Botë e çuditshme

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
Pamjet e aksidentit me makinë të David Beckham

Ish-futbollisti, David Beckham u aksidentua me djalin e tij Brooklyn, 15 vjeç, pasi po kthehej me të nga një ndeshje.
Ylli i futbollit me makinën e tij Audi RS6 u përfshi në një përplasje, e cila fatmirësisht nuk shkaktoi viktima.
Beckham po kthehej nga ndeshja në klubin verior në qendrën e trajnimit në Londër, ndërsa Brooklyn kishte luajtur me të rinjtë nën 16 vjeç me Arsenalin kundër Brighton.
David Beckham dhe djali i tij shpëtuan pa u dëmtuar, por makina nuk mund të përdoret.
 

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
Rusi, Dëshmitarët e Jehovait shpallen terroristë

Gjykata Supreme e Rusisë e ka shpallur terroriste, faqen e internetit të sektit fetar Dëshmitarët e Jehovait. Vendimi i gjykatës i përcakton si terroristë Dëshmitarët e Jehovait duke ndalur vërshimin e tyre në federatën ruse.

Zyrtarët e Gjykatës së Lartë kanë thënë në Moskë, se Gjykata Supreme e ka miratuar ankesën e prokurorisë.

Ankesa e prokurorisë kishte rezultuar pasi që një gjykatë e shkallës më të ulët, kishte vendosur që faqja e internetit e Dëshmitarëve të Jehovait, nuk është ekstremiste.

Prokurorët nga rajoni Tvar i Rusisë e kanë parashtruar padinë gjatë vitit të kaluar me arsyetimin se idetë e promovuara nga Dëshmitarët e Jehovait, nxisin urrejtje dhe ndasi.

Tri librat kryesore të organizatës "What Does The Bible Teach Us About”, “Get Closer To Jehovah" dhe "Come And Folloë Me", gjithashtu janë shpallur si libra me përmbajtje ekstremiste.

Dëshmitarët e Jehovait, është një organizatë fetare ndërkombëtare që ka nisur të veprojë në Rusi dhe në të gjitha shtetet e ish-Bashkimit Sovjetik, qysh në fillim të viteve ’90.

Sekti i krishterë ka rreth 8 milionë anëtarë në mbarë botën. Ata janë të përhapur shumë dhe në SHBA nga edhe ku vijnë në Shqipëri shumë Dëshmitarë të Jehovait. Ata janë krtyeisht djem në moshë të re, që duket se kanë financim shumë të mirë. Kanë mësuar para se të vijnë, rrjedhshëm gjuhën shqipe, jetojnë në shtëpi me qera në Shqipëri dhe financohen gjithë kohës nga organizatat e tyre në SHBA dhe gjetiu.

Në Gjermani, Greqi, etj., gjithashtu Dëshmitarët e Jehovait janë shpallur të padëshirueshëm dhe ndalohet qarkullimi i tyre atje.

Në Shqipëri Dëshmitarët e Jehovait qarkullojnë lirisht. Shumë akuza ka pasur ndaj tyre se kanë penetruar deri në pasoja tragjike te disa persona që kanë gjetur vdekjen pas doktrinave të injektuara nga Dëshmitarët e Jehovait, sidomos sa i përket vetëvrasjes dhe mos lejimit të transfuzionit të gjakut.

Një vajzë e re në Tiranë vdiq në spital vetëm sepse nuk lejoi t’i futej gjak në trup. Ajo vazhdimisht kontrollohej në QSUT nga Dëshmitarët e Jehovait që i kërkonin të mos merrte gjak.
 

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
I Burgosi Seks Me 4 Gardiane, I lë Të Katërta Shtatzënë

Gjithçka ka ndodhur në burgun e Baltimorës, ku një i
dënuar ka patur raporte seksuale me katër gardiane Femra. Femrat Kanë
Nuk I kanë rezistuar joshjes nga ‘bosi i bandës” dhe tashmë po presin
nga një fëmijë prej tij.
Burri, i cili ka lënë shtatzënë gardianet është Tavo White, bos i një
bande lokale, i cili ka dominuar psikologjikish dhe fizikisht gardianet
e burgut por jo vetëm ato.
Tavo arrinte të përfitonte 20.000 Euro Në Muaj Nga Trafiku i drogës dhe
i celularëve Në Burg, Ku sigurisht kjo bëhet falë bashkëpunëtorëve dhe
lidhjeve të tij edhe me sigurinë e burgut.
Skandalin seksual dhe korruptiv e nxorri në dritë FBI, falë disa
çimkave, të cilat kanë kapur fraza që inkriminojnë personat e përfshirë
në hetim. “/Unë Jam Ligji Dhe Ky Eshtë Burgu Im”,- thotë në njërin prej
pamjeve të siguruara i burgosuri Tavo White. “Mund të bëjë kontrabandë
me çdo gjë që dua këtu”./
Karizma e të burgosurit ishte kaq e fortë sa asnjëra prej gardianeve,
Jennifer Owens, Katera Stevenson, Chania Brooks dhe Tiffany Linder, nuk
mundi t’i rezistojë. Dhe tani, secila prej tyre pret edhe fëmijën e
bosit të Burgut Të Baltimorës.
 
Top