bomba atomike

bomba atomike

traktati per mosperhapjen e armve berthamore thot se ata qe e kan mos tja japin atyre qe nuk e kan, kurse ata qe nuk e kan mos ta marrin nga ata qe e kan

arsyeja, se shtimi i pakontrollum i armeve berthamore shton rrezikun e konflikteve dhe aksidenteve berthamore

india pakistani izraeli nuk e kan nenshkru, n. korea e Cnenshkroj kohet e fundit. shqiperia usa rusia etj nenshkruese


si ruhet me mire paqa dhe kush duhet te ket arme berthamore, kush te mundet?
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: bomba atomike

Sa më shumë vende e kanë armën bërthamore aq më shumë rritet rreziku i përdorimit të saj.

Pra idealja është që të mos ketë armë bërthamore ose ato të jenë nën kontrollin e një force shumëkombëshe!
 

antares

Primus registratum
Re: bomba atomike

Paqja ruhet duke mos zgjedhur gomere qe u thote Zoti ne vesh "Pushto kete shtet sot e ate shtet neser", duke mos futur hundet ne punet e te tjereve, duke u marre me shume me shtepine tende me nje fjale.
Nese ti ngacmon nje arushe qe po shetit kelyshet e saj mos u anko pastaj kur kthehesh ne shtepi me nje krah apo kembe mangut.
Eshte paradoksale dhe e trishtueshme (pergjithesisht qendron ajo qe tha Kondrapedali me siper) por e vetmja menyre per te mbajtur larg gangsteret Janki nga nje vend eshte Bomba Atomike!
Siper, DDD ke harruar dhe nje detaj te vockel...."Shtetet qe posedojne arme atomike zotohen qe te mos i perdorin keto kunder vendeve qe nuk i kane"
Sa per informacion, Jankite e kane hedhhur poshte kete klauzole ne menyre te njeanshme ne doktrinen e tyre te fundit ushtarake.
Pra jo per paradoks do te thosha qe paqja ruhet me mire kur te gjithe kane arme atomike. (Mire do ishte qe te mos i kishte asnjeri, te kuptohemi).
A e keni degjuar ate paradoksin e ariut?
Nje njeri i armatosur vetem me nje thike ben te apmunduren per tiu shmangur ariut, por ama po pati nje pushke ka shume te ngjare te behet trim dhe te qelloje ariun.
Imagjinoni sikur te mos e godase ne zemer apo ne koke......

Romaket thoshin: "Ne do paqe, pergatitu per lufte"
 

D-J

Forumium maestatis
Re: bomba atomike

Fillimisht postuar nga antares:
[qb] Jankite e kane hedhhur poshte kete klauzole ne menyre te njeanshme ne doktrinen e tyre te fundit ushtarake.

Pra jo per paradoks do te thosha qe paqja ruhet me mire kur te gjithe kane arme atomike.

[/qb]
Japonia, fuqia e dyte ekonomike ne bote, kandidate per nje vend ne keshillin e sigurimit ndjehet e kercenuar nga N Korea dhe Kina. Ne Japoni ka filluar nje debat per ndryshimin e kushtetutes dhe militarizim te pavarur nga kushtet e vena pas Luftes se dyte Boterore dhe per vetmbrojte apo paragoditje jashte ombrelles amerikane.

A besoni tek Japonia?

Gjermania nuk mund te behet fuqia qe pretendon te jete pa nje arsenal berthamor qe te rivalizoj Francen, Angline dhe me tej ne ceshtjet politike diplomatike ushtarake te botes. Te djathtet po bejne thirrje ti jepet fund poshterimit te trasheguar nga LDB. Nje program berthamor gjerman natyrisht qe do behet brenda kuadrit te nje force europiane.

A i ka ardhur fundi Natos, apo USA ne Europe dhe a jemi gati te shohim nje rivalizim berthamor EU - USA?

A besoni tek Gjermania?

Aspirata Arabe /pf/images/graemlins/laugh.gif

A besoni ne nje bombe arabe, iraniane libiane siriane etj?

Cilat mund te jene pasojat, pervecse respekt dinjitet krenari autoritet, voice ne arenen nderkombetare qe garanton mosperfundim si Iraku?

A ka rendesi rregjimi? Pakistani psh

A besoni tek USA me politken e ndryshimit te rregjimeve ne lindjen e mesme si nje njohje se traktati i mosperh. armeve berth eshte i pamundur te patrullohet dhe se eventually cdo shtet, apo grupime qe deshirojne arme berthamore do ta kene NJE nje dite?

A me te vertete paqa ruhet me mire kur te gjithe kane apo kur njihet nje far forme lidershipi dhe diktati?
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: bomba atomike

A me te vertete paqa ruhet me mire kur te gjithe kane apo kur njihet nje far forme lidershipi dhe diktati?


Pyetje pak si e çuditshme. A ka paqe nën diktat? Vrasja e më shumë njerëzve se nga bombat atomike a quhet mënyrë për të ruajtur paqen? :shrug:
 

antares

Primus registratum
Re: bomba atomike

Ndoshta duhet edhe te riperkufizojme paqen, se me c'po shohim nga pikpamja matematike po vdesin me shume nga kjo "paqe" se sa nga lufta!
A e dini qe sipas Konvetave Nderkombetare perdorimi i armeve me Uranium te Varferuar eshte perdorim i Armeve te Shkaterrimit ne Mase?
A e dini se jane 10 fishuar lindjet me monstruozitete ne Kosove, Afganistan e Irak?
Qe dhe ne familjet e ushtareve Janki qe kane qene ne keto fushata jane shumfishuar lindjet e monstrave?
Pra kur gangstereve ne Washington nuk u behet vone per njerzit e tyre, c'fare presim ne?
 

deist

Primus registratum
Re: bomba atomike

o nuk bon me pase gjithkush arme berthamore, se qe per shembull um bjen mu najnjo ne dore, vaj halli per Bosnjen, Arabine, Irakun, Iranin etj. shum ma mire qe nuk e kom e nuk i kam kushtet me bo. paramendoje Kosoven me arme berthamore!!!
 

blendiys

Primus registratum
Re: bomba atomike

Huh,pikpamja matematike.
Po te besh lufte guerrilash nuk ka nevoje te na nxjerresh te tilla perfundime.
Une me nje arme nukleare mund te shfaros nje qytet,ndersa ti me granate dore shfaros me teper matematikisht!
Pstaj lindje me monstruozitete ka patur dhe ne Shqiperi,dhe po shtohet!
Mos duhet te pyes janki-te?
Gangsere ka dhe ne Paris,Bruksel dhe Tirane...
C'mund te pres une prej tyre?
 

Xeni85

Primus registratum
Re: bomba atomike

Mendoj qe frika e japonise eshte e justifikua pasi jankit nuk jane njerez te fjales(shembull jane sadami e osama)ndaj dhe do tiu duhej nje bombe e tille.Te gjitha shtetet sipas meje duhet te kene bomba berthamore thjesht per te mbajtur balancen.POr vendet arabe(siri liban egjipt) mendoj qe nuk jane akoma gati pasi jane akoma ne konflikt me israelin dhe kjo do te conte ne nje tragjedi njerezore.
 

D-J

Forumium maestatis
Re: bomba atomike

Fillimisht postuar nga Kondrapedali:
[qb] A ka paqe nën diktat? [/qb]
po te marrrsh parasysh pasojat e nje konflikti berthamor(jo cdo lloj konflkti jo cdo lloj arme)qe e shkaterrojne boten dhjetra here a nuk te duket me e udhes some form of lidership and dictat?

ne fund te fundit hierarkia lidershipi diktati i me te fortit eshte menyra si ka funksionuar dhe funksionon kjo bote. pikerisht paqa prishet atehere kur kercenohet kjo menyre te funksionuari.

po kete rradhe behet fjale per ekzistencen e njerezimit. dhe mqse e shte puna keshtu a nuk duhet ngritur pak me shume pragu per te kerkuar drejtesi per te gjithe?

huge gamble kur ska second chance dhe duke ditur natyren e njerzve dhe faktin se avancimi i teknologjise nuk njeh kufinj dhe se do behet gjithnje e me lehte per tu prodhuar dhe shperndare

nje mendim jo bindje /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

antares

Primus registratum
Re: bomba atomike

Po ashtu ka qene po ti harron se Perandoria Romake ishte fuqi e mirefillte ushtarake-ekonomike e kulturore, Britania po ashtu etj etj.
Ketu kemi vetem nje tufe parazitesh qe pasi e mbyten vendin me borxhe ne Vjetnam, hoqen dore nga standarti i arit, dhe sot (pasi me kobure te koka detyrojne vendet nafte-nxjerrese te tregetojne naften ne dollare prej letre) krekosen mbi nje mal 7 trilionesh borxh! (Bota prodhon e ata printojne letrat jeshile e ne shkembim te mallrave te vertete japin pacavuren prej letre qe nuk u kushton gje ti printojne me tonelata).
Per sa perket anes ushtarake, me mire te mos flasim......
Konfliktin atomik sigurisht nuk e do askush, po njekohesisht mos harrojme qe me gjithe renien e perkoheshme dhe relative Rusia ka perseri forca ti shfarose nja 10-15 here.
DDD - nese ne do te ndesheshim per jete a vdekje nuk do kishte rendesi nese une do kisha 1 apo 15 revolvere apo jo!
 

D-J

Forumium maestatis
Re: bomba atomike

Fillimisht postuar nga antares:
[QB] Ndoshta duhet edhe te riperkufizojme paqen, se me c'po shohim nga pikpamja matematike po vdesin me shume nga kjo "paqe" se sa nga lufta!
A e dini qe sipas Konvetave Nderkombetare perdorimi i armeve me Uranium te Varferuar eshte perdorim i Armeve te Shkaterrimit ne Mase?

paqe eshte mungese konflikti, por po flasim per arme berthamore te pershkruara ne traktat.

pra mungese konflkti berthamor, ose paqe nga mosperdorimi i bombes atomike /pf/images/graemlins/laugh.gif

armet me uranium te varferuar i perkasin armeve biologjike apo kimike dhe jo berthamore atomike nukleare /pf/images/graemlins/wink.gif

konsekuencat rreziqet balancat aleancat etj qe pasja e saj shkakton jane mjaft te ndryshme nga cdo lloj arme tjeter
 

antares

Primus registratum
Re: bomba atomike

Po pikerisht keshtu duan ta kalojne nen rrogoz Gangsteret Janki perdorimin legal masiv te armeve atomike! Pak e nga pak. Po flasin per "mikro-bombat" qe do te shperthejne ne thellesi e do te shkaterrojne bunkeret e thella, fizikante e inxhiniere ja kane nxjerre bojen ketij pretendimi (qe ky nuk eshte sulm atomik) duke argmentuar qe viktimat civile nga nje operacion i tille mund te jene nga disa mijra ne nje miljon!
Ne mund te bejme dhe marrveshjen p.sh. qe "Bombe atomike quhet cdo bombe me fuqi mbi 50 megaton"!
Kam frike se bomba 49 megatonshe (tashme jo me arme e shkaterrimit ne mase) nuk ndryshon gati fare nga ajo 51 megatonshe.
Me fal qe duken si sofizma keto po Djalli fshihet ne detaje...... :devil:
 

D-J

Forumium maestatis
Re: bomba atomike

Fillimisht postuar nga antares:
[qb] Po ashtu ka qene po ti harron se Perandoria Romake ishte fuqi e mirefillte ushtarake-ekonomike e kulturore, Britania po ashtu etj etj.
[/qb]
mir mir po se u dhje perandoria romake apo brtitanike jeta vazhdoi prape ama, kete rradhe stakes are higher

megjithate ti si mendon me mire te gjithe dhe kush te kete mundesi? I myself am kinda torn /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

antares

Primus registratum
Re: bomba atomike

He he he, ashtu eshte nuk jam kundra.....
Une jam per nje bote multipolare ku 2-3 pole te fuqishme te ballancohen keshtu qe edhe te funksionoje si duhet doktrina (MAD-Mutual assured Destruction) po edhe vendet e vogla te kene pak me teper hapesire veprimi apo alternativa....
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: bomba atomike

Pra idealja është që të mos ketë armë bërthamore ose ato të jenë nën kontrollin e një force shumëkombëshe!

Vrasja e më shumë njerëzve se nga bombat atomike a quhet mënyrë për të ruajtur paqen?
Ja ku i ke mendimet e mia DDD! Po të lexosh më me kujdes nuk bën gabime /pf/images/graemlins/tongue.gif .

Për atë punën e uraniumit të varfëruar që "hyn" tek armët biologjike apo kimike, besoj se e din se ç'natyrë reaksioni ka? Thjesht për tu siguruar po ta bëj pyetjen.
 

kameleoni

Primus registratum
Re: bomba atomike

Une mendoj ndryshe.Kur shtetet kane arme berthamore atehere rritet siguria ne rajon.

PERSE?

Ke TI por kam edhe UNE

Me kete arsyetim une them qe te gjitha shtetet do te mendoheshin disa here para se te shpallnin lufte dhe zgjidhja e vetme do te ishte dialogu.

Shteti merr parasysh kur do te hapi lufte berthamore sepse vendos per fatet e miliona njerezve.Arma berthamore eshte vetem per PRESION dhe jo PERDORIM.


Ndersa kur e kane vetem SUPERFUQITE atehere sundimi mbi boten u mbetet atyre dhe i kane shtetet qe nuk kane arme berthamore si cerra.

E vetmja gje qe duhet per te bere eshte te sigurohet shteti (sidomos amerika) nga sulmet berthamore terroriste.nje pakujdesi sigurie mund te coje shitjen e ketyre armeve ne tregun e zi qe do te thote lufte me fantazmat.
 
Top