Bibla, kjo vjedhje?!

PetritKola

Primus registratum
Bibla, kjo vjedhje?!

Mendoje Bibla ne teresi eshte nje vjedhje. Pershembull Zeusi imagjinohet me fytyre njeriu, Zoti ne Bibel gjithashtu...

Ju lutem jepni mendimin tuaj!

Al-Punk

Still here
Re: Bibla, kjo vjedhje?!

Diskutimi do kaloje ne teper ekstrem pas pak pasi ketu diskutohet me shpirt dhe jo me llogjike si ne nje seksion te mirefillte teologjie!

Megjihate, shih pak dhe versionin e Ptolemeut te kryqezuar ne nje shkemb, i vuajtur sepse deshi te ndihmonte njerezit duke u dhene flaken /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif

TheWanderer

Primus registratum
Re: Bibla, kjo vjedhje?!

Eshte shume e vertet qe tema te tilla duan pergatitje te paster teologjike per t'u diskutuar, por Titi duhet te beje shume te qarte perse jemi te ftuar te diskutojme ketu.
1. Duhet te diskutojme cfare mendon hapesi i temes? Sepse tema hapet si nje mendim personal i nje njeriu, rreth te cilit ftohen te diskutojne te tjeret...
2. Duhet te nisim diskutimin nga nje shembull si ai me Zeusin? Shembujt jane te besueshem dhe merren per baze kur kane nje baze shkencore, historike apo teologjikisht te vertetuar me pare...
3. Bibla eshte vjedhur? Nga kush? Kush eshte zoteruesi i vertete i saj? Mund te thuash shume gjera per Biblen, qe edhe pse pa e njohur, te gjithe jane ne gjendje ta diskutojne ...

Per te patur nje teme pa ektreme duhet bere e qarte ajo cfare kerkohet te arrihet me diskutim dhe jo duke diskutuar e duke hedhur bemba tymese dhe granata dore vend e pa vend!

Rrumbar

Primus registratum
Re: Bibla, kjo vjedhje?!

Ne qoft se dikush e ka vjedhur ateher do kene qene shqiptare! /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif

Te gjitha besimet fetare bashkohen ne nje pike, ke besimi.

u74

Primus registratum
Re: Bibla, kjo vjedhje?!

Originally Posted By: Mandi

Diskutimi do kaloje ne teper ekstrem pas pak pasi ketu diskutohet me shpirt dhe jo me llogjike si ne nje seksion te mirefillte teologjie!

Megjihate, shih pak dhe versionin e Ptolemeut te kryqezuar ne nje shkemb, i vuajtur sepse deshi te ndihmonte njerezit duke u dhene flaken /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif

Pasha Allahin mor Mandi paske qene cun i zgjuar dhe tolerant... open ... very open minded person...

Petra

Primus registratum
Re: Bibla, kjo vjedhje?!

Originally Posted By: Mandi

Megjihate, shih pak dhe versionin e Ptolemeut te kryqezuar ne nje shkemb, i vuajtur sepse deshi te ndihmonte njerezit duke u dhene flaken /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif

C'eshte ky Ptoleme mor cun, ku e ke gjetur!
E ka emrin PROMETE!

Perpos kesaj. Ne fakt edhe une kam besuar se legjenda e Jezus Krishtit dhe shume momente nga dhiata e vjeter jane rimarrje e miteve te Antikitetit. Por qe te arrij ne konkluzionin se bibla eshte vjedhje eshte ...me vjen pak per te qeshur.
Nuk behet fjale per te drejta autori sepse eshte nje histori e perbashket (legjende), dhe secili ka te drejte ta shkruaje duke e percjelle ne menyra te ndryshme ne kohe te ndryshme. Edhe myslimanizmi, historikun e profeteve e ka njesoj si bibla dhe dhiata e vjeter.
Le te themi se Zeusi eshte nje, ndersa perendite jane profetet.

Admir

Forumium maestatis
Re: Bibla, kjo vjedhje?!

Zeusi eshte IMAGJINUAR me fytyre njeriu, NGA NJEREZIT, kurse Jezusi eshte PARE me fytyre njeriu, NGA NJEREZIT. Tani, se ku qendron vjedhja ketu, kush vodhi, cfare vodhi, dhe kujt ja vodhi, une nuk ja kam idene. Ben mire nismetari i temes ta sqaroje kete teme pa lidhje.

Ka simbole pagane te nderthurura me Krishterimin dhe Islamizmin po ashtu, po ajo eshte tjeter teme.

PetritKola

Primus registratum
Re: Bibla, kjo vjedhje?!

Bibla (ata qe bene Bibeln) 400 vjete pasi ato ngjarje pretendohet te kishin ndidhur kane vjedhur idete dhe jo se kane vjedhur ndonje liber...
Sot egziston e drejta e autorit ku edhe idete jane te mbrojtura me ligj...

Ideja e nje Zoti te vtem eshte iraniane. Edhe sote jane rreth 5 mije iranian qe e praktikojne ate fe me shume se tre mije vjecare qe quhet Zarathustra. Zarathustra qe personi (mbreti) qe tha se egziston nje Zot... e mira, e keqja (djalli)...

A e kane vjedhur autoret e Bibles idene e nje zoti nga Zarathrustioanet?

PetritKola

Primus registratum
Re: Bibla, kjo vjedhje?!

Jezusi ka lindur ne Mars. Atehere pse festohet ditelindja e tij ne Dhjetor?

Shtegetar, ne se njerzit pane Jezusin ata nuk e kane pare Perendine por e imagjinojne.

A eshte e vertet ngjarja me Jezusin sepse dekumentari tregoj varrin e tij dhe te familjes se tij (gruas dhe femijes) (Teme Tjeter.)

bebi

Primus registratum
Re: Bibla, kjo vjedhje?!

O Pjetrik-ooo /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif

PetritKola

Primus registratum
Re: Bibla, kjo vjedhje?!

Une sapo e dhashe nje shembull monoteiste nje mije vjete me te vjeter se Bibla.

Juve pse mendoni se ideja (ne Bibel) e nje zoti nuk eshte vjedhur nga iranianet?

PetritKola

Primus registratum
Re: Bibla, kjo vjedhje?!

Shtegetar,

Juve jepni simbolet e nderthurura dhe le te shohim ne se ato jane origjinale apo te huazuara (vjedhura) dhe pse?

bebi

Primus registratum
Re: Bibla, kjo vjedhje?!

Pjetrik, mos e ban muhabetin kaq serioz, se s'me qeshet ma mandej /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif sikur i ikin notat e humorit postimeve t'tuja.

Admir

Forumium maestatis
Re: Bibla, kjo vjedhje?!

Eshte shpjeguar dhe tejshpjeguar kjo pune ne AF. Kisha e atehershme, vendosi te mbaje disa festa, data, biles edhe rituale ne menyre qe konvertimi te ishte me i lehte per paganet. Gjithsesi, atyre festave, datave, ritualeve, etj nder vite iu nderrua natyra pagane me ate te Krishtere. Krishterimi eshte ndertuar e rritur mbi paganizmin duke i shnderruar idete dhe simbolikat pagane ne te Krishtera ne menyre qe njerezit ta kaperdinin me lehte besimin ne nje Zot, gjithmone, pa rene ne ndonje kundershtim te thelle me mesimet e Krishtit dhe Bibles. Kisha Katolike e ka tepruar ne disa raste, por gjithsesi pa ju shmangur thelbit te besimit.

Ti po i ngaterron gjerat. Cdo filozofi, art, fe, ide, ka lindur duke blere nga e kaluara. Kshuqe nuk ka pse te habise qe Krishterimi ka huazuar nga te tjeret, sidomos nga cifutet dhe greket.

PetritKola

Primus registratum
Re: Bibla, kjo vjedhje?!

Emri i vertet i te pretenduarit eshte Xhoshua.
Neve na eshte kthyer ne Jezus. A ju tingellon si Zeus?

TheWanderer

Primus registratum
Re: Bibla, kjo vjedhje?!

Petrit, dikur nje muzikant kompozoi nje kenge te bukur, por nuk ia doli ta kendonte dot ne skene, sepse nje muzikant tjeter me i shpejte i vodhi partituren dhe e kendoi perpara tij! Kjo u quajt vjedhje, pasi puna e nje autori i kaloi ne menyre te pandershme nje tjetri! Keshtu ndodh dhe me shpikjet e reja neper bote, here vidhen e here jo!

Iranianet, nuk kane shpikur asgje, aq me teper Zotin, per te cilin ti ke disa njohuri! Zoti ishte ai qe i beri dhe iranianet dhe te tjeret, pavarsisht se ne historine e tyre, njerzit kane zgjedhur menyra te ndryshme per te arritur besimin ndaj Zotit. Dhe perderisa iranianet kete mendim nuk e kane te tyrin (mund te jete nje konstatim i tyre) nuk ka cfare te diskutohet. Po t'i japim ze ketij muhabeti do fillojme e te zbulojme se kush i ka thene i pari Zotit Allah, nga e kemi kopjuar emrin Zot, kush e kopjoi i pari kete idene e iranianeve, kujt ia dha me pas idene, sa leke u shit ideja etj. Mund ta besh temen pak me te thjeshte duke e perqendruar diskutimin ne nje linje!

jimmy84

Primus registratum
Re: Bibla, kjo vjedhje?!

Ne fakt Bibla nuk ka vjedhur gje. Ajo i ka marre borxh ato. /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif
Seriozisht. Nuk eshte problemi qe Bibla ka "vjedhur". Krishterimi ne fund te fundit eshte nje evolucion normal i feve te vjetra politeiste (groteske apo jo?). Nuk qendron problemi tek Bibla apo tek Kurani. Pra problemi nuk eshte as Krishterimi dhe as Islamizmi. Problemi eshte si KOMENTOHEN dhe si PRAKTIKOHEN keta libra.
Ai tjetri ka mallkuar shtete apo kombe ne emer te Kuranit. Ai tjetri ka bere luftra dhe ka djegur njerez ne emer te Bibles. Sot akoma ka njerez qe hedhin veten ne ere ne mes te kalamajve ne emer te Allahut dhe te se famshmes "Luftes se Shenjte".
Dhe me e keqja nuk jane tamam keta...po ata qe qendrojne pas tyre. Qe i dergojne drejt vdekjes qe te perfitojne vete (dhe pa e prishur terezine). Ne emer te Zotit jane bera masakra me qellime politike dhe kryesisht per qellime....financiare. Pra puan nuk eshte FEJA por KLERI. Kudo vrasesit e "perendise" do gjendet nje hoxhe apo nje prift qe t`i bekoje dhe t`u siguroje qe jeta e tyre do veje per lesh per hir te Perendise dhe qe pas vdekjes kane nj evend te prenotuar ne parajse (Ngjitur me Shen Pjetrin apo Muhamedi a.s.)

PetritKola

Primus registratum
Re: Bibla, kjo vjedhje?!

Tema eshte e perqendruar qysh ne titull dhe ka plote argumenta qe Bibla i ka marre shumicat e gjerave "borxh" sic thuhet ketu...

A egziston Zoti apo jo eshte teme tjeter. Por deri me tash dihet se iranianet kane shpike nje zot, grekrit shume zota....

Pers sa i takon emrit te Xhoshos, ne formen e Jezusit eshte marre nga Zeusi.

LUANESHA

Primus registratum
Re: Bibla, kjo vjedhje?!

petro mos je gja n'burg si qenke kaq shum i revoltum????? hajt djal i mare ba muhabet, e mos merr flak si kashta e that...

Top