Bikinit që janë në modë këtë verë!

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit

Ndonëse vera sapo ka ardhur, disa tashmë kanë filluar pushimet.

Andaj, për të gjitha femrat që planifikojnë ta vizitojnë bregdetin, më poshtë i kemi përzgjedhur disa nga kostumet e larjes që janë në trend për këtë vit.

1. Kostumi njëpjesësh
Nëse nuk keni dëshirë të zbuloheni shumë, atëherë kostumet njëpjesësh janë shumë të përshtatshme. Ekzistojnë stile të ndryshme të kostumeve njëpjesësh të larjes saqë është vështirë të mos gjeni ndonjë që iu pëlqen, megjithatë kostumi i hapur në pjesën e gjoksit është më i rekomanduari për këtë sezon.

2. Seksi dhe sportive
Nëse dëshironi të provoni diçka të re, atëherë përzgjidhni kostume sportive, të cilat janë të përshtatshme për të gjitha format trupore. Nëse zakonisht jeni aktive në plazh, atëherë kostumet e tilla janë më të përshtatshmet.

3. Kostumet e valëzuara
Valëzimet janë të mrekullueshme dhe iu ndihmojnë që të tërhiqni vëmendjen aty ku ju dëshironi. Për shembull, nëse keni gjoks më të madh sesa që dëshironi, bikinet e valëzuara ju ndihmojnë që ta largoni vëmendjen e të tjerëve nga gjoksi juaj.

4. Bikini me dy shtresa
Ky lloj i kostumeve të larjes është i mrekullueshëm, pasi që dizajni i tij është shumë unik. Pjesa shtesë, e cila është e ndarë nga trupi, ju ndihmon të dukeni më e gjatë dhe të mbuloni edhe më tepër gjoksin.

5. Kostumet me të çara
Kostumet e tilla të larjes janë shumë tërheqëse dhe të bukura, mirëpo e kanë një të metë shumë të madhe. Nëse do t’i përdorni këto kostume për një kohë të gjatë, atëherë në trupin tuaj do të mbesin një mori shenjash nga rrezitja. Andaj, mbajeni në mend që kostumet e tilla duhet t’i vishni vetëm 2-3 herë në sezon.

6. Kostumet pa krahë

Bikinet pa krahë janë shumë të bukura, pasi që nuk lenë shenja në pjesën e epërme të trupit, si dhe janë të përshtatshme për të gjitha format e trupit. Kostumet e larjes pa krahë ju ndihmojnë gjithashtu që trupi juaj të duket më i gjatë dhe më tërheqës. /fax.al

Burimi i informacionit , lajmi.net.
 
Mystique

Larg
Anëtar i Shtabit
Shoh shume qe modeli i pare eshte ne mode , ketej nga une .

Hermetica mua personalisht me pelqen qe te sjell tema ne forum, por do ishte mire ti postoje ne forumin e duhur. Tema ne fjale eshte per tek Moda :)
 
Ke të drejte edhe e prisja këte vërejtje por problemi është që nuk i gjej dot të specifikuara , apo duhet ti kontrolloj me në detaj?
 
Mystique

Larg
Anëtar i Shtabit
Ke të drejte edhe e prisja këte vërejtje por problemi është që nuk i gjej dot të specifikuara , apo duhet ti kontrolloj me në detaj?
Duhet te kontrollosh forumet , nuk eshte ndonje kerkim i thelle, mjafton te klikosh tek forumet dhe te del lista e te gjithave . Aty shikon se ku duhet ta postosh nje teme, kujt forumi i perket :)
 
Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Duhet te kontrollosh forumet , nuk eshte ndonje kerkim i thelle, mjafton te klikosh tek forumet dhe te del lista e te gjithave . Aty shikon se ku duhet ta postosh nje teme, kujt forumi i perket :)
Po e kuptova gabimin... Faleminderit. :)
Boh , shpresoj mos te kem hapur punë se i kam bëre vetëm tek hapësira filozofike dhe sociologjike..Haha.
 
Mystique

Larg
Anëtar i Shtabit
Po e kuptova gabimin... Faleminderit. :)
Boh , shpresoj mos te kem hapur punë se i kam bëre vetëm tek hapësira filozofike dhe sociologjike..Haha.
hahah e vura re , mjafton ti zhvendose ndonje administrator edhe rregullohen
 
odeon

Forumium maestatis
E di qe do me shani qe fus koken ne kete teme, por me lejohet te pakten tja bej nje uhhhhh.........

Kaq kisha.
 
Top