Burgu B

AlbanianEagle

Primus registratum
Burgu B

rrutullohu, kthehu, ik, mos luaj, boll kthehu, aty!

fjale qe gumezhojne neper qelite e te burgosurve dhe burgun B.

Aty tek tek dritarja e qelise M. shikonte i perqendruar nje mize te madhe nga ato te mishit....
hmm... cudi, si ka mundesi qe ne qeli te qarkullonin te tilla miza mendoi M. Ç’kerkon kjo mize?
- O S. pa hajde nje here ketu ! - i bertiti shokut pa e hequr veshtrimin nga miza
- e shikon ate mize atje tek muri ?
- he mo aty tek ajo plasaritja majtas
- Po e shikoj, ia ktheu S. e cfare ?
- si cfare ? nuk te thote gje ty ajo ?
- jo!
- po si ka mundesi te vije nje mize ketu tek ne ?
- si ka mundesi ! po nga ajri ! krahe ka e fluturon, nga te hyje tjeter ?

M. ktheu koken nga shoku e pa per pak caste i qete, dhe me pas u kthye nga miza por nuk e pa me ne mur...

...

Mengjes.

Ora 5°°
zhurma e llozit te deres u ndjeh ashper dhe ne dritare u shfaq nje tas, me pas nje cope buke e zeze
prape nje tas, nje cope buke
1 teneqe me uje
dhe tjetra pas saj, po me uje

Ne qeli u ndie levizja e trupave, shtriqjet e kraheve, gomesitjet e para, ferkimet e syve
- cohu S. buka erdhi, cohu
- po, po
S. & M. filluan te hanin ne heshtje te plote dhe ne qeli vetem zhurma e mllaçitjeve dhe gllenkat e ujit u ndihen per nje cast..

5:15
Dielli megjithese saba te pervelonte
me kazmat ne dore te gjithe u drejtuan per tek shkembi, asnje fjale nuk ndihej pervec zhurmes se hapave.
filloi puna te tere germonin dhe nganjehere degjohej ndonje – uhh
gropa qe u hap ate dite ishte vertete e madhe, sipas planeve qe brigadier K. kishte bere dy dite perpara e mburrur para komandantin se pas 3 diteve ajo grope do ishte tamam ne thellesine qe u nevojitej

..........
 

macia_blu

Primus registratum
Re: Burgu B

pastaj...?
se e di cpershtypje me la?
sikur te vazhdoje do te thuhet se te nesermen do harroji djelli te dlae dhe gropehapesit do i varrosin aty.
pls vazhdoje.... qe te mos hamendesoj.
per kaq sa lexova, te pergezoj , e bukur, sidomos miza....
sinqerisht macia!
edhe nje pyetje
ato inicialet "ag" te kujtat jane , sepse une besova se ti je autori.
 

AlbanianEagle

Primus registratum
Re: Burgu B

Mengjes 05:45
Shiu vazhdon te bjere shtruar qe dje paradite.


Brigadieri K. mori kapen ushtarake, dhe beri te ngrihej nga tryeza e punes.
- C. gati?
- Po shoku brigadier – u ndje nje ze ne paradhome.
- Toga?
- Gati! – u pergjigj zeri matane.

Brigadieri i hodhi nje sy dhomes, mori nga sirtari pistoleten, e kontrolloi, pa fisheket dhe pasi beri nje prove, e futi ne kellefin e vet ne brez, kopsiti xhaketen e u drejtua nga dalja.
- Ikim!

Ne oborrin e burgut toga ishte ne pozicion gatitu.
Brigadieri pasi doli, beri pershendetjen u fut serisht ne korridor dhe i beri me shenje dy policeve qe rrinin aty ne pozicion dhe ata gatitu.

Ne qeli u ndje llozi, S. zbuloi kuverten, i hodhi nje sy M. dhe u ngrit ne kembe. M. nuk levizi.
Drita u ndez, me pas ne dere u duken dy uniforma blu qe mbanin secila nga nje pushke perpara.
Ne dhome hyri dhe nje uniforme tjeter, dhe u drejtua nga M.
-eja!

M. u ngrit. Ishte çuditerisht per S.-ne i veshur. S. s’po u besonte syve. Shikonte mikun dhe i mbytur ne lote te harruar prej vitesh perqafi fuqimisht mikun.
- Se shpejti do takohemi serisht mik. Ji burre!
- Te fala te tjereve! – ia priti thjesht M.
- Dhe ti Gjonit, Kostes, Muses, Kristos, Baces Ton....... lotet i mbyten shpirtin. S. s’po nxirrte dot me ze, thjesht shtrengonte fort mikun e viteve te vuajtjeve. Do shihemi o mik do shihemi..... nuk ju harroj – mundi te leshonte
M. e puthi se fundit mikun e tij dhe iu drejtua uniformave – gati!

Nga korridori u duken te tjera uniforma qe mbanin ngerthyer nder krahe nje tjeter mik vuajtjesh.
M. doli ne oborr dhe pas 3 dite erresire te plote pa ajrin e qiellin qe zbraste ate shi te lehte dhe ndjeu mes atij rrebeshi te lehte dhe nje fllad te fresket qe i kthjelloi disi mendjen e mendimet e deriatehershme.

Uniformat u drejtuan nga mbrapa godines ne vendin qe te gjithe te vuajtuarit e quanin “vendi i kryqit”....

M.-se i erdhen ne mend momentet e kaluara ne femijeri, pastaj Shpresa, kraharori iu nxeh nga ngrohtesia qe kjo femer shkaktonte tek ai sa here e kujtonte ne keto vite vetmie dhe buza i qeshi. Shpresa, Shpresa ime ..... me pas ne mendje vijuan kujtimet e embla, lotet e derdhur nga ndarja e dhunshme prej saj, ndarja nga miqte, takimet e fshehta dhe planet per ne atdhe te lire nga erresira, miqte e rinj te rigjetur ne ato vite vuajtjesh, te qeshurat e lira ne kafazet e burgut ......


Uniformat u ndalen.

M. nderpreu kujtimet dhe hodhi syte nga qielli ... filloi te qeshte. Shiu kish pushuar, ne qiell kish dale ylberi......
M. ktheu pak koken nga miku tjeter, kater sy komunikuan me njeri-tjetrin pa qene nevoja te nxirrnin tinguj apo fjale. Kater sy u perqafuan per here te fundit dhe me pas kater sy u drejtuan nga qielli, fiksuar ne ylberin qe per ta ishte kthyer biblik...
Marreveshja e Perendise po rishfaqej serisht mbi toke!

M & miku ishin te zhytur secili ne kujtimet e tyre ... flladi veror u rrihte gjokset....
Brigadier K. vazhdonte leximin e nje cope letre zyrtare.
M. & mikut, te zhytur ne kujtime, te pavemendshem ndaj realitetit zyrtar here-here u vinin ne vesh ca fjale si ... armiq ... tradhetar te atdheut.... hetimi.... popull.... pushkatim....

6:14

Nje flutur u duk ne ajer, u rrotullua disi para miqve, duket se i erdhi kurajoja e vendosi te çlodhej ne kraharorin e M.-se.
Flatrat e zbukuruar me forma shumengjyreshe u tunden disi dhe me pas u ulen te qeta mbi kemishen e ngjyrosur me gjak te derdhur diku 3 neteve te hetusise se Burgut B... Krahet me ato ngjyrat e ylberit te mbartur mbi vete, u ndjene te lire ne ate livadh kraharori ....
... u shkunden vetem kur nje bresheri krismash i trembi e i largoi vrulltas nga ajo lendine e lire e pazaptuar nga askush.......
E trembur per nje çast, me pas flutra rigjeti kurajon e u ngrit ne udhetimin e saj drejt qiellit ... syri i lire mundi ta humbte shikimin mbi te, tek ndiqte synimin per te cekur ate ylber verak....

6:17

Dy krisme te thata u ndjene pas bresherise automatike. Dy trupa u tunden serisht nga ato dy krisma.... pas tyre gjithçka pushoi se levizuri....

Brigadieri futi pistoleten ne kellef, ktheu edhe njehere koken nga ku kish shkrepur dy krismat
- varrosini te gropat tek shkembi!
 
Top