Re: BOOM!
Ok! Teme e bukur kjo Celjano. Le te marrim shembull CitiBank, si banka me e madhe ne bote per nga numri dhe vlera e asset-eve qe ka. Eshte tronditese, qofte edhe per nje kompani te madhe sic eshte citibank, te humbesh 8 miliarde dollare njeheresh. Normalisht, nese leket administrohen ne kete menyre dhe aksionet e kompanise do te fillojne te bien, pasi besimi se kjo kompani di te menaxhoje parate sic duhet bie. Per te mbyllur vrimat qe iu hapen buxhetit dhe per te rikthyer besimin tek investitoret kjo kompani (aksionet e kompanise kane rene ndjeshem gjate 2007) iu drejtua tregut te huaj, ku se pari trokiti ne dyert e kinezeve, te cilet fillimisht i premtuan kesaj kompanie nje investim prej 4 miliarde USD, por u terhoqen ne momentin e fundit. Ajo qe investoi ne Citibank ishte nje fond Investimesh nga Singaporja me afersisht 6.4 miliarde USD. A eshte kjo zgjidhja? Sipas Hillary Clinton jo! Pasi nuk mund t'i drejtohesh gjithmone Abu Dabit te investoje ne borxhet e tua. Per kete arsye, ne Sh.B.A po merren masa nga me te ndryshmet per te kthyer ekonomine nga nje ekonomi e varur ne borxhe, ne nje ekonomi te shendetshme. George Sorros thote se recesioni po e shikon ne drejt te syrit ekonomine amerikane dhe po pret momentin te kafshoje. Disa analiste te tjere mendojne se nese nuk do te kete recesion deri ne qershor te ketij viti, ekonomia amerikane do t'ia hedhe bukur kesaj rradhe, pasi qe nga viti 1950 e deri me sot, asnje vit elektoral nuk eshte shoqeruar me kriza ekonomike. Periudha me e veshtire paraqitet marsi i ketij viti. Madje po sot, Ben Bernanke urdheroi prekjen me te madhe te interesit bankar qe nga viti 1991 (sot u prek .75%, ne 1991 ishte prekur me 1%)
Pesonalisht mendoj se ekonomia amerikane do t'ia hedhe dhe kesaj rradhe, pasi nese do te hynte ne recesion do te vuanin shume vende te tjera, midis te cilave Kanadaja si parteneri me i madh tregtar i Sh.B.A dhe Kina. Askush nuk e deshiron nje gje te tille. Nese do te kemi recesion, nuk mendoj se do te jete i gjate, jo me shume se 3-4 vjet.
P.S Shifrat e permendura mund te mos jene 100% ekzakte, por fenomeni qe po ndodh pershkruhet pak a shume keshtu.