Britania, Berishës: Duhet dialog politik për reformat
“Ecni para me gjyqësorin dhe luftën antikorrupsion”</p>
Dialog politik për stimulimin e procesit të reformave. Kjo ishte kryefjala e mesazhit të dërguar dje nga Kryeministri britanik, Gordon Brown, për homologun shqiptar, Sali Berisha. Ambasadorja britanike në Tiranë, Fiona McIlwham, takoi dje Kryeministrin Sali Berisha dhe anëtarët e qeverisë së re, për ti uruar dhe për të ritheksuar mbështetjen e fortë të Mbretërisë së Bashkuar për perspektivën europiane të Shqipërisë dhe programin e reformave që do sigurojnë të ardhmen europiane. Në mesazhin e urimit për Kryeministrin Sali Berisha, Kryeministri Gordon Brown nënvizonte se “ky është një moment jetik për Shqipërinë, si shteti më i ri anëtar i NATO-s dhe kërkues për statusin e vendit kandidat në BE. Do jetë me rëndësi që qeveria juaj e re të demonstrojë menjëherë angazhimin për programin gjithëpërfshirës të Shqipërisë dhe shpresoj se qeveria juaj do kryesojë përpjekjet për përfshirjen e të gjitha palëve dhe partive politike në dialogun politik dhe veprimet për stimulimin e reformave”. Kryeministri Gordon Brown theksoi gjithashtu se “reforma e gjyqësorit dhe progresi i qëndrueshëm në luftën kundër korrupsionit janë tanimë përparësi urgjente nëse Shqipëria kërkon të përmbushë standardet europiane. Shpresoj të kemi progres real në të dyja fushat”. Ministrat britanikë kanë nënvizuar gjithashtu bashkëpunimin e fortë ekzistues në luftën kundër krimit të organizuar dhe reformën e gjyqësorit, si fusha ku ata shpresojnë të shohin vëmendje të shtuar. Në mesazhin e tij drejtuar ministrit të Jashtëm, Ilir Meta, Sekretari i Jashtëm, David Miliband, nënvizoi “rolin ndihmues dhe konstruktiv të Shqipërisë në mbarë rajonin e Ballkanit Perëndimor, sidomos në Kosovë” dhe shpresën e tij se kjo gjë do vazhdojë. Sakaq, ambasadorja britanike zhvilloi një takim dje edhe me ministrin shqiptar të Punëve të Brendshme dhe Pushtetit Lokal, Lulzim Basha. “Ministri Basha bashkëbisedoi me ambasadoren britanike, McIlwham, dhe atë franceze, Daviet, mbi bashkëpunimin e deritanishëm mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar e Francës në luftën kundër krimit të organizuar dhe veprimtarive të tjera të paligjshme me të cilat përballen agjencitë ligjzbatuese”, thuhej në deklaratën për shtyp të Ministrisë së Brendshme. Në takime u diskutua gjithashtu për perspektivën e afërt të proceseve integruese të Shqipërisë dhe për ecurinë e përmbushjes së kritereve për përfitimin e liberalizimit të vizave me Bashkimin Europian. Ambasadorja McIlwham i dorëzoi ministrit Basha letrën përshëndetëse të ministrit të Brendshëm britanik, z. Alan Johnson, i cili pasi i përcjell përgëzimet e tij për emërimin në detyrën e ministrit të Brendshëm, thekson se Mbretëria e Bashkuar e vlerëson Shqipërinë si partnere në luftën kundër krimit të organizuar dhe deklaron gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit kundër kriminalitetit në të dyja vendet.(Shqip)</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23404. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23404