BOJKOT ZGJEDHJEVE? - Te bojkotosh klasën Politike.
<font color="red"> Të bojkotosh klasën politike</font>
Alfred Peza
Fjala “bojkot” ka qenë një ndër termat më të përdorura javët e fundit, në fjalorin e politikanëve dhe medias shqiptare, gjatë deklaratave, akuzave, debateve dhe përpjekjeve për të sqaruar apo zgjidhur krizën që ka përfshirë vendin. Një krizë kjo që, dje, duket se ka arritur një pikë kulmore dje, kur Lëvizja Socialiste për Integrim, një nga partitë kryesore të koalicionit opozitar, të udhëhequr nga ish-kryeministri Ilir Meta, ka bërë një akuzë nga ato që rrallëherë është hasur gjatë këtyre 16 viteve pluralizëm në Shqipëri. Kjo forcë politike, që po mundohet këto ditë të rigjejë identitetin e “humbur” brenda radhëve të “Opozitës së Bashkuar”, ka akuzuar jo vetëm mazhorancën, por edhe liderë të së majtës, se po sabotojnë procesin për zgjedhjet e përgjithshme lokale në Shqipëri.
“PD dhe segmente të caktuara destruktive të opozitës, duke ia hedhur fajin njëra-tjetrës, janë të angazhuara të sabotojnë zgjidhjen e krizës dhe zhvillimin e zgjedhjeve lokale, duke mbajtur peng arritjen e standardeve për realizimin e zgjedhjeve të rregullta në Shqipëri”, thuhej në një deklaratë të djeshme të kësaj lëvizjeje, e cila vijonte: “LSI është e vendosur të mbështesë të gjitha përpjekjet për zgjidhjen e krizës dhe të denoncojë para opinionit publik kombëtar dhe atij ndërkombëtar, të gjitha prapaskenat në dëm të arritjes së standardeve të vërteta dhe stabilitetit të vendit, për qëllime që do t‘i bëhen të qarta shumë shpejt opinionit publik”.
Nuk është shumë e vështirë të kuptohet se prapa këtyre frazave të forta, synohet që t‘i bëhet presion maksimal, si mazhorancës së Kryeministrit Berisha, ashtu edhe liderëve të opozitës, me Edi Ramën në krye. Të cilët e kanë futur vendin në një nga krizat më absurde, më të panevojshme dhe më budallaqe që ka njohur jo vetëm Shqipëria, por ndoshta e gjithë Evropa Lindore, që pas rrëzimit të Murit të Berlinit. Bllokimi i procesit zgjedhor dhe ngërçi në të cilin e ka zhytur vendin klasa jonë politike (përfshi edhe LSI-në, që po vrapon të lajë duart si Ponc Pilati me deklarata të minutave të fundit) i kanë kthyer reformat, imazhin dhe proceset integruese të Shqipërisë drejt BE e NATO-s, me siguri, disa vite mbrapa.
Një krizë e tillë politike, e shoqëruar edhe me krizën e energjisë elektrike tani në mesin e dimrit, krizën e trafikut rrugor në Tiranë etj., duhej medoemos që të jepte në kushtet normale, një impakt negativ edhe tek opinioni publik. Një impakt, që në vendet e tjera, në raste zhvillimesh të ngjashme, do të mund të shoqërohej me protesta spontane, ose të organizuara nga sindikatat, OJF-të, organizatat e të drejtave të njeriut e, në rastin tonë, deri te Lëvizja “Mjaft!” apo Aksioni Civil etj. Por, asnjëra dhe as tjetra nuk ka ndodhur dhe, me sa duket, nuk pritet të ndodhë deri në ditën që do të zhvillohen këto zgjedhje. Qoftë ajo ditë 20 janari i 2007, 20 shkurti, apo një ditë më e ngrohtë në maj apo qershor, siç është përfolur e përfliten çdo ditë si mundësi dhe alternativa për zgjidhjen e krizës dhe realizimin e njërës prej kërkesave të opozitës, që do të siguronte, sipas tyre, arritjen e standardeve në infrastrukturën zgjedhore.
Kjo heshtje e shqiptarëve, aq sa mund të merret si një dobësi, si një mungesë e kulturës dhe koshiencës qytetare, për të demonstruar shpirtin e protestës dhe rebelimit ndaj padrejtësive që u bëhet nga qeverisja qendrore, lokale apo nga e gjithë klasa e vet politike, aq mund të merret edhe si e kundërta. Kjo heshtje, mund të lexohet fare mirë edhe si një shenjë e maturimit dhe e rritjes së sensit të vetëpërmbajtjes ndaj gjithë kësaj maskarade, që po luhet në teatrin absurd të jetës së tyre, për t‘ia dhënë përgjigjen dhe për t‘ia vënë notën që kjo krizë meriton, ditën e votimeve. Një përgjigje që këtë radhë duket se nuk mund të jepet nëpërmjet votës, por nëpërmjet të kundërtës së saj: bojkotimit masiv të zgjedhjeve. Vetëm në këtë rast, termi BOJKOT ka kuptim këtë radhë në Shqipëri. Ajo me të cilën opozita kërcënon mazhorancën dhe kjo e fundit e akuzon opozitën, nuk është bojkot, as përpjekje për të shkuar drejt saj. Të paktën një të drejtë LSI e kishte dje, në deklaratën e saj, kur të gjithën këtë e përkufizoi si një “angazhim për sabotimin e zgjidhjes së krizës dhe zhvillimin e zgjedhjeve lokale”.
Bojkoti nuk është gjë tjetër, veçse një mënyrë e organizuar (këtë radhë e vetorganizuar nga secili prej zgjedhësve shqiptar, për të mos shkuar në kutinë e votimit) në mënyrë që të tregojë mosmiratimin e saj të heshtur dhe kolektiv ndaj veprimeve të klasës sonë politike. Ky mund të jetë dënimi më i madh që qytetarët tanë mund t‘u bëjnë liderëve të tyre. Kjo mund të rezultojë forma më e efektshme në kushtet tona, për të ushtruar presion maksimal demokratik, në mënyrë që ta detyrojmë klasën politike, që na qeveris në mënyrën më të keqe të mundshme, që të ndryshojë qëndrimet dhe sjelljen e saj. Kjo mund të jetë ndoshta edhe rruga më e shkurtër, për ta detyruar këtë klasë politike, që po mban peng zhvillimet demokratike në Shqipëri, që të largohet, për t‘ia lënë vendin një brezi, një klase, madje deri edhe partive të reja politike.
Sigurisht që një skenar i tillë, në pamje të parë mund të duket krejt unik dhe shumë utopik për t‘u realizuar. Por, përderisa ai është realizuar me sukses këtu e 126 vjet më parë në Irlandë, nga ku e ka marrë edhe emrin termi bojkot, s‘ka përse të mos realizohet në vitin 2007 edhe në vendin tonë. Shumëkush e ka dëgjuar dhe përdorur këtë term vitet e fundit në Shqipëri, por ndoshta pakkush mund ta dijë se ai ka lidhje me historinë e vërtetë të një agjenti britanik tokash në Irlandë, me emrin Boycott (Charles Cunningham, 1832-1897). Ngjarja ka ndodhur në vitin 1880, kur Boycott-i urdhëroi dëbimin e qiramarrësve irlandezë të tokave në pronat e Lordit Erne, të kontesë Mayo. Qiramarrësit të drejtuar prej Lidhjes së Tokës, kishin kërkuar uljen e qirave, duke refuzuar pagimin e detyrimeve të plota që iu ishin vendosur më parë. Në këtë situatë të krijuar, Parnell-i u kërkoi të gjithë qiramarrësve irlandezë që të mos kishin më asnjë marrëdhënie me Boycott-in dhe t‘ia izolonin familjen. Kjo politikë pati sukses dhe Boycott-i u detyrua që të largohej nga konteja Mayo dhe Irlanda. Dhe që nga ajo kohë, politika e ndërprerjes së marrëdhënieve u quajt bojkotim.
E cilësuar si një ndër format demokratike të ushtrimit të së drejtës kushtetuese për të votuar dhe për të zgjedhur, bojkoti është ushtruar dhe ka fituar qytetarinë edhe në sjelljen elektorale të shqiptarëve. Pas pjesëmarrjes me 99,99% në votime gjatë diktaturës komuniste, shifrat e larta të pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhjet demokratike u ruajtën edhe në 31 marsin e 1991 dhe 22 marsin e 1992. Më pas, me përjashtim të referendumit për Kushtetutën, në nëntorin e 1994 dhe zgjedhjet e 29 qershorit 1997, pjesëmarrja në zgjedhje dhe proceset elektorale ka qenë pothuajse me rreth 50% të qytetarëve me të drejtë vote. Madje, me një tendencë thellimi negative nga viti në vit të këtij rezultati.
Aq sa, prej gati një dekade në Shqipëri, partia më e madhe nuk është më as PD dhe as PS, por Partia e Abstenuesve, ose e thënë ndryshe, Partia e Bojkotuesve. Përqindja e këtyre të fundit ka qenë që pas 1997, më e lartë sesa ajo e votuesve të secilës prej partive të tjera politike në Shqipëri. Çka tregon se një masë gjithnjë e më e madhe qytetarësh shqiptarë, nuk ka më besim te kjo klasë politike, te puna, programet, alternativat dhe retorika e liderëve të partive tona në mazhorancë, apo opozitë qofshin ato. Sjellja dhe qëndrimet ndaj krizës aktuale politike për zgjedhjet lokale, i jep edhe më shumë të drejtë armatës së bojkotuesve shqiptarë, në filozofinë dhe praktikën e ndërprerjes së marrëdhënieve me partitë politike dhe liderët tanë.
Ndoshta ky është një shteg i rrezikshëm për ta drejtuar demokracinë e brishtë shqiptare përgjithnjë drejt saj. Por, është një rrugë prej nga duhet të kalojë ndoshta këtë radhë, ndëshkimi i klasës politike që po e udhëheq këtë vend drejt absurdit. Mbase si më 1880, kur qiramarrësit irlandezë të tokave detyruan Boycott-in që të largohej nga konteja e tyre, edhe qytetarët shqiptarë, mund të detyrojnë në këtë mënyrë, largimin e një pjese të liderëve politikë, që mbajnë peng, prej më shumë se 16 vjetësh, zhvillimin normal të demokracisë dhe shtetit ligjor në Shqipëri.
Gazeta Shqip