PetritKola
Primus registratum
Re: Bibla, kjo vjedhje?!
Duke menduar se ka lidhje me temen kete postim te harris ne forumine gazetas shqip po e postoje ketu.
Në lidhje me vërtetësinë e Biblës – Kujt i përket Dhjata e Vjetër
Kujt i përket Dhjata e Vjetër – Judaizmit apo Krishterimit? Kjo është një pyetje e natyrshme, veçanërisht meqë Dhjata e Re dhe e Vjetër thuajse gjithmonë gjenden, së paku në praktikën e të Krishterëve, të lidhura bashkë si një libër. Megjithatë është vështirë të vlerësohet deri në çfarë mase Krishterimi është i ndjeshëm ndaj faktit se ajo çka Kisha e quan Dhjata e Vjetër është prona e Judaizmit dhe Çifutëve poashtu, dhe se Kisha në asnjë mënyrë s'ka monopol në të. Për shkak të informimit të shumtë se Dhjata e Vjetër lexohet nga Çifutët, shumë njerëz parapëlqejnë t'i shmangen krejtësisht termit Dhjata e Vjetër [i cili natyrisht nuk përdoret nga vetë Çifutët]. Në thelb të çështjes është fakti që termi Dhjata e Vjetër qe sajuar nga të Krishterët për t'i dalluar këto shkrime nga shtimi i përhershëm i literaturës së Kishës së hershme, që filloi të konsiderohet me autoritet fetar. Kjo duket ta ketë vendosur Dhjatën e Vjetër në një pozitë inferiore ndaj Dhjatës së Re dhe ta ketë zhvlerësuar atë, një veprim ndaj të cilit Çifutët janë të pandjeshëm. Një komplikim i mëtejmë ngrihet kur mësojmë që njëzet e katër librat e pranuara si kanunikë nga Çifutët [dhe shumica e Krishterëve Protestantë] janë shtuar në njëzet e shtatë nga Katolikët, përfshirë disa libra që fillimisht nuk janë shkruar në Hebraishtë.
Pyetja se çfarë do të bënin të Krishterët me tekstin që ata trashëguan nga Israilitët e lashtë, qe tema e debatit të ndezur që nga shekujt e hershëm të Kishës. Debatit i qe dhënë zjarr në formën e një faktori thelbësor, të cilin të Krishterët është dashur atëherë dhe ende duhet ta zgjedhin: ekzistencën e mospërputhjeve fundamentale mes Dhjatës së Re dhe të Vjetër. Rasti klasik i refuzimit të Dhjatës së Vjetër brenda traditës Krishtere është ai i Markionit, një prift me ndikim të madh i shekullit të dytë. Ai tërheqi vëmendjen në kontrastin e Palit mes ligjit të Dhjatës së Vjetër dhe ungjillit të Dhjatës së Re në një shkallë ekstreme, aq shumë saqë ai e refuzoi tërë Dhjatën e Vjetër! Ai shkoi aq larg për të pohuar se Ati i dashur i Dhjatës së Re në fakt ishte një Zot i ndryshëm nga Zoti i hidhëruar i Dhjatës së Vjetër! Kjo mund të jetë një përgjigje ekstreme, por ky problem i mundon shumë njerëz sot. Prapë, faktori që e shtyri Markonin të refuzonte Dhjatën e Vjetër, në origjinë, ishte problemi i mospërputhjeve të papajtueshme mes dy Dhjatave.
Refuzimi që Markoni ia bëri Dhjatës së Vjetër qe me qëlim. Siç qe edhe refuzimi më 1930, kur ndjenja anti-Çifute në Gjermaninë Naziste bëri presion në Kishën për ta mohuar Dhjatën e Vjetër. Ky qëndrim, për të cilin mund të thuhet se është tipik për shumë të Krishterë, rrallë herë artikulohet qartë. E një rëndësie të veçantë për të Krishterët këtu, është vështirësia dhe paqartësia e supozuar e një pjese të madhe të Dhjatës së Vjetër - natyra në dukje mizore dhe primitive e një pjese të madhe të saj, dhe po ashtu ndjenja se ajo është e parëndësishme për botën moderne dhe madje kundërshton edhe pikëpamjet shkencore të kohës sonë. Fakti që e njëjta gjë mund të thuhet edhe për Dhjatën e Re, në mënyrë të favorshme nuk është vënë re nga të Krishterët e tillë.
Alternativa për refuzimin apo injorimin pa zhurmë të Dhjatës së Vjetër, është që të pohohet rëndësia saj për Kishën dhe orvatja për ta integruar atë me të kuptuarit e njeriut të Dhjatës së Re. Pas së gjithash, çfarë ne quajmë Dhjata e Vjetër qe Bibla e Jezusit dhe Palit, të cilët e pan të rëndësishme të citohet dhe lexohet ajo, siç e nxjerrin në dritë shembujt vijues:
Në Luka 4:18, ndërsa po vizitonte sinagogën si fëmijë, Jezusi citohet të ketë lexuar një pasazh nga Libri i Isaisë:'Shpirti i Zotit është mbi mua, sepse ai më shuguroi, ai më ka dërguar t'i shëroj të dërrmuarit, t'u shpall robërve çlirimin, të verbërve dritën e syve, t'i lëshoj në liri të ndrydhurit'.
Disa nga fjalët nga ky pasazh kanë qenë nënvizuar për të ndihmuar në krahasimin mes interpretimit të Lukës, që ia ka bërë Dhjatës së Re të këtij citatit nga Isaia, dhe formës që kjo merr në vetë Dhjatën e Vjetër, kur në Isaia 61:1 lexojmë:
'Shpirti i Zotit është mbi mua, sepse Hyu më ka shuguruar t'u predikoj lajme të mira të butëve, ai më ka dërguar t'i siguroj të dërrmuarit, të shpall liri për të zënit robër, dhe t'ua hap burgun atyre që janë të lidhur.'
Çuditërisht, të dy faqet dallojnë. Dhjata e Vjetër nuk përmend 'të verbërve dritën e syve' ndërsa Luka po, dhe ai e zëvendëson 't'i shëroj të dërrmuarit' dhe 't'i lëshoj në liri të ndrydhurit' me 't'i siguroj të dërrmuarit' dhe 'atyre që janë të lidhur' të Dhjatës së Vjetër.
Duket se nuk ka shpjegim logjik për këto dallime, përveç që teksti ose ka pësuar shtrembërime, ose Dhjata e Vjetër nga e cila lexon Jezusi s'është e njëjta sikur ajo që përdoret sot.
Ja ku janë dy shembuj të përdorimit të Palit që i bën Dhjatës së Vjetër.
Në Isaia 64:4 lexojmë:'Sepse prej fillimit të botës, njerëzit nuk kanë dëgjuar, as nuk ndier me vesh, e as që ka parë syri, o Zot, pranë teje, çfarë ka përgatitur ai për të që atë e pret'.
Pali citon këtë pasazh në I Korintianëve 2:9, ku ai thotë:'Sikurse thotë shkrimi i shenjt: Çka syri nuk pa e veshi nuk dëgjoi, dhe në zemër të njeriut nuk hyri, atë ua bëri Hyu gati atyre që e duan'.
Bie në sy që fjalët e nënvizuara nuk gjenden në Isaia. Komenti i Biblës i Henry & Scot shpjegon:"Opinioni më i mirë është që teksti Hebraik [Dhjata e Vjetër] ka qenë shtrembëruar". Ndërsa Peake's Commentary ofron shpjegimin vijues:"Burimi i citatit është tepër i pasigurt. Nëse nga Dhjata e Vjetër pikë-takimet janë aq të largëta, atëherë s'mund të arrihet ndonjë mirëbesim në këtë përftim. Nëse burimi s'është Dhjata e Vjetër, Pali ka cituar një tjetër punim me keqkuptim".
Në Psalmi 40:6-7 lexojmë:'Sakrificë e kusht ti nuk deshe, veshët ti m'i ke hapur, sakrificat e djegura dhe sakrificat për mëkate ti nuk i ke kërkuar. Pastaj thashë:Ja, po vij! Për mua shkruan në rrotullin e librit'.
Pali riprodhon këtë pasazh në Hebrenjve 10:5-7:'Sakrificë e kusht ti nuk deshe, por ma bëre gati trupin, sakrificat e djegura dhe sakrificat për mëkate nuk të pëlqyen. Atëherë thashë: Ja, po vij! [sepse për mua shkruan në rrotullin e librit] për ta kryer, o Hy, vullnetin tënd!'.
Ky citim i gabuar është i qartë. Peake's Commentary thotë [f.896]:"Si zakonisht shkruesi [Pali] citon nga Septuaginti, ku lexojmë 'por ma bëre gati trupin' në vend të 'veshët ti m'i ke hapur' sikur në versionin Hebraik". Përpiluesit e Henry & Scot kanë thënë:"Ky është gabim i shkruesve. Vetëm njëra nga dy thëniet është e vërtetë".
Me anë të injorimit të gjuhës në të cilën ajo fillimisht qe shpallur, gjë të cilën shumica e të Krishterëve e bëjnë si çështje rutinore, është bërë mjaft lehtë që të interpretohen pasazhet nga Dhjata e Vjetër dhe të brumosen ato për t'iu përshtatur pikëpamjeve të Dhjatës së Re. Prej këtu, mënyra e zakontë në përdorimin e Dhjatës së Vjetër në Kishën e hershme ishte ta alegorizonte atë. Në këtë mënyrë shumë profeci të paqena lidhur me ardhjen e Mesisë, Ringjalljes dhe madje edhe Trinisë mbas gjase qenë gjetur në Dhjatën e Vjetër nga të Krishterët si dëshmi për korrektësinë e besimeve të tyre. Pa ndryshim, këto u bënë në një masë të madhe teksti i vetëm të cilin të Krishterët ishin të kënaqur ta citonin nga Dhjata e Vjetër. Kjo solli me vete edhe një problem tjetër, dhe i cili prapë meriton një përgjigje: çfarë duhet të jetë përgjigja ndaj atyre rasteve, në të cilat Dhjata e Re e kupton të Vjetrën në mënyrat që devijojnë nga domethënia origjinale, veçanërisht kur veçoritë e gjuhës origjinale të Dhjatës së Vjetër injorohen?
Dhjata e Re përdor materialin e Dhjatës së Vjetër në një variacion të gjerë mënyrash. Nganjëherë autorët e Dhjatës së Re qartë thonë se ata po citojnë nga e Vjetra sa për të treguar që ngjarjet e shënuara në Dhjatën e Re përmbushin premtimet e së Vjetrës. Për shembull, pasazhi të cilin e citon Mateu në Ungjillin e tij, kaptina 27, vargu 9:
'Kështu shkoi në vend fjala e Jeremisë profet: Morën tridhjetë sikla argjendi, çmimin e të çmuarit, që e çmuan të bijtë e Izraelit…'
Ky ekstrakt doli të jetë një nga gabimet më të mirënjohura të Mateut. Thënia që ai ia përshkruan Jeremisë nuk gjendet asgjëkundi në Librin e Jeremisë të Dhjatës së Vjetër. Një pasazh i ngjashëm me këtë, ndërkaq, gjendet në Zakarija 11:13. Disa vënë re në komentin e Biblës [vëll.2/f.385-386]:"Disa dijetarë mendojnë që kjo është një gabim i versionit të Mateut dhe kopjuesi shkroi Jeremia në vend të Zakaria; apo kjo mund të jetë një shtim i vonë".
Një tjetër gabim i njohur i Mateut gjendet në Ungjillin e tij në 2:23:'Si arriti atje, zuri vend në një qytet që quhet Nazaret, për t'u plotësuar fjala që thanë profetët: Do të quhet Nazareas'.
Kjo profeci nuk gjendet në asnjë nga librat e pejgamberëve në Dhjatën e Vjetër. Manfredi, një dijetar Katolik, shkroi në 'Pyetjet e Pyetjeve':"Librat që përmbajnë këtë përshkrim kanë qenë shkatërruar, ngaqë në asnjë nga librat e pranishme të Pejgamberëve nuk gjejmë thënien që Jezusi do të quhej 'Nazareas'".
Në Psalmi 14 i përkthimit Latin dhe Grek i Dhjatës së Vjetër lexojmë:'Fyti i tyre është varr i hapur, me gjuhët e tyre mbjellin gënjeshtra, nën buzë kanë vrerë shlligash; goja e tyre është plot mallkime e hidhërim, këmbët u vrapojnë për të derdhur gjak, rrënime e mjerime në udhën e tyre, udhën e paqes ata nuk e njohin. Frikën e Hyut nuk e kanë parasysh'.
Ky pasazh nuk është në Dhjatën e Vjetër Hebraike, e as që gjendet në përkthimet e tanishme në Anglisht. Praseprap, në gjejmë Palin duke cituar këtë pasazh në tërësi në Dhjatën e Re në letrën e tij dërguar Romakëve 3:13-18! Nga e mori ai atë? Cili version i Dhjatës së Vjetër po e përdorte Pali kur po shkruante letrën e tij dhe përse përkthimet moderne në Anglisht nuk mbështeten në versionin e njëjtë kur riprodhojnë Psalmet 14 sa për ta përshtatur përdorimin e Palit. Fusnotat në Versionin e Ri Ndërkombëtar orvaten të bashkojnë thënien në Romakëve me anë të citimit të ekstrakteve nga katër Psalme dhe Isaia të ndryshme, por përpjekja vështirë që është bindëse, veçanërisht kur kujtojmë që pasazhi citohet tërësisht në Psalmi 14 të versioneve Latine dhe Greke.
Ungjilli i Markut prapë nxjerr në pah shqetësimin rreth diturisë së pamjaftueshme të autorëve të Dhjatës së Re mbi Dhjatën e Vjetër. Ai thotë në Ungjillin e tij 2:25-26:'A s'ju ka rënë kurrë të lexoni ç'bëri Davidi… Se si, kur ishte kryeprift Abiatari, hyri në shtëpinë e Hyut dhe i hëngri bukët e kushtuara'.
Kjo s'është e saktë ngaqë prifti i lartë në kohën e këtij incidenti s'ishte Abiatari, por Ahimelehu, siç mund të shihet Dhjatën e Vjetër në I Samjueli 21:1. Ndaj, Peake's Commentary thotë [f.684]:"Referenca ndaj Abiatarit është një gabim".
Në pikëpamjen e krahasimit të mësipërm, njeriut i mbetet më pak se bindja e plotë lidhur me trajtimin që Dhjata e Re i bën Dhjatës së Vjetër. Përse autorët e Dhjatës së Re qenë të paaftë të riprodhojnë saktësisht tekstin që iu nevojitej atyre nga Dhjata e Vjetër? Dhe, a janë këto pasaktësi të pajtueshme me një punim që pohon për vete frymëzim Hyjnor? Shtrembërimi i tekstit [Dhjatës së Vjetër dhe të Resë] është një përgjigje evidente, diçka që profesorët e Shpjegimit Biblik që prej kohësh kanë pohuar për Dhjatën e Vjetër së paku. Kjo mund të shihet nga madje edhe një shikim i përciptë në Peake's Commentary mbi Biblën [botuar nga Arthur S. Clark, një herë e një kohë profesor i Shpjegimit Biblik në Universitetin e Mançesterit; është një përmbledhje komentesh, artikujsh dhe punimesh nga ana e vetë botuesit poashtu, midis tjerash, Profesorët e Shpjegimit të Dhjatës së Re dhe Hebraishtes, Profesor i Hyjnisë, Gjuhëve Semite, Komentimit të Dhjatës së Re dhe Profesor në Dhjatën e Re Greke. Kjo qe botuar nga Thomas Nelson and Son Ltd [Londër] më 1919 si një vëllim i vetëm 1014 faqësh] i cili ka për të thënë këtë që vijon rreth Librave të ndryshëm të Dhjatës së Vjetër.
Ajo thotë në thëniet përmbyllëse të komentimit mbi Librin e Xhoshuas [f.225]:"Sipas një hetimi kritik, libri paraqitet të jetë një përzierje e rrëfenjave kontradiktore, shumica e të cilave s'janë historike".
Duke komentuar mbi Gjykatësit, kaptina 17 dhe 18, thotë [f.269]:"Në jo pak vende shkruesit evidentisht i kanë futur duart në tekst, dhe i konsideruan fyerje praktikat të cilat qenë të parregullta nga një pikëpamje e mëvonshme".
Në komentimin që i bën Samjuelit 2:3 lexojmë [f.275]:"Këto vargje s'kanë kurrfarë kuptimi. Formulimi i pranishëm s'mund të jetë i vërteti, por duhet të jetë për shkak të gabimeve gjatë kopjimit. Ne tash s'mund ta zbulojmë formën origjinale".
Prapë në Samjueli, kësaj here vargu 14:18, thotë [f.288]:"Parathënia e Arkës në I Samjueli 14:18, është për shkak të shtrembërimit të tekstit".
Në f.292, duke komentuar mbi II Samjuel 23:4-7, thotë:"Teksti dhe përkthimi i rendit të fundit, dhe i 5-7, janë të pasigurt; nuk ka pajtim mes dijetarëve për atë se si duhet të rivendosen ato".
Në faqe 321, në komentimin e II Kronikave, kaptinat 29 deri në 32, lexojmë:"Kronisti në këtë pjesë të gjatë shkruan, nga pikëpamja e vetë atij, shumë nga ajo që s'është historike… me gjasë që një tjetër burim [apo dëshmitar?] është përdorur nga Kronisti, por vetë ai evidentisht është përgjegjës për shumë variacione"
Duke komentuar mbi Ezra 4, vargjet 6 dhe 7 [f.327]:"Këto janë vargje të humbura, të cilat kanë qenë lënë në tekst këtu gabimisht. Kjo ofron një shembull të mirë të mënyrës në të cilën fragmente të burimeve janë bërë lëmsh së bashku në librin tonë… Dijetarët kanë sugjeruar një numër zgjidhjesh, por ata dallojnë nga njëri-tjetri në masë të madhe".
Në hyrjen e Libri të Hoseut lexojmë [f.534]:"Siç do të jetë e qartë nga shënimet, teksti në disa vende është shumë i shtrembëruar. Ne shpesh detyrohemi në përmirësime të hamendshme, dhe mbërrijmë vetëm një përafrim të mundshëm ndaj tekstit origjinal".
Duke komentuar mbi Zekarija 6:9-19, thotë:"Teksti është ngatërruar në masë të madhe, pjesërisht nëpërmjet rastësisë, pjesërisht si duket me anë të ndryshimit të qëllimtë".
Si duket ngjitja e Krishterimit ndaj Dhjatës së Vjetër do të vazhdojë, dhe së bashku me të gjitha problemet e theksuara më lart!