Besniku i Berishes, Lulzim Basha hartuesi i dosjeve kunder luftetareve te UÇK

Besniku i Berishes, Lulzim Basha hartuesi i dosjeve kunder luftetareve te UÇK

Besniku I fushatës elektorale të PD është Lulzime Basha. Djali që vjen prej Kosove drejt e në PD dhe që zgjidhet me urdhër të Berishës anëtar I kryesisë së PD.

Vetëm për një muaj. Dhe vetëm e vetëm se plotëson dy kushte: është antishqiptar dhe shërbëtor I zellshëm I serbëve kudo që ndodhen, me dhe pa Miloshevicin dhe kushti I dytë është miku I ngushtë I vajzës së Sali Berishës. Ku kanë ndarë të njejtin qëndrim gjatë qëndrimit, punës dhe militimit në Kosovë dhe më saktë në Mitrovicën veriore, ku pa ju hyrë asnjë xhëmb në këmbë kanë shërbyer në misionin faktmbledhës, atje dhe në të gjithë Kosovën, për të vertetuar pretendimin serb për gjoja krimet që shqiptarët e Kosovës kanë kryer ndaj popullsisë serbe dhe ndaj popullsisë rome, si edhe ndaj popullsisë shqiptare që nuk ishte me UCK. Ky është pra Lulzime Basha, cili rend sa në një television në tjetrin, duke u përpjekur të tregojë se është fytyra e re e PD. Në të vërtetë është fytyra e Sali Berishës. Si në rastin e miqësisë dhe shërbimit ndaj miqve të tij sertbë, Berisha ka qënë dhe ëëshët mik I ngushtë I kasapit të Ballkanit dhe të shqiptarëve të Kosovës Sllobodan Miloshevic, të cilin e furnizoi me naftë dhe armë gjatë luftreave që zhvilloi në ballkan. Kështu edhe Lulzime Basha I ka shërbyer me devotshmëri serbëve duke kopsitur dosjet me akuza ndaj Fatmir Limajt, ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe një sërë veprimtarësh të tjerë që janë aktivizuar gjërësisht në luftën për clirimin e Kosovës. Pikërisht këtyre njerëzve ua ka ngopur dosjen Lulzime Basha, ku një kopje e ka dërguar në UNMIK dhe më pas pas një përpunimi ka kaluar në Hagë, ndërsa kopjen tjetër bruto e ka kaluar tek njerëzit e Miloshevicit, ët cilët e kanë përdorur dhe po e përdorin për mbrojtjen e tyre.

Në sajë të Lulzim Bashës Në Hagë jam më shumë shqiptarë se sa serbë dhe ku gjithkush po të bëjë një llogari të thjeshtë për nga numri I të akuzuarve, do t'I dalë sikur kanë qënë shqiptarët ata q ëkanë ushtruar genocid ndaj serbë dhe jo serbët ndaj shqiptarëve, sikur amerikanet dhe NATO ka ndërhyrë kundër shqiptarëve dhe jo kundër Miloshevicit.

Dhe gjithshka ka ndodhur, ka qënë fryt I mendjes së mbrapshtë të Lulzim Bashës dhe Vajzës së Berishës, të cilët nën urdhërin direkt të Berishës së Madh në Tiranë kanë bërë atë që nuk ua ka marë mendja shqiptarëve, kanë deformuar tërë historinë e luftës në Kosovë, duke akuzuar shqiptarët e Kosovës, pasojë e të cilës është arrestimi nga Haga I ish-kryeministrit Haradinaj, Fatmir Limajt dhe shumë ish-komandatësh të tjerë të UCK. Ky ka qënë misioni I Lulzime Bashës në Kosovë dhe nuk është e vërtetë se ai ka ikur me dorëheqje, por është dëbuar apo më saktë ëshët ëprcjellë në kufi me ushtarë të UNMIK-ut për ta ruajtur nga ndonjë të pabërë, për shkak të irritimit të kosovarëve ndaj tij.

Në të njejtën kohë mësohet se Basha ka treguar vetëm një burrëri: ka marrë përsipër të gjitha fajet për këtë akt antishqiptar, duke liruar nga përgjegjësia vajzën e Sali Berishës e cila vijon aktivitetin në mbrojtje të serbëve, në mënyrë të kamufluar në Kosovë. Dhe Berisha si shpërblim për këtë e gradon anëtar KK, anëtar kryesie dhe zëdhënës të fushatës elektorale. Ky është aktiviteti I Lulzim Bashës, besnikut të Berishës në fushatë, njeriu më antishqiptar I momentit që ka hapur doesjet e krimit kudnër shqiptarëve më të shquar të Kosovës, që bënë luftën clirimtare të Kosovës dhe ka ndihmuar Sllobodan Miloshevicin. Berisha, dhëndëri I Serbisë, I ndaluar me ushtarë për të shkelur në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të zi, atje ku ka shqiptarë dhe që ndjehen të tradhëtuar prej tij, Ka marrë zëdhënës të tij pikërisht këtë njeri, pra Lulzim Bashën.

url]

<span style="font-style: italic">KUJDES! - Ky eshte Lulzim Basha pro-serb!</span>
 

korn83

Forumium praecox
Re: Besniku i Berishes, Lulzim Basha hartuesi i dosjeve kunder luftetareve te UÇK

as ti nuk ke kuptuar akoma qe 97-en nuk e organizoi populli dhe civilet,pasi atehere nuk kuptoj perse po te njejtet civile rrezikojne t'ia japin voten e tyre sivjet Sales!!!problemi eshte qe ne 97-en kurvat komuniste donin pushtetin me force,dhe ngriten bandat e agjentet e tyre historike sekrete...nuk kishte pune populli ketu!populli nuk ngre tre gishtat lart per te protestuar,as nuk turret kunder ushtrise pasi e di qe ushtaret nuk kane faj siç ndodhi ne 90-en...ketu po flasim per rrevolucion mafioz...nese ty nuk te duket e drejte qe shteti te nise ushtrine kunder mafies,atehere me vjen keq per ty!ne vlore kush vdiq,ishin policet dhe ushtaraket e pafajshem dhe civilet per faj te plumbave qorre te krimineleve,apo nga larjet e hesapeve midis bandave etj etj!!!nuk ka vdek ndonje i pafajshem nga ndonje &quot;sulm&quot; i Berishes!
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: Besniku i Berishes, Lulzim Basha hartuesi i dosjeve kunder luftetareve te UÇK

Fillimisht postuar nga KoRn 83:
as ti nuk ke kuptuar akoma qe 97-en nuk e organizoi populli dhe civilet,pasi atehere nuk kuptoj perse po te njejtet civile rrezikojne t'ia japin voten e tyre sivjet Sales!!!
qe ti te thuash se une nuk kam kuptuar qe 97 nuk e organizoi populli,duhet te kesh ndonje te dhene.lexove ne ndonje vend ti ku une te kem pohuar se 97 e organizoi populli?
sa per voten...une nuk e ve doren ne zjarr per asnjeren pale.


ketu po flasim per rrevolucion mafioz...nese ty nuk te duket e drejte qe shteti te nise ushtrine kunder mafies,atehere me vjen keq per ty!ne vlore kush vdiq,ishin policet dhe ushtaraket e pafajshem dhe civilet per faj te plumbave qorre te krimineleve,apo nga larjet e hesapeve midis bandave etj etj!!!nuk ka vdek ndonje i pafajshem nga ndonje &quot;sulm&quot; i Berishes! [/qb]
helikopteret u nisen per ne Vlore ditet e para te protestave kur akoma nuk kishte filluar ne mase larja e hesapeve apo ku di une dhe urdhri ishte i qarte:te ndalonin protestat e vlonjateve.pra nuk kushte te bente me ndalimin e mafiozeve;ata nuk protestuan,ata perfituan nga situata per te bere me keq se ç'benin me pare.
te kishte qene per Salen do kishte shkuar gjaku deri ne gju,po fale zotit(se jam dhe ateiste &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; )qe nuk ju bind njeri.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Besniku i Berishes, Lulzim Basha hartuesi i dosjeve kunder luftetareve te UÇK

Lilly, falë Zotit që nuk u dha urdhër se atëherë do kishte shkuar gjaku deri në gju!
Megjithatë Sala nuk u tregua PRESIDENT dhe nuk e vendosi autoritetin e pushtetit në vend. Këtë po e vuajmë sot e do vazhdojmë ta vuajmë! Sala nuk i mori nja 100 snajper dhe t'i jepte nga një fotografi të atyre që duheshin zhdukur për t'u qetësuar turma. Helikopterët e të tjerat ishin operacione që nuk kishin për qëllim gjakderdhjen. Në ndërhyrjet e policisë në mitingjet e Vlorës policia ishte e paarmatosur dhe e pamë se ç'i gjeti të gjorët! Të kishte qenë ndonjë president tjetër do i kishte rreshtuar vlonjatët para Skelës e sot nuk do e kishim këtë kaos!
97 është faji i Salës, sepse nuk ndërhyri si duhet!!!!!!!!
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: Besniku i Berishes, Lulzim Basha hartuesi i dosjeve kunder luftetareve te UÇK

jam e bindur se behej fjale per urdher;kjo ishte ç'ka degjoja ne radio e lexoja gazeta.megjithate nuk kembegul ne kete pike.qendron fakti se ate thirrje te shemtuar ai e beri...pune tjeter se s'ia varen.
 

korn83

Forumium praecox
Re: Besniku i Berishes, Lulzim Basha hartuesi i dosjeve kunder luftetareve te UÇK

motra helikopteret qe kemi pasur ne dispozicion ishin te gjithe te tipit Mi-4 Hound,te prodhuara me liçence ne kine!dmth helikoptere transporti pa kurrefare aftesie sulmuese!tani ministria e mbrojtjes po diskuton per marrjen e helikoptereve sulmues anti-tank!!!...pra vetem tani qe jane ne fuqi socialistet!dhe nuk jam kundra pasi me ne fund u kujtuan te na pajisnin me disa te tille!!!por them vetem,sa mire do te ishte sikur te ishin kujtuar qe ne kohe te Sales...nejse...dergimi i atyre helikoptereve pra ne vlore nuk ishte akt lufte por thjeshte,mision per nevoja llogjistike si transport trupash,zbulim pasi duhej te njihej situata etj etj!!!
 

korn83

Forumium praecox
Re: Besniku i Berishes, Lulzim Basha hartuesi i dosjeve kunder luftetareve te UÇK

dhe mos harro qe ishin socialistet ata qe gjuajten veres qe shkoi nga nje helikopter italian,kunder fshatit te Lazaratit...nuk jam kunder pasi mafiozet nuk meritojne as gjyq,as burg,por vetem koqe plumbash!!!por nuk mund te qellosh nga nje helikopter,nga ajo lartesi per te goditur nje person!jo per gje por ai tip helikopteri qe u perdor,nuk eshte adapt per misione &quot;kirurgjikale&quot;!
shih pra se sa te ndershem jane majtistet:kur Sala çoi tanket per te sulmuar sheshe te tera me kriminele per te çliruar jugun-i mban mend sheshet e vlores,besoj,ku kafshet vetem shtinin...ku dihej qe sulmi nuk do bente viktima civile te paarmatosura,pasi armikun aty e ke...ne shesh te hapur...ne &quot;shesh te burrave&quot; dhe rreziku i gabimit te shenjestres ishte teper i ulet-PD-ja na u cilesua parti fashiste militariste!!!po aktin e socialisteve qe qellojne me helikoptere JO SULMI pra PA SHENJESTER EKZAKTE,NE LEVIZJE,ne MES te shtepive,NE KOHE PAQEJE ç'mund ta quajme?pasi nuk kemi te bejme me sheshe por me shtepi ngjitur njera-tjetres!ku e gjen sigurine ai qe qellon qe s'do godase ne dritaren e te pafajshmit por kriminelin?
megjithese demokratet e denuan kete akt,pe ndonje revolte tip 97 valle?a u vra ndonje nga ata ushtaraket qe qelluan,i pine gjakun ndonjerit???
jo!!!sepse demokratet jane aq te qyteteruar sa t'ia japin fajin qeverise dhe jo ushtareve!shih pra se sa kulture demokratike ka e djathta dhe sa te tille zoteron e majta...demokratet nuk u treguan te vendosur,pasi nuk donin te degjenerohej situata dhe te kishte viktima ne 97-en...e lane pushtetin!!!kurvat ishkomuniste pretendojne ta mbajne akoma pushtetin me metoda si ato te lazaratit!fundi i fundit me keto metoda kane qeverisur per 50 vjet me radhe...eshte pak si veshtire te nderrojne zakonet ne 10 vjet...me nje nderrim te thjeshte te emrit.

p.s. 97 siç e sheh ishte llogaritur mire dhe kohe me pare,e nuk ishte nje reagim i natyrshem i popullit pas &quot;metodave&quot; te PD-se ne 96-en...ndryshe nuk kuptohet perse nuk ngrihet perseri jugu,pas asaj qe ndodhi ne lazarat?
 

Albert Zylyftari

Primus registratum
Re: Besniku i Berishes, Lulzim Basha hartuesi i dosjeve kunder luftetareve te UÇK

Ajo puna e atyre dy pilotave qe u shiten tek partia ish-komuniste me duket se u sqarua nga gjykata italiane.C'fare urdheri kishin marr ata per te qelluar, kur ata s'kishin fare arme dhe municion ne helikopteret e tyre.
 

korn83

Forumium praecox
Re: Besniku i Berishes, Lulzim Basha hartuesi i dosjeve kunder luftetareve te UÇK

ndofta se i kishin harxhuar te gjithe
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Besniku i Berishes, Lulzim Basha hartuesi i dosjeve kunder luftetareve te UÇK

Jo i sekuestroi italiani për forcat e veta dhe i ka përdorur kohët e fundit në Irak &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; .
 

korn83

Forumium praecox
Re: Besniku i Berishes, Lulzim Basha hartuesi i dosjeve kunder luftetareve te UÇK

Yllis,me fal,po flitje per pilotet e helikopterit te lazaratit veres qe shkoi,apo te atyre te avionit te 97-es qe dezertuan?jo se une ne pergjigjen qe te dhashe e kisha fjalen per dy pilotet e helikopterit te lazaratit.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Besniku i Berishes, Lulzim Basha hartuesi i dosjeve kunder luftetareve te UÇK

<span style="font-weight: bold">KUJDES!</span>
<span style="font-style: italic">mos devijoni temen dhe mos e ktheni ne chit-chat!</span>
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Besniku i Berishes, Lulzim Basha hartuesi i dosjeve kunder luftetareve te UÇK

Kondra e tha shume bukur...&quot;faji i Sales ishte qe snderhyri ashtu sic duhej&quot;....!!

Korn po mundohet tju sqaroje/shpjegoje gjanat por ju nuk merrni vesht!
E kush asht ai qe nuk e di qe '*97 u krijua nga armiqte ma te eger te shqiptarve?
 

Oltion Rrumbullaku

Primus registratum
Re: Besniku i Berishes, Lulzim Basha hartuesi i dosjeve kunder luftetareve te UÇK

Dy gjera jane te sigurta...
Sala ishte diktator politik (ndoshta do jete perseri)
Nano eshte diktator ekonomik (ne fokusin e korrupsionit)
Te dyja jane zgjedhje idiote
Kemi lere per te vojtur
 

korn83

Forumium praecox
Re: Besniku i Berishes, Lulzim Basha hartuesi i dosjeve kunder luftetareve te UÇK

ore albforumista,kam hapur edhe njehere tjeter nje teme per kete gje por nuk u pergjigj njeri...kush mund te me gjeje fotografine e prodit ne vlore gjate takimit me zanin!eshte e habitshme se si autoritetet majtiste italiane kane fshehur gjithçka rreth atij takimi!e mbaj mend mire fotografine ku zani i kishte krahet e hapur per te perqafuar prodin dhe ne njeren dore mbante kallashin...me duket se kishte veshur edhe nje uniforme policie,per te theksuar faktin qe ne vlore ai ishte ligji!
ne itali neper forumet majtiste,kur i permend faktin qe lideri i tyre i dashur bente dashuri ne vlore me nje mafioz,me thone qe s'eshte e vertete...nuk dine gje per kete vizite!me thone qe vizita ishte ne plan te behej por u anullua momentin e fundit
eek.gif
eek.gif
eek.gif
!!!nderkaq qe te gjithe ne shqiptaret e dime qe eshte bere!
me eshte e veshtire te bind edhe shoket e mi te djathte pasi edhe atyre u duket si fantazi e imja kur nuk ekziston asnje prove...prandaj kush ka informacione mbi ate fotografi a e zoteron,a di ku ta gjej etj etj,te me kontaktoje,nese mundet e ka deshire,ne mesazh personal...faleminderit!
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: Besniku i Berishes, Lulzim Basha hartuesi i dosjeve kunder luftetareve te UÇK

Fillimisht postuar nga KoRn 83:
[qb]
p.s. 97 siç e sheh ishte llogaritur mire dhe kohe me pare,e nuk ishte nje reagim i natyrshem i popullit pas &quot;metodave&quot; te PD-se ne 96-en...ndryshe nuk kuptohet perse nuk ngrihet perseri jugu,pas asaj qe ndodhi ne lazarat? [/qb]
se nuk ju preken paret prandaj.ne 97 qe Vlora ajo qe beri zhurmen me te madhe sepse vlonjatet kishin humbur me shume nga mbyllja e papritur e firmave piramidale nga qeveria atehere ne pushtet.
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: Besniku i Berishes, Lulzim Basha hartuesi i dosjeve kunder luftetareve te UÇK

e dije ti qe ne 97 Berisha strehoi ne Shqiperi Bin Laden?te gjithe shqiptaret e dine po as per kete s'ka prova.
 

rudi123

Primus registratum
Re: Besniku i Berishes, Lulzim Basha hartuesi i dosjeve kunder luftetareve te UÇK

Preç Zogaj: Si armatosi Berisha &quot;larushët&quot; në 97-ën




&quot;(…)Partia Demokratike dhe presidenti Sali Berisha u kujdesën të mos shpreheshin publikisht &quot;për natyrën krahinore të konfliktit&quot;. Por ata ndërmorën disa veprime konkrete që synonin ta pohonin de facto një konfiguracion të tillë të konfliktit. Degët e partisë në pjesën qëndrore dhe veriore të vendit organizuan dhe drejtuan në terren armatosjen me lista të militantëve e nëpunësve partiakë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, të publikuara pas zgjedhjeve të 29 qershorit, deri në prag të marrëveshjes së 9 marsit strukturat partiake të kësaj partie, në bashkëpunim me strukturat e SHIK-ut dhe policisë lokale, kishin shpërndarë për militantët e tyre rreth katër mijë armë. Ky ishte një veprim që ngjalli indinjatë jo vetëm ndër banorët e Jugut, por edhe në Veri ku fshatari apo qytetari që nuk ishte anëtar i partisë demokratike shikonte si armatosej fqinji i tij për një luftë që nuk dihej nga do të vinte dhe pse. Mendoj se armatosja e njëanshme e njerëzve nga partia në fuqi ka qenë një nga shkaqet që çoi në shpërthimin në shkallë të gjerë të depove të ushtrisë. Paralel me armatosjen e militantëve, njerëzit e Berishës u shpërndarë në disa rrethe të veriut për të rekrutuar me parrullën &quot;presidenti në rrezik&quot; djem të rinj, nga ata që kishin në gjak genin e krahinës dhe natyrisht urrejtjen për &quot;të kuqtë e Jugut&quot;. Kështu, pas shumë përpjekjesh, u arrit të krijohej një strukturë paralele me Gardën e Republikës, ku u inkuadruan lloj-lloj paraushtarakësh e rezervistësh pa përvojë në shërbimin ushtarak, nevojtarë të ndryshëm që kishin lënë kullat dhe bjeshkët e vendlindjes të joshur nga premtimi për rroga të mira e grada dhe nga legjendat që u evokuan vrullshëm ato ditë për besnikërinë e pashoqe të malësorëve shqiptarë ndaj Napoleon Bonapartit, Ali Pashë Tepelenës e tjerë. Këto trupa që u pagëzuan shpejt &quot;forca pa identitet&quot; nga opozita dhe &quot;larushë&quot; nga populli u përdorën disa herë si mish për top në aksione kriminale kundër protestave popullore dhe drejtuesve të opozitës. Disa prej tyre u kapën rob në Vlorë, ndër ta edhe një bashkëfshatari im, që u kthye pastaj në fshat duke falenderuar zotin dhe një familje labe që kishte shpëtuar gjallë. Disa të tjerë, kryesisht mirditorë të rekrutuar nga Gjon Marka Gjoni, u vranë në operacione që nuk janë sqaruar sot e kësaj dite pse u bënë dhe qysh.
Paraushtarakët në presidencë
Kjo forcë prej dy-treqind vetësh qëndroi deri në përfundim të zgjedhjeve brenda kangjellave të Presidencës si një kamping të hapur. Dëshmitarët tregojnë se sa e mërzitshme dhe sa e vështirë ishte jeta e tyre në vetrrethim. Për dyshek patën tokën dhe për jorgan qiellin. Më të afërmit e presidentit ishin betuar të vdisnin për të. Por nuk patën rastin ta vinin në provë këtë betim. Në Shqipëri nuk kishte asnjë lloj lufte dhe ca më pak një luftë midis Jugut e Veriut. Në rrethanën e kohës të gjithë ishin në vetmbrojtje. Lipsej përsëri një sens humori për ta kuptuar këtë.
3- Të kuqtë në një anë, demokracia në anën tjetër: Kjo ishte pikëpamja zyrtare e Partisë Demokratike dhe presidentit Berisha për krizën, e artikuluar në vazhdimësi qysh kur patën nisur revoltat e para qytetare në Lushnjë dhe Fier me rastin e mbylljes së fondacioneve &quot;Xhaferri&quot; dhe &quot;Populli&quot;. Të kuqtë, sipas PD-së, ishin të gjitha partitë e majta e të djathta të mbledhura në Forumin për Demokraci, një forum politik i partive opozitare krijuar prej tyre në pikun e krizës. Kryengritësit e Jugut, që PD dhe parlamenti i kontrolluar prej saj i quante banda kriminale, konsideroheshin krahu i armatosur i të kuqve.
Berisha bie në kurthin që ngriti vetë
Me këtë pikëpamje propagandistike PD synonte pikësëpari të gabonte institucionet ndërkombëtare dhe të merrte bekimin e tyre për të goditur. Në stilin tipik të lëvizjeve ekstremiste, kjo parti dhe udhëheqësi i saj Sali Berisha e kishin identifikuar veten qysh në krye me demokracinë. Njëherësh me mbrujtjen e kësaj dogme të re, ata kishin shpenzuar energji të mëdha për të krijuar kryesisht për konsum të jashtëm figurën e një opozite monstruoze që nuk mendonte për gjë tjetër veçse për rikthimin me çdo mjet të diktaturës komuniste, të kooperativave bujqësore, të radhëve të bukës e kështu me rradhë. Në këtë mënyrë, duke shfrytëzuar edhe dyshimet e perëndimit ndaj të majtave të reja ish komuniste, pushteti i PD-së mendonte se kishte siguruar një alibi të shkëlqyer për veprimet e veta antidemokratike dhe llogariste përjetësimin e &quot;demokracisë&quot; pa alternativë. Sali Berisha me kompani ranë herët në këtë kurth që nuk ua vuri kush në rrugë, por ia ngritën vetvetes. Me kalimin e kohës arroganca e tyre në pushtet mori erë. Në zgjedhjet e manipuluara të 26 majit ata e dogjën përfundimisht atunë e opozitës monstruoze. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropa, që ndërkaq kishin patur kohë t'i shqyrtonin një për një forcat politike shqiptare, nuk mund të pranonin prishjen e zgjedhjeve për sytë e bukur të Berishës. Kur filloi kriza e piramidave, presidenti i braktisur nga aleatët e dikurshëm të perëndimit lëshoi kushtrimin e vjetër se opozita ish komuniste po kalëronte fatkeqësinë popullore për të marrë pushtetin me dhunë. Por, si në përrallën e çobanit me ujkun, kushtrimi i tij nuk jehonte më. Ishte vonë. Sali Berisha e kishte konsumuar rrezikun komunist panevojshëm, kur nuk duhej, duke harruar se ishin pikërisht ish komunistët ata që ia kishin dorëzuar pushtetin në rrugë demokratike. Megjithatë, PD ngulmoi deri në fund dhe ngulmon sot e kësaj dite se në muajt shkurt-mars 1997 në Shqipëri ka patur vetëm një revolucion komunist dhe asgjë tjetër. Kjo bindje e verbër e pat shtyrë Sali Berishën të planifikojë ose të ndërmarrë me vetëdije veprime të dhunshme e diabolike që jo vetëm e vonuan zgjidhjen politike të krizës, por edhe e zhvlerësuan këtë zgjidhje kur më në fund u dha. Në bindjen e verbër ka më shumë fatkeqësi se sa në mungesën e bindjeve, thotë Niçja.
Kërcënim i vetëm për të ishin zgjedhjet e lira
Fiksioni dhe frika për &quot;revolucionin e kuq&quot; bënë që Berisha të kërkonte trupat paqeruajtëse në vend, pasi mori miratimin e partive të opozitës. Në këtë mënyrë, ndofta, ai ka pas menduar se po ia hidhte opozitës, duke e përfshirë në një zgjidhje kastruese për kryengritjen! Në të vërtetë, duke lënë mënjanë aspektin moral të çështjes, ardhja e trupave paqerueajtëse në Shqipëri nuk do të kishte asnjë ndikim të drejtërdrejtë në kursin e ngjarjeve. Berisha do të ndërgjegjësohej shumë shpejt se kërcënimi i vetëm për të ishin zgjedhjet e lira. Por ishte vonë për t'u penduar. Trupat kishin ardhur dhe nuk mund të ktheheshin më. Prania e tyre në rolin e vëzhguesit të situatës dhe zgjedhjeve favorizonte vetvetiu pikërisht opozitën, e cila nuk kishte asgjë për të fshehur.
Shtatë mijë ushtarët e forcës shumëkombëshe dhe disa qindra mijë vëzhgues civilë, që u bashkuan me ta për të siguruar një proces zgjedhor të rregullt, ishin çmimi që pagoi Evropa për të sanksionuar legjitimitetin e zgjedhjeve të 29 qershorit e rrjedhimisht edhe legjitimitetin e fitimtarëve. Në këtë zhvillim llogaritë e Berishës rezultuan të përmbysura. Në rastin më të mirë për të mund të thuhet ajo që një gazetar gjerman e ka shprehur me ironi kështu:&quot;Ish komunistët e shtruan problemin me pushkë dhe e zgjidhën me vota&quot;. Revolucioni kaloi nëpër dhomën e fshehtë! Aty triumfoi.
Në këtë ironi të fatit qëndron drama e demokratëve. Ata përjetuan si realitet një revolucion virtual. Ata kanë vuajtur e vazhdojnë të vuajnë për t'i pranuar zgjedhjet e 29 qershorit. Por në thelb duket se nuk mund të heqin dorë nga bindja se komunistët kanë luajtur një intrigë të madhe në kurriz të tyre. Kjo analizë i pengon ta shohin të vërtetën drejt në sy, në kompleksitetin e vet. Rrjedhimisht reformimi i demokratëve po vonohet.
Shumica e mashtruar dhe opozitare në një anë, pushteti i paligjshëm në anën tjetër. Kjo ishte në përgjithësi pikëpamja më e përhapur e opozitës për antagonizmin e kohës. Kjo pikëpamja e kishte fillesën te zgjedhjet e manipuluara të 26 majit. Opozita, siç dihet, i bojkotoi këto zgjedhje katër-pesë orë përpara mbylljes së kutive të votimit dhe nuk e njohu rezultatin e tyre. Nga muaji qershor i vitit 1996 deri në prill të vitit 1997, periudhë e cila përkon me ngjizjen dhe shpërthimin e krizës, parlamenti shqiptar i zhvilloi punimet pa praninë e opozitës. Ky parlament qe konsideruar i paligjshëm edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga Parlamenti Europian dhe OSBE-ja, ndërkohë që Këshilli i Evropës kishte adaptuar një deklaratë kinezë që mund të interpretohej nga të gjithë sipas qejfit. Gjithsesi, e vërteta është se parlamenti i votave të grabitura punoi me sforcim dhe në kushtet e një bojkotimi pothuajse të plotë ndërkombëtar.
Kriza nisi që nga 26 maji
Pushteti nuk dha asnjë sinjal në drejtim të korrigjimit të farsës elektorale teksa s'pushonte së pohuari vend e pa vend me gojën e presidentit Berisha se zgjedhjet e reja do të zhvilloheshin vetëm në vitin 2000. Opozita mbeti e prerë në vlerësimin e vet se pushteti i dalë nga zgjedhjet e majit ishte i paligjshëm, se vendin e drejtonte një klikë që jo vetëm nuk e shprehte vullnetin e shumicës së popullit, por edhe e kishte dhunuar vullnetin e kësaj shumice duke realizuar me ndihmën e policisë një grusht shteti në qendrat e votimit. Këtu ishte kontradikta e mprehtë që kishte mbërthyer vendin. Shumica nuk shihte vetveten tek një pushtet që kishte dalë nga manipulimi i votave edhe jo nga numërimi i tyre i ndershëm. Për rrjedhim, popullit i kishte lindur e drejta natyrore ta përmbyste atë pushtet. (...)
Protestat fillojnë pa opozitën
Protestat e para të kreditorëve në Lushnjë dhe Fier në janar të vitit 1997 kaluan me shkatërrime barbare. Në çdo ndërtesë që digjej dhe në çdo makinë që përmbysej përfytyrohej dordoleci i qeverisë, i presidentit, i parlamentit, i krishtit dhe djallit bashkë. Anarkia ishte totale. Dëshpërimi pa kufi. Opozita politike nuk ishte në ato protesta. Ngjarjet kishin precipituar më shpejt se sa mendohej.
Pak ditë më vonë, duke parë se zhvillimet po dilnin jashtë kontrollit dhe se kishte ardhur momenti i përshtatshëm për të vepruar, opozita zbriti në fushë për t'i organizuar dhe për t'u dhënë njëfarë programi politik atyre protestave duke synuar një bashkim të kreditorëve të mashtruar me popullin opozitar që kishte pritur ditën për të kundërshtuar vjedhjen e votave në zgjedhjet e 26 majit.
Në fillim kreditorët u bënë pararoja e protestave, ndërsa opozitarët politikë mbushja e tyre. Me kalimin e ditëve kufinjtë mes këtyre grupimeve u shkrinë.
Opozita u përpoq ta gradonte dinamikën dhe vrullin e protestave në masën që të mos i jepe kohë pushtetit të merrte frymë. Nga ana tjetër, duke patur në mendje figurën e një Berishe të paparashikueshëm, opozita e mbledhur në Forumin për Demokraci dëshironte një ulje të butë të regjimit dhe një kalim pa trauma të pushtetit nga një grupim politik te tjetri.
Marrëveshja e 9 marsit ilustronte pikërisht këtë vizion të opozitës për daljen nga kriza. Ajo u shndërrua papritur në mollë sherri mes komponentëve të saj dhe mandej u sabotua në forma të fshehta nga të gjitha palët. Palët hynë përsëri në llogore, shumica e pakënaqur këndej dhe pushteti i paligjshëm andej.
Demokracia e vërtetë në një anë, përçudnimi i saj në anën tjetër.
Ka qarkulluar dhe qarkullon versioni se lëvizja e vitit 1997, si shumare e protestave, revoltave dhe elementëve të kryengritjes, përbën ngjarjen më të shënuar në historinë e civilizimit shqiptar, se ajo u mbrujt si një reagim i fuqishëm popullor ndaj përçudnimit të demokracisë. Në popullin kishin zënë vend prej kohësh mendimet se në Shqipëri punët e dorës së parë i kishin marrë në dorë njerëzit e dorës së dytë, se shoqërinë e vlerave normale e kishin vënë përfund injoranca dhe kapadaillëku, se shqiptari kryeneç nuk zbret kurrë nga kali i pushtetit me votë, por vetëm me plumb, se vendi po humbte pasurinë dhe identitetin, se shkolla po degjeneronte, familja po fishkej, njeriu po denatyrohej, ndërsa brezi i ri po rritej me pikëpyetjen dramatike nëse do të kishte për të një atdhe. Në kontrast me këto tablo pesimiste, e vetmja gjë që funksiononte si sahat ishte makina e punëve të zeza me fajdet korrupsionin, prostitucionin e të tjera. Natyrisht edhe shteti policor tregonte muskujt me tendencë sa herë shpërthente gjëkundi ndonjë protestë.
Kryengritja s'ishte as majtas as djathtas
Një situatë e tillë pret vetëm rastin të shpërthejë. Sipas partizanëve të kësaj analize, kupa e helmit qe mbushur me prishjen e zgjedhjeve të 26 majit kur njerëzit humbën mjetin e fundit për të bërë drejtësi politike pa sakrifica. Demonstrata që do të duhej t'i vinte gjërat në vend nisi pas dy ditësh në Tiranë, u prapësua dhe u shtyp me dhunë nga policia. Kur u sulmua Vlora pas nëntë muajsh kryengritja ishte gati. Ajo ishte një kryengritje as e majtë, as e djathtë, por një lëvizje e fuqishme traversale për dinjitet vetjak e kombëtar, për liri dhe drejtësi të vërtetë, për një demokraci të thjeshtë e për një shtet korrekt. Ky kushtrim i lindur nga instikti i shëndoshë popullor nuk gjeti shprehje në ndonjë program apo slogan të shkruar si në lëvizjen e viteve '68 në Francë për shembull, por u manifestua në formën e pjesëmarrjes masive në demonstrata, marshime dhe në gjeste të tjera kuptimplote. Do të mbetet emblematike përgjigja që i ka dhënë një plakë gjirokastrite një gazetari francez kur ky e gjeti duke i rënë sokakëve me pushkë. E pyeti: Përse ke marrë pushkën? Plaka u përgjigj: Për të drejtat e njeriut! Lëvizja për liritë dhe të drejtat nuk kërkonte asgjë nga ato premtimet për kthimin e parave, për hapjen e zonave të lira e të tjera, e të tjera. Kërkonte më pak se kaq në kuptimin e ngushtë të fjalës dhe shumë më tepër se kaq në kuptimin e gjerë të nevojave kombëtare. Kërkonte një Shqipëri tjetër, ku historikia dhe bashkëkohorja, kombëtarja dhe ndërkombëtarja, shoqërorja dhe vetjakia të gjenin pikën e ekuilibrit dhe bashkekzistencës. Vetëm tradita është revolucionare, pohojnë me njëfarë teprimi degolistët francezë të &quot;madhështisë&quot;. Ky postulat, ndërsa mund të përmbajë një dozë provokimi për vendet e mëdha, u shkon vendeve të vogla si Shqipëria ku rreziku i humbjes së identitetit përballë proceseve globalizuese është gjithnjë real. Të shtojmë këtu dhe inforieritetin dhe ksenomaninë e klasës politike. Lëvizja e prezumonte ndarjen nga regjimi i Sali Berishës dhe shikonte përpara, ndofta shumë më përpara se sa politikanët e karrierës që vështronin nga frëngjitë e Tiranës një Shqipëri bardhë e zi, të ndryshme nga Shqipëria reale e halleve dhe aspiratave të përbashkëta të banorëve të saj. Në të shumtën e rasteve, politikanët amatorë dhe shpirtvegjël prireshin ta kapnin vendin e tyre me parimet libreske të literaturës politike. Bënin shumë zhurmë dhe shumë teatër, mateshin njëqind herë dhe merrnin leje në forume për t'i dhënë dorën njëri-tjetrit dhe gjithë kjo ishte sa e pakuptimtë, aq edhe qesharake për fshatin dhe qytetin shqiptar ku njerëzit bashkëjetonin siç kishin bashkëjetuar nëpër shekuj, me emra, besime, e preferenca të ndryshme. Lëvizja i pa bashkë këta shpirtra si për t'u dhënë sherrxhinjve të Tiranës pasqyrën e Shqipërisë së thellë ku ata mund të shiheshin për denatyrimin dhe vetërsinë e tyre. Lëvizja, në fakt, i shpalli jashtë kohës ata, pavarësisht se Shqipëria nuk ishte bërë gati për të afirmuar një brez tjetër politikanësh. Kartoni për ta ishte afat dhe kontroll. Nga ky këndvështrim për lëvizjen mund të thuhet fraza lapidare: Ishte një lëvizje pa të nesërme, por jo pa të ardhme. Të gjithë të rrëzuar. Një pikëpamje e veçantë për krizën, e përhapur qysh në vigjilie të saj, ka qenë ajo sipas së cilës kriza nuk kishte palë, se nga fundi i vitit 1996 pushteti kishte mbërritur në buzë të dështimit, se ishte duke rënë vetë thjesht për arsye ekonomike, se nuk kishte më asnjë rrugëdalje për qeverinë &quot;Meksi&quot;, se po të mos sulmohej ajo &quot;do të binte pa u rrëzuar&quot; duke shënuar një kapitullim të pashembullt në histori, ndërsa po të sulmohej asaj do t'i jepej shansi për &quot;t'u rrëzuar me forcë, me dhunë&quot;. Kur opozita luftarake ndjeu erën e betejave të lëna në mes disa muaj më parë dhe zbriti në fushë për të shfrytëzuar rastin, qeveria e kapi këtë shans dhe kontribuoi në forma të ndryshme për t'u dhënë një dorë të fuqishme shkatërrimeve dhe kaosit. Në ballafaqimin e periudhës palët kundërshtare në të vërtetë ishin bashkë opozita për të rrëzuar qeverinë dhe qeveria për t'u rrëzuar nga opozita. Në këtë mënyrë, opozita do të prekte një ditë të afërt mrekullinë e &quot;politikës që bën të pamundurën të mundur&quot;, ndërsa pozita, duke ndarë e lënë pushtetin për shkak të kryengritjes, do të siguronte alibinë e dështimit dhe shpërdorimit të miliona dollarëve që kishte dhënë Komuniteti Europian për të ndërtuar një demokraci dhe ekonomi të stabilizuar në vendin tonë të vogël.
Me pak fjalë, Berisha jo vetëm ishte i interesuar, por edhe e provokoi kaosin. Pastaj, me daljen e djajve nga shishja, ai nuk mund ta kontrollonte atë. (...)

P.S.Besoj se duket qarte se kush eshte Berisha.
 

korn83

Forumium praecox
Re: Besniku i Berishes, Lulzim Basha hartuesi i dosjeve kunder luftetareve te UÇK

motra nuk po flitet per binladenin ketu...sa per kuriozitet ke gjysmen e europes plot me terroriste dhe autoritetet kujtohen t'i luftojne vetem pas pilafit..siç ndodhi ne spanje pas atentateve te atoches...ose ne Shqiperi ku e majta filloi t'i bente lufte terrorizmit vetem pas presioneve amerikane.
mos u merr me thashetheme pra por me fakte!fakte si ato te 97-es ku sheh implikimin haptazi fare te forcave majtiste,jo me terroriste te jashtem a ku ta di une,por me ata 1000 here me te rrezikshem per Shqiperine...TERRORISTET AUTOKTONE,si mafiozet,minoritaret,ish-sigurimsat,kriminelet etj etj.
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: Besniku i Berishes, Lulzim Basha hartuesi i dosjeve kunder luftetareve te UÇK

Fillimisht postuar nga KoRn 83:
[qb] motra nuk po flitet per binladenin ketu...sa per kuriozitet ke gjysmen e europes plot me terroriste dhe autoritetet kujtohen t'i luftojne vetem pas pilafit..siç ndodhi ne spanje pas atentateve te atoches...ose ne Shqiperi ku e majta filloi t'i bente lufte terrorizmit vetem pas presioneve amerikane.
mos u merr me thashetheme pra por me fakte!fakte si ato te 97-es ku sheh implikimin haptazi fare te forcave majtiste,jo me terroriste te jashtem a ku ta di une,por me ata 1000 here me te rrezikshem per Shqiperine...TERRORISTET AUTOKTONE,si mafiozet,minoritaret,ish-sigurimsat,kriminelet etj etj. [/qb]
ate punen e Bilalit e permenda si rast analog me ate qe tregove ti,kaq.
ti po i bie daulles o lal,por po i bie gabim.nejse,ne qofte se te pelqen ty ajo zhurme...
 

korn83

Forumium praecox
Re: Besniku i Berishes, Lulzim Basha hartuesi i dosjeve kunder luftetareve te UÇK

nese ty te preken paret,nuk eshte faji i qeverise por i yti qe ke besim tek skemat piramidale!edhe une kam humbur pare tek skemat...edhe???te gjithe e dinim mire qe ishte çeshtje fati dhe kohe!kush i futi i pari,pati perfitim...te tjeret mendonin &quot;hajt se ishalla po e marrim edhe kete kest&quot;!!!pastaj Berisha pati mundesine te qeveriste atehere kur firmat ishin akoma ne gjendje te &quot;shendoshe&quot;...socialistet qe e paten ne dore rikthimin e pareve tek populli dhe bene mijera premtime,ç'bene valle???si u sollen???pastaj i harrove firmat &quot;socialiste&quot; valle!vlora u ngrit e para pasi atje humbi,ne mase te madhe kapitale,mafia!!!e prandaj ky FAKT verteton ate qe thone te gjithe njerezit e ndershem e qe arsyetojne me objektivitet dhe jo me subjektivitetin e simpatise personale per kete apo ate parti:
&quot;rrevolucioni&quot; ishte veper e majtisteve duke shfrytezuar fuqine subversive,kriminale e terroriste te mafiozeve,ish-sigurimsave dhe spiuneve te huaj.
 
Top