BigBrother !! (Zbulues i karakterit apo ...)

ana karenina

Primus registratum
Re: BigBrother !! (Zbulues i karakterit apo ...)

ka nje emer per kete efekt po qe spo me vjen. Fillon me H:

:idea: Hallow effect /pf/images/graemlins/wink.gif


Me duket se ketij diskutimi i mungon nje element kryesor: Fakti qe keta persona marrin pjese me vullnet te lire ne kete emision. Kjo besoj se e hedh poshte mendimin se kemi te bejme me nje trajtim jo-etik te situates sepse nuk ka asgje te ndryshme nga ajo cka keta njerez prisnin te ndodhte aty brenda. Nqs kane dhene aprovimin per te ndenjtur aty mbyllur, kane marre pjese edhe ne prova per te kaluar ne finale, atehere kushtet e tyre nuk jane jo-etike por te ndryshme nga kushtet 'normale' te jeteses ne kohet tona.
 

ana karenina

Primus registratum
Re: BigBrother !! (Zbulues i karakterit apo ...)

Sigurisht,sepse sikur mos te kishte "psikolog vezhgues" te gjithe do fitoshin,kurse rregullorja e prog.thote; Nje Fitues. (publiku jep voten nga jashte,ndersa "stafi i programit" drejton nga brenda!!)

Po pse ka nje fitues nuk do te thote qe ai/ajo zgjidhet nga psikologu :confused: As une nuk e dija qe kishte kete qellim emisioni. Nga sa e kam ndjekur sivjet Grande Fratello'n nuk te le kete pershtypje.

Shenim: Pse quhet Big Brother ky emisioni?
 

abs

nuk e di...
Re: BigBrother !! (Zbulues i karakterit apo ...)

e pse mos te shihet "bb" si nje mini grup shoqeror qe ka (jeton) i mbyllur?
pervehte e kam pa ne fillim se u bana pak kurioze ma vone s kisha kohe ma per te...
me shume me ka ba pershtypje nje grup gjermanesh ne nje xhungel te australise,
te cilet gjithashtu jetonin te mbyllur ne nje hapsire te vogel ne natyre.
ndiqeshin gjithashtu nga kamerat, spektakoret caktonin se cili do
merrte pjese ne nje akt ose detyre shume te veshtire, dhe nese personi s do ta arrinte ta
realizonte, ose do ta kundershtonte s do kishin cfare te hanin gjithe diten shoket e
shoqet e grupit.plus dhe shume details te tjera,...
ti shifje kto njerez si u katandisen,nga pamja dhe sjellja (dhe pse mundoheshin ta mbanin vehten e njeri tjetrin)edhe pse s do rrijshin me shume se meduket 10 dite(ai/ajo qe do rrezistonte) atyre ju humbi pothuajse civilizimi...
s lane gja pa ba per copen e bukes, ( hangren kryma, miza, u mbulune me miza m****,griheshin me njeritjetrin
keq,...e tjere e tjere)...pra u kthyne ne `origjine`, cuditrisht per aq pak dite...
na shqipet s skena nevoj me i magjinu vedin n vend tyne, se na i kena rrezistu 50vjet...
icon19.gif



-----------------------
ceshtje kendveshtrimesh...
 

b.k.

Primus registratum
Re: BigBrother !! (Zbulues i karakterit apo ...)

Fillimisht postuar nga Anna O.:
[qb] Sigurisht,sepse sikur mos te kishte "psikolog vezhgues" te gjithe do fitoshin,kurse rregullorja e prog.thote; Nje Fitues. (publiku jep voten nga jashte,ndersa "stafi i programit" drejton nga brenda!!)

Po pse ka nje fitues nuk do te thote qe ai/ajo zgjidhet nga psikologu :confused: As une nuk e dija qe kishte kete qellim emisioni. Nga sa e kam ndjekur sivjet Grande Fratello'n nuk te le kete pershtypje.

Shenim: Pse quhet Big Brother ky emisioni? [/qb]
Nuk mendoj se psikologu vendos per ke fiton. Ska lidhje fare biles. Eshte publiku qe voton.
Psikologet ftohen neper studjo per te dhene mendime per personat qe marrin pjese dhe per te bere nodnje analize psikologjike, e gjithe kjo pjese reklamuese e emisionit.

Psikologet duhet te sherbejne ne rast se dikush nga pjesemarresit shfaq haptas shenja te ndonje crregullimi mendor dhe duhet hequr nga konkurimi. Ky duhet te jete nje aspekt etik qe duhet plotesuar nga media, por nuk do te thote qe eshte respeltuar ne kete raste.

P.s. Abstrakt ai emisioni ne anglisht eshte quajtuar "survivior"
 

Triumfi

Primus registratum
Re: BigBrother !! (Zbulues i karakterit apo ...)

Fillimisht postuar nga Anna O.:
Pse quhet Big Brother ky emisioni?
Sepse ai qe fiton,shquhet (gjasma) me i pjekuri - dhe merr epitetin; Big brother


PS.Triny,nuk e percjelli aq kete emision - por kam pershtypjen se ne nje menyre kane dore staffi perbrenda lokacionit!
 

RecurrentDream

Forumium praecox
Re: BigBrother !! (Zbulues i karakterit apo ...)

BigBrother!! (Zbulues i karakterit apo...)

Eshte vetem nje show i programuar te behej shfaqja me e shikuar ne te gjitha vendet ku u organizua dhe besoj se ja doli.

Megjithate vlen te theksohet se (ne dallim nga psh. "Who wants to be a millioner") nga nje studim i kryer nga Nielsen mbi audiencat, dolen disa te dhena shume interesante, gati 90% e personave qe e kishin pare edicionin e pare, deklaruan qe nuk do ta shikonin kurre te dytin...

Per Anna O. Kam pershtypjen se Big Brother eshte quajtur per t'ju referuar atij autoritetit qe i shikon dhe i vezhgon, te cilit i degjohet vetem zeri, ai qe mbetet nje mister... krijuesi apo ai qe luan me ato si ne nje teater kukullash.

Une do te preferoja te isha ne rolin e atij qe luan fijet. /pf/images/graemlins/wink.gif
 

glamdring

Forumium praecox
Re: BigBrother !! (Zbulues i karakterit apo ...)

Fillimisht postuar nga Mirror:
[qb] Per Anna O. Kam pershtypjen se Big Brother eshte quajtur per t'ju referuar atij autoritetit qe i shikon dhe i vezhgon, te cilit i degjohet vetem zeri, ai qe mbetet nje mister... krijuesi apo ai qe luan me ato si ne nje teater kukullash.

Une do te preferoja te isha ne rolin e atij qe luan fijet. /pf/images/graemlins/wink.gif [/qb]
Yep, Mirror i ka rene ne te. Siç e kam thene me pare, Big Brother (pavarsisht qe Shqiperi nuk njihet ky titull) ka qene sinonim i Rusise.

Ne nje kuptim po te ngjashem, Big Brother mund te mendohet si Master of Puppets, nese dikush e kap fillin e mendimit... ;-)

Come crawling faster
obey your master
MASTER MASTER!!!
Master of puppets pulling your strings


The real question would be whether you let THE MASTER (=MONSTER) pulling your strings or not, or whether do you have a choice at all in the matter...
 

Triumfi

Primus registratum
Re: BigBrother !! (Zbulues i karakterit apo ...)

pershendetje,
Mbreme e percjella programin BB me vemendje,dhe ne nje menyr me la pershtypje shume negative,poashtu me bindi se dirigjohet nga nje staff psikolog. Do pasqyroj dy prova qe u ushtruan mbi grupin;

Prova e I; ishte ne lidhje me ndezjen e nje zjarri!
U erdhi urdheri nga mic. qe te ndeznin nje zjarre,(gje qe krijoi konfuzion ne mesin e tyre,dhe ktu u demonstrua reagimi tyre) u percaktua vendi,fillimisht vendi ishte percaktuar jasht lokacionit,dhe kete kishin mundesi ta benin.Sa kishin bere te gjitha pregaditjet,u erdhi lajmi se duhet te ndryshojne vendin perarsye te motit te keq (moti s'ishte i keq!!).U kthyen ne lokacion (burg),nje kohe s'u foli askush nga mic.dhe kshu ata 5 - 10 min. u lan ne heshtje neveritse,askush me aske s'fliske,derisa u krijua nje motoni u erdhi nje lajme; se zjarrin duhet ta ndeznin mbi tavoline (tavolina lend druri).Askush nga ata nuk pati guximin te reagoj!! Kaloi nje kohe,dhe dy vendosen ta ndeznin zjarrin,kurse pjesa tjeter e kundershtuan .. dhe ne fund edhe kete plan e deshtoi staffi i emisionit.Me pastaj i futen ne "dhomen e deshmive",qe s'ke cfar te degjosh .. ngacmime,provokimesh te padurushme!!

Prova e II; ishte ne lidhje me buxhetin e grupit.
Grupi ishte urdheruar dite me pare qe te shpenzonin nje sasi qe staffi e kishte caktuar qe ta shpenzonin per tre dite.Normal qe kjo shume s'do mjaftonte nje dite per nje person,ne boten reale!!!! Secili nga ata (grupi) kishin nxjerrur idesh e formash te ndryshme qe ky "buxhet" t'u mjaftonte per "tre dite".(S'e kam percjelluar kete ngjarje qe kishte filluar dy dite me pare)Por,ky grup kishte deshtuar,dhe secili i linte fajin tjetrit.Dhe kur u morren ne "pyetje" nga staffi,ke "dhomat e deshmive" cdo njeri nga ata,u perpiqte ne nje forme te arsyetonte idene (per buxhetin) qe kishte propozuar,dhe ne nje menyre secili ia hedhte fajin tjetrit.Kur perfundoi seanca e "deshmive" u ftuan te gjithe nepermjet mic. qe te mblidheshin ne sallen kryesore te lokacionit,dhe u erdhi lajmi se kishin deshtuar!! Aty dikujt i plasi vaji,e dikujt nervoza ... Nje qe me ka pelqy ke "dhoma e deshmive" nje djale qe nuk hedhi fajin askujt e as vetit,po ia hedhi programit, si provokim qe eshte jasht potencialit dhe koncepteve njerzore.

Kto dy prova te programit,duket te mos kete efekte ndertuese apo zbuluese te karakterit,sa ka te shkaterrimit dhe demtimit .. :rolleyes:
Sepaku kshu e kam kuptuar ..ndoshta dikush tjeter,mund te kete pikveshtrim tjeter ..
 
Top