Re: ca po hani tani???...
receta per nje primo italiane CARBONARA
per 4 PERSONA
500gr.spaghetti
50gr gjalp
1kokerr qepe(madhesi mesatare)
250 gr pancetta affumicata
400ml panna
1 kokerr veze
50 gr grana(djath i grire)
koha e pergatitjes 30 min
Ne nje tigan skuqim sasin e e gjalpit duke shtuar me pase qepen e grire imet.Kur qepa te marri ngjyre te kuqerrisur nga skuqja i shtojme gjysem gote uje.i lejme te zihen derisa te shterroje uji,nderkohe vendosim ne nje tenxhere me 3 lt uje per te vluar.Mbasi te jete avulluar komplet uji tek qepa shtojme pancetten.ne nje pjate hedhim vezen,e tundim mire deri sa te jete krijuar nje mase homogjene,me pas shtojme panen duke i trazuar mire e mire bashke me vezen.kete perzierje e hedhim te tigani per tu zier me pancetten dhe qepen.i lejme per rreth 1 min ne zjarr. i shtojme nderkohe sasine e djathit te grire.nga kjo perzierje marrim nje lloj slace e cila sapo makaronat te jene te ziera i bashkojme dhe del pjata ime e preferuar"CARBONARA"
PS.eshte shuuuuuuuuuumeeeeeeeeeeee e mire.mund ti shtoni salces majdanoz dhe piper.pergatitet ne nje kohe shume te shkurter
eshte specialitet i imi.jepni mendimin tuaj per rezultatin