BOOM!

2celjan-fr3

Primus registratum
BOOM!

Krize e madhe nderkombetare me humbje miliarda $ qe e reflektojne bankat dhe bursat ne mbare boten, ku te gjithe shesin aksione.
A duhet te trembemi nga kjo krize dhe a do te zgjase?
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: BOOM!

ngelet relative,
humbjet e X miliarde $ per nje kompani jane thjeshte teorike, sepse e nje gje e tille te ndodhi realisht duhet qe te gjithe aksjoneret te shesin ne te njejtin moment te gjtha aksjonet, dhe atehere konsderohet humbja reale,
nderkohe qe ne burse per nje X arsyje Y njerez shesin aksjonet e tyre atije qe ka deshire ti blej me Z çmime, kjo sdo te thote apsolutisht asgje...mbi te gjitha nuk thot asgje per shendetin dhe te ardhmen e kompanis ne fjale.....
per te mos folur per spekullimet te cilat kane per qellime thjeshte destabilizimin dhe lekundje.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: BOOM!

Të kesh frikë sa të të dridhen leqet e këmbëve.

Tani, edhe kockat e gjurit mos i thyej ti por ki frikë.

Këtej nga unë flitet me intensitet për një reçesion të ekonomisë të SHBA që mund të tërheqë me vete mjaft ekonomi të tjera (ndër të cilat Kanadanë). Masat e marra nga xhaxhi Bushi (140 miliard $ investime) nuk mjaftojnë për të frenuar rënien e ekonomisë amerikane. Atëherë mbetet që ekonomitë më të mëdha të mbështeten më shumë tek njëra-tjetra që të ndjejnë sa më pak këtë krizë.

P.S. Pinko, ene parja nuk ka vler se cop letre o po i japim na vler tu i besu qevris. Kshu ne bursa ne vlera e kompanive rritet e ulet bashk me besimin e robvet. Ma shum, vlersimi bohet sot ne po qe se sot kompanija X vle mo pak se dje thuhet që vlera e kompanis ka ra. Kjo i bo investitorët me u menu ka pak e shpesh fillojn e shesin aksione. Kjo mund t'çoj ne n'humjen e vlerës së kompanis deri në masën 90-95 % Nje pra ku doli që ajo kompani që dje bote 10 lek sot nuk bo mo veç se 1 lek. Megjithate bohet llaf për të njëjtët njerëz, vegla, materiale, ndërtesa dhe kapacitete si dje.

Ça i ka bo njeriu njeriut ëre.

P.S. Pink /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/kiss.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/kiss.gif
 

TheWanderer

Primus registratum
Re: BOOM!

Ok! Teme e bukur kjo Celjano. Le te marrim shembull CitiBank, si banka me e madhe ne bote per nga numri dhe vlera e asset-eve qe ka. Eshte tronditese, qofte edhe per nje kompani te madhe sic eshte citibank, te humbesh 8 miliarde dollare njeheresh. Normalisht, nese leket administrohen ne kete menyre dhe aksionet e kompanise do te fillojne te bien, pasi besimi se kjo kompani di te menaxhoje parate sic duhet bie. Per te mbyllur vrimat qe iu hapen buxhetit dhe per te rikthyer besimin tek investitoret kjo kompani (aksionet e kompanise kane rene ndjeshem gjate 2007) iu drejtua tregut te huaj, ku se pari trokiti ne dyert e kinezeve, te cilet fillimisht i premtuan kesaj kompanie nje investim prej 4 miliarde USD, por u terhoqen ne momentin e fundit. Ajo qe investoi ne Citibank ishte nje fond Investimesh nga Singaporja me afersisht 6.4 miliarde USD. A eshte kjo zgjidhja? Sipas Hillary Clinton jo! Pasi nuk mund t'i drejtohesh gjithmone Abu Dabit te investoje ne borxhet e tua. Per kete arsye, ne Sh.B.A po merren masa nga me te ndryshmet per te kthyer ekonomine nga nje ekonomi e varur ne borxhe, ne nje ekonomi te shendetshme. George Sorros thote se recesioni po e shikon ne drejt te syrit ekonomine amerikane dhe po pret momentin te kafshoje. Disa analiste te tjere mendojne se nese nuk do te kete recesion deri ne qershor te ketij viti, ekonomia amerikane do t'ia hedhe bukur kesaj rradhe, pasi qe nga viti 1950 e deri me sot, asnje vit elektoral nuk eshte shoqeruar me kriza ekonomike. Periudha me e veshtire paraqitet marsi i ketij viti. Madje po sot, Ben Bernanke urdheroi prekjen me te madhe te interesit bankar qe nga viti 1991 (sot u prek .75%, ne 1991 ishte prekur me 1%)

Pesonalisht mendoj se ekonomia amerikane do t'ia hedhe dhe kesaj rradhe, pasi nese do te hynte ne recesion do te vuanin shume vende te tjera, midis te cilave Kanadaja si parteneri me i madh tregtar i Sh.B.A dhe Kina. Askush nuk e deshiron nje gje te tille. Nese do te kemi recesion, nuk mendoj se do te jete i gjate, jo me shume se 3-4 vjet.

P.S Shifrat e permendura mund te mos jene 100% ekzakte, por fenomeni qe po ndodh pershkruhet pak a shume keshtu.
 

true confidental

Forumium maestatis
Re: BOOM!

Ekonomia amerikane ka per te qene slow ket vit, por nuk eshte ne fazen e recesionit....
Ekonomia kanadeze sigurisht qe eshte e ndikuar, por pritet se paku single digits return ne tregun financiar ...
Volatiliteti eshte dicka normale, ka ndodhur dhe do te ndodhi ne sekuenca kohore gjithmone ......ata qe investojne per periudha afatgjata nuk kane pse te shqetesohen shume nga lekundjet ne treg sepse pikerisht procesi i perfshirjes se emocioneve ne investim sjell daljen nga tregu ne momentin e papershtatshem .....

Dhe se fundmi ata qe njohin sado pak sektorin financiar e dine se momenti me i pershtatshem per te blere eshte kur stock market doesn't perform good and its in the downtrend .....
Per 2008 ne ekonomine Canadeze blini kryesisht bank stocks me perjashtim te CIBC dhe Scotia qe jane perfshira ne *sub prime mortage landing event in US* and insurance companies stocks....5 years from now you will be really happy with what you did today ....
I boosted up my RSP by the beggining of this year , so I am just looking ahead at this point .....
 

2celjan-fr3

Primus registratum
Re: BOOM!

Politikat=ekonomia eshte e qarte se duhet te ndryshojne, nje politike e re duket se eshte e domosdoshme dhe se jemi ne fundin e nje epoke, rritja e cmimit te bukes nuk eshte vetem nje fenomen lokal ndaj edhe keta bracetelevizionet nuk kane pse e ngrejne si gabim te qeverise aktuale apo ku ta di une, masat me siguri qe duhet te merren edhe nga keta qe jane sot, duhet nje reforme boterore nga USA,GJERMANI,FRANCE,JAPONI etj
 
Top