Re: (Cameria)Zjarrin e don politika Shqiptare qe te zgjidhet Cameria
Si e paramëndoj qështen came???
Unë nisem nga Shqipëria dhe Kosova.
Camët, shqiptarët nën Maqedoni, në Preshevë, e Malë të Zi duhet të kenë një Shqipëri dhe Kosovë të fortë ekonomikisht, shtete sovrane, punëtore dhe të pavarura nga ndihmat e huaja për bukën e gojës...aherë jo vetëm camët, tetovarët, preshevarët, ulqinasit që do na bashkohen neve, po edhe grekët e sllavët do të na lusin të marrin nënshtetësinë shqiptare dhe t'i bashkohen Shqipërisë së Madhe Etnike.
Kërkesat e shqiptarëve kudo janë të drejta, por...po ne jemi më tepër dëmi i atdheut me krime e abuzime, se sa dobia e qështjes kombëtare.
Unë nuk jam pesimiste, përkundrazi jam optimiste...dhe optimizmi sendërtohet me punë, pa krime dhe vedhje në dëm të atdheut, njeriut dhe femrës shqiptare.
Me kriminalitete drogash, prostitucion, korruptim që është në avanatzh të madh ndaj asaj që quhet pozitive...R.A.F-i vet e paska pranuar se ska vënd për optimizëm por për pesimizëm.
Lexoje "O moj Shqipni" të Vaso Pashës dhe gjeni po këtë parashikim që kam shkruar unë.
lexoni"Baba Tomorin" e Cajupit dhe aty hasni po në këto halle që shkruaj unë, ti, ai, ajo, ne ju, ata, ato shqiptarët.
Kish takuar njëherë Nastradin Hoxha një fshatar që kish hipur në një lis dhe po prente një degë të atij lisi.
-Ke për t'u rrëzuar!- e këshillon Nastradini fshatarin.
Jo, jo nuk do rrëzohem!- i përgjigjet fshatari.
Nastradini vazhdon rrugën më tutje dhe kur fshatari më në fund e pret degën dhe rrëzohet për tokë siq i kishte thënë Nastradini, vrapon për ta nxënë Nastradinin e ndalë në rrugë dhe e pyet si e diti ai, se ka për t'u rrëzua?
Po ti ishe ulur pikërisht në degën që ishe duke e prerë, si mos të rrëzohesh?!-i përgjigjet Nastradini.
Po mirë!- i thotë fshatari Nastradinit,-pasiqë e dite se do rrëzohem nga lisi, më trego se kur ka me vdekë?
Nastradini s'di c't'i përgjigjet fshatarit mëndohet në vehte dhe thot:
Ti do të vdesësh në ditë të javës!
"Masanej zana ma dha cicën, tha shko kullote bullicën.
Masanej hypa me ni thanë, hajt në mujshi me e ditë cka po du me ju thanë..."(fragment nga humori shqiptar)