Boksi

AnaBlue

Forumium maestatis
Boksi

*Kreshnik Qato Vs Laurent Goury 02-04-06*

Kemi kenajqesine t'ju njoftojme se me daten 2 Prill 2006 ne oren 15:00, ne arenen *York Hall,* e cila njihet si "Shtepija e Boxit Britanik" dhe qe ndodhet ne Bethnal Green, ne lindje te Londres, Kampioni Shqiptare i Boksit
Profesional ne peshen *Super te Mesme*, Kreshnik Qato, do te konkuroje ne ndeshjen e tij te radhes. Ky duel me gjashte raude eshte i vlefshem per ngjitjen e Kreshnikut ne ne rangun boteror te boksiereve profesional.

Sie e kemi perjetuar edhe gjate ndeshjeve ku Kreshniku ka konkuruar ne te kaluaren, fitoria e tij, si i vetmi boksier profesinist, dhe Kampion Boteror, qe luan per ngjyrat kuq e zi, do te na dhuroje emocione krenarie te cilat besojme se mbeten te perjeteshme ne memoriet tona.

Kreshniku tashme eshte heroi yne kombetare ne Diaspore, dhe si resultat, ai gezon nje mbeshtetje te flakte te bashkombasve tane ne Britanine e madhe.
Prandaj ju bejme thirrje dhe ju lutemi te jeni te pranishem bashke me miqte tuaj, qe te perjetojme se bashku ndjenjat e ballelartesise sone kombetare ne diaspore.

Per me shum hollesi ne lidhje me biletat ju lutem na kontaktoni ne numrat:
+44 (0) 7886731367, dhe/apo Alban Travel Group 020 7561 1604.

Kreshnik Qato,

*www.kreshnikqato.com*
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Boksi

Shpresoj qe te kete sa me shume shqiptare ne ate salle me 2 prill!
Forca Kreshnik!
 

ujku81

Primus registratum
Re: Boksi

Krehsniku e shembi ate francezin. Forca Kreshnik!! /pf/images/graemlins/smash.gif /pf/images/graemlins/smash.gif
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Boksi

*Ethet e Ringut, Trysnia e Grushtit, dhe Ndjenja e Fitores.*

Kampioni i Diaspores dhe i te gjithe shqiptareve ne sportin e rende te boksit profesional meritoj fitoren ne ndeshjen e tij te radhes, sot me date 02/04/2006. Mbreti i ringut profesional Kuq e Zi, Kreshnik Qato, krijoj
serisht nje atmosfere ku brohoritjet dhe ballelartesia kombetare bashke me muziken Shqiptare u ndjene dhe u degjuan serisht me plot me krenari ne ringun e boksit Britanik. Kesaj radhe pikerisht ne arenen Londineze, te
"York Hall", e cila njihet si "Shtepija e Boksit Britanik".

Keshilla qe trajneri i mirenjohur Luigji Leo, ish-kampion i Britanise, i drejtoj Kreshnikut ishte: "Kjo eshte ndeshja qe do te hap deren e suksesit" per takime titullore. Por kjo dere do hapej vetem me fitore dhe asgje me
pak. E keshtu ndodhi, pas nje hyrje te furishme ne ring medisa dopje goditje qe i dha kundeshtarit, Kreshniku dukej ne nje gjendje te shkelqyeshme fizike dhe psikologjike. Per nga deshira, mundi dhe djerset e stervitjes,
Kreshnikue kishte te shkruar ne balle se do te fitonte. Por si gjithmone, e çdo sport, fusha dhe rregullat te vendosin perballe nje konkuruesi, me statistika pothuajse te barabarta; i cili po ashtu deshiron te dale
fitimtare, pasi dihet qe edhe ai ka shpenzuar energji per te arritur fitoren. Natyrisht kundeshtari i tij, ishte po aq i vendosur te fitoje sa edhe Kreshniku. Ne nje prononcim qe Qato beri para se te hyje ne Ring, ai tha se "Te dy boksire sterviten per muaj te tere, per te konkuruar ne
nje ndeshje, prandaj fitoria varet me shume nga forca psikologjike" pasi ajo fizike eshte simetrikisht e barabarte.

Kesaj radhe Kreshta e boksit profesional shqiptare Qato, u ndesh me Francezin Laurent Goury, te cilin e mundi me nje difference prej pese pikesh, (60-55) ne nje ndeshje te gjykuar nga gjygjtari Lee Cook. Kjo diference minimale, thekson faktin qe Kreshniku pati nje kundershtare te
forte e te mire-pergatitur, por qe ky i fundit, nuk mundi ti shtoj statistikave te tij nje fitore por krejtesisht te kunderten. Ne fakt, Courey u tregua hileqare dhe u qortua disa here nga Gjygjtari i ndeshjes sepse ai e goditi Kreshnikun disa here me sup. Madje, u degjua qe gjygjtari ti thoje se do ta skualifikonte direkt nga ndeshja nese ai do e perseriste hilen.

Raundet tre minuteshe kalonin njera pas tjetres, por me shume ankth, por, Kreshniku sa vinte e i afrohej fitores. Epersia e boksierit tone filloj te dukej qarte, por siç dihet, kur ne ring ndodhen dy kundeshtare te forte,
ndeshja nuk mbaron deri ne seconden e fundit e keshtu ndodhi. Goditjet e boksierit shqiptare vershonin pa rreshtur permbi trupin e kudershtarit te tij. Çdo grusht shnderrohej ne nje brohoritje te larmishme polifonike
qe vinte njeheresh nga disa qindra zera qe e kishin ndezur atmosferen.
Dukej qarte se rreth 500 tifoza te zjarrte qe ishin te pranishem, nuk do pranonin asgje me pak se fitoren e idealit te tyre te forces. Me hamendje, zhurma qe
ata benin, nuk e lejonte asnjerin nga boksieret qe te degjonin mendimet e tyre nen trysnine r grushtave te kurndeshtarit.

Ne nje bisede tlefonike qe arritem te realizonim me kampjonin tone pas ndeshjes, Kreshniku tha se, "Fitorja ishte fryti i kombinimit te stervitjes time disa mujore me atmosferen dhe brohoritjet" e boks-dashesve shqiptarepergjate gjithe minutazhit te nje dueli vertete klasik. Ai gjithashtu,faleminderoj, te gjithe mbeshtetesit e tij si dhe trajnerin, menazheret, dhe organizmin sportive "Tifozat Kuq e Zi", per mbeshtetjen morale qe ata i kane dhene duke i dhuruar uniformen zyrtare te ringut qe Kreshniku veshi rishtas gjate ketij dueli. Kreshniku, gjithashtu that se brohoritja tashme himnore "O sa mire me qene shqiptare", i kishte dhene force te fitoje ndeshjen.
 
Top