C' ESHTE DASHURIA .-PER JU-

ajax

Primus registratum
C' ESHTE DASHURIA .-PER JU-

Sot po boja muhabet me njonen,n'muhabet e siper ra fjala te DASHURIA une e pyeta c'esht dashuria. Dashuria,mu pergjigj eshte si me t'thon,jo keshtu,e po ashtu.me dy fjale nuk dinte te zberthente fjalen DASHURIA.me kte rast ju pyes dhe juve c'eshte dashuria me respekt /AJAX + IL MIO MAMURRAS/
 

nike palkola

Primus registratum
Re: C' ESHTE DASHURIA .-PER JU-

Dashuria është thelbi, kuptimi dhe gjëja më e madhe dhe më e rëndësishme e jetës.
Ajo/ai që nuk dashuron është i/e vdekur ndër të gjallë.
Sikur të mbretëronte dashuria e vërtetë në zemrat- qeniet e vetëdijet e njerëzve kishte me qenë parajsë në këtë botë.
Dashuria eshtë Zoti.
 

miri-i-mire

Primus registratum
Re: C' ESHTE DASHURIA .-PER JU-

ti mistiku qeke rop Zoti
jam dakort me ty Zoti eshte Dashuri.. flasim per Dashurine e paster ne nivelin e saj me te larte.
Dashuria eshte kuptimi i jetes thelbi i saj, ne duhet gjithmone me vullnetin e mire te duam dhe te mesojme te duam gjithemone.. Dashuria ska fund eshte nje rruge qe kerkon shume sakrifica, e vetmja qe na çon drejt lumturise, me forcen tone ne nuk mund te dashurojme pergjithemone, ka momente te cilat jemi te dobet e nuk arrim te duam me e dashuria jone shuhet, por duhet ta kerkojme kete tek Krijuesi qe eshte dashuri e pa fundme, vete Burimi, mjaft te besojme, e Ai te do na jap dashurine e paster falas e me bollek..
THUHET: ""USHQIMI I DASHURISE ESHTE VUAJTJA""
Pak e thelle kjo por nese e mundohemi ta provojme do ta kuptojme qe jemi ne bote per Dashuri si bij te drites... me dashshuri Miri!!
 

nike palkola

Primus registratum
Re: C' ESHTE DASHURIA .-PER JU-

Miri- i mirë,
Më pëlqyen fjalët e Tua. Ata/ato që janë bërë Dashuri, dashurojn çdogjë, edhe ata që i urrejn ata/ato, dashuron edhe armikun. Dashuria e vërtetë nuk varet prej të tjerëve, prej faktorëve të jashtëm. Pse të gjelozojmë e të urrejmë? Me to vetem e dëmtojmë shpirtin. Kur japim më shum se marrim ne marrëdhënie dashurie ajo do na shpërblehet njëqindfish! Dashuria e vërtetë nuk ka posesion, egoizem, gjelozi, urrejtje, zili, smirë etj. Përshëndetje!
 

miri-i-mire

Primus registratum
Re: C' ESHTE DASHURIA .-PER JU-

DASHURIA DURON GJITHEÇKA. ARSYETON GJITHEÇKA, FAL GJITHEÇKA... e keto sjane mendime idealiste apo teorike por jane fryt i nje eksperience dhe impenjemi me vullnet te mire dhe te urte ne gjykim <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" /> te atyre qe flasin ngadale e arsyetojne "tmerresisht" shpejte!! ME DASHURI Miri i mire... web page
 

Agim Bubullima

Primus registratum
Re: C' ESHTE DASHURIA .-PER JU-

Imagjino nje nate dimri ne shtepi kur nuk ka drita pa qiri.Perjashta bie Shi, papritur nje vetetim e fuqishme e mbush shtepine plot drite, ne te qindat e secondit te krijohet pershtypja sikur erdhi korrenti.Pas dy apo tre secondash e kupton qe nuk eshte e vertet.
thumbsup.gif
sleep.gif


E njejta gje ndodh me dashurine.
 

nike palkola

Primus registratum
Re: C' ESHTE DASHURIA .-PER JU-

Kaçurreli!
Ajo që thoni nuk vlen për dashurinë e vërtetë. Vlenë për të ashtuquajturen dashuri të cilën e çfaqin shumica...
Dashuria e vërtetë mbetet edhe ndaj pesonit që nuk të do më. Unë mund ta kuptoj edhepse jam larg përsosjes, megjithse kam hy në rrymë!....
 

ere

Primus registratum
Re: C' ESHTE DASHURIA .-PER JU-

ou nje muhabet dashuri eshte ca eshte
p.s. flobo paske nostalgji per kohen e shkuar
 

ambra

Primus registratum
Re: C' ESHTE DASHURIA .-PER JU-

dashuria eshte cmenduri,pasjon,lumturi,trishtime etj... /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif
 

zoulou

ElB@S@N
Re: C' ESHTE DASHURIA .-PER JU-

Dashuria eshte ndjenje qe te ben te lumturin/ren e kesaj
bote dhe nje ndjenje tjeter qe te trishton jasht mase ....
Por duhet jetuar te pakten nje here ne ket jete /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif
 

scorpion71

Primus registratum
Re: C' ESHTE DASHURIA .-PER JU-

Eshte gjeja me e bukur ne kete bote qe zoti e ka krijuar per njeriun. Pa te njeriu do te dukej sikur lulja e vyshkur dhe ethare. Nuk mund ta mendojme ate moment kur njerzit do te ndalojne ta dashurojne njeri tjetrin, por besoj se ajo kohe nuk do te vie kurre.
 
M

Mortal

Guest
Re: C' ESHTE DASHURIA .-PER JU-

Pse e thajme nje lule mes faqe librash?
 

studenti100

Forumium praecox
Re: C' ESHTE DASHURIA .-PER JU-

Dashuria e vertete nuk njeh kufijte e gezimit dhe eshte e pashtershme. Pas kesaj, jane te tjera te momentit...
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: C' ESHTE DASHURIA .-PER JU-

Eh dashuria.

A ka aq kapacitet forumi sa me shkrujt gjithçka mbi dashurinë?

Do filloj të shkruaj ca mbi dashurinë kur të kem më shumë kohë në këto kohë nostalgjie ...

Ndërkohë mendohuni edhe ju.
 

toro_loco

Forumium praecox
Re: C' ESHTE DASHURIA .-PER JU-

Dashuria eshte fatkeqesia e vetme e parashikueshme, zhgenjimi i vetem i programuar te cilen e deshiron serish.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: C' ESHTE DASHURIA .-PER JU-

Dashuria mund të jetë gjithshka përveç se fatkeqësi apo zhgënjim.

Kur dashuron, panvarësisht përfundimit, je më i përmbushur si person si dhe shpreson të gjesh përsëri atë që ndjeve kur dashurove.
 

shefki

Papirus rex
Re: C' ESHTE DASHURIA .-PER JU-

Ekzistenca jone GRIGORES e ka zanafillen ne dashuri ,pra ne jetojme se dashurojme e anasjelltas.Dashuria kundrejt nje personi mund te shnderrohet ne fatkeqesi,por me kalimin e kohes
dashuria ringjallet(per dike tjeter!)
Mbi te gjitha Dashuria(bekimet e mia!)mund te perkufizohet keshtu:Nje koktej qejfi-hidherimi me popullor se uji vete!
 
Top