Eshte shume e thjeshte te thuhet "nuk isha une", apo "me barin e thate digjet dhe i njomi", e me pas te kete pretendim - i drejte ne fakt - qe dikush eshte lene jashte pa te drejte sepse dikush tjeter ka bere dicka qe ka merituar nje perjashtim.
Cfare mund te behet ne kete rast, eshte qe te mos percillet pesha e largimit te dikujt qe prish rregullin vetem tek drejtuesit dhe mirembajtesit e kanalit/rrjetit. Nese eshte kerkuar qe problemi te zgjidhet prej tyre, atehere nuk ka as shume vend per t'u ankuar se kjo zgjidhje nuk eshte e drejte, apo jo humane, apo ku di une. Ka shume faktore qe ndikojne ne nje zgjidhje te caktuar dhe qe nuk kane fare te bejne as me humanizmin, as me drejtesine demokratike, etj etj etj.... por jane faktore te paster teknike: si eshte ndertuar rrjeti, si funksionon kanali, ne cfare forme lidhen perdoruesit, cfare topologjie ka provider i perdoruesve, etj. Kur te tera keto kombinohen se bashku, eshte me e qarte se pse zgjidhjet e problematikave te caktuara jane ne nje forme te caktuar, pavaresisht pakenaqesive.
Nje menyre per te permiresuar situaten, do te ishte qe sa here dikush tregon dhe perdor sjellje abuzive dhe qe te tere e kane te qarte se eshte ne kufijte e merites per nje perjashtim, te mos qeshet e te mos duartrokitet abuzuesi, por te mendohet pak me thelle sesa nje kenaqesi per gallaten e momentit dhe te mos harohet se nga arsye te ndryshme, perjashtimi i abuzuesit mund te ndikoje ne menyre indirekte dhe te padeshiruar ne nje perjashtim vetjak. Mund te jete gjithsecili "bari i njome" qe digjet gabimisht edhe me te thatin. Keshtu qe gjeja me e mire per t'u bere eshte te ndihmohet lulishtari ne mbajtjen paster te oborrit dhe te mos inkurajohet tharja e barit nga filizat e njome; nganjehere aq te njome sa nuk dine as cfare eshte e mire per veten e tyre.
Dhe ne kete menyre jeta eshte me e thjeshte dhe me e bukur per te tere.