BOJKOT ZGJEDHJEVE? - Te bojkotosh klasën Politike.

BOJKOT ZGJEDHJEVE? - Te bojkotosh klasën Politike.

<font color="red"> Të bojkotosh klasën politike</font>


Alfred Peza

Fjala “bojkot” ka qenë një ndër termat më të përdorura javët e fundit, në fjalorin e politikanëve dhe medias shqiptare, gjatë deklaratave, akuzave, debateve dhe përpjekjeve për të sqaruar apo zgjidhur krizën që ka përfshirë vendin. Një krizë kjo që, dje, duket se ka arritur një pikë kulmore dje, kur Lëvizja Socialiste për Integrim, një nga partitë kryesore të koalicionit opozitar, të udhëhequr nga ish-kryeministri Ilir Meta, ka bërë një akuzë nga ato që rrallëherë është hasur gjatë këtyre 16 viteve pluralizëm në Shqipëri. Kjo forcë politike, që po mundohet këto ditë të rigjejë identitetin e “humbur” brenda radhëve të “Opozitës së Bashkuar”, ka akuzuar jo vetëm mazhorancën, por edhe liderë të së majtës, se po sabotojnë procesin për zgjedhjet e përgjithshme lokale në Shqipëri.

“PD dhe segmente të caktuara destruktive të opozitës, duke ia hedhur fajin njëra-tjetrës, janë të angazhuara të sabotojnë zgjidhjen e krizës dhe zhvillimin e zgjedhjeve lokale, duke mbajtur peng arritjen e standardeve për realizimin e zgjedhjeve të rregullta në Shqipëri”, thuhej në një deklaratë të djeshme të kësaj lëvizjeje, e cila vijonte: “LSI është e vendosur të mbështesë të gjitha përpjekjet për zgjidhjen e krizës dhe të denoncojë para opinionit publik kombëtar dhe atij ndërkombëtar, të gjitha prapaskenat në dëm të arritjes së standardeve të vërteta dhe stabilitetit të vendit, për qëllime që do t‘i bëhen të qarta shumë shpejt opinionit publik”.

Nuk është shumë e vështirë të kuptohet se prapa këtyre frazave të forta, synohet që t‘i bëhet presion maksimal, si mazhorancës së Kryeministrit Berisha, ashtu edhe liderëve të opozitës, me Edi Ramën në krye. Të cilët e kanë futur vendin në një nga krizat më absurde, më të panevojshme dhe më budallaqe që ka njohur jo vetëm Shqipëria, por ndoshta e gjithë Evropa Lindore, që pas rrëzimit të Murit të Berlinit. Bllokimi i procesit zgjedhor dhe ngërçi në të cilin e ka zhytur vendin klasa jonë politike (përfshi edhe LSI-në, që po vrapon të lajë duart si Ponc Pilati me deklarata të minutave të fundit) i kanë kthyer reformat, imazhin dhe proceset integruese të Shqipërisë drejt BE e NATO-s, me siguri, disa vite mbrapa.

Një krizë e tillë politike, e shoqëruar edhe me krizën e energjisë elektrike tani në mesin e dimrit, krizën e trafikut rrugor në Tiranë etj., duhej medoemos që të jepte në kushtet normale, një impakt negativ edhe tek opinioni publik. Një impakt, që në vendet e tjera, në raste zhvillimesh të ngjashme, do të mund të shoqërohej me protesta spontane, ose të organizuara nga sindikatat, OJF-të, organizatat e të drejtave të njeriut e, në rastin tonë, deri te Lëvizja “Mjaft!” apo Aksioni Civil etj. Por, asnjëra dhe as tjetra nuk ka ndodhur dhe, me sa duket, nuk pritet të ndodhë deri në ditën që do të zhvillohen këto zgjedhje. Qoftë ajo ditë 20 janari i 2007, 20 shkurti, apo një ditë më e ngrohtë në maj apo qershor, siç është përfolur e përfliten çdo ditë si mundësi dhe alternativa për zgjidhjen e krizës dhe realizimin e njërës prej kërkesave të opozitës, që do të siguronte, sipas tyre, arritjen e standardeve në infrastrukturën zgjedhore.

Kjo heshtje e shqiptarëve, aq sa mund të merret si një dobësi, si një mungesë e kulturës dhe koshiencës qytetare, për të demonstruar shpirtin e protestës dhe rebelimit ndaj padrejtësive që u bëhet nga qeverisja qendrore, lokale apo nga e gjithë klasa e vet politike, aq mund të merret edhe si e kundërta. Kjo heshtje, mund të lexohet fare mirë edhe si një shenjë e maturimit dhe e rritjes së sensit të vetëpërmbajtjes ndaj gjithë kësaj maskarade, që po luhet në teatrin absurd të jetës së tyre, për t‘ia dhënë përgjigjen dhe për t‘ia vënë notën që kjo krizë meriton, ditën e votimeve. Një përgjigje që këtë radhë duket se nuk mund të jepet nëpërmjet votës, por nëpërmjet të kundërtës së saj: bojkotimit masiv të zgjedhjeve. Vetëm në këtë rast, termi BOJKOT ka kuptim këtë radhë në Shqipëri. Ajo me të cilën opozita kërcënon mazhorancën dhe kjo e fundit e akuzon opozitën, nuk është bojkot, as përpjekje për të shkuar drejt saj. Të paktën një të drejtë LSI e kishte dje, në deklaratën e saj, kur të gjithën këtë e përkufizoi si një “angazhim për sabotimin e zgjidhjes së krizës dhe zhvillimin e zgjedhjeve lokale”.

Bojkoti nuk është gjë tjetër, veçse një mënyrë e organizuar (këtë radhë e vetorganizuar nga secili prej zgjedhësve shqiptar, për të mos shkuar në kutinë e votimit) në mënyrë që të tregojë mosmiratimin e saj të heshtur dhe kolektiv ndaj veprimeve të klasës sonë politike. Ky mund të jetë dënimi më i madh që qytetarët tanë mund t‘u bëjnë liderëve të tyre. Kjo mund të rezultojë forma më e efektshme në kushtet tona, për të ushtruar presion maksimal demokratik, në mënyrë që ta detyrojmë klasën politike, që na qeveris në mënyrën më të keqe të mundshme, që të ndryshojë qëndrimet dhe sjelljen e saj. Kjo mund të jetë ndoshta edhe rruga më e shkurtër, për ta detyruar këtë klasë politike, që po mban peng zhvillimet demokratike në Shqipëri, që të largohet, për t‘ia lënë vendin një brezi, një klase, madje deri edhe partive të reja politike.

Sigurisht që një skenar i tillë, në pamje të parë mund të duket krejt unik dhe shumë utopik për t‘u realizuar. Por, përderisa ai është realizuar me sukses këtu e 126 vjet më parë në Irlandë, nga ku e ka marrë edhe emrin termi bojkot, s‘ka përse të mos realizohet në vitin 2007 edhe në vendin tonë. Shumëkush e ka dëgjuar dhe përdorur këtë term vitet e fundit në Shqipëri, por ndoshta pakkush mund ta dijë se ai ka lidhje me historinë e vërtetë të një agjenti britanik tokash në Irlandë, me emrin Boycott (Charles Cunningham, 1832-1897). Ngjarja ka ndodhur në vitin 1880, kur Boycott-i urdhëroi dëbimin e qiramarrësve irlandezë të tokave në pronat e Lordit Erne, të kontesë Mayo. Qiramarrësit të drejtuar prej Lidhjes së Tokës, kishin kërkuar uljen e qirave, duke refuzuar pagimin e detyrimeve të plota që iu ishin vendosur më parë. Në këtë situatë të krijuar, Parnell-i u kërkoi të gjithë qiramarrësve irlandezë që të mos kishin më asnjë marrëdhënie me Boycott-in dhe t‘ia izolonin familjen. Kjo politikë pati sukses dhe Boycott-i u detyrua që të largohej nga konteja Mayo dhe Irlanda. Dhe që nga ajo kohë, politika e ndërprerjes së marrëdhënieve u quajt bojkotim.

E cilësuar si një ndër format demokratike të ushtrimit të së drejtës kushtetuese për të votuar dhe për të zgjedhur, bojkoti është ushtruar dhe ka fituar qytetarinë edhe në sjelljen elektorale të shqiptarëve. Pas pjesëmarrjes me 99,99% në votime gjatë diktaturës komuniste, shifrat e larta të pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhjet demokratike u ruajtën edhe në 31 marsin e 1991 dhe 22 marsin e 1992. Më pas, me përjashtim të referendumit për Kushtetutën, në nëntorin e 1994 dhe zgjedhjet e 29 qershorit 1997, pjesëmarrja në zgjedhje dhe proceset elektorale ka qenë pothuajse me rreth 50% të qytetarëve me të drejtë vote. Madje, me një tendencë thellimi negative nga viti në vit të këtij rezultati.

Aq sa, prej gati një dekade në Shqipëri, partia më e madhe nuk është më as PD dhe as PS, por Partia e Abstenuesve, ose e thënë ndryshe, Partia e Bojkotuesve. Përqindja e këtyre të fundit ka qenë që pas 1997, më e lartë sesa ajo e votuesve të secilës prej partive të tjera politike në Shqipëri. Çka tregon se një masë gjithnjë e më e madhe qytetarësh shqiptarë, nuk ka më besim te kjo klasë politike, te puna, programet, alternativat dhe retorika e liderëve të partive tona në mazhorancë, apo opozitë qofshin ato. Sjellja dhe qëndrimet ndaj krizës aktuale politike për zgjedhjet lokale, i jep edhe më shumë të drejtë armatës së bojkotuesve shqiptarë, në filozofinë dhe praktikën e ndërprerjes së marrëdhënieve me partitë politike dhe liderët tanë.

Ndoshta ky është një shteg i rrezikshëm për ta drejtuar demokracinë e brishtë shqiptare përgjithnjë drejt saj. Por, është një rrugë prej nga duhet të kalojë ndoshta këtë radhë, ndëshkimi i klasës politike që po e udhëheq këtë vend drejt absurdit. Mbase si më 1880, kur qiramarrësit irlandezë të tokave detyruan Boycott-in që të largohej nga konteja e tyre, edhe qytetarët shqiptarë, mund të detyrojnë në këtë mënyrë, largimin e një pjese të liderëve politikë, që mbajnë peng, prej më shumë se 16 vjetësh, zhvillimin normal të demokracisë dhe shtetit ligjor në Shqipëri.

Gazeta Shqip

bojkot.jpg
 

jimmy84

Primus registratum
Re: BOJKOT ZGJEDHJEVE? - Te bojkotosh klasën Politike.

Kam kohe qe jam me kete ide.Biles kam qene me kete ide qe para se te ma lejonte ligji qe te votoja, dhe mbajta te njejtin qendrim edhe pasi ma lejoi ligji te "shprehja vullnetin tim" dhe keshtu do vazhdoj besoj per nje kohe te gjate.
 

Dolores

Primus registratum
Re: BOJKOT ZGJEDHJEVE? - Te bojkotosh klasën Politike.

Teorikisht jam e sigurte qe populli shqiptar e kupton bojkotin...praktikisht te le per te deshiruar ......
 

MLK

Primus registratum
Re: BOJKOT ZGJEDHJEVE? - Te bojkotosh klasën Politike.

Rreth 50% e popullsise duke mos votuar ne nje fare forma eshte duke i bojkotuar.
Mjafton te krahasosh perqindjen qe votoi ne 1992 per heren e pare qe u fut pluralizmi me perqindjen e otimeve sot e eshte e lehte per tu kuptuar kjo.
 

Dolores

Primus registratum
Re: BOJKOT ZGJEDHJEVE? - Te bojkotosh klasën Politike.

Ehhh shumica e popullsise atje eshte pensioniste .....ata kollaj se bojkotojne politiken.....mgjthse ti ke te drejte...perseri mendoj qe duhet te kete me shume rezistence te popullit shqiptar ndaj abuzimit qe po i shkaktojne politikanet
 

ados

Primus registratum
Re: BOJKOT ZGJEDHJEVE? - Te bojkotosh klasën Polit

Bojkotimi eshte nje menyre per te shfaqur pakenaqesine ndaj dickaje..Kur flasim per bojkotim te zgjedhjeve, duhet te keni parasysh se ata individe qe bojkotojne nuk kane te drejte morale te kritikojne me vone!!!
 

MLK

Primus registratum
Re: BOJKOT ZGJEDHJEVE? - Te bojkotosh klasën Polit

Bojkotimi nepermjet votes se bardhe apo mos-votimit eshte nje shenje proteste ndaj alternativave qe ofron klasa politike me programet dhe bilancet qe i paraqet elektoratit.
Te drejten e kritikes e ka çdo individ qe ka shtetesine shqiptare e aq me teper kur kur kontribon ne menyre direkte apo indirekte me parate e tij ne buxhetin e shtetit.
 

hawk

Primus registratum
Re: BOJKOT ZGJEDHJEVE? - Te bojkotosh klasën Polit

Te kritikosh do te thote,se pari, te mbash nje qendrim te caktuar aktiv duke gjykuar konform te drejtes tende te lirise se fjales.
Ne momentin qe bojkoton,mban nje qendrim asnjanjes rreth paleve ne diskutim,votim,vjedhje...Ketu nuk ke qendrim aktiv,te drejtperdrjete,nuk ndikon fare ne rezultatin e konfrontimit ose te fenomenit qe bojkoton.
Per me teper eshte qendrim indiferent dhe pa alternative.
Pasoja eshte e qarte.Do te realizohet njera nga alternativat edhe pa qendrimin tend dhe ti, si bojkotues,do ti nenshtrohesh asaj alternative.

Vota eshte nje rast i mire qendrimi dhe kritike.
Mospjesmarrja eshte e lire dhe e kuptueshme por te perjashton nga konfrontimi.Je i nenshtruar.
 

Blendi

Primus registratum
Re: BOJKOT ZGJEDHJEVE? - Te bojkotosh klasën Polit

E di cfare mendoj une Hawk?

Votuesi Shqiptar sot eshte si nje njeri i uritur me nje pare ne xhep. Do te bleje dicka qe te haje, POR:

Njeri dyqanxhi shet bar miu, tjetri shet arsenik.

Dhe ju e yshtni kete: "Blej barin e miut, eshte i mire shume"
e tjetri thote: "Pi arsenik byrazer, te ben efekt menjehere!"

Po sikur te mos pranoj as njerin as tjetrin?

Pse u dashka te paguaj -voten time - kur me ndergjegje te plote e di se kjo vote do vidhet, shperdoreohet dhe ne fund do kthehet te me demtoje mua qytetarin.

NUK VOTOJ - BOJKOTOJ!

Mendoj se kjo zgjon alternativat, pergatit terrenin per ndryshim real.

Sa % duhet te votojne qe zgjedhjet te quhen te kryera?
Dhe ne rast se asnje kandidat nuk merr minimumin per fitore a nuk eshte kjo nje shuplake e rende per klasen politike qe urrehet njesoj nga njerezit e cdo lloj bindjeje?

Mendoj se ka nje ndryshim te qarte mes Mospjesmarrjes dhe Bojkotit. Bojkoti nuk eshte pasivitet por nje Qendrim Politik. - Nje refuzim per tu berre pjese e problemit.
 

hawk

Primus registratum
Re: BOJKOT ZGJEDHJEVE? - Te bojkotosh klasën Polit

Nuk mund te gjykoj per keq opinionin tend sepse ke te drejten te shprehesh lirisht dhe te zgjedhesh nje alternative ne votime.

Madje do te te them edhe me shume.Jam dakord me analizem tende gjer ne rreshtin e fundit te cilin edhe mund ta kurseje.
Nuk duhet te sforcohesh per ti dhene nje kuptim aktiv bojkotit e per me teper ta percaktosh si antonim te mospjesmarrjes.Jane e njejta gje por (ndoshta) tek e para ka ndergjejgje ne mospjesmarrje.

Sidoqofte nuk dua te zgjatem me tej ne analogji te tilla sepse jane pa rendesi.

Lind pyetja. /pf/images/graemlins/winkwink.gif
Nese nuk fiton asnje kandidat,ose me mire te themi nese asnjeri nuk merr mbeshtetjen morale per te udhehequr(edhe pse nuk kan moralitet),cfare ndodh??
Si,kur dhe ku do te gjejme alternativen tjeter nese ti si shume shqipetare shikoni tek cdo organizate politike sinonimin e te keqes,helmit,vjedhjes,krimit,kontrabandes...!?!?!? /pf/images/graemlins/confused.gif

Un mendoj se ne Shqiperi duhet te qendrojme sa me larg patologjise sone historike,pra bipolarizmit.Ne nuk shikojme me tej se dy aleternativa politike tashme te diskretituara.
Ju lutem antareve te mos humbin kohe te me sjellin shembuj dypartiak te vendeve me te zhvilluara te botes sepse nuk kan asgje te perbashket me dypartitizmin tone.
Kemi mjaft parti te cilat mund ti zgjedhim si alternativa.Mund te jete e gabuar por te pakten provojme,investojme besimin tone nje nje force te pa inkriminuar ose te pa implikuar me pushtet.
Kete besoj profetizon edhe ti,por pasi ti kemi bojkotuar ekzistentet edhe pse kemi provuar vetem dy dhe disa satelit qe dalin here majtas e here djathtas.


Pasi votuesi te sherohet nga kjo patologji duhet te mendoje te votoje kandidatin e jo partine ne bllok.Kjo eshte fatkeqsi tjeter e demokracise sone ne mentalitetin shqipetare.Ne pranojme te votojme nje kriminel,mafiozm,antishqiptare vetem e vetem se eshte i njeres apo tjetres parti,per te cilen ne duket sikur kemi bere nje marreveshje hyjnore per te mos i "tradhtuar".

Bojkoti do te jete alternative e perhershme nese nuk nderrojme ne si elektorat mentalitetin politik.

Gjithsesi dy partite kryesore dhe satelitet qe kalojne her ne njerin dhe here ne tjetrin krah e meritojne bojkotin,ose me mire nuk e meritojne fare te quhen shqipetare.
Por realiteti eshte ky.
Nuk mudn te presim nderhyrje hyjnore per ta shpetuar vendin nga hendkeu qe e kan hedh dy partite.
Nuk mund te presim as nga te huajt sepse jane ato qe i imponojne popullit qeveri te tilla dhe ketyre qeverive politike te diktuar e per rrjedhoje individe-politikan qe nuk kan asgje te perbashket me moralin,ndergjejgjen kombetare,progresin,qellimin qe i ka dhene elektorati....

Faji eshte i yni.
Bojkoti mund te jete nje zgjidhje por nese nuk keni fare besim te klasa politike cfare zgjidhjeje mund te sjelle kjo mospjesmarrje e ndergjegjshme??
Do ti bejme moral /pf/images/graemlins/cry.gif dy partive qe kemi!!!!
Do te preken ne seder /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif?!?!?!?!?
 

Blendi

Primus registratum
Re: BOJKOT ZGJEDHJEVE? - Te bojkotosh klasën Polit

Alternativat po duken...por nuk po i shohim.

Cilat jane?...Ku?

Keto jane peyetje me te thjeshta qe i bej tani, keshtu sic po dikton biseda ketu, por jane pyetje qe i kam bere qe ne fillim se te vendos se perkrah nje bojkot te mundshem.

Le te flasim konkretisht per zgjedhjet e rradhes. Sa kandidate alternative ke jashte PS dhe PD? A e ke vene re se si jane qelbur fund e krye si klase, (jo vetem dy hawk)... Virtualisht cdo force politike eshte e perfshire ne Kualicionin e Majte apo Kualicionin e Djathte, jane bere te quhen "KM" dhe "KD". Dhe c'eshte me e bukura, keto nuk jane Kualicione idealesh por kualicione interesash, e nje politike Xhuveliste, qe per karrige ka per borxh te gjitha...Partia Komuniste kandidon nipin e Vojo Kushit nme Tirane, eshte kjo alternativa?

Nuk shoh per ke do votosh ti me 18 Shkurt qe do beje nje ndryshim. Konkretisht, per ke do votosh? I ke pare listat?
U po! kandidatet me se shumti nuk dihen - PSE JO? - Sepse nuk ve ujte ne zjarr KLASA POLITIKE qe t'i lejoje VOTUESIT TE INFORMOHET mbi alternativat.
A nuk eshte ky minimumi qe mund te bejne? Te shpallin kandidatet qe ne te dime kush jane keta te cilet duan voten?

Por jo, se bariu nuk i jep shpjegim bagetise.
 

hawk

Primus registratum
Re: BOJKOT ZGJEDHJEVE? - Te bojkotosh klasën Polit

Dakord.

Alternativa eshte bojkoti.
Te gjithe bojkotojme.
Nuk ka te zgjedhur.
Nuk ka pushtet qendrore dhe lokal.
Si ndertohet shteti??
Si duhet proceduar??

Ku do ti gjejme kandidatet qe te te japin sadopak besim tek klasa politike?!

Do ti gjesh tek populli,bijte e te cilit po japin shembuj diskretitimi politik.Nese mohon cdo kandidat te mundshem sot,kur,ku dhe si do te dalin ato te besueshmit ?!

Pra ne bojkotojme...e pastaj ?!?!?!?!?!?!
 

Blendi

Primus registratum
Re: BOJKOT ZGJEDHJEVE? - Te bojkotosh klasën Polit

ëëë - kete pjesen po e mendoj ndrkohe /pf/images/graemlins/laugh.gif

Bej shaka, por duhet te shkoj tani, do shkruaj me vone.
Me vjen mire qe te shqeteson mbarevajtja e demokracise ne Shqiperi, duhet te na shqetesoje te gjitheve. Por cfare ndodh Hawk - duke fituar kontroll te mediave nepermjet interesave dhe duke u grindur vazhdimisht - klasa politike ka arritur te merzise per vdekje publikun, duke e bere te pa-interesuar, te lodhur dhe apatik. Shiko gjendjen aktuale te albforumit - ku gjithe aktiviteti zhvillohet tek temat "kakaçiçi" per te vene re se si po rreshqet shoqeria jone. E nderkohe militantizmi te mbyt - shume paradoksale.

Vetem pak vete shqetesohen per Demokracine - ndersa akoma me pak te tjere, une ne mes tyre, veme ne Dyshim se demokracia shqiptare nuk egziston fare. Po sikur te jete e gjitha nje farse? E ke pyetur veten?

Po te le me nje shkrim te vogel qe ka lidhje me keto qe te shkrova me siper:

Po Sadamet e Shqiperise kur Do te Zhduken Nga Skena?

Gazeta Kritika

Sadam Hussein u ekzekutua ne vendin e tij, Irak. Pagoi per krimet e perbindshme qe kreu, si dhe u be shembulli i rradhes per diktatoret perreth tij dhe kudo ne bote. Deri ketu OK. Lind natyrshem pyetja: Po me Sadamet tane cfare do te behet? Deri tani kemi ardhur rrotull si kali ne leme dhe jemi vetetallur me veten tone si shqiptare. Akoma edhe mbas 16 vjetesh qe nga permbysja e sistemit komunist nuk kemi gjykuar ne nje gjyq shembullor te tipit Nuremberg Sadamin tone te Madh, Enver Hitlerin dhe jashteqitjet e tjera prane tij. Pra, nuk kemi hapur akoma faqen e pare te ndarjes me te kaluaren tone te llahtarshme 45 vjecare. Pse ndodh kjo? Eshte fare e thjeshte, ne si popull permbysem sistemin, por lame Sadamet e vegjel, komunistet 24 karatesh qe te marrin ne dore dhe te administrojne te ardhmen tone drej demokracise. Pra, perseri e kemi fajin vete, le ta mbajme ne kurriz te keqen e rradhes dhe te vazhdojme te mos nxjerrim mesime nga e kaluara jone e hidhur si farmak. Perderisa do te leme Sadamet e Vegjel qe te na shijne e korrin 24 ore ne dite do te zvarritemi keq e mos me keq, nuk do te shohim asnje dite te bardhe. Eshte mese e vertete dhe shume aktuale shprehja e mencur: Cdo popull meriton udheheqesit qe nxjerr nga gjiri i vet. Duke qene se shpresa vdes e fundit i urojme shqiptareve nje Vit te Ri te mbare, shendet e lumturi ne familje, dhe te heqim qafe sa me pare Sadamet qe na kane zene rrugen e po i marrin frymen ketij populli te vjeter e krenar. Amen!

Nga Shqip Tari
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: BOJKOT ZGJEDHJEVE? - Te bojkotosh klasën Polit

Hawk, del feja po s'pati shtet /pf/images/graemlins/laugh.gif.

Bojkotimi në fakt duhet shoqëruar me lëvizje. Nuk mjafton vetëm një veprim i shkëputur por një lëvizje e gjerë për të lëvizur diçka në Shqipëri.

Ide s'ka.
 

Blendi

Primus registratum
Re: BOJKOT ZGJEDHJEVE? - Te bojkotosh klasën Polit

A behemi te gjithe Patriote?

25/11/2006 www.peshkupauje.com

A e dini se: ne Shqiperi ne vitin 1991 u pergatit dhe u vulos vazhdimesia komuniste, nga vete nomenklatura e vjeter komuniste, duke kthyer xhaketat e tyre dhe duke vene ne politike e pushtet edhe pseudonimet.
Partia demokratike u themelua 1991ne shtepine e Gramoz Josif Eleni Pashkos, pra ne shtepine e ISH PROKURORIT GJAKATAR TE DIKTATORIT ENVER HOXHA, i cili pa iu dridh dora dhe pa e vrare fare ndergjegjia, firmosi te gjithe urdherat e pushkatimit, te shume shqiptareve te pafajshem gjate diktatures komuniste. Ujqerit ujqer lindin, kurrsesi dele e qengja. Perendia fal por dhe te denon…Shkaterrimi total i ekonomise shqiptare erdhi nepermjet zbatimit te teorise te CEKUT TE BARDHE e TERAPISE SE SHOKUT, ekonomi, te ndertuar me aq mund dhe djerse nga prinderit tane dhe vete neve.
Kjo ishte e vetmja menyre per te shpartalluar sindikatat e puntoreve, qe ishte vendi ku bashkoheshin njerezit. Ata vetem keshtu e kishin me te lehte te vazhdonin politiken e tyre sundimtare, kriminale ndaj popullit, vetem keshtu Ata mund te instalonin bizneset e tyre te pista e fitimprurese ne kurriz te tij dhe ta mbanin perseri vendin si monopolin e vet, duke i shtypur koken cilitdo qe do te mundohej t`i kundershtonte ato ne gatimin e corbes se tyre te prishur politike te kohes.Pse u zgjodhen Fatos Thanas Nano (i perkedheluri) e Sali Ram Berisha (doktorri) ne krye te drejtimit te vendit?
Pergjigja eshte fare e thjeshte, nese ne do t`i referohemi te kaluares se tyre, I PARI u gatua ne zyren e Nexhmie Hoxhes, ne Institutin Marksist-Leninist, dhe ishte beniamini i SAJ, kurse ky I DYTI ishte zgjedhur si njeriu me i besuar per ti derguar shurren ne France diktatorit Enver Hoxha.
Keta dy kllaune te komunizmit dhe njerez me pseudonime mblodhen rreth vehtes te gjithe jashteqitjen e kombit dhe krijuan pluralizmin alla komunist, duke luftuar qysh ne oret e para dhe deri me sot, opoziten e vertete antikomuniste, me metodat nga me mafioze.
Kjo u pa ne Shkoder, ne vrasjen e studentit demokrat Arben Broci, ku pergjegjes kryesor eshte Gramos Ruci, si ish minister i brendshem ne ate kohe, Pjeter Arbnori (koromania) e Saliramberisha qe e njohen mire Arbenin. Me vone sic e tregoje dhe vet koha, Ata me jeniceret e tyre nuk kursyen as shokun e tyre, Azem Hajdarin, i cili kur filloi te belbezoje mbi prapaskenat e ndyra kriminale, te mostrave te komunizmit Nano- Berisha, dora kriminale e soit te tyre e vrau ate.Ne vitin 1991 u vendos nga jeniceret e komunizmit Berisha, Nano, Gjinushi, Godo, Xhuveli, Ceka dhe gjithe soi i tyre, ligji famekeq 7501, i cili i grabiste ne menyren me demostrative pronaret e ligjshem. Ata, duke mos u mjaftuar me kete, ne 2006, ligjeruan grabitesit e prones. Keto ligje ata e ndertuan vetem e vetem qe pronaret e ligjshem te mos kishin me baze ekonomike, si rrjedhoje nuk do te kishin dhe konkurente te forte ne politik.
Ne vitin 1991 u ligjerua komisioni i pastertise te figurave politike, i komanduar nga te paturpshmit Mezini-Bezhani, te cilet grabiten taksapaguesit shqiptare dhe asnjehere nuk e bene detyren. Komisionet e tipit Mezini-Bezhani-Leskaj, deri me sot, e kane furnizuar politiken e parlamentin me nje sere politikanesh me pasuri te dyshimta si dhe me politikane me pseudonime si, doktorri, i perkedheluri, koromane, ciftelia, plepi, delikatja, korcari, i miri, helika, gajdja, tavlla, i penduari, kendezi, gjeli, corapja, demoni, korabi, SERBI, llulla, lengaraqi, gjitari, pellumbi, poeti, proletari, sqepi, masoviku, ciklisti, naftetari, i vogli, qukapiku, dizenjatori, inxhinieri, medicina, cigarja, ylli, financieri, daja etj.

A e dini se: ne 1991 ish te denuarve politik te ndergjegjes iu dhane letra me vrime nga klanet komunisto-mafjoze te tipit Sali Berisha-Fatos Nano-Sabri Godo-Skender Gjinushi e soi i tyre, nje leter qe nuk i hyri ne pune, as me fshi nje here ate suuu..m..e, dhe shperblyen soin e koromaneve te Janulla Rrapit.

A e dini se: ne vitin 1991 jeniceret e komunizmit KRIJUAN parti politike, shoqata jo qeveritare, sindikata e konfederata te punetoreve, medja vizive e te shkruar, shoqeri ndertimesh e biznezesh te pista, banda skafistesh, te cilet i moren jeten shume te rinjve dhe nderin shume vajzave shqiptare dhe i shfrytezuan per prostitucion, fallsifikator vizash e pasaportash dhe cdo gje tjeter per tì sherbyer e mbajtur vetveten.
Ne 1991 u projektuan dhe u instaluan firmat piramidale, ku ne krye te tyre u vendosen jeniceret e komunizmit, te komanduar nga klanet komuniste-mafjoze te salirambeishes e te fatosthanasnanos, vetem e vetem per te mbushur xhepat e tyre, ku me metodat e mashtrimit i grabiten edhe shtepine njerezve, duke shtuar radhet e te semureve psiqik dhe viktimat ne popull.

A e dini se: thesari i shtetit shqiptar, ne Skrapar e ne Tirane, u grabit nga jeniceret e djeshem e te sotem te komunizmit, te tipit te saliramberishes e te fatosthanasnanos, duke sajuar nastradinin me gomar, si vjedhes te tij.

A e dini se: perse nuk jane deklaruar deri me sot origjina e shumes se financimit me para per fushatat zgjedhore nga partite politike kryesore ne Shqiperi? Per kete ka vetem nje pergjigje, ato jane para te krimit.
Nga viti 1991 e deri me sot jane ne Europe mese 5000 vajza shqiptare qe shfrytezohen dhe masakrohen per prostitucion nga tutoret e saliramberishes e te fatosthanasnanos, vetem per t`u pasuruar dhe per te mbajtur pushtetin komunisto-mafjoz!
Prej vitit 1991 e deri me tani, pasuria kombetare u vodh dhe u shit me cmime simbolike, apo ju dhurua jenicereve te komunizmit nga saliramberisha e fatosthanasnano!
Trazirat e vitit 1997 u pergatiten, qysh me pare, nga vete saliramberisha e fatosthanasnano, vetem e vetem per te mbuluar kondrabanden e armeve, per te kultivuar ne popull friken nga bandat Blu e Roz dhe per te justifikuar zhdukjen e fallsifikimin e dokumentacioneve shteterore.

A e dini se: sa here ndrrohen pushtetet, te pusht-etshmit i sulen institucioneve te mvarura e te pamvarura per te patur monopol gjithcka qe i duhet per ti bere gjemen gjithkujt qe i kundershton.

Ae dini se: perse nguroi dhe nguron prokuroria e pergjthshme per te thirrur ne prokurori me dhene shpjegime Saliramberishen per vrasjen e te ndjerit Azem Hajdari, apo per masakrat e 1997tes?
Kjo ndodh sepse sistemi i drejtesise eshte i korruptuar dhe i implikuar me krimin, sepse prokurorite e gjykatat i drejtojne po ata prokurore e gjykates qe ne regjimin e diktatures komuniste per interesat e veta karieriste, ushqyen diktaturen dhe sot te etur per para, u bene njesh me krimin.
Klanet e saliramberishes e te fatosthanasnanos me politikat e tyre mafioze krijojne perdite viktima dhe vrasje nga me makabret. Prej vitit 1991 e deri tani ne 2006 jane mese 13000 njerez te vrare nga politikat kriminale mafioze te komunisteve te saliramberishes e te fatosthanasnanos. A nuk eshte kjo nje shifer rrenqethese per nje popull qe ka mbetur me pak se 3 milion. A nuk kane turp prokuroria qe ka lene te pa zbardhur shume nga krimet me makabre. Aty ka gazetar mediash qe bejne llustraxhiun dhe qe nuk denjojne te shkruajne me imtesi mbi vrasje nga me makabre, ku viktima kapet dhe krimineli iken ne drejtim te paditur, ku jasht morgut, ku mbahet viktima, shikohen te formuar dy rradhe te gjata familjaresh, per te pare te masakruaren e rradhes, te cileve u mungonin ne familje vajzat e tyre, te rrembyera per prostitucion nga tutoret jenicere te politikes shqiptare, apo qe vellai vrau vellane me gjithe familjen, qe femija vrau prinderin apo e kunderta, apo qe ” i forti vret” ne mes te dites me diell dhe ne mes te njerezve, apo, apo …. vetem e vetem qe vajzat e djemte e Berishes, Nanos dhe gjithe kupoles se vjeter e te re komuniste, te mbushin dhe dysheket me para dhe te jetojne ne nje lluks te c`frenuar, me gjakun i bijve e bijave te ketij populli te pafajshem dhe te shumevuajtur. ATA kane vetem nje emer “KANIBALE”, sepse jetojne te lumtur vetem duke ngrene perdite jete njerezish.

Ne vitin 2006 parlamenti i gangstereve filloi lojen e mashtrimit te radhes, te hapjes se dosjeve qe vete ata i kane mbushur, dhe vetem ato dosje qe atyre i duhen, se gjoja te tjerat dosje nuk ekzistojne, sipas ish ministrit Gjinushi. Me kete don Ai te tregoje se e verteta e krimeve te komunizmit nuk do te mesohet kurre. Une i them ketij zoterie se si eshte e mundur, qe sa here qe Nanos e Berishes i eshte dashur per t`ja mbyllur gojen dikujt, i ka tundur dosjen dhe duke i parmendur edhe pseudonimin. Une po i them shokutzotni Gjinushi, te lexoje librin e At Zef PELLUMBIT, “RRNO PER ME TREGUE”. Ne Shqiperi nuk ka shume nevoje per letrat e dosjeve, kur ne kemi gjalle dhe shume te forte: Origjinalin, burimin ma te c`muar, Persekutoret dhe te Persekutuarit, si te djeshmit ashtu dhe te sotmit. Pra ne i kemi te gjalle ata qe e kane provuar padrejtesisht ne kurriz torturen, si dhe familjaret e atyre viktimave te pafajshme. Une mendoj qe kurre nuk mund te mbyllet nje kapitull, nje histori prej dekadash, qe mori dhe vazhdon te mari jete njerezish te pafajshem, pa u gjykuar dhe pa u denuar.

Kjo sepse, ne radhe te pare duhen respektuar viktimat e pafajshme te komunizmit.
E dyta eshte sepse populli kerkon te ndertohet nje demokraci te vertete, pa viktima dhe plage te tjera ne shoqeri.

Une po e theksoj dhe nje here se TE BURGOSURIT POLITIK KUUUUUUUUUUURR NUK KANE KERKUAR DHE KERKOJNE HAKMARRJE; ATA KUUUUUURR NUK E KANE NJOHUR KETE GJUHE SHTRIGASH, E CILA PERDORET NGA KLANET MAFIOZE KOMUNISTE PUSHTETARE. ATA VAZHDOJNE TE RUAJNE IDEALET E TYRE TE PASTRA DEMOKRATIKE, PER TE CILAT SAKRIFIKUAN JETEN DHE FAMILJET E TYRE .
ATA KERKOJNE QE VET ENDRRA E TYRE, PER TE PATUR NJE SHTET LIGJOR DEMOKRATIK,NJE SHTET PER TE GJITHE ATA QE I DUAN DHE I RESPEKTOJNE LIGJET, TE BEHET REALITET. JETA ESHTE E C`MUAR PER TE GJITHE DHE ZOTI IA KA DHENE TE DREJTEN SEJCILIT PER TA SHIJUAR DHE JETUAR ATE.
E treta eshte se per ta arritur kete kerkohet nje parlament i vertet pluralist, nje president dhe nje shoqeri e shendoshe demokratike, ku te mos lulezoje krimi e korrupsioni, por te respektohet ligji i se drejtes, e jo te veprohet sic eshte vepruar deri me tani, me shkelje demostrative te kushtetutes nga dy klanet komunisto-mafjoze te saliramberishes e fatosthanasnanos. Dhe sot, soi i tyre, te “pergjeruarit e te drejtes” shokuzoteri Fatmir Dobjani e shoqjazonje Elsa Ballauri duke shkelur ne menyre demostrative kushtetuten na i dalin ne mbrojtje cfaqjeve te ekstremizmit islamik.
Por a mund ta ndertojne jeniceret komuniste nje shtet demokratik? Une them kurrsesi JO, sepse kete e vertetoi vete koha, si dje edhe sot ata prodhuan vetem qeveri per krimin, prostitucionin, drogen dhe kondrabanden dhe kurresesi qeveri per hallet e ketij populli te shumevuajtur Shqiptar.
O popull ruhuni nga jeniceret e komunizmit kur qajne si krokodilet, ata e bejne kete, vec per te mashtruar prene e radhes.

A e dini se: Sabri Godo eshte propozuar nga Fatmir Mediu (studenti), si figura me e plotesuar per president, megjithse Sabri Godo, ky pinjoll i sigurimit te shtetit, akoma mban ne shtepi armen me te cilen ka vrare KUNDERSHTARET e komunizmit gjate viteve 1945 e ne vazhdim. Si mundet ky njeri te jete pretendent dhe i plotesuar per president, kur u be pale edhe ne grabitjen e pronareve te ligjshem, me ligjin famekeq 7501dhe ligjet e tjera ne vazhdim…
Saliramberisha e Fatosthanasnano ndertuan nje ligj, ku bene pronare te ligjshem te dyqaneve, te gjithe ish shitesat dhe bufetjeret e djeshem (informatoret e sigurimit), si shperblim per bashkepunimin e tyre me sigurimin e shtetit. Te gjithe e dine se ato ishin baze spiunimi e trillimi per te gjithe banoret e lagjes.
Nga kjo shtrese punonjesish (bashkepuntoresh) vinte edhe e persekutuara Jonulla Rrapi. Pra te punoje shitese ne komunizem, ishte privilegj, (Ju mund t`i kujtoni te gjithe shitesit e lagjes tuaj), per kete e din shumemire “plaku i urte” Sabri Godo, si ish sigurims dhe Nendrejtor i NTSHUS-it, Irakli Kocollari, Luan Pobrati, Bashkim Gazidede e Fatos Klosi, si ish shefa te sherbimit sekret ,etj. Te bertiturat e sotme te Jonulla Rrapit ,ngjasojne shume me te bertiturat e djeshme, e cila ne mes te dites me diell akuzonte shkrimtarin Ismail Kadare si bashkenjohes me Mehmet Sheun, dhe se kercenonte ate me burg, sipas saj si armik i komunizmit, dhe i Enver Hoxhes. Jonulla Rrapi e veshur me petkun e pushtetit komunisto-kriminal dhe e dehur prej mbrojtjes se tij, harronte shkeljet ligjore qe kishte bere, duke mashtruar nje vajze 15 vjecare, vetem e vetem per ta perkedhelur te birin. Ajo pa pelqimin e familjes se vajzes e mbante vajzen ne shtepine e saj. Shoqjazonje Jonulla, kur ka plotesue kerkesen per azilpolitik ne Amerike a i ka tregue autoriteteve Amerikane edhe per keto dhunime demostrative te ligjit, qe ka bere ndaj nje vajze te mitur dhe ndaj familjes Kadare?Une besoj se jo, se ne Amerike keto quhen shkelje te renda ligjore qe behen ndaj te miturve dhe denohen me ligj. Shoqjazonje Jonulla duke kerkuar te njollose Kadarene, ajo njollosi vehtvehten. Tani te shohim se si ne Amerike do ta shikojne ligjvenesit, pra drejtesia, kete ngjarje. (Duke pare se ne Amerike sot kane mbaruar studimet per drejtesi shume Shqiptare, une mendoj se dikush i duhet ti dale ne mbrojtje nderit te neperkembur te nje te miture, qe dje sishte vec 15 vjec dhe sot nje femer e respektuar 31 vjecare). Jonulla njihet edhe si mikeshe me shume shtetas te huaj.
Lind pyetja se: kush ja dha kete liri dhe ja nxorri friken Janulles, qe t`i qante hallin dhe t`i sherbente me zell ketyre grave te huja? Kush e perdori ate si deshmitare ne denimin e tyre? Me cfare misioni e derguan ATE ne internim? (Une mendoj se eshte si i njejti mision qe kishin ne burg spiunet e birucave, per t`i ridenuar te burgosurit politik ). Nuk arrij ta besoj se si eshte e mundur qe ASAJ pas internimit, t`i ruhej i njejti vend pune, si shitese ushqimoreje,dhe sot i del ne mbrojtje nje juriste qe njihet nga te gjithe si me e perkedhelura ne sistemin komunist.
Eshte e qarte se te persekutuarit e tipit Koromane, keto limona te shtrydhur prej komunizmit, vazhdojne te shtrydhen edhe sot, kudo qe ato jane, brenda apo jasht vendit. Pikerisht, nomenklatura e vjeter, dosjet e ketij kontigjenti njerezish mban dhe tund ne dore, sa here qe ATA kane nevoje, sepse keshtu ata fshehin politiken e tyre djallezore e kriminale, duke hedhur tymnaje ne popull dhe duke ia zgjatur jeten vehtes ne lluksin e pushtetit.

A e dini se; ne vitin 1997, Saliramberisha me Spartakkicongjela, bene amnistine me te turpeshme e te felliqur, duke nxjerre nga burgu te gjithe kriminelet dhe sherbetoret e tyre, per ti patur te gatshem, per te kryer krime dhe per te kercenuar politikanet opozitare dhe popullin, te cilet kerkonin demokraci te vertete dhe qe nuk ishin pjese, apo krijuar e dale nga nomenklatura e vjeter e barbare komuniste.

A e dini se: Fatosthanasnano e Saliramberisha e shpallen te pafajshme kupolen komuniste kriminale, dhe e shperblyen ATE me para ne dore, per 27000 te burgosur politik, ne mes te cileve 6000 te pushkatuar dhe te vdekur ne kampet e burgjet famekeqe politike te rregjimit me gjakatar komunist ne bote.
Ja cfare ka thene Profesor Sami Repishti, ne intervisten e tij dhene Zerit te Amerikes, me 22.10.2006 ?Une po ju citoj dicka rreth saj, “SHQIPERIA GJENDET SOT NE NJE MOCAL;….E KEQJA DUHET ZHDUKUR. NJE KRIM QE NUK DEMASKOHET, NJE KRIM QE NUK DENOHET ESHTE NJE KRIM QE VAZHDON”.
Jeniceret e komunisteve te pandreqshem te saliramberishes e te fatosthanasnanos jane te shperndare dhe gjenden ne cdo cep te botes. Ata drejtojne rrjetet e droges, prostitucionit, kondrabandes se armeve, krimit te organizuar si dhe ndihmojne terrorizmin ne bote, dhe po shikojme nje krim qe po vazhdon.

Ku jane ata qe luftuan per te cliruar Shqiperine? Ku jane ata qe u perleshen me diktaturen gjate lirise e gjate denimit ne revolta per nje shtet demokratik dhe nje shtet te se drejtes sot? Bashkohuni ju, qe dje luftuat per te cliruar vendin dhe per nje shqiperi Demokratike dhe ju qe dje u perleshet me diktaturen me te eger ne Europe dhe flakni tej politikanet Kanibale, te tipit te Saliramberishes e te Fatosthanasnanos, sepse vetem keshtu ju i sherbeni Shqiperise. Keni mese 15 vjet qe prisni shperblimin. Ju kurre nuk duhet prisni lemoshe prej atyre, qe ju vrane, torturuan e persekutuan, qe krijuan heronj dhe trilluan per te vrare heronj, qe shkaterruan kulturen dhe persekutuan kleriket e nje pjese te mire te popullit tone. Ata shkaterruan cdo gje te mire qe ndertuam. Ne, perfshi se fundi dhe siperfaqet e gjelberta qe jane mushkerite e qyteteve. Demagogjise te klaneve te saliramberishes e fatosthanasnanos tashme i ka dale fare boja. Ata mbeten komuniste bastart te pandreqshem.
POR SIC PO TREGON DHE VET KOHA, SI TREGUESE KOKEFORT E TE VERTETAVE, FUNDI I TURPSHEM I TYRE ESHTE I SHPEJT. DUAN APO NUK DUAN ata……

Nga Patrioti
 

hawk

Primus registratum
Re: BOJKOT ZGJEDHJEVE? - Te bojkotosh klasën Polit

Shum t'han edhe ty vec... /pf/images/graemlins/laugh.gif

Alternativen e shpresuar po i kerkoj edhe une atyre qe vetem kritikojne- me te drejte -por pa sjell rrugedalje. /pf/images/graemlins/winkwink.gif
 

hawk

Primus registratum
Re: BOJKOT ZGJEDHJEVE? - Te bojkotosh klasën Polit

Blendi shkrimi i "patriotit" ishte i njohur.
E kam permendur ne nje teme tjeter se politika jone luan lojen sipas rregullave te percaktuara ne 1990.
E kemi thene disa here qe jane diskretituar si klase politike(ne pergjithsi).
Por nuk po shikoj me larg se bojkoti.

Ato qe luftuan ne '90,ato tifoze te zhgenjyer,bojkotuesit e ardhshem,ato qe duan fundin e klikes se sotme politike...etj etj,per cilen alternative do te luftojne??Tek kush do te varin shpresat??Pas ketije fundi kush eshte ai fillimi ose filluesi i ri??

Ne fillim duhet alternativa.
Kjo duhet te gjeje mbeshtetje ne popull PARA zgjedhjeve te cilat mund edhe ti bojkotoje si rruge shume origjinale per te reaguar ndaj uzurpatoreve te politikes dhe e te fateve te vendit tone.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: BOJKOT ZGJEDHJEVE? - Te bojkotosh klasën Polit

Mendoj qe, te bash thirrje per bojkot,do te thote qe te bojkotosh qeverisjen e nje populli.
Te bojkotosh qeverisjen e nje populli(te drejten per tu qeverisur)ke bojkotu pikerisht deshiren e ketij populli per tu qeverisur.
Bojkoti ka qene gjithmone "gjuhe" e proletariatit(kur proletariati eshte ne opozite).
Kur proletariati eshte ne pozite,kerkon 99%.
Dy shprehjet me te ster-perdorura te proletariatit jane:revolucion dhe bojkot.
Te dyja keto te cojne ne shkaterrim/ndalim/revanshizem/lufte/varferi/=komunizem.
 

Dolores

Primus registratum
Re: BOJKOT ZGJEDHJEVE? - Te bojkotosh klasën Polit

po ne komunizem ne kishim drita te pakten /pf/images/graemlins/shrug.gif
 

ameba

Forumium maestatis
Re: BOJKOT ZGJEDHJEVE? - Te bojkotosh klasën Polit

Nuk besoj se 'Bojkoti' do te funksionoje ndonjehere ne Shqiperi. Kjo per 2 arsye te thjeshta...

1. Ajo qe kishte permendur Dole, qe te gjithe te moshuarit diten e zgjedhjeve veshin rrobat me te mira dhe drejtohen per te kutite e votimit (ju eshte bere refleks tashme).

2. Me sa di une kodi zgjedhor shpall fitues kandidatin qe ka marre 50% +1 te votave te vlefshme. Pra edhe nese ka vetem 3 vota te vlefshme ne kutine e votimit kandidati qe ka marre 2 vota shpallet fitues!!!

Dhe te mendosh se sa fonde jane hedhur ne seminare per te rritur nivelin e klases se re politike shqiptare...
 
Top