Bugatti 16C Galibier është studim konceptual

Albforumi

Primus registratum
Bugatti 16C Galibier është studim konceptual

Gjatë paraqitjes së automjetit superluksoz dhe atraktiv Galibier nga Bugatti ka rrjedhur informata se ky model përkundër deklaratave kundërshtuese të mëhershme, tani për tani do të mbetet vetëm studim konceptual.

Lajmi është publikuar nga portali automobilistik britanik Autocar që thirret në një zyrtar të lartë të Bugattit, i cili ka theksuar se Galibier në formën e tij aktuale nuk është i gatshëm për prodhim.
Bugatti qysh prej panairit të automjeteve të Frankfurtit klientëve të përzgjedhur është duke u paraqitur versionin konceptual të Galibier dhe duke matur pulsin e blerësve të përzgjedhur.

Sipas burimeve të Autocar Galibier do të del në shitje në vitin 2013 me çmim prej një milionë funtesh. Edhe pse struktura të caktuara brenda kompanisë dëshirojnë që ta përgatisin Galibierin për vitin 2013 për ta zëvendësuar modelin Veyron shuarja e të cilit pritet të ndodhë në vitin 2012, nga departamentet e shitjes dhe marketingut vijnë lajme tjera.

Njeriu i parë i shitjes dhe marketingut të Bugattit Alasdair Stewart pohon se modeli aktual 16 Galabier është vetëm njëri nga konceptet i cili gjatë viteve të ardhshme do të shërbej si test për matjen e interesimit të publikut. Vetëm pas kësaj do të merret vendimi për modelin apo modelet të cilët do të përbëjnë ofertën e Bugattit pas Veyronit.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.autolajme.com/?p=1128. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.autolajme.com/?p=1128

Top