Bumçi, ministrit jo poste drejtuese në parti
Pas Bejës edhe kryetari i PD-së së Tiranës, Bumçi mbështet idenë e ndarjes së posteve partiake me ato ekzekutive

Shtohen zërat që kërkojnë që ministrat demokratë të heqin dorë nga postet partiake. Pas Fatos Bejës edhe kryetari i Partisë Demokratike për Tiranën, Aldo Bumçi, shprehet se për të rritur efikasitetin e jetës partiake duhet të kalohet në një stad tjetër organizimi të strukturave të partisë.

Kështu, edhe ai ashtu si Beja vlerëson se është e nevojshme që të sanksionohet në statutin e Partisë Demokratike papajtueshmëria e dy posteve. Thënë ndryshe, në ligjin themeltar të kësaj partie duhet të përcaktohet detyrimi që një person që mban një post në ekzekutiv nuk mund të mbajë në të njëjtën kohë edhe një postë në forumet e larta drejtuese të partisë, natyrisht duke përjashtuar këtu rastin e kryeministrit, i cili është edhe kryetar partie. Disa prej ministrave që mbajnë poste drejtuese në parti sipas Bumcit, duhet të zëvendësohen për shkak të impenjimeve të shumta në ekzekutiv.

“Kur fiton zgjedhjet është normale që figurat kryesore, njerëzit që kanë mbajtur peshën e kësaj partie në opozitë të kalojnë në qeverisje. Në periudhën 2005 – 2009 pjesa kryesore e vëmendjes ishte te qeveria dhe partia u la në një farë mënyre në heshtje. Mendoj që duhet ta tejkalojmë këtë fazë, të krijojmë një traditë. Në fund duhet të kemi një parti që të jetë aktive, të mbajë kontaktet me njerëzit, për këtë arsye ekziston partia.

Strukturat të mblidhen, të jetë funksionale, pra duhet të ketë një vëmendje më të madhe në parti dhe kjo nuk mund të bëhet nëse postet janë në njësuara”,- shprehet kreu i komisionit parlamentar të Integrimit Aldo Bumçi. Megjithatë, ai kërkon të qëndrojë larg debatit me emrat konkretë që duhet të heqin dorë nga postet partiake, duke theksuar se bëhet fjalë për një çështje parimore. Nuk është debati me emra të përvetshëm që e ndihmon këtë”- tha Bumçi.

Ndërkohë që pjesë e kësaj reforme që pritet të përmbyllet brenda muajit dhjetor kur edhe do të mbahet Kuvendi Kombëtar i PD-së, do të jenë edhe të gjithë drejtuesit e strukturave dhe degëve të partisë që në zgjedhjet e shkuara parlamentare nuk siguruan një rezultat pozitiv. Për këtë arsye ai shprehet se nuk do të kursehet zëvendësimi i krerëve të atyre strukturave që siguruan rezultate të dobëta në 28 qershor.

“Një analizë nuk është për të prerë koka. Nisesh për të rregulluar aq më tepër që zgjedhjet kanë ndodhur disa muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme. Nëse diku ka një rënie të ndjeshme duhet parë pse ka ndodhur dhe patjetër do të merren edhe hapat e nevojshëm për ta korrigjuar.

Nëse korrigjimi kërkon edhe ndryshimin e kryetarit të atij seksioni, edhe ajo do të bëhet” – shprehet Bumçi. Vetëm një javë më parë kryesia e Partisë Demokratike vendosi që të mbledhë në datën 20 dhjetor Kuvendin Kombëtar të Partisë, i cili ndermjet të tjerave do të zgjedhë edhe kryetarin e ri të partisë.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25261. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25261