Biznesi, borxh 530 milionë USD Tatimeve
Situata me borxhet në administratën tatimore ka ardhur duke u përkeqësuar. Shumë biznese kanë detyrime të papaguara te tatimet, duke krijuar një borxh që shkon rreth 48 miliardë e 595 milionë lekë (530 milionë dollarë), ose 4.45 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Shifrat shqetësuese janë raportuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, referuar punës së bërë nga organet tatimore gjatë vitit 2008 për mbledhjen e borxheve. Gjatë vitit të shkuar, bilancet e tatimeve janë rënduar akoma e më shumë, me detyrime debitore të rritura me 5.8 për qind, ose 2 miliardë e 670 milionë lekë. Tatimi mbi Vlerën e Shtuar dhe Tatimi mbi Fitimin janë dy taksat që zënë peshën më të madhe (rreth 70 për qind) të detyrimeve të papaguara nga biznesi përgjatë 10 viteve të fundit. KLSH nuk jep të dhëna rreth efektit që mund të ketë sjellë amnistia fiskale, e cili nisi të aplikohej në fund të vitit 2008, deri në prill 2009.
Nga pikëpamja kohore e krijimit të detyrimeve debitore, rezulton se 68.8 për qind të tyre, ose rreth 33 miliardë e 430 milionë lekë e zënë debitorët e trashëguar nga viti 2007 dhe përpara, ndërsa 31.2 për qind ose në vlerë 15 miliardë e 164 milionë lekë e zënë debitorët e krijuar gjatë vitit 2008.
“Me gjithë përpjekjet dhe arritjet, puna e strukturave përkatëse nuk u përgjigjet kërkesave të legjislacionit tatimor, për të ndjekur dhe arkëtuar detyrimet debitore, me qëllim uljen e gjendjes së trashëguar të borxhit”, thekson KLSH në raportin e saj të fundit.
Situata negative
Vlen për tu theksuar se vlera e detyrimeve debitore, e krijuar gjatë vitit të kaluar prej rreth 15 miliardë lekë, zë mbi 9.7 për qind të barrës fiskale të vendosur për vitin 2008, përkatësisht në shumën 156 miliardë e 19 milionë lekë. Sipas llojit të borxhit të krijuar gjatë 2008-ës, peshën më të madhe e zënë debitorët për tatimin mbi fitimin në vlerën 5 miliardë e 591 milionë lekë, ose në masën 37 për qind të vlerës totale të krijuar.
Sa u takon drejtorive rajonale tatimore, Tirana konsiderohet qendra e borxheve më të mëdha, me rreth 18 miliardë e 807 milionë lekë, ose 39 për qind e totalit. Më pas vijnë tatimet VIP-a (taksapaguesit e mëdhenj), me një borxh të akumuluar rreth 8 miliardë lekë.
Probleme të evidentuara
Gjatë kontrolleve të ushtruara, KLSH ka konstatuar një sërë mangësish në zbatim të ligjit për mbledhjen e detyrimeve tatimore. “Mosrakordimi i detyrimeve debitore të pasqyruara në kontabilitet me ato të evidentuara në borxh tatimor në total, sipas llojeve dhe kohës së krijimit: rastet kur subjektet kanë ndërprerë aktivitetin dhe nuk kanë zbatuar hap pas hapi procedurat tatimore përkatëse. Të gjitha këto kanë shkaktuar vjetrimin e detyrimeve debitore, duke iu afruar afatit të parashkrimit dhe me ndikim negativ në të ardhurat e buxhetit të shtetit”, thekson raporti.(Shqip)</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24240. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24240