Bojkotoni AMC dhe Vodafone me 8 qershor!

Bojkotoni AMC dhe Vodafone me 8 qershor!

Cuna & Goca, lereni per nje moment politiken, dhe mos harroni te BOJKOTONI kompanite MONOPOL te grekeve KOCKAMBLEDHES, qe na vjedhin eshtrat e te pareve, dhe na rrjepin per se gjalli me tarifat me skandaloze ne Ballkan.

Kush nga ne qe eshte akoma ne Shqiperi, le ta mbylle celularin nga ora 8 e mengjesit deri ne 6 pasdite me 8 qershor. Le tu tregojme ketyre derrave qe ne jemi ende nje bashkesi, dhe jo thjesht dele idiote te politikes, qe greku i ka vene njera pas tjetres ne rresht.

mbeshteteni kete inisiative pa dallim feje, krahine e cfare dreqin tjeter. /pf/images/graemlins/rockband.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: Bojkotoni AMC dhe Vodafone me 8 qershor!

Perderisa popullsia jone do te perbehet nga 75% fshatare mos prisni te kemi iniciativa qytetari nga kjo shoqeri.
Mjafton te lexosh opinionet ketu dhe e kupton shume shpejt apatine ne te cilen ndodhet shoqeria shqiptare.
Shtetin e ben shoqeria civile, pasi qeveria eshte pjelle e asaj shoqerie e nuk eshte qeveria ajo qe krijon shoqerine civile.
 

hawk

Primus registratum
Re: Bojkotoni AMC dhe Vodafone me 8 qershor!

Paske statistikat e kohes se Zogut.

Por ke te drejte ne e kemi te veshtire te "qytetarizohemi" flas per mentalitetin,sepse me duket se e shohim kete te fundit me shume si semundje se sa nje shpetim.
 

ados

Primus registratum
Re: Bojkotoni AMC dhe Vodafone me 8 qershor!

Si ka mundesi ne qe jemi jashte, te perkrahim bojkotimin..
Bojkotimi eshte njera rruge,rruga tjeter eshte te abonoheni ne cdonje kompani tjeer qe mbron interesat shqiptare. Nuk e di Nese "Eagle" eshte shqiptare apo jane greket si dore e fshehur..
kurajo te gjithe atyre qe bojkotojne..
Le tu tregojme grekerve se shqiptaret e kane "pallen" 35 cm te gjate /pf/images/graemlins/laugh.gif ,ndoshta ndryshojne mendjen si b**qira qe jane
 

MLK

Primus registratum
Re: Bojkotoni AMC dhe Vodafone me 8 qershor!

Eagle Mobile egziston vetem ne letra keshtu qe ska njeri ku te abonohet /pf/images/graemlins/wink.gif
 

ados

Primus registratum
Re: Bojkotoni AMC dhe Vodafone me 8 qershor!

ka edhe rruge tjeter MLK...mban mend ato kanocet e bojave te kepuceve /pf/images/graemlins/laugh.gif. Merr dy futi nje te lidhme me spango dhe flet pa pagu.. Vetem grekerve mos tju japim pare!!
 

Sorrin

Forumium praecox
Re: Bojkotoni AMC dhe Vodafone me 8 qershor!

Ju qe jeni jashte solidarizohuni duke fik televizorin ose lavatricen /pf/images/graemlins/laugh.gif
Une se fik tel mer shok,jo vetem qe se fik po do ndez dhe nje tjeter.
 

MLK

Primus registratum
Re: Bojkotoni AMC dhe Vodafone me 8 qershor!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
ka edhe rruge tjeter MLK...mban mend ato kanocet e bojave te kepuceve /pf/images/graemlins/laugh.gif. Merr dy futi nje te lidhme me spango dhe flet pa pagu.. Vetem grekerve mos tju japim pare!!

[/ QUOTE ]

Problemi nuk shtrohet i japim apo jo grekerve pare, po sa duhet te marrin. Kur nje kanoçe Coca cola kushton 10 lek ne te gjithe rajonin, ska pse kushton 20 lek ne Shqiperi kur del me te njeten kosto, per te mos thene me kosto me te ulet.
Ky quhet abuzim me pozicion dominues ne treg dhe pjesa me e madhe e demokracive boterore e denojne me ligj.
Mos harroni proçeset qe i jane bere Microsoft-it nga KE dhe shume shtete ne ShBA per arsye te ngjashme.
Ne nje kohe kur Vodafone nuk ka shlyer dot akoma parate e paguara per blerjen e licenses ne pjesen me te madhe te vendeve evropiane ku operon, ne Shqiperi jo vetem ka shlyer licensen me parate e fituara, por dhe investimin e bere per ngritjen e rrjetit te saj!
Ka dy skandale, licensa i eshte shitur shume lire dhe çmimet e aplikuara ne treg tejkalojne çdo lloj llogjike komerciale.
Eshte e pashpjegueshme qe AMC dhe Vodafone aplikojne çmimùe simetrike ne treg per ofertat qe japin ne tregun shqiptar!
Ndermjet tyre ka marveshje sekrete qe prej vitesh e asnjera nuk ul me çmimet per te fituar kliente ne treg pasi fitimet i ka te siguruara me ate marveshje sekrete.
Ne France operatoret mobile, per te njetin problem (pra marveshje sekrete mbi çmimet e aplikuara ne treg) u denuan me 540 milion euro gjobe. Eshte detyre e te gjitheve te luftojne monopolet e abuzimet ne treg, perndryshe neser do na vij turp per boten qe u kemi len femijeve tane.
 

ados

Primus registratum
Re: Bojkotoni AMC dhe Vodafone me 8 qershor!

Mos me thuaj qe edhe Coca-cola ne shqiperi varet nga greqia..?
Te kuptoj ku do te dalesh, por si po vejne punet dhe asgje nuk po ndryshon, dicka e dyshimte luhet ne kete mes...
 

MLK

Primus registratum
Re: Bojkotoni AMC dhe Vodafone me 8 qershor!

Jo, Coca cola varet nga Italia po ate ta mora si shembull!
Kur populli bie suste e pranon çdo lloj vjedhje qe i behet, normal qe kompanite si Vodafone e AMC e grabisin.
Ne France nje kontrate pune po pergatitej te ndryshonte disa klauzola e dolen 4 milion vete rregeve per protesta sa qe e detyruan Kryeministrin te terhiqte tekstin e te humbiste 30 pike ne sondazhe e te rrezikoje per zgjedhjet e ardheshme presidenciale.
Pra populli u ngrit te mbroje interesat e veta kur ato i cenohen, e kjo quhet iniciative qytetare e cila ne si popull na mungon.
Te gjithe rrine kafave gjithe diten e nuk dine si te kalojne kohen e kur vjen puna me mbrojt interesat e veta se lun njeri bythen venit!
 

ados

Primus registratum
Re: Bojkotoni AMC dhe Vodafone me 8 qershor!

Meqe ra fjala..sa perqind ka shteti shqiptar ne keto kompani..
49 % ?
apo i ka shitur interesat fare ?
 

ados

Primus registratum
Re: Bojkotoni AMC dhe Vodafone me 8 qershor!

ohhhh.....domethene tek Coca-cola shteti shqiptar nuk merr ndonje interes. Nuk ka mundesi,atehere ku eshte qellimi ti japesh license nje kompanie..
15 % tek AMC ????
kjo eshte me keq se ne Afrike..
Franca merr 54 % kundrejt 45 % tek ish-kolonite e saj..
Injorance e gjalle !!!
 

MLK

Primus registratum
Re: Bojkotoni AMC dhe Vodafone me 8 qershor!

C'fare permblidhet te keto shifra, dmth 54% dhe 45%?!
 

tntn

Primus registratum
Re: Bojkotoni AMC dhe Vodafone me 8 qershor!

KINI KUJDES

Dje AMC dhe Vodafone kane nisur nje fushate te fuqishme dezinformimi publik, duke perdorur si instrumente mediat "e lira" dhe "transparente" elektronike. Ku konsiston hileja e grekeve?

E para: Shume televizione dhe gazeta flisnin se bojkoti i AMC dhe Vodafone parashikohet te behet me dt. 8 nga ora 12 deri ne 1 pasdite. Pra vetem 1 ore! Ne te vertete ky eshte thjesht nje dezinformim qe con uje ne mullirin e grekeve dhe para te thata ne xhepin e tyre. Nese bojkoti zgjat vetem nje ore, kjo eshte dicka thjesht simbolike qe nuk i demton shume greket, te cilet perdorin pikerisht mediat tona per te na genjyer.

E dyta: Asnje nga mediat "e pavarura" elektronike nuk i kushtoi rendesi kesaj proteste te paster qytetare pa qellime politike. Nuk eshte per tu cuditur, perderisa te gjitha keto kanale sponsorizohen nga keto dy kompani me parate e vjedhura nga ne.

PRA MOS HARRONI: Bojkotoni AMC dhe Vodafone nga ora 8 e mengjesit deri ne 4 pasdite. Perpiquni qe te kufizoni ne maksimum thirrjet tuaja, vetem per qellime emergjence. Mundesisht fikeni fare celularin.

Shpresoj sinqerisht se ne kete menyre do te tregojme se ne Shqiperi qytetaria ekziston, dhe ajo nuk na lejon qe te na terheqin perjetesisht per hunde.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Bojkotoni AMC dhe Vodafone me 8 qershor!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Cuna &amp; Goca, lereni per nje moment politiken, dhe mos harroni te BOJKOTONI kompanite MONOPOL te grekeve KOCKAMBLEDHES, qe na vjedhin eshtrat e te pareve, dhe na rrjepin per se gjalli me tarifat me skandaloze ne Ballkan.

Kush nga ne qe eshte akoma ne Shqiperi, le ta mbylle celularin nga ora 8 e mengjesit deri ne 6 pasdite me 8 qershor. Le tu tregojme ketyre derrave qe ne jemi ende nje bashkesi, dhe jo thjesht dele idiote te politikes, qe greku i ka vene njera pas tjetres ne rresht.

mbeshteteni kete inisiative pa dallim feje, krahine e cfare dreqin tjeter. /pf/images/graemlins/rockband.gif

[/ QUOTE ]

pa dashur te bej ate qe prish festen, por une kam qe dje qe mendohem:

si i behet dem AMC dhe Vodafone me kete iniciative kur:

ata qe perdorin sherbimin me karta rimbushese, leket i japin me parapagim dhe me pas perdorin sherbimin; si edhe

ata qe jane me kontrate paguajne nje shifer fikse cdo muaj gjithesesi!

Keto forma populiste te protestes jo vetem qe jane inefektive, por edhe te bezdishme, sepse te imponohen me arsyetimin: ti nuk je luajal dhe nuk e mbeshtet grupin per kauza fisnike!

Ka plot forma me efektive se kjo per te ulur cmimet, besoj!
 

MLK

Primus registratum
Re: Bojkotoni AMC dhe Vodafone me 8 qershor!

Skandali me i madh eshte se Zeri Popullit dhe RD-ja nuk shkruajne thuajse asgje per kete problem thelbesor.
Kur Sali Berisha deklaron se lufton korrupsionin ky eshte thjesht nje manipulim qe i ben elektoratit pasi te gjithe e dim shume mire qe ne RD nuk shkruhet gje pa dijenine dhe autorizimin e Sali Berishes.
Bojkotoni me date 8 Vodafone e AMC se kjo eshte e vetmja menyre (fatkqesesisht per momentin) per tu treguar atyre qe duan te na plaçkisin pa asnje lloj kriteri parate ne vendin tone.
Eshte kollaj te krenohesh kudo qe shkon qe jam shqiptar, te flasesh per patriotizem, po per kete krenari duhet te japesh dhe prova e me date 8 qershor nga ora 8 e mengjesit deri ne oren 16 çdo kush ka rastin te jap shembullin e tij e te kontriboje per te miren e popullit te tij, fjalet e tjera i mer era.
 

MLK

Primus registratum
Re: Bojkotoni AMC dhe Vodafone me 8 qershor!

Per ata qe perkrahin kete nisme, mos harroni ta perhapni kete lajm me te gjitha menyrat qe keni te te afermit tuaj fisi, familja shoqnia ne menyre qe te ket nje efekt sa me te madh.
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Bojkotoni AMC dhe Vodafone me 8 qershor!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Skandali me i madh eshte se Zeri Popullit dhe RD-ja nuk shkruajne thuajse asgje per kete problem thelbesor.
Kur Sali Berisha deklaron se lufton korrupsionin ky eshte thjesht nje manipulim qe i ben elektoratit pasi te gjithe e dim shume mire qe ne RD nuk shkruhet gje pa dijenine dhe autorizimin e Sali Berishes.

[/ QUOTE ]
Ore ju e beni politiken si nje gje kaq te thjesht sa me nje te rene te lapsit nga kryemnistri cdo gje rregullohet.
Mos AMC dhe Vodafone jane 2 individe dhe po godite keta i ke dhene fund gjithe problemit te telefonise?
Jane nje sere lobesh dhe interesash qe fshihen pas ketyre kompanive te cilet e kane mberthyer kete shtet prej topesh e s'e lejne te nxjerre ze kundra tyre. Mbase vullneti dhe deshira e te gjitheve eshte qe keto tarifa te ulen, por c'e do qe nuk hapin dot gojen.
Askush nga qeveria apo opozita nuk ka dal kundra kesaj levizje, c'ka do te thote qe heshturazi e perkrahin, madje ku i dihet edhe e sponsorizojne duke mos dal vete ne shesh. /pf/images/graemlins/shrug.gif
 

tntn

Primus registratum
Re: Bojkotoni AMC dhe Vodafone me 8 qershor!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
si i behet dem AMC dhe Vodafone me kete iniciative kur:

ata qe perdorin sherbimin me karta rimbushese, leket i japin me parapagim dhe me pas perdorin sherbimin; si edhe
ata qe jane me kontrate paguajne nje shifer fikse cdo muaj gjithesesi!

Keto forma populiste te protestes jo vetem qe jane inefektive, por edhe te bezdishme, sepse te imponohen me arsyetimin: ti nuk je luajal dhe nuk e mbeshtet grupin per kauza fisnike!

Ka plot forma me efektive se kjo per te ulur cmimet, besoj!

[/ QUOTE ]

Reagimi yt eshte jashtezakonisht i gabuar
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Bojkotoni AMC dhe Vodafone me 8 qershor!

duke qene se kjo teme i perket politikes mediatike e transferoj tek media!
 
Top