***BREAKING NEWS***

***BREAKING NEWS***

duke qene se jemi tek ky nenforum, prioritet merr gjithnje lajmi, ju ftoj qe ketu te vendosim postime te cilat na ofrojne lajme te rendesishme te ndodhura ne cast, te marra nga agjensi te ndryshme informative apo burime private, keshtu nepermjet kesaj teme ne i shtojme AF informacionin si dhe e pasurojme me diskutimin qe vazhdon...
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: ***BREAKING NEWS***

Kryetarit te PS-se Fatos Nano, teksa ndodhej ne fshatin Mese te Shkodres, ku zhvilloi nje miting ne mbeshtetje te kandidatit socialist te zones nr 2, Pal Lera, iu pre rruga nga militante te Partise Demokratike. Pas takimit me banoret e zones, simpatizante te PD-se dolen perpara liderit socialist, dhe zhvilluan nje anti-miting. Pasi u gjend per disa minuta prane militanteve demokrate, Nano u kthye ne Shkoder, ku aktualisht po zhvillon takime te tjera me anetare dhe simpatizante te partise se tij.

www.top-channel.tv
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: ***BREAKING NEWS***

...cti arrestojne kot, per ti bo heronj thu ti... mbas 1 muji vje sala me suden dhe i qet nga birucat...realitet i hidhur
shrug.gif
 

beshbossi

Primus registratum
Re: ***BREAKING NEWS***

Fillimisht postuar nga S6T6N6:
[qb] ...cti arrestojne kot, per ti bo heronj thu ti... mbas 1 muji vje sala me suden dhe i qet nga birucat...realitet i hidhur
shrug.gif
[/qb]
Kam idene se ai tha si nuk kane arrestuar Nanon <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
<img src="/pf/images/graemlins/tongue.gif" alt="" />
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: ***BREAKING NEWS***

dhe une per ate e kisha <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" /> (sduhet me fol tashti se u kthym ne kohe te sales qe eshte fotokopja e kohes se xhaxhit)
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: ***BREAKING NEWS***

BERAT (19 Gusht) -Zjarri i para dy diteve ne Berat, ku u dogjen kater shtepi, ka qene kembana me e mire qe paralajmeron se qyteti 2400-vjecar eshte vertet ne rrezik. Sinjalin SOS per kete e kane leshuar dhe pushtetaret vendore aty dhe dega e Monumenteve, por "ulerimat" kane rene ne vesh te shurdher. Vlerat monetare jane shume here me te vogla se ato muzeale dhe kulturore, te cilat ne vite e justifikojne sasine e shpenzimeve. Megjithate, askush nuk e ka pare dhe nuk do qe ta shohe problemin qe ka Berati. Jane pikerisht tre lagjet muze, te cilat rrezikohen me shume se kurre, sidomos nga zjarri. Kur para dy ditesh ne kala ra zjarri dhe demtoi kater shtepi, alarmi ishte i madh e natyrshem duhet te ishte i tille. Por vlerat perseri rrezikohen. Nje lagje muze e ndertuar qe ne vitin 1776 rrezikohet vetem per nje ure e ne rast fatkeqesish, zjarrfikeset as qe mund t'i afrohen. Ndersa ne dy tjerat, situata eshte e ndere.

Gorica Pervec lagjes "Kala", jane edhe Mangalemi e Gorica qe bejne thirrje per ndihme. Lagjja "Gorice", e cila lidhet me Beratin nepermjet ures me te njejtin emer edhe kjo monument kulture e shekulli te XVII, eshte ne meshiren e fatit. Ne cdo moment ajo eshte e rrezikuar nga zjarri dhe ne rastin me te pare, lagjja mund te shkrumbohet, pasi asnje makine zjarrfikeseje nuk mund t'i afrohet. Ndersa Hidrantet nuk jane ne pune. Pengese per makinat e zjarrfikesve eshte bere ura e Gorices, pas rikonstruksionit te bere disa muaj me pare, nuk mund te mbaje pesha te tonazheve te renda e keshtu eshte percaktuar qe kalimi te lejohet vetem per mjete te lehta, si vetura e kamioncina. Vetem per nga nje semafor ne anet e saj, makinat ne te shumten e rasteve kembeheshin mbi ure sado te lehta ishin dhe per kete arsye u demtua.

Pas rikonstruksionit, dikujt i shkoi neper mend qe karrexhaten e ures ta ngushtonte me shume se e kishin bere ndertuesit e shekullit te XVII e nga ky veprim do te shpetonte ura nga qendrimi i dy mjeteve te lehta mbi te. Madje, ne njeren ane te ures, jane vendosur blloqe betoni ne gjithe gjatesine e saj, ndersa ne hyrjet e ures jane vendosur blloqe te larta per te ngushtuar hyrjen e makinave te medha. Pervecse nje skandal qe shemton monumentin e kultures, pra uren, ky veprim ben qe tek ura te paguhen dy police ne dite dhe qarkullimi te mos rregullohet. Dhe me e keqja eshte se lagjja muzeale "Gorrice", e cila lidhet me qytetin vetem nepermjet kesaj ure mund te shkrumbohet, pasi asnje zjarrfikese nuk mund t'i afrohet. I rrezikuar eshte edhe "Mangalemi". Rrugicat e ngushta mes shtepive karakteristike nuk lejojne zjarrfikeset te shkojne prane shtepive ne raste zjarresh.

Pushteti vendor Ka vite qe strukturat e pushtetit qendror premtojne ndertimin e nje ure mbi lumin Osum, ne hyrje te qytetit dhe nje ne dalje te tij me qellim qe unaza e qytetit te funksionoje ne krah te djathte te Beratit. Nderkohe edhe ura e Gorices kthehet vertet ne vlerat e saj muzeale dhe ruajtja e trajtimi behet me se miri si e tille. Fillimin e projektit per nje ure te tille e premtoi edhe ne fillim te ketij viti ministri i Transporteve kur erdhi ne Berat e qe sipas tij brenda muajit maj projekti duhet te kishte perfunduar dhe duhet te kishin filluar punimet per ndertimin e saj. Edhe ne fushaten elektorale, Fatos Nano e ripremtoi perseri uren mbi lumin Osum, ndersa vitet kalojne e ura vetem ripremtohet. Ndersa qyteti i nje e mbi nje dritareve eshte i kercenuar ne cdo dite qe kalon

(Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: ***BREAKING NEWS***

ELBASAN (19 Gusht) -27-vjecari Rezart Cela baba i nje femije, eshte ekzekutuar me kater plumba kallashnikovi rreth ores 23.00 te mbremjes se merkure, ndersa ka dale prej makines per te hyre ne pallatin ku banonte. Ngjarja ka ndodhur ne lagjen "Syrja Dylgjeri" fare prane qendres se qytetit te Elbasanit. Rruget e qytetit te Elbasanit kane qene ende te populluara ne kohen kur ka ndodhur vrasja e 27-vjecarit Cela. Por pak kush ka mesuar per ndodhine e krimit edhe pse jane vene re levizje te shumta te makinave te policise. Banoret e pallateve, prane vendit ku ka ndodhur krimi jane treguar indiferente pas krismave te kallashnikovit, jo shume larg apartamenteve te tyre. Nderkohe ne vendngjarje kane mberritur forca te shumta policore te cilat kane gjetur te pajete 27-vjecarin Cela, ne nje automjet tip BMV.

Ai eshte gjetur ne pozicionin gjysme ulur, i mbeshtetur pas automjetit te tij, me koke te varur ne deren nga ana e shoferit. Uniforma te shumta kane rrethuar vendin e ngjarjes si dhe eshte bllokuar qarkullimi ne shume kryqezime rrugore. Njekohesisht policia ka filluar krehjen e zones, duke shoqeruar te pakten 10 te dyshuar per kryerjen e ketij krimi. Gjate nje konference per shtyp diten e djeshme, zedhenesja e Drejtorise se Policise se Qarkut Elbasan, Anila Popa ka bere te ditur se viktima eshte gjetur ne automjetin e tij tip BMW, me ngjyre gri metalizato, me targe italiane CM 758 HR, te parkuar ne krah te kundert, me bllokazh te ndezur, si dhe dy xhamat anesore te ulur plotesisht. Viktima rezulton te jete person me precedente kriminale, me konflikte te mprehta dhe objekt i shoqerimeve te here pas hershme ne Komisariatin e Policise. Nga ana e saj, Prokuroria e Rrethit ka zhvilluar hetimet duke e lene ne gjendje te lire 27-vjecarin Cela.

Por viktima ne Itali ka vuajtur denimin prej pese vjet e gjashte muaj heqje lirie per vepren penale te "trafikimit te lendeve narkotike". Sipas policise, plani per ekzekutimin e 27-vjecarit Cela ka qene i organizuar mjaft mire nga autoret e krimit. Ata duhet te kene studiuar te gjitha levizje e viktimes dhe kur ai po behej gati per te shkuar ne banese, e kane futur ne gracke per te lare hesapet. Mbi te eshte zbrazur nje karikator kallashnikovi, por vetem kater plumba e kane pershkuar ne trup e madje atentatoret kane zhdukur mjaft gjurme nga vendi i krimit. Po ashtu mbreme, policia ka bere te ditur se i ka zbuluar autoret e krimit por te dhenat nuk serviren per arsye hetimi.

(Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: ***BREAKING NEWS***

FIER (19 Gusht) -Pas nje sherri vret bashkeshorten duke e goditur disa here ne menyre te dhunshme me dru. Ne fshatin Vlosh te Komunes Kurian te rrethit te Fierit, gjate oreve te para te dites se djeshme, 40-vjecari Fatmir Myftari grindjen qe ka zhvilluar me te shoqen e ka mbyllur me vrasjen e saj, gjate momenteve histerike qe ka kaluar. Fillimisht ai eshte kacafytur me te shoqen. Me pas mendohet se burri nen efektin e gjendjes depresive dhe mjaft te coroditur per momentin e ka goditur ate ne shume pjese te trupit me mjete te forta. Por goditjet vdekjeprurese gruas i kane ardhur prej rrahjes qe I eshte bere me nje cope dru rreth 70 cm te gjate, me te cilin ajo eshte goditur ne koke dhe trup. Viktima e kesaj ngjarjeje eshte 38-vjecarja Lefteri Myftari, nena e 5 femijeve: Xhulianes 12-vjecare, Viktorias 10 vjece, Frenceskes 7 vjece, Marianes 5-vjecare dhe Najades dy vjece e gjysme.

E gjithe skena e grindjes ndermjet dy bashkeshorteve dhe vrasja eshte zhvilluar ne sy te femijeve qe kane mbetur te shokuar. Menjehere pas vrasjes, ne vendin e ngjarjes fillimisht ka mberritur babai i viktimes, i cili ka bere edhe kallezimin ne polici per kete ngjarje. Pas sinjalizimit ne vendin e ngjarjes ka mberritur grupi hetimor qe ka marre ne pyetje fqinjet, te cilet kane informuar per grindjen me ze te larte qe kane zhvilluar dy bashkeshortet. Ndersa kane tentuar te flasin me femijet, uniformat blu nuk kane arritur te shkepusin asnje informacion rreth arsyeve qe e kane shtyre 40-vjecarin te ekzekutoje te shoqen. Ndonese ne moshe te rritur, prej tronditjes se madhe qe kane perjetuar ata nuk kane mundur te flasin por vetem shtrengoheshin ne perqafim duke iu drejtuar njeri-tjetrit me fjalet se "mami vdiq".

Ndonese nuk ka nxjerre ende konkluzionet qe e kane cuar bashkeshortin ne vrasje me nje metode makabre te se shoqes, policia ka shoqeruar per ne Komisariatin e Fierit 40-vjecarin Myftari. Por fqinjet tregojne per "Gazeta Shqiptare" se dy kryefamiljaret kane patur grindje te ashpra, te shpeshta e te dhunshme ndermjet tyre. Te pyetur rreth viktimes, fqinjet kane reaguar ne menyre indiferente duke u shprehur se "ishte grua e mire por familja ishte shume e varfer". Ndersa te afermit u shprehen se nena e pese vajzave u be pre e dhunes per shkak te varferise se tejskajshme. Ne dhomen e bashkeshorteve ku ndodhi krimi ishte vetem nje divan dhe disa nderresa te vjetra.

(Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: ***BREAKING NEWS***

url]
url]
url]


Papa ne Gjermani i drejtohet te rinjve: "Hapjani zemren Zotit"
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: ***BREAKING NEWS***

Brenda dites se sotme ministrat e qeverise Nano duhet te kene perfunduar dosjet e materialeve qe do t'ua dorezojne zevendesuesve te tyre. Urdhri i firmosur nga Nano udhezon ministrat e kabinetit te dorezojne me ceremoni pushtetin tek pasardhesit. Dosjet do te perfshijne bazen ligjore te funksionimit dhe te organizimit te qeverise, statistiken e akteve te miratuara gjate periudhes 2001-2005, matricat e projekteve qe kane mbetur pa u permbushur, si dhe buxhetin per institucionet dhe projektet e filluara nga donatoret. Ministrite qe nuk do te jene me pjese e kabinetit te ardhshem do t'i dorezojne dosjet ne zyren e kryeministrit.

www.top-channel.tv
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: ***BREAKING NEWS***

TIRANE (22 Gusht)- Zgjedhjet parlametare nuk ishin te lira dhe te ndershme edhe pse procesi i numerimit te fleteve te votimit dhe transportimi i kutive u be sipas ligjit. Keshtu eshte shprehur lideri demokrat Sali Berisha gjate nje konference per shtyp nga selia blu ku dhe ka pershendetur gjirokastritet per voten qe i dhane kandidatit te PD-se, Genc Ruli, ndersa per kandidaten e PS-se, Makbule Ceco ai u shpreh: "Ajo qe pretendoi se nuk pranoi humbjen e 250 votave mori deshmine e 4600 votave. Dje qytetaret e Gjirokastres votuan per moralin e bashkimit te Shqiperise".

Incidenti i ndodhur ne Gjirokaster, ku u godit kryeredaktori i gazetes Tema, eshte permedur perseri nga lideri demokrat i cili u shpreh se po behen perpjekje per te liruar Gjolek Malajn. Me kete rast Berisha akuzoi prokurorine duke u shprehur se ky institucion ka fjetur dhe po fle mbi dosjet e krimit.

Nderkohe ne lidhje me qeverine e re Berisha tha se emrat e ministrave qe do te zgjidhen nga PD-ja do te perzgjidhen nga linja politike, zotesia, aftesia dhe kontributi ne menyre qe kabineti qeveritar te jete eficent. Nderkohe qe reformat ne drejtesi do te jene nje nga elementet me te rendesishem te qeverise se re ku kreu demokrat i beri thirrje opozites per te bashkepunuar.

(NEWS24)
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: ***BREAKING NEWS***

TIRANE (22 Gusht)- Drejtori i CIA-s, Porter Goss i ka derguar nje mesazh pershendetjeje dhe vleresimi kryeministrit Fatos Nano per punen e bere nga kabineti qeveritar ne luften kunder trafiqeve, terrorizmit si edhe ne mbeshtetjen qe qeveria shqiptare i ka dhene Shteteve te Bashkuara ne luften ne Irak. Drejtori i CIA-s, Porter Goss e ka mbyllur mesazhin e falenderimit duke cmuar rolin e kreut te qeverise shqiptare ne promovimin e stabilitetit ne rajon si dhe ndihmesen e dhene per nje zgjidhje paqesore per ceshtjen e Kosoves.

(BalkanWeb)
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: ***BREAKING NEWS***

Nje nder transferet me spektakolare ne historine e skuadres Lask eshte kryer me sukses. Shqiptari 17 vjecar i talentuar Besian Idrizaj nenshkroi kontrate 2 vjecare me ekipin e Liverpulit ku ne te ardhmen ai do luaje ne stadiumin e njohur Anfield Road, tek skuadra fituese e Kupes se Kampioneve. Edhe pse kupohet qe ne sezonin e ardhshme 2005/2006 Idrizaj do luaje me skuadren B te Liverpulit, ai shprehet teper i kenaqur qe i eshte plotesuar nje ender e pabesueshme per te.


(Tifozet/BalkanWeb)
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: ***BREAKING NEWS***

Avjoni i West Caribbean Airways qe udhtonte per ne Martinik u rrexua ne perendim te Venezuelas. 160 veta vdiqen ne kete aksident.

Vetem nje pasagjer shpetoi, edhe ky sepse arriti me vones ne aeroport e humbi avjonin. Vendin e tij e kishte zene dikush tjeter...

Ps. Sa per sqarim nuk kishte asnje shqiptar.
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: ***BREAKING NEWS***

Ndeshje futbolli qe mbaroj 50 me 1.

Ekipi belg i futbollit femeror SK Berlaar humbi ndeshjen 50 me 1 pasi portjera kryesore kishte shkuar te shikonte nje festival rroku. Pjesa e pare mbaroji 27-0
....
 

Alanis

Primus registratum
Re: ***BREAKING NEWS***

C'jane keto lajme mor..?? <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> I shpik vete ti?
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: ***BREAKING NEWS***

Ja psh i lajm tjeter:

Nje invalid (i paralizuar nga nje aksident automobilistik) kapur nga radari me nje shpejtesi 193km/h (Ne France limiti eshte 130)

Ne veturen e tij, te modifikuar per invalided, ishin edhe e shoqja dhe kalamajt....

<img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
------------------------------------
Un paraplégique flashé à 193 km/h

Un nordiste de 30 ans, devenu paraplégique à la suite d'un accident de la route, a été flashé mardi à 193 km/h sur l'autoroute A16 à hauteur de Frencq, au nord d'Etaples (Pas-de-Calais), a-t-on appris mercredi de source policière. L'homme, qui roulait à bord d'une voiture spécialement aménagée en compagnie de sa femme et de ses enfants en bas âge, s'est vu aussitôt retirer son permis de conduire. Il sera convoqué ultérieurement devant le tribunal de police de Montreuil (Pas-de-Calais), a-t-on précisé de même source. Il avait déjà été verbalisé pour trois excès de vitesse compris entre 150 km/h et 170 km/h, a encore précisé la police.
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: ***BREAKING NEWS***

Tjeter:

Shkaku i renies se avjonit Qipriot afer Athines ishte shuarja e motoreve, qe me nga cduket eshte shkaktuar nga mungesa e karburantit, dmth i ishte mbaruar kerozeni....
 
Top