Bush dhe Terrorizmi

Bush dhe Terrorizmi

Presidenti Bush (ai me W) do te mbahet mend ne histori per luften kunder terrorizmit.
Apo ndoshta Zoti Bush do te mbahet mend per luften ne Irak? Dikush ne krah te tij do te mundohej te argumentonte se lufta ne Irak dhe lufta ndaj Terrorizmit jane e njejta gje dhe deri disa muaj me pare edhe mund te kishte bindur dike. Por jo me.
Me se fundi u mor vesh perfundimisht se midis Sadamit dhe Al Qaides nuk egzistonite thuajse asnje lidhje e mirfillte. Renia e Irakut komentohet nga ekstremistet Islamike si shembia e nje "tradhetari te besimit" (Sadam) ndersa mbijetesa e Bin Ladenit pershkruhet si "mbrojtja e Allahut per njeriun e vet". Presidenti Bush i ka ngaterruar disa luftra bashke duke krijuar nje gurgule qe nuk merret me vesh fare.
6 Here ne 3 vjetet e tij si President ai ka nderruar drejtuesin e zyres se Anti-Terrorizmit Amerikan, ndersa i Ati (ai pa W) mbajti te njejtin person per 4 vjete ne kete pozite, gjithashtu Klintoni, nje te vetem per 8 vjetet e administrates se vet.
Ne Irakun pa Sadam, pa Alkaida dhe pa asnje arme te shkaterrimit ne mase jane momentalisht te perqendruar 150,000 trupa amerikane te cilet do te qendrojne atje edhe per disa vjete te tjera.
Ndersa ne frontin qe ndjek Osama Bin -Laden ne Afganistan, Presidenti Bush ka vetem 11,500 trupa.
Duke ditur se Iraku nuk e ka sulmuar kurre ameriken ndersa Osama e sulmon vazhdimisht, a nuk duken keto shifra disi te shperqendruara? Cfare po bejme ne Irak? Pse nuk po i drejtojme energjite ndaj terroristeve te vertete?

Nderkohe Al-Qaida goditi edhe nje here ne Indonezi dje, hotelin Amerikan, Marriot. 14 te vdekur, dyshohet te kete qene nje vetevrases me eksploziv.
 

tirana

Primus registratum
Re: Bush dhe Terrorizmi

..fiks fare, qafsha t'gjith!! :eek:

Ke harru me thon ne fund "God bless america"
 

tirana

Primus registratum
Re: Bush dhe Terrorizmi

Thojn masnej qe klonimi eshte ne faze ekperimentale.. Jo e jo, u ka bo realitet!
 

Admir

Forumium maestatis
Re: Bush dhe Terrorizmi

Ktu ne AF, Al Qaeda do kete noj celule patjeter... /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

jula

Primus registratum
Re: Bush dhe Terrorizmi

Jooo, po te kishte pasur do ta kishim kuptuar: 10 dite para "krimit" do te kishte nisur sulmi preventiv. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Blendi

Primus registratum
Re: Bush dhe Terrorizmi

Fillimisht postuar nga Logos:
[qb] Ktu ne AF, Al Qaeda do kete noj celule patjeter... /pf/images/graemlins/laugh.gif [/qb]
Kjo s'eshte fare per te qeshur edhe pse e ke thene ne humor e siper. E verteta eshte qe po ndodh ne te vertete ne Amerike. Ose me sakte po ndodhte. Pasi tani qe fshati duket...iku kallauziii.

Zoti Bush po thonte dicka te ngjashme ndaj UN dhe BE para luftes por tani po lyp ushtare europiane.
 

batoja

Primus registratum
Re: Bush dhe Terrorizmi

Fjalimi eshte shkeputur nga fjala e presidentit drejtuar anetareve te albforum-it.

Thirrje!!!!

Vellezer e motra shqiptare,
Tani behen plot dy vjete qe kur sulmi terrorist i solli kaq shume dhimbje ketij vendi heroik qe i duhet botes edhe ne. Neser ne perkujtojme jetet e pafajshme. Sot ne duhet ti kthehemi menjeher detyrave tona mbi mbrotjen e jetes suaj, me vetemohim dhe trimer.

Kete vit kemi realizuar shume---ne Afganistan e me tej. Kemi ende per te bere--ne afganistan dhe e me tej. Shume shqiptare te mbledhur ketu jane bashkuar ne luften kunder terrorizmit boteror dhe populli i shteteve te bashkuar eshte mirenjohes.

Shtetet e bashkuara linden nga shpresa qe i mbijetoji luftes boterore---nje shprese per nje bote qe udhehiqet nga drejtesia, duke u ndare nga dogmat e vjetra te frikes dhe sherrit. Baballaret tane zgjodhen per ne nje bote ku paqja te mos cenohet me kurre nga vullneti dhe dobesia e nje neriu. Ne krijuam Albforumin qe te ishte me shume se fjalet boshe dhe resolutat e pavlere te OKB-se. (te gjithe anetaret cohen dhe duartrokasin, dikush edhe bertet me te madhe "Rrofte amerika")

Vellezer te dashur, armiku si nje gjarper na fle ne gji (une nuk e di qe meshkujt te kene gjinje, megjithate presidenti e di vete!). Ne gjirin tone vellezer! Ne gjirin e bollshem te demokracise ushqehen gjarperinj qe cenojn rendin e arritur me kaq sakrifice e gjak. (duartrokitje)
Motra te dashura, motra te dashura, motra te dashura --(ketu presidenti ben nje pauz te gjate e merr fryme thell) ah motra te dashura --(presidenti kupton se ka ngatarruar rrjeshtin per "gjirin"). Armiku eshte midis jush, fle me ju, ha me ju, pi me ju dhe nga ju. (duartrokitje dhe brohorima).
Armiku yne ka nje emer, nuk eshte pa emer. Forcat tona te perbashketa e te fuqishme si asnjeher ne historine e Shteteve te bashkuara ja gjeten emrin ne nje makine (ketu presidenti nuk permend informacionin e plote te sherbimeve sekrete ku permendej se dikush kish harruar dosjen, nje pale sytjena, nje kuti me prezervativ me shije salmoni te tymosur, nje parfum dhe ca kokrra Viagra).
Armiku yne Al-keida, al-kuda, al-kida (presidenti provon disa here te lexoj fjalen) dhe koka e tij Usama bin Laden (Presidenti nga takimet e meparshme me te ne Texaco&Co ja di mire emrin) gjendet midis jush dhe ne duhet ta cfarosim, ta zhdukim nga faqja e dheut sikur te mos kishim ndegjuar ndonjeher per te.
Juve, anetareve te forumit ju ngelet si detyre patriotike te zhdukni cdo mbeturine qe ngelet (ketu presidenti kruan pak dhemballen ku i ka ngelur nje fije salmoni i tymosur nga dreka). Juve, anetareve te forumit ju bie barra e rende ti gjeni, ti ekzekutoni ose te na i dorezoni ne (ketu presidenti tund nje cek te bardhe ne dore)--(e tere salla cohet nga karrigja dhe brohoret).
God bless America, God bless u bro's and sis in faith and freedom!
Me pas presidenti del duke pershendetur i lumtur dhe i qeshur si gjithmone.
 

tirana

Primus registratum
Re: Bush dhe Terrorizmi

Ke harru prap "God bless America"..

O boje si osht per tu bo o leje fare..
 

disku

UNI
Re: Bush dhe Terrorizmi

Fillimisht postuar nga Il Majmuno Hirko:
[qb] Ke harru prap "God bless America"..

O boje si osht per tu bo o leje fare.. [/qb]
:lol: :lol: :lol: :lol:
I modh je . lol ca kom qesh /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

hugo

Primus registratum
Re: Bush dhe Terrorizmi

Bushi dhe aktet e tij terrorriste.(ah me falni Bin Laden dhe aktet terrorriste)
po crendesi ka njesoj jan.te dy ia arriten qellimit ta bejne boten me pak te sigurt.
 
Top