Burg prindërve që shesin vajzat

Burg prindërve që shesin vajzat

Ne serine e temave qe kam hapur per shitjen e femijeve shqipetare, holokosti ndaj femres, po postoj kete pjese te artikullit te marre nga Shekulli, 11 Maj, 06:

Kryeministri kërkoi dje hartimin e ligjit për pjesëmarrjen e komunitetit kundër trafiqeve

Burg prindërve që shesin vajzat

TIRANE - Kryeministri Sali Berisha ka kërkuar dje nga ministri i Brendshëm, Sokol Olldashi, që të hartohet sa më shpejt projektligji për pjesëmarrjen aktive të komunitetit kundër qenieve njerëzore. “Nuk mund të mos ndërhyjmë ne me të gjithë forcën e komunitetit për të mbrojtur vajzat tona. Komuniteti dhe qeveria kanë një përgjegjësi absolute për mbrojtjen e tyre. Nuk mundet që njerëz të zhveshur nga çdo lloj morali njerëzor t’i grabisin apo mashtrojnë ato dhe t’i nxjerrin rrugëve të botës. Janë institucionet, pushteti vendor i shtrirë në çdo bllok dhe lagje të vendit me këshilltarë, kryepleq, i cili është qeverisja direkte e qytetarëve. Unë pres z. Ministër, që ju të sillni kuadrin ligjor, kundër trafikut njerëzor, pasi krimet në familje janë të shëmtuara, por më i shëmtuari është ai i shitjes së vajzës tënde dhe ai që kryen një gjë të tillë duhet të përballet me ligjin dhe me shumë ashpërsi. Një dënim të rreptë dhe krim shumë të rëndë përbën edhe për atë që shet fëmijën apo vajzën e vet, por edhe për atë që përgjumet. Komitetet antitrafik që janë ngritur në shkallë vendi, siç ekziston edhe në qendër. Ky ligj duhet t’i ndihmojë këto komitete për të hartuar një strategji të qartë, e cila do të mbrojë çdo vajzë shqiptare. Ne jemi gati të qëndrojmë pranë gjithsecilit prej tyre, por jo ata të mendojnë të shesin fëmijët e tyre sepse ky gjest është një lëndim dhe një poshtërim shumë i madh për shoqërinë”, - tha dje Berisha. Për këtë arsye, kryeministri kërkoi rishqyrtimin e Kodit Penal, për të rritur në një shkallë më të madhe dënimin për trafikantët e vajzave dhe të fëmijëve. “Nuk duhet të hezitojmë. Ne kemi kodin tonë dhe duhet të japim të pamundurën të veprojmë ndaj këtyre tregtarëve. Hapat që janë bërë deri tani janë jashtëzakonisht të rëndësishëm. Këto hapa tregojnë se institucionet kanë një vullnet të hekurt për t’u përballur me krimin e organizuar, për të dëshmuar në çdo moment se shteti është më i fortë se krimi”, - tha ai.
 

ados

Primus registratum
Re: Burg prindërve që shesin vajzat

hmmmm.. pak i "eger" si ligj.
Ndoshta duhet te kerkohen shkaqet pse prinderit shkojne deri aty sa shesin femijet. Kjo duhet luftuar !!
 

zog

Primus registratum
Re: Burg prindërve që shesin vajzat

sali berisha ka fillu si enveri qe i fuste ne burg njerezit qe laveronin boten kapitaliste. ne sali kujto se rregullohet imazhi i shqiptareve duke i ndalu ata me ligje, kundra prostitucionit, shitjes femijve, akolit, kafeneve, dembelllikut, katunarllikut, etj.

ligjet sala ti beje per diçka tjeter => te RISI MIREQENIEN. dhe jo te kufizojne te drejtat e njerezve ne SJELLJE.

kur duan pse mos ti shesin femijte, a s'jane te tyret ? ti e ndalon te shesi femine, ai neser (po s'pati leke) do shese syrin ose veshken duke u bere akoma me i paafte per shtetin e vendin.

ps; ligjet mbeshteten ne studime EKSPERTESH qe te jene efikase. nuk behen ligjet me partishmeri. e pame t'gjithe ku na shpune ligje te tilla idiote.
 

blendiys

Primus registratum
Re: Burg prindërve që shesin vajzat

Te ekzistoje ndonje ligj qe rrit mirqenien e popullit?!. Te rrisesh mirqenien do te thote "PUNE". Lidhja e kontratave te reja me firmat e fuaja ose vendase me qellim hapjen e vendeve te reja te punes, problemi i taksave, investimi ne infrastukture dhe turizem. (mbase keto jane ligjet qe donte te tregonte Zogu), gjithesesi.
Mesa di une, asnje vend nuk alikon ligjin qe lejon qytetaret te shesin femijet e tyre si me pas qene placka trupi. Biles, ne shume vende ta marrin dhe femijen,te detyrojne te qendrosh ne distance (dhe nuk te pyet njeri, nese eshte i yti dhe me te ben c'te duash), nese vene re qe ti si prind nuk je i afte per rritjen e tij .
Po keshtu dhe me organet e trupit. Ti mund te jesh donor, per qellime humane, por kurresesi te shesesh veshken apo mushkerine si ne treg te mishit. /pf/images/graemlins/cool.gif
Edhe per kete ka ligje te vecanta. Vetem Kina, pasi i pushkaton desidentet, u nxjerr ne treg organet e ketyre te fundit pa lejen e familjes apo dikujt tjeter.
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: Burg prindërve që shesin vajzat

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
hmmmm.. pak i "eger" si ligj.
Ndoshta duhet te kerkohen shkaqet pse prinderit shkojne deri aty sa shesin femijet. Kjo duhet luftuar !!

[/ QUOTE ]

jo po duhet me i dhon dekorate, e me i thone, ska gje se gjojna qe ndodhin /pf/images/graemlins/rolleyes.gif
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: Burg prindërve që shesin vajzat

ne jemi popull qe marrim veshe vetem me force edhe me dhune, ne edhe nese kemi mirqenje, jemi lloj qe i zgjasim komet me shum se jorgani, keshtu qe sado qe te ket nje mirqenje ne prap do vazhdojme sepse leku i lehte na pelqen...

keshtu qe kokes tju bjeri, nuk ka asnje lloj arsyje te vlefteshme qe keto gjera te ndodhin, athere mqse ne nuk arrijme ta kuptojme vet edhe me te mira, do ta kuptojme me force,
kur te vihet ky ligj, edhe qe disa veta te futen mrena e te denohen rondsham...do shohim se si do permiresohet gjendja...
 

abs

nuk e di...
Re: Burg prindërve që shesin vajzat

Dhe une jam qe Prinderit te jene pergjegjes per Familien e tyre! Krijon familie, s ka Justifikim!

Prinderi qe nuk eshte ne gjendje me i dal zot vehtes ( te hedhin qeverine poshte, te kerkojne te drejtat e tyre, te luftojne per te ngrit e mbrojt familien e tyre), perndryshe rruga e mesme ne kete rast, shifet mbi shume shembuj real se si asht!

Keto njerez e zgjedhin qeverine, dhe keto duhet dhe ta rimendojne zgjedhjen e tyre, per te ndihmuar vehten, per te qene te zotet e vehtes e families se tyre!

Ne syte e mij eshte fundi i njerezimit te shesish krijesen tende qe te mbijetosh vehte!
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Burg prindërve që shesin vajzat

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
sali berisha ka fillu si enveri qe i fuste ne burg njerezit qe laveronin boten kapitaliste. ne sali kujto se rregullohet imazhi i shqiptareve duke i ndalu ata me ligje, kundra prostitucionit, shitjes femijve, akolit, kafeneve, dembelllikut, katunarllikut, etj.


[/ QUOTE ]
Nese ka nje fije te vetme te mire ne kohen e Dulles, eshte ligji qe ndalonte prostitucionin dhe shitjen e femijeve (nese egzistonte i ligj i tille) por per katundarllekun e dembellikun, ai i favorizoj me teper duke derguar qytetaret neper fshtatra e mbush qytetet me katundare. Mjaftoje te ishte sekretar partie po kush e cante koken nese punoje apo jo. Ti bie shkurt muhabetit, nuk mund te krahasohet Sala (te pakten per keto ligje) me Dullen qe syrgjynosi femijet ne internime se gjysherit e tyre kishin bindje politike ndryshe nga Dulla.

Cdo shtet i perparuar ka ligje qe mbrojne femijet jo vetem nga shitja por dhe nga nje "dru vendce" qe prindi mund ti japi. Kjo nuk i ben keto vende diktatore perkundrazi, mbron e drejtat e femijeve qe merren neper kembe nga prinder qe nuk ndihen pergjegjes ndaj tyre. Kam takuar nje familje nga nje fshat i Vlores qe benin femije dhe i shisnin ne Greqi dhe USA per te blere lavatrice e frigorifere qe nuk dinin ti mbanin dhe ju prishen pas disa muajsh. Me thuaj justifikimin e ketyre prinderve? Varferi? Sa te varfer ka pa lavatrice e frigorifer qe nuk i shesin femijet e tyre?
 

Cruel_Intentions

Primus registratum
Re: Burg prindërve që shesin vajzat

cfar i shtyn keta prinder???- Sendi me bastard qe e kthen njeriun ne bish aq sa te japi shpirtin Shejtanit ( qe esht paraja)
Kur nje njeri kthehet ne prind ka responsabilitetin e vetem dhe me kryesor te mbroj femijen e tij ndaj kujtdo madje edhe me jeten e tij.

Pse nuk shkon prindi ne tregun e zi e te thot, hajde kush do me bler mua jap nje zemer, 2 veshka, e bla bla bla...e te gjitha parate ti shkojn femis tim. eee??

Po paraja e kthen njeriun ne nje qenie me keq se kafsha se edhe kafsha e mbron femine e tij deri ne vdekje.
 

zog

Primus registratum
Re: Burg prindërve që shesin vajzat

o milet ! shume nga poshte e keni marre debatin.

po ja ta zeme qe nje familje ka pese femije te mitur nga 3 vjeç deri ne shtate vjeç. prinderit i shesin dy prej tyre qe te MUNDIN te ushqejne tre te tjeret.
tani sipas ligjit te ri, prinderit i kap qeveria dhe i rras ne burg.

mire po lind pyetja, po TRE femijet kujt do t'ja lene per rritje ? apo do ti fusin ne burg edhe ata ? apo do krijoje kushte per jetese ne burg bashke me femije.

ps; sidhe ato vendet qe merrni ju per shembull, jane qindra mijera vjet drite larg nga ai joni. ta marrin femijen tek ato vende por raste te tilla ndodhin fare pak ne krahasim me numrin e madh te popullsise. ne shqiperi te gjithe punetoreve e fshatareve duhet me ja u marre femijet, sipas jush, ngaqe i fusin te bejne pune te ndryshme, i rrahin ngaqe nuk u plotesojne dot kerkesat, e shume i shesin (bile keta jane aq shume sa saliu mendon te beje ligj te posaçem).

ne ju keni kurajon apo gjeni llogjiken e beni krahasime me boten.
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Burg prindërve që shesin vajzat

Ne fakt do ishte e mira nga shembulli i mesiperm nga 5 femijet, 2 te shiten qe te rriten 2 te tjeret dhe 1 te shitet qe te kalojne vacation prinderit e traumatizuar ne Paris. Ja ku u zgjidh dhe ky problem! Hajde Zog Hajde! Kesaj i thone tregeti femijesh me gjak te ftohte dhe prodhim femijesh per business.
Stergjysherit tone kane pasur nga 7-8 kalamaj qe jane rritur me buke a kripe dhe nuk besoj se ndonje perj tyre ka dale per shitje qe te tjeret te hanin buke me mjalte.
 

zog

Primus registratum
Re: Burg prindërve që shesin vajzat

oj gru leni mi stergjysherit e tu e te mite se qe kohe tjater ajo. nashti keto qe po them une jane realiteti atje.

pse nuk jep pergjigje (po lakon fjale pa kuptim) ? a e sheh qe nuk eshte E lehte TA ZBATOSH nje ligj te tille ?
 

zog

Primus registratum
Re: Burg prindërve që shesin vajzat

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Kesaj i thone tregeti femijesh me gjak te ftohte dhe prodhim femijesh per business.


[/ QUOTE ]

ç'te keqe ka kjo. pse ti meqe dashke mos behet biznes me femijte, nuk i paguan atyre familjeve qe ndodhen ne veshtiresi. pse kur vjen puna tek PARAJA ti shikon veç femijte e tu, ndersa tek MORALI ti shikon edhe femijte e botes ?
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Burg prindërve që shesin vajzat

Or burr! Nuk dua te filloj nga krijimi i femijeve, te besh 5-6 padashje ne kohen e sotme kur egzistojne lloj-lloj menyrash e ilacesh per te parandaluar lindjet e padeshiruara. Nese nuk ke mundesi ti rrisesh, mos i bej! Nese te ka ndodhur fatkeqsi dhe nuk e ke kontrolluar dot numurin e lindjeve, shitja e femijeve nuk eshte zgjidhja as per te blere lavatrice dhe as per te pasur para qe babai te shesi mend tek lokali katundit qe ka pare. Keto femije keqperdoren nga bleresit, si mund te jetosh ti si prind me ndjenjen se ke shitur krijesen tende ne duar te panjohura? Cfare dreq instikti paskan keto prinder keshtu? Nese i mungon dashuria, dhembushuria per femijen e tyre, me mire te shkojne ne burg dhe ti vene kapakun lindjes se femijeve te tjere dhe keto femije te rriten nga jetimorja. U pa puna!
Pa mendo Zog se mbesa jote e dashur te shitet nje dite nga vellai jot sepse ai nuk ka para. Eshte ajo mbese qe ti e ke pare qe diten qe lindi, qe e ke mbajtur hopa, qe ka bere cicin ne preherin tend padashje, qe te ka dhuruar puthet e para, qe i ke blere kukulla dhe rroba dhe te eshte hedhur ne qafe, qe njerezit thone se te ngjan dhe ty... dhe vellai jot nje dite vendos ta shesi, per prostitucion, organe, cfaredo te jete vetem se i duhen parate. Per cfare dreqin duhen keto para ne fund te fundit? Per te bere "prinderit" te ndihen mire, te mbushin barkun dhe te blene per te veshur dhe te jetojne me ndjenjen e fajit perjete?
 

zog

Primus registratum
Re: Burg prindërve që shesin vajzat

s'ma ha mendia se blen njeri femije per organe. (po te jete keshtu qeveria duhet te protestoje e beje ligje qe te denohen bleresit apo klinikat e specializuara per te tilla pune). "shitje femijesh" mesa kuptoj une quhen adoptimet tek te huajt.

ne fakt kurre nuk kam qene i sqaruar mbi kete pune. njerezit si ana blu ose te tjere shqiptare flasin gjithnje per gjerat e kryera e jo ARESYET ose SHKAQET.
kur lexon shkrime te tyret ose reagimet e qeverive shqiptare ne keto vite demokracie, te duket sikur bota e huaj ushqehen me mish femijesh shqiptare.

qellimi diskutimit tim ketu, ishte pra ky ; ligje te behen edhe per ndalimin e shitjes se femijeve, por jo te denohen prinderit sepse kjo eshte e pamundur them une te realizohet, por te denohen kryesisht BLERESIT.

e ka mundesi qe ketu rreh ligji i sales, por gazetaret shqiptare jane derra injorante e shkujne akoma me bythe sesa me tru.

ps; ne france ndalohet shitja e gjakut me ligj (franca ate e importon ose njerezit e japin dhurate). kjo eshte bere me qellimin qe njerezia te mos TREGETOJE gjakun sa here ngelet ngushte nga parate.

po te ishin shqiptaro-dobiço-idiotet me ligjin e tyre nuk do te ndalonin tregetine e gjakut (ose buzinesin siç e quajne me mburrje) por do te burgosnin te gjithe ata qe do te shisnin gjak.

nji keshtu veprojne edhe per femijte.
 

zog

Primus registratum
Re: Burg prindërve që shesin vajzat

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Or burr! Nuk dua te filloj nga krijimi i femijeve, te besh 5-6 padashje ne kohen e sotme kur egzistojne lloj-lloj menyrash e ilacesh per te parandaluar lindjet e padeshiruara. Nese nuk ke mundesi ti rrisesh, mos i bej! Nese te ka ndodhur fatkeqsi dhe nuk e ke kontrolluar dot numurin e lindjeve, shitja e femijeve nuk eshte zgjidhja as per te blere lavatrice dhe as per te pasur para qe babai te shesi mend tek lokali katundit qe ka pare. Keto femije keqperdoren nga bleresit, si mund te jetosh ti si prind me ndjenjen se ke shitur krijesen tende ne duar te panjohura? Cfare dreq instikti paskan keto prinder keshtu? Nese i mungon dashuria, dhembushuria per femijen e tyre, me mire te shkojne ne burg dhe ti vene kapakun lindjes se femijeve te tjere dhe keto femije te rriten nga jetimorja. U pa puna!
Pa mendo Zog se mbesa jote e dashur te shitet nje dite nga vellai jot sepse ai nuk ka para. Eshte ajo mbese qe ti e ke pare qe diten qe lindi, qe e ke mbajtur hopa, qe ka bere cicin ne preherin tend padashje, qe te ka dhuruar puthet e para, qe i ke blere kukulla dhe rroba dhe te eshte hedhur ne qafe, qe njerezit thone se te ngjan dhe ty... dhe vellai jot nje dite vendos ta shesi, per prostitucion, organe, cfaredo te jete vetem se i duhen parate. Per cfare dreqin duhen keto para ne fund te fundit? Per te bere "prinderit" te ndihen mire, te mbushin barkun dhe te blene per te veshur dhe te jetojne me ndjenjen e fajit perjete?

[/ QUOTE ]

i gjithi ky shkrim nuk ka lidhje me temen, ligjin, por jane llafe per parandalimin e ketyre gjerave. me duket se te burgosesh nuk do te thote te parandalosh, por te denosh.

parandalimi behet ne shkolla, pune, shoqeri, televizion, kulture, etj.
 

blendiys

Primus registratum
Re: Burg prindërve që shesin vajzat

Degjo or mik se shitja dhe adoptimi qendrojne katerciperisht larg njera tjetres.!
Organizatat apo qendrat e adoptimit nuk jane fitim prurese, por humane.
a) Ti si qytetar nuk mund te shkosh me duar ne xhepa me qellimin per te fituar nje grusht para fale pjellles tende.
b)Prinderit te cilet "pranohen" per te dhuruar, (citoj dhuruar),jane ciftet e reja, jo te gatshem per nje femije mes tyre apo te paafte per rritjen e femijes.
c)Kur njeri prej partnereve (dhe partneri tjeter nuk ka burim tjeter te ardhurash) nuk eshte me ne gjendje te financioje per arsye shendetsore apo raste vdekjeje.

Pastaj ka dhe me.
Prinderit te cilet duan te "blejne" (citimi yti ky) duhet te presin rrelativisht nje periudhe 2-3 vjecare, pasi kane kaluar shume teste dhe intervista perse duan te adoptojne dhe si do jene ne gjendje ta mbajne. Dhe per me teper kur per keto cifte/partnere eshte bere nje kerkim i hollesishem nga organizatat perkatese lidhur me shtetin (perfshij gjendjen finaciare, aspekti psikologjik, e kaluara e partnereve, etj, etj.

U tha qe me femijen tim mund te bej c'te dua!!
Bukur shume. Femijes tim une mund ti jap nje profesion te cilin ai vete kurre nuk do ta zgjidhte, por si rrjedhoje e egos time une e kam shtyre te zgjedhe nje dege tjeter profesionale, me hir apo pahir. Keshtu?, ligjit nuk i jam borxhli!
Po sikur ta perdhunoj femijen tim, ta filmoj dhe ate c'kam bere ti vendos ne NET, (ceshtje fitimi, apo jo?) si do reagoje ti?
Eshte pjella ime, une kam te drejta te pakufizuara, biles mund ta shtyp dhe me kembe, apo jo?
 

Guest
Re: Burg prindërve që shesin vajzat

Pse keta u quhen kriminele ndersa ata qe i vrasin ne bark jo?
Pse kur e ke ne bark ke te drejte te vendosesh per jeten e tij por kur behet 2 vjec jo? ku qendron ndryshimi? apo kur o rrit pak ke shpenzuar per te keshtu qe meriton te marresh leket e shpenzuar mbrapsht.
kUR NUK gjykoni abortin skeni pse i gjykoni keta qe i shesin dhe i vrasin ne nje moshe pak me te madhe. Apo jeni te mendimit perderisa e bej pa me pare njeri shpetova?! Jo njerez...se ti kur je i afte te vrasesh mishin tend,gjakun tende asgje nuk te eshte me e pamundur per ta vrare me vone. Per ta vrare ne cdo lloj forme qe nuk vrasja e pafajsise femijnore deri tek marrja e jetes.
 

blendiys

Primus registratum
Re: Burg prindërve që shesin vajzat

Sepse c'do gje eshte e planifikuar or mik. Mendo ti vajzen 14-15 vjecare me barkun tek goja qe nderkohe nuk ka mbaruar shkollen dhe nuk di c'do te thote orgazem, financohet nga prinderit per nevojat intime, mos me fol per garderoben apo linjen e te bardhave!

Shtatezanine e padeshiruar e has kudo, dhe shteti nuk ka te drejte te te gjykoje sepse ti nuk perdore kondomin apo pilulen mujore.
 
Top