***BREAKING NEWS***

***BREAKING NEWS***

duke qene se jemi tek ky nenforum, prioritet merr gjithnje lajmi, ju ftoj qe ketu te vendosim postime te cilat na ofrojne lajme te rendesishme te ndodhura ne cast, te marra nga agjensi te ndryshme informative apo burime private, keshtu nepermjet kesaj teme ne i shtojme AF informacionin si dhe e pasurojme me diskutimin qe vazhdon...
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: ***BREAKING NEWS***

E fundit per sot:

Kamikazi i katert i sulmit terrorist te 7 korrikut ne Londer ishte panikuar sepse linja e metros Northern Line, ne te cilen ai do shperthente bomben, ishte mbyllyr per probleme teknike.

Ai kishte provuar tre-kater here te merte me celularin e tij terroristet e tjere, por ata ishin hedhur ne ere ne ate kohe. Ateher Hasib Hussain, 18 vjec, vendosi te hypte ne autobuzin 30 dhe ta shperthente bomben aty....
 

109UV

Primus registratum
Re: ***BREAKING NEWS***

nuk eshte ashtu...Hassib Hussain nuk arrinte te fliste me shoket e tij sepse kur i merrte ne telefon..ata shperthenin <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

Guest
Re: ***BREAKING NEWS***

url]


Ish çifti i famshëm i Hollivudit, Brad Pitt dhe Jennifer Aniston ka mbaruar perfundimisht procedurat e ndarjes, mbas 4 vjetësh martesë.
Të dy aktorët që u martuan më 29 korrik të 2002 në Malibu, me një ceremoni që kushtoi 1 milion dollarë ,prezantuan të premten dokumentat e fundit në një gjykatë të Los Angelos.
Data e divorcit është lënë për datën 2 tetor. Brad dhe Aniston kanë thyer përfundimisht ëndrrën amerikane të një familje të bukur dhe të lumtur.Mbas 2 tetorit, divorcit përfundimtar të kërkuar nga Jenifer, Brad Pitt do të jetë i lirë të jetojë lidhjen e tij sentimentale me Angelina Jolie.
Në bazë të akteve te ndarjes formale të martesës, të lëshuara nga gjykata e Los Angelos, martesa e tyre ka përfunduar dhe palët kthehen ne persona ‘single’.
Te dy palët kanë rënë dakort mbi ndarjen e pasurisë, e cila është rreth 300 milion euro.Përsa i përket vilës së bukur që cifti ka në Beverly Hills do të shitet.
Kur divorci të mbarojë Jennifer Aniston do të publikojë ditarin e saj personal .
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: ***BREAKING NEWS***

Presidenti Moisiu takoi Kryetarin e KQZ–së, Ilirjan Celibashi.



29 Gusht 2005.
Ora 19:00

Presidenti i Republikës Alfred Moisiu thirri pasditen e sotme në një takim Kryetarin e KQZ–së, Ilirjan Celibashi.

Në bisedë Presidenti Moisiu trajtoi problemet aktuale që lidhen me përfundimin e procesit zgjedhor.


www.president.al
 

Blendi

Primus registratum
Re: ***BREAKING NEWS***

55n

Autoritetet amerikane thonë se uragani Katrina ka shkaktuar vdekjen e të paktën 55 personave dhe besojnë se numri i viktimave mund të rritet më tej.

Stuhia goditi brigjet jugore të Shteteve të Bashkuara në Gjirin e Meksikës dje herët në mëngjes, duke sjellë shkatërrim në shtetet e Luizianës, Misisipit dhe Alabamës, para se të zbutej duke u shndërruar në një stuhi tropikale, ndërsa zhvendosej drejt verilindjes.

Zyrtarët e ndërhyrjes së shpejtë në Misisipi thonë se numri më i madh i vdekjeve të shkaktuara nga Katrina ndodhën në një kompleks apartamentesh në qytetin Biloxi në breg të oqeanit. Dy raste të tjera vdekjesh u njoftuan në shtetin fqinjë të Alabamës.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: ***BREAKING NEWS***

Krutje!
Nje plak 85 vjeqar godet me bastun nje 56 vjeqar duke i marre jeten!
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: ***BREAKING NEWS***

TIRANE (1 Shtator) -Komisioni Qendror i Zgjedhjeve eshte mbledhur per te shpallur rezultatin perfundimtar te zgjedhjeve te 3 korrikut. 60 dite pas zgjedhjeve KQZ-ja ka vendosur te miratoje listen e fituesve ne proporcional, listen e fituesve ne maxhoritar si dhe 40 emrat e deputeteve qe do te marrin mandatin nga lista shumeemerore. Pas zhvillimit te mbledhjes nga KQZ-ja dhe shpalljes se rezultatit perfundimtar para medias, syte e opinionit politik dhe atij publik do te perqendrohen te institucioni i Presidences, institucioni i vetem qe detyrohet nga kushtetuta e vendit per te dekretuar daten e mbledhjes se parlamentit te ri. Pas takimit te zhvilluar 3 dite me pare me perfaqesues te koalicionit te djathte, Moisiu ka premtuar se nuk do te konsumoje afatin 20-ditor qe e parashikon kushtetuta. em/em (NEWS24/BalkanWeb)
 

Alanis

Primus registratum
Re: ***BREAKING NEWS***

Fillimisht postuar nga NetXtreme:
[qb] nuk eshte ashtu...Hassib Hussain nuk arrinte te fliste me shoket e tij sepse kur i merrte ne telefon..ata shperthenin <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> [/qb]
lol.gif
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: ***BREAKING NEWS***

Arrestohet Ferdinand Sporea, pedagog ne fakultetin juridik prane hotel Bermonit (kinostudio Tirane) sipas burimeve te policise Sporea akuzohet se ka shitur tezat e provimit per pranimet ne fakultetin juridik.


(duke qene se gjendesha aty kur ndodhi ngjarja burimi jam une keshtu qe lajmi eshte i komfirmuar) copyright s6t6n6 <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

regele

Forumium maestatis
Re: ***BREAKING NEWS***

A e moret vesh qe ai ish zv.ministri i Energjitikes ka ikur ne Kanada! Thone per pune, po te shohim sa do i zgjsin punet!
 

gurax

Pan ignoramus
Re: ***BREAKING NEWS***

Presidenti amerikan, gjate mbledhjes se Samitit Boteror te Kombeve te Bashkuara, e ze sh*rra . Eshte nje situate qe mund te na ndodhe te tereve ne gjate nje takimi te rendesishem, por kur je presidenti i USA dhe ne takim jane rreth 150 presidente nga tere bota, eshte pak me e komplikuar situata.
Dhe presidenti, me urtesi kerkon nje keshille nga.. Condoleeza Rice
lol.gif
me fjalet: "Mendoj se me duhet nje pushim banje. A eshte e mundur?" ("I think I may need a bathroom break? Is this possible?")

url]


Fotografia e presidentit duke shkruar mesazhin misterioz eshte bere nga nje gazetar i Reuters, pjesemarres ne Samit.

lol.gif
lol.gif
 

Blendi

Primus registratum
Re: ***BREAKING NEWS***

ne fakt kjo nuk perben fare lajm. Edhe disa nga mediat me serioze te botes e publikuan kete ne edicionin e mbremies, a thua se nuk ka boll fatkeqsi per te raportuar por do shpenzojme kohe me gjera femijesh...
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Kapet DURDA

kapet nga policia frederik durda, ne nje banese prane lagjes "ali demi". Durda ishte arratisur dje ne forme spektakolare pas lejes qe i ishte dhene nga burgu i peqinit per te vizituar bashkeshorten tij blerta papuciu ne maternitetin e ri te tiranes pas abortit qe ajo kishte pasur ne muajin e peste te shtatzanise.
durda ishte denuar me 15 vjet heqje lirie ne vitrin 2001 ne ceshtjen e famshme te kokaines se bashku me sokol kociun. ai akuzohej per trafik nderkombetar te narkotikeve.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Kapet DURDA

Durda...ne moshen 19 vjecare arratiset nga Shqiperia ne vitin '77 dhe emigron ne USA...aty ai fillo lidhjet me mafiozet e droges Kolumbiane!!
 

Vampir

Primus registratum
Re: ***BREAKING NEWS***

Sot ne gjermani u shpall kancelarja e gjemanise dhe eshte gruaja e pare qe udheheq si kancelare gjermanine <img src="/pf/images/graemlins/ooo.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/thumbsup.gif" alt="" />
 
Top