Burg prindërve që shesin vajzat

Burg prindërve që shesin vajzat

Ne serine e temave qe kam hapur per shitjen e femijeve shqipetare, holokosti ndaj femres, po postoj kete pjese te artikullit te marre nga Shekulli, 11 Maj, 06:

Kryeministri kërkoi dje hartimin e ligjit për pjesëmarrjen e komunitetit kundër trafiqeve

Burg prindërve që shesin vajzat

TIRANE - Kryeministri Sali Berisha ka kërkuar dje nga ministri i Brendshëm, Sokol Olldashi, që të hartohet sa më shpejt projektligji për pjesëmarrjen aktive të komunitetit kundër qenieve njerëzore. “Nuk mund të mos ndërhyjmë ne me të gjithë forcën e komunitetit për të mbrojtur vajzat tona. Komuniteti dhe qeveria kanë një përgjegjësi absolute për mbrojtjen e tyre. Nuk mundet që njerëz të zhveshur nga çdo lloj morali njerëzor t’i grabisin apo mashtrojnë ato dhe t’i nxjerrin rrugëve të botës. Janë institucionet, pushteti vendor i shtrirë në çdo bllok dhe lagje të vendit me këshilltarë, kryepleq, i cili është qeverisja direkte e qytetarëve. Unë pres z. Ministër, që ju të sillni kuadrin ligjor, kundër trafikut njerëzor, pasi krimet në familje janë të shëmtuara, por më i shëmtuari është ai i shitjes së vajzës tënde dhe ai që kryen një gjë të tillë duhet të përballet me ligjin dhe me shumë ashpërsi. Një dënim të rreptë dhe krim shumë të rëndë përbën edhe për atë që shet fëmijën apo vajzën e vet, por edhe për atë që përgjumet. Komitetet antitrafik që janë ngritur në shkallë vendi, siç ekziston edhe në qendër. Ky ligj duhet t’i ndihmojë këto komitete për të hartuar një strategji të qartë, e cila do të mbrojë çdo vajzë shqiptare. Ne jemi gati të qëndrojmë pranë gjithsecilit prej tyre, por jo ata të mendojnë të shesin fëmijët e tyre sepse ky gjest është një lëndim dhe një poshtërim shumë i madh për shoqërinë”, - tha dje Berisha. Për këtë arsye, kryeministri kërkoi rishqyrtimin e Kodit Penal, për të rritur në një shkallë më të madhe dënimin për trafikantët e vajzave dhe të fëmijëve. “Nuk duhet të hezitojmë. Ne kemi kodin tonë dhe duhet të japim të pamundurën të veprojmë ndaj këtyre tregtarëve. Hapat që janë bërë deri tani janë jashtëzakonisht të rëndësishëm. Këto hapa tregojnë se institucionet kanë një vullnet të hekurt për t’u përballur me krimin e organizuar, për të dëshmuar në çdo moment se shteti është më i fortë se krimi”, - tha ai.
 

eniad

Forumium maestatis
Re: Burg prindërve që shesin vajzat

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Degjo or mik se shitja dhe adoptimi qendrojne katerciperisht larg njera tjetres.!
Organizatat apo qendrat e adoptimit nuk jane fitim prurese, por humane.
a) Ti si qytetar nuk mund te shkosh me duar ne xhepa me qellimin per te fituar nje grusht para fale pjellles tende.
b)Prinderit te cilet "pranohen" per te dhuruar, (citoj dhuruar),jane ciftet e reja, jo te gatshem per nje femije mes tyre apo te paafte per rritjen e femijes.
c)Kur njeri prej partnereve (dhe partneri tjeter nuk ka burim tjeter te ardhurash) nuk eshte me ne gjendje te financioje per arsye shendetsore apo raste vdekjeje.

Pastaj ka dhe me.
Prinderit te cilet duan te "blejne" (citimi yti ky) duhet te presin rrelativisht nje periudhe 2-3 vjecare, pasi kane kaluar shume teste dhe intervista perse duan te adoptojne dhe si do jene ne gjendje ta mbajne. Dhe per me teper kur per keto cifte/partnere eshte bere nje kerkim i hollesishem nga organizatat perkatese lidhur me shtetin (perfshij gjendjen finaciare, aspekti psikologjik, e kaluara e partnereve, etj, etj.

U tha qe me femijen tim mund te bej c'te dua!!
Bukur shume. Femijes tim une mund ti jap nje profesion te cilin ai vete kurre nuk do ta zgjidhte, por si rrjedhoje e egos time une e kam shtyre te zgjedhe nje dege tjeter profesionale, me hir apo pahir. Keshtu?, ligjit nuk i jam borxhli!
Po sikur ta perdhunoj femijen tim, ta filmoj dhe ate c'kam bere ti vendos ne NET, (ceshtje fitimi, apo jo?) si do reagoje ti?
Eshte pjella ime, une kam te drejta te pakufizuara, biles mund ta shtyp dhe me kembe, apo jo?

[/ QUOTE ]

<font color="brown"> Nuk kam c't''i shtoj kesaj /pf/images/graemlins/thumbsup.gif . </font>
 
S

Scorpion

Guest
Re: Burg prindërve që shesin vajzat

Trafiku i femijeve eshte nje nga plaget me serioze te shoqerise sone. Jane denoncuar here pas here raste te shfrytezimit te eger te shume femijeve, qe cohen jashte vendit, qofte per te dale neper rruge si lypes, qofte cka eshte edhe me mizore, per transplantimin e organeve.

Fajtoret e shkaktaret duhen denuar, qofshin prinder apo persona te tjere.
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Burg prindërve që shesin vajzat

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
s'ma ha mendia se blen njeri femije per organe. (po te jete keshtu qeveria duhet te protestoje e beje ligje qe te denohen bleresit apo klinikat e specializuara per te tilla pune). "shitje femijesh" mesa kuptoj une quhen adoptimet tek te huajt.

[/ QUOTE ]

Ketu flitet per trafikimin e femijeve dhe jo per adoptimin e femijeve. Kane ndryshim si nata me diten.

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
ne fakt kurre nuk kam qene i sqaruar mbi kete pune. njerezit si ana blu ose te tjere shqiptare flasin gjithnje per gjerat e kryera e jo ARESYET ose SHKAQET.

[/ QUOTE ]

Nuk egziston arsye apo shkak qe te japi te drejten e tafikimit te femijes apo vajzes tende. Nuk justifikohet as fukaralliku, as nevoja per lavatrice dhe asgje tjeter.

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
ps; ne france ndalohet shitja e gjakut me ligj (franca ate e importon ose njerezit e japin dhurate). kjo eshte bere me qellimin qe njerezia te mos TREGETOJE gjakun sa here ngelet ngushte nga parate.


[/ QUOTE ]
Mos do te thuash se shitja e gjakut duhet te jete e ndaluar por shitja e femijve e lire? /pf/images/graemlins/eek.gif
 

zog

Primus registratum
Re: Burg prindërve që shesin vajzat

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
per transplantimin e organeve.


[/ QUOTE ]

aman m'qafshit ju kulufat, ku behet ky transplantim ne kabul ? ku ? a keni fakte apo veç dokrra gazetash. pastaj shkencerisht a eshte e mundur nje veshke femije ti vihet nje te rrituri ose plaku ? apo kriminelat i rrisin femijet deri ne moshe te madhe dhe pastaj u marrin shpretkat ?

po qe trasplantimet behen neper klinika moderne pra vetem ne shtete serioze, kete a e dini. si mundet neper keto klinika te operohen femije te blere ose vjedhur ? pastaj si mundet kjo te mos kete zgjidhje tjeter perveç burgosjes se prinderve qe jetojne ne mizerje.

hajt pra na sillni provat. artikuj ku te tergohet nje klinike e tille mafiozesh.

ps; ndersa per te lyp e per prostitucion, xhiruar filma pornografik me femije, kjo po 100% e mundeshme, se s'ka nevoje per kushte e as teknollogji te larte, edhe ne laprake e xhiron nje film si ky e pastaj femine e hedh ne lane. e prindi kujton se ate e ka ne greqi tu ngrene akullore.
 

zog

Primus registratum
Re: Burg prindërve që shesin vajzat

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />

Mos do te thuash se shitja e gjakut duhet te jete e ndaluar por shitja e femijve e lire?

[/ QUOTE ]
jo shoqja forumiste desha te them, QE ndalohet TREGETIA fillimisht, kur te mos kete tregeti nuk ka si te kete as bleres e shites.

pra s'ka as nevoje me i fut prinderit ne burg.

nuk mund te lesh droge ne dyqan e te burgosesh te droguarit. por ndalohet tregetia e droges si dhe prodhimit te saj. pra siç veprohet me drogen, qe nuk te denojne pse drogosh por kur tregton te tille ashtu duhet te veprojne edhe per tregetine e femijeve.

si dhe kryesisht sensibilizohen NJEREZIT, prinderit qe jetojne ne zona te mjera e ne skamje qe femijet e tyre jo vetem nuk u vjen asnje e mire prej shitjes ose jetes ne perendim por veç te keqia.
 

ilirjan

Primus registratum
Re: Burg prindërve që shesin vajzat

Zog

Nuk je informuar mire per veprimtarine e mafies qe merret me kete pune , keto Nena (kriminele) nuk shesin femijet per nevoja jetike (mbijetese) keto krijesa pa shpirt e kan kthy ne biznes ket pune, shkojne ne Greqi apo Itali ku ngelin me barre nga persona te ndryshem (ndoshta nga tutoret) dhe bejne cdo vit nga nje femije per shitje

cmimi ketu ne Greqi eshte 18 mije euro per cdo femije te bardhe dhe 10 per femijet me ngjyre
 

blendiys

Primus registratum
Re: Burg prindërve që shesin vajzat

Zogu harron qe familjet qe duan te adoptojne nje femije nuk kane nevoje te paguajne!
Kur blen nje qen, eshte pune tjeter, te duhet nje certifikate e trungut familjar dhe cfare rrace eshte.
Pastaj, une femijen mund ta shes dhe ne moshen 13-14 vjecare, sepse sipas dikujt nuk ka norma te vecanta!
 

u74

Primus registratum
Re: Burg prindërve që shesin vajzat

Fjala "shitje" nenkupton biznes d.m.th ne qofte se pranohet si alternative ndaj varferise "shitja e njerezve" atehere ky biznes duhet te jete legal . Dhe sigurisht te gjitha ata qe jane ne nevoje sot dhe te tjere qe mund te jene neser , te fillojne e te prodhojne bebe per "eksport" .E kam fjalen vetem per ata qe ua pranon karakteri dhe shpirti i tyre .

Meqense disa shitjen e femijeve shohin si dicka te pranushme atehere ata duhet te mendojne tamam si biznesmene ne menyre qe profiti te jete sa me i madh . P.s ndonjeri ne ved te shitjes se femijes duhet te konsideroje dhenien me "qera" te motres apo gruas bie fjala per pese vjet . Nga njemije dollare ne muaj per pese vjet behen 60 mije dollare, fitim neto se shpenzime nuk ka dhe pastaj jeton si "milioner" (kur ato i ka te pashme kuptohet qe edhe qeraja rritet) sigurisht qe pas pese vitesh e merr prap mrapa "is not like new but still running" . Fatkeqesisht keto gjera kane ndodhe sidomos nga Vlora dhe zonat rrotull saj kjo dukuri ka qene me e theksuar se ne pjese te tjera te Shqiperise .

Ne qofte se per njerezit normal eshte e papranueshme shitja e femijeve atehere Berisha ben shum mire qe e ben ate ligj qe ndeshkon "shitesit" qofshin edhe prinderit e femijeve .
Jo se kam noj konsiderate per Berishen por po e parandaloj kete dukuri ben shume mire . Askerkush nuk ka te drejte morale apo ligjore per te shite robin , qofte edhe prindi .
C'fare eshte femija presh qe e rrite ne kopesht dhe e nxjerr ne treg kur te duhen parate .

Kur nuk ka burime jetese dhe eshte e pamundur rritja e femijeve ti cojne ne jetimore apo nepermjet agjensive te specializuara ti nxjerrin per adoptim dhe c'do gje kryhet sipas rregullave dhe ligjeve, te pakten ekziston nje "paper trail" . Po ne asnje menyre te lejohen njerezit amorale te nxjerrin profit prej femijeve te tyre . Ketu Berisha ka shume te drejte .
 
Top