Bursat, kriteret dhe kategoritë që përfitojnë
Brenda dhjetë ditëve pritet të zbardhet relacioni për akordimin e pagesave për studentët e vitit 2009-1010

Brenda dhjetë ditëve, në universitetet e vendit do të mbërrijë numri i saktë i bursave, nga të cilat do të përfitojnë studentët. Kategoritë që përfitojnë bursat e sistemit universitar janë ata që kanë kryesisht vështirësi ekonomike, studentët në nevojë, ose studentët më të mirë. Kjo jepet si stimul për ata që zotërojnë rezultate të shkëlqyera dhe janë sistematikë.

Nga ana tjetër, bursat jepen edhe për studentët që marrin leksione në degët më pak të kërkuara, si në rastin e Fakultetit të Shkencave Natyrore, tek i cili përfitojnë të gjithë ata që kanë mesatare mbi 8. “Listat me kuotat e bursave për këtë vit të ri akademik nuk kanë ardhur ende, por presim të vijnë brenda dhjetë ditëve”, pohoi punonjësja e financës në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë. Sipas saj, menjëherë pas vendimit të Këshillit të Ministrave do të mbërrijë edhe relacioni me të dhënat përkatëse. Studentët që janë në gjendje të vështirë ekonomike, si dhe ata me mesatare 10, do të jenë të parët që do të përfitojnë nga kjo ndihmë që ofron shteti për ta.

Bursat, sipas pikës 1 të nenit 57, përballohen nga buxheti i shtetit dhe nga donacione të ligjshme. Kriteret shtetërore dhe procedurat për përfitimin e këtyre ndihmave ekonomike përcaktohen çdo vit me vendim të Këshillit të Ministrave.

Renditja e kritereve afishohet pranë sekretarive të fakulteteve. Dokumentet që dorëzohen nga studentë në nevojë duhet të vërtetojnë situatën ekonomike familjare, duke përfshirë këtu të gjitha të ardhurat mujore. Ndërsa për ata me mesatare 10 duhet një vërtetim që tregon rezultatet maksimale. Në dosjen e dokumentacionit duhet të jetë po ashtu një vërtetim nga zyra që jep ndihmën sociale, vërtetim që është banor i qytetit të studentit, vërtetim që nuk ka prona, pasuri të patundshme apo fitime të tjera. Deri një vit më parë, përfitimi i bursës ka qenë në masën 8500 lekë të reja. Çdo vit kjo shumë ka ardhur duke u rritur nga buxheti i shtetit. Pagesa bëhet një herë në tre muaj, dhe “kësti” i parë zakonisht merret në dhjetor. Në pagesë përfshihen të ardhurat për çdo muaj, të cilat mblidhen dhe jepen një herë në 90 ditë. Ky është një nga modelet e bursave të nivelit universitar, që ndryshe quhen bursa të pjesshme. Modeli i dytë i bursave ka të bëjë me bursat e ngjashme me ato që ofrohen nga organizatat shtetërore. Ato janë më të pakta në numër, po rekordin në Shqipëri e ka mbajtur fondacioni “SOROS” për bursat që ka dhënë kryesisht në mbështetje të studentëve që vazhdojnë studimet në Universitetin Amerikan në Bullgari.

Këtë vit, fondacioni “SOROS” ka ndërmarrë një tjetër iniciativë të rëndësishme, që do ta fusë Shqipërinë në skemën e bursave për studime universitare dhe pasuniversitare për studentët romë. Aplikantët duhet të jenë romë dhe të jenë duke ndjekur studimet universitare ose pasuniversitare në një universitet në Shqipëri. Këto bursa do të mbulojnë një sërë shpenzimesh, duke përfshirë këtu shpenzimet mbi librat, provimet dhe shpenzime të vogla jetese. Përveç kësaj kategorie burse, përzgjedhëse për të cilën janë intervistat dhe rezultatet, jepen edhe bursa private.

Kryesisht ato akordohen nga fondacione fetare.(Shqip)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25451. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25451