registratum
Re: (Cameria)Zjarrin e don politika Shqiptare qe te zgjidhet Cameria

domethene qe shqiperia do shuhet thua ti??? :lol: :lol: :lol:
po mire po se emi nje fshatar budalla nuk do te thote se kemi gjithe fshatin idiot.
prandaj mire e ke ti qe thua se shqiperia dhe kosova duhette jene shembull i progresit dhe demokacise po keto gjera nuk behen ne nje jave.
pastaj jane edhe shume faktore te jashtem qe ndikojne per shume nga keto ceshtje.
hajt shendet.

punet e shtepise nuk ti ben komshiu.
 

balforum

Primus registratum
Re: (Cameria)Zjarrin e don politika Shqiptare qe te zgjidhet Cameria

Si e paramëndoj qështen came???
Unë nisem nga Shqipëria dhe Kosova.
Camët, shqiptarët nën Maqedoni, në Preshevë, e Malë të Zi duhet të kenë një Shqipëri dhe Kosovë të fortë ekonomikisht, shtete sovrane, punëtore dhe të pavarura nga ndihmat e huaja për bukën e gojës...aherë jo vetëm camët, tetovarët, preshevarët, ulqinasit që do na bashkohen neve, po edhe grekët e sllavët do të na lusin të marrin nënshtetësinë shqiptare dhe t'i bashkohen Shqipërisë së Madhe Etnike.
Kërkesat e shqiptarëve kudo janë të drejta, por...po ne jemi më tepër dëmi i atdheut me krime e abuzime, se sa dobia e qështjes kombëtare.
Unë nuk jam pesimiste, përkundrazi jam optimiste...dhe optimizmi sendërtohet me punë, pa krime dhe vedhje në dëm të atdheut, njeriut dhe femrës shqiptare.
Me kriminalitete drogash, prostitucion, korruptim që është në avanatzh të madh ndaj asaj që quhet pozitive...R.A.F-i vet e paska pranuar se ska vënd për optimizëm por për pesimizëm.
Lexoje "O moj Shqipni" të Vaso Pashës dhe gjeni po këtë parashikim që kam shkruar unë.
lexoni"Baba Tomorin" e Cajupit dhe aty hasni po në këto halle që shkruaj unë, ti, ai, ajo, ne ju, ata, ato shqiptarët.
Kish takuar njëherë Nastradin Hoxha një fshatar që kish hipur në një lis dhe po prente një degë të atij lisi.
-Ke për t'u rrëzuar!- e këshillon Nastradini fshatarin.
Jo, jo nuk do rrëzohem!- i përgjigjet fshatari.
Nastradini vazhdon rrugën më tutje dhe kur fshatari më në fund e pret degën dhe rrëzohet për tokë siq i kishte thënë Nastradini, vrapon për ta nxënë Nastradinin e ndalë në rrugë dhe e pyet si e diti ai, se ka për t'u rrëzua?
Po ti ishe ulur pikërisht në degën që ishe duke e prerë, si mos të rrëzohesh?!-i përgjigjet Nastradini.
Po mirë!- i thotë fshatari Nastradinit,-pasiqë e dite se do rrëzohem nga lisi, më trego se kur ka me vdekë?
Nastradini s'di c't'i përgjigjet fshatarit mëndohet në vehte dhe thot:
Ti do të vdesësh në ditë të javës!

"Masanej zana ma dha cicën, tha shko kullote bullicën.
Masanej hypa me ni thanë, hajt në mujshi me e ditë cka po du me ju thanë..."(fragment nga humori shqiptar)

_______________________

Pozitiv :thumbsup:
 

R-A-F

Primus registratum
Re: (Cameria)Zjarrin e don politika Shqiptare qe te zgjidhet Cameria

Cicero me bohet qejfi lal qe ka njerez qe mendojn si puna jote,po kur shof kot tjeret e kuptoj pse kemi vujt kaq shume.
se ajo thenia lufto te brendshmin dhe do njofesh te jashtmin kto e morin si thenie komunistesh,une e them se i pershtatet te qenit njerzor.(per ato qe e qujn veten njerz te pakten)

Me respekt R-A-F /pf/images/graemlins/smile.gif
 
Top