BESLIDHJA--Skuadra e zemres!!

Admir

Forumium maestatis
BESLIDHJA--Skuadra e zemres!!

Tifoze te skuadres lezhjane, te kudondodhur...EJA MBLIDHUNI KETU KETU, EJA MBLIDHUNI KETU KETU, BASHKE ME NE! /pf/images/graemlins/smile.gif

Para BESLIDHJA! :thumbsup:
 

Admir

Forumium maestatis
Re: BESLIDHJA--Skuadra e zemres!!

Pak histori...

Stadium i Beselidhjes eshte menduar te jete ndertuar qe ne fillimet e vitete 1930 me emrin KS Bardhyli Lesh. Gjate viteve 1937 ai u emerua serish por tani me nje emer me te thjeshte dhe te qytetruar SK Lezha. Gjate periudhes diktatoriale te Enverit emri nderroi serish ne SK Puna Lezhe. Kjo ishte gjate viteve 1950 ku mbas 6 vitesh ne 56en ai u ri-emerua tani per here te fundit si SK Beselidhja. Nuk arritem te marrim daten e sakte te ndertimit te nderteses se stadiumi por nje periudhe te perafert e cila ishte ne 1949. Kapaciteti i ketije stadiumi eshte perafersisht 6,500 persona dhe fatkeqeseisht nuk eshte arritur te modernizohet me karrige plastike akoma. Gjithashtu dhomat e nderrimit jane jashte standarteve moderne dhe nuk jane te mirembajtura mire. Pastertia vazhdon te jete e nivelit te larte por me çfare konditash?! Gjamat e dhomave te nderrimit pothuajse jane te thyer dhe dushet jane paksa te demtuar por te rinje dhe moderne.

Bashkia e qytetit te Lezhes tashme ka shembur pothuajse te gjitha ndertimet pa leje te cilat ishin ndertuar perreth stadiumit dhe vazhdon te zgjeroje dhe asfaltoje rrugen perballe.

Fusha, megjithese e rrethuar me nje stadium jo bashkohor, eshte ne standarte te mira. Ajo eshte e mirembajtur rregullisht dhe eshte teper e sigurte dhe e bute.

(c)www.lezha.net
 

Admir

Forumium maestatis
Re: BESLIDHJA--Skuadra e zemres!!

Blerim Shabani (Romeo Bertini) : Drejtuesi i ekipit shqiptar "Albanian Eagles" te Bimingham (UK)


Kohet e fundit ne adresen e Sportdashesi.com na erdhi nje leter nga nje ish-futbollist i Beselidhjes se Lezhes nga Blerim Shabani ose sic quhet sot Romeo Bertini me banim tashme ne Bimingham te Anglise ku eshte dhe "manager senior coach" me kualifikimet e (UEFA) profesioniste (level 3) tek nje ekip shqiptaresh i quajtur "Albanian Eagles". Po e botojme bashke me nje shkrim tjeter te Blerimit qe permban keshilla per drejtuesit e ekipeve shqiptare te futbollit.

*-*-*-*-*-*-*-*-* LETRA *-*-*-*-*-*-*-*-*

"Te dashur,miq te futbollit.

Emri im eshte Romeo Bertini.Ish futbollist i Beslidhjes, i njohur me emrin Blerim Shabani, datelindje 06/04/1974 lindur ne Shkoder dhe banues ne Lezhe. Karieren e futbollit e nisa ne vitetet e femirise,1983 ne klasat sportive te shkolles "Gjergj Kastrioti", Lezhe,me ish mesuesit e mi, Esat Sadiku, Nik Luli, Sokol Pelingu. Dhe ne moshen 13 vjec te vitit 1987, kam luajtur me paraterinj dhe me pas me te rinjt,me trainjerat si,Nikolin Lorenci,Ritvan Kulli,Sokol Pelingu, te vitit 1990. Pas nje demtimi ne kavile, u shkeputa per dy vjet. U riktheva perseri ne vitin1992,n e ate kohe ishte Vasil Bici trajner i Beselidhjes. Kthimi im ne ekip ishte i mirepritur,prej shokve te ekipit qe kishim shume vite qe luanim se bashku, si psh, Altin Veseli,Shkelzen Keci, Luljan Gjeloshi,Gentian Hasia,Saimir Zaja, Ardian Gjergji, Ardian Zefi, Arben Zefi, Ili Sula, Ilir Keci, Ben Loshi, Gone Reci, Lon Perloshi, Pandushi etj. Por ne ate vit te 1992 Vasil Bici u largua nga ekipi Beslidhjes, per arsye mos mirekuptimi me stafin drejtuas,d rejt ekipit te Peqinit. Pas largimit te tij zoteri Ritvan Kulli mori ekipin si trainjer i pare dhe me njehere beri largimin tim nga ekipi, per arsye personale te tijat midis tij dhe Vasil Bicit. Keshtu qe une perfundova karieren time si futbollist, pamvarsisht se dyert i kisha te hapura neper disa ekipe te tjera si Vllaznia, Durresi, Tomorri Beratit dhe Vlora, gjithashtu neper disa klube te huaja qe kisha lidhje ndermjet nje agjenti futbolli,si Kroaci, Malte, Greqi dhe ne disa liga te zones Lombardise ne Milano. Por arsyet familjare me bene qe te isha i lidhur me ekipin e Beselidhjes dhe familjen. Por pas shume vitesh ne 1998 mora rrugen e kurbetit si shume shoke te tjere. Dhe sot banoj ne (UK) Angli, po perseri nuk jam ndare prej pasionit te bukur te futbollit. Tani une jam perseri ne zemer te futbollit, por jo si nje lojtar,por si nje manager senior coach , me kualifikimet e (UEFA) profesioniste (level 3). Dhe nje dite do te kthehem perseri ne stadiumet me fushat e gjelbetra, ku pasioni dhe dashuria per futbollin kurre nuk do vdes. Do isha krenare si kur arkivi i klubit Beslidhja te pershkruaj historin e te gjithe lojtarve qe kane luajtur per Lezhen dhe mundesisht ti fusin informacionet ne web site, si fotografi, o gjeneratat qe kane dhene futboll per ate ekip. Me rrespekt per gjithe stafin drejtuas tuajin,g jithashtu dhe klubit te futbollit Beslidhja e Lezhes.
Me respekt ROMEO

Kjo fotografi eshte marrur nga nje artikull e titulluar "Were Eagles dare" qe gazeta kishte pergatitur per ekipin tone Eagles, Albanian,

*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*

Te nderuar miq te futbollit.
Duke shikuar situatat e koheve te fundit ne kampionatin shqiptar, shihet qarte, problemet. Por kjo vjen si pasoje e drejtusve te klubeve te tyre. Psh. shpenzimi i blerjeve te futbollistave jo te nivelit, humbje finance, humbje kualiteti. Drejtuasit e klubeve duhet te shohin kualitetet dhe jo emrat e tyre duke i perdorur per klubet. Dhe shitjet e lojtarve te rendesishem prej klubit per nje dore parash, kjo sjell pasoja ne ekip. Premtimet ne drejtim te lojtarve, nuk eshte e mire, apo dallimet ndermjet tyre. Trajtimi duhet te jete njesoj pa dallim.

1. shiko kualitetin

2. nderto me ekipin objektivat te patepruara

3. rrespekto rregullat e klubit, mbaj kulturen qe takon

4. mos krijoni mosmirkuptime, ndermjet stafit drejtues, puna duhet ndare me pergjegjesi.

5. Qe te ndertosh fond per klubin duhet te punosh shume, te krijosh ide se si ta nxjerresh ate fond.

6. Duhet te jesh sa me i hapur,sa me demokratik ,te rrespektosh opinionet apo idete, te besh sa me shume mbledhje diskutime.

7. Personat ne funksion te punojne me besim dhe kembengulje.

8. Lojtaret te afrohen ne klub me nje ide bashkehore per klubin, dhe jo me thashetheme.

9. Duhet te ndjesh veten me besim dhe detyrime ndaj klubit

Keto jane shume kryesore ne klubin tuaj.

Dhe ndryshimet do jene te dukshem,shume shpejt.

Me respekt ROMEO

*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*


Pergatiti: Arlind Ciri ( www.Sportdashesi.com )

*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*
© www.Sportdashesi.com .
 

Admir

Forumium maestatis
Re: BESLIDHJA--Skuadra e zemres!!

Stafi teknik: Ridvan Kulli, Paulin Ndoja, Vasil Bici, Dode Doda
Viti i themelimit: 1930
Pjesemarrese: 20 here
Debutimi: Tomori - Bardhyli 0-2 (25.04.1937)Renditja me e mire: Vendi i 6-te (1937 dhe 88-89)Renditja me e dobet: Vendi i fundit (82-83, 89-90, 95-96)
Fitorja me e thelle: Beselidhja - Dinamo 5-1, Beselidhja - Besa 5-1 (1994-95, 1993-94), Beselidhja - Shqiponja 4-0 (1994-95)
Humbja me e thelle: Tirana - Bardhyli 11-0 (1937)Trofe: -
President:Sekretar i klubit: Dode Doda
Trajner: Ridvan Kulli
Uniforma: Fanella te bardha dhe mbathje te zeza
Sponsor: -
 

Admir

Forumium maestatis
Re: BESLIDHJA--Skuadra e zemres!!

TEAM - EKIPI
COACH - TRAJNER
BICI Vasil ALB
KULLI Ridvan (Asis. Coach) ALB
NDOJA Paulin (Asis. Coach) ALB

GOALKEEPER - PORTIER
1 NDOJA Gasper 15/04/1981 ALB
12 NILAJ Aldi 1984 ALB

DEFENDER - MBROJTES
2 BRAHJA Juljan 06/12/1980 ALB
6 BRUKA Alban 17/08/1979 ALB
3 HASANI (NEZIRI) Alban 25/04/1979 ALB
5 LIKA Elton 16/07/1980 ALB
13 PRELAJ Arben 1984 ALB
4 TOMA Sokol 1982 ALB

MIDFIELD - MESFUSHOR
25 DOCI Edmond 01/03/1981 ALB
22 KRAJA Edmond 16/01/1977 ALB
23 KRAJA Ervis 1979 ALB
7 KRUJA Alket 06/06/1979 ALB
19 KULLA Leonard 1980 ALB
9 LESI Attilio 13/03/1982 ALB
16 NDOCI Antonio 1983 ALB
8 PJETRUSHI Rigers 16/07/1982 ALB
14 TABAKU Gezim 03/09/1982 ALB
21 VOLUMI Alban 23/11/1977 ALB
18 ZENUNI Gledis 19/08/1979 ALB

FORWARD - SULMUES
10 BRUKA Altin 1983 ALB
17 CAFI Kliton 03/06/1979 ALB
11 IVANAJ Kreshnik 27/04/1982 ALB
15 MYRTO Renato 1983 ALB
20 XHAHYSA Altin 18/09/1976 ALB
 

Admir

Forumium maestatis
Re: BESLIDHJA--Skuadra e zemres!!

Me kujtohen ekzaktesisht kohet e dikurshme kur me gjithe deshire e zell ndiqja Beslidhjen ndeshje pas ndeshjeje. Mezi prisja te vinte e Shtuna. Me mungon ne fakt tani, ndaj e hapa kete teme te diskutojme problematikat e skuadres sone, duke gezuar fitoret se bashku dhe duke kritikuar humbjet. Do te ishte teper e vlefshme tifozat qe ndodhen ne Lezhe te na ndihmonin nga afer me ndonje pershkrim te gjalle te ndeshjes me syte e nje tifozi si dhe ndonje thashethem poshte e perpjete. Pres me padurim pjesmarrjen tuaj.

Mirepriten te gjithe ketu, pervec tifozat e Vllaznise dhe te Lacit. LOL Mund te ndodhe ndonje rremuje jo per gje. /pf/images/graemlins/laugh.gif

P.S aRBI ku nodhesh vlla? Hajde ta bejme nje kor tifozash se me duket se kishim fitu ndeshjen e kalume. :wave:
 

arbi

Primus registratum
Re: BESLIDHJA--Skuadra e zemres!!

ne cfare vendi jane a din gje
para beslidhja
mos te shohim kamb laçiani ketu se plas rendshem pastaj. Mu me kujtohet kur shkoja me shoket e klases andej ku rrini intrat e beqirit si me thene ultrasit e beslidhjes. Te gjitha te sharat qe di aty i kam mesuar. Apo s'me paten futur te klasa sportive ne tetevjeçare per me u ngrit mesataren e gjithe sherrxhinjte e brezit tim i kisha ne klase.Po 92-94 qe shkoshim me furgona mbrapa ekipit e na u vu furgoni i policise mbrapa nga laci deri ne milot se kishin hallin se po i shanim laçianet mbare e mbrapsht. po kur u ngritem ne kategori te pare vetem me lezhjane ne ekip çfare u bete per çdo ndeshje.


eh o logos ça na bane :cry: me kujtu shume gallata qe u bente

BESLIDHJA
 

Admir

Forumium maestatis
Re: BESLIDHJA--Skuadra e zemres!!

beselidhja.gif


Me duket se nga vendi 5-6 por po permiresohemi... :thumbsup:
 

Admir

Forumium maestatis
Re: BESLIDHJA--Skuadra e zemres!!

urraaaaaaaaaaa /pf/images/graemlins/smile.gif

Fitore kete jave se lam nam! :wave:
 

Admir

Forumium maestatis
Re: BESLIDHJA--Skuadra e zemres!!

Grupi A2, java e 7-të:
(25.10.2003)
Egnatia - Besëlidhja
Fatmir Tare (Tiranë)
Erzeni - Veleçiku
Mirash Metohia (Lezhë)
Luftëtari - Apolonia
Idriz Gashi (Durrës)
Laçi - Bylis
Lulëzim Guzja (Tiranë)
Naftëtari - Tomori
Myrteza Allkja (Elbasan)


1. Bylis 18 6 0 0 23-3
2. Tomori 11 3 2 1 12-8
3. Laçi 10 2 4 0 9-7
4. Egnatia 9 1 3 1 8-7
5. Naftëtari 8 2 2 2 12-9
6. Besëlidhja 8 2 2 2 8-9
7. Luftëtari 7 2 1 3 11-13
8. Apolonia 4 0 4 2 4-8
9. Erzeni 4 1 1 4 5-15
10. Veleçiku 1 0 1 5 3-16

Shënuesit
8 gola: Bubeqi (Bylisi).
5 gola: Arbri (Tomori).
4 gola: Shehaj (Bylisi), Rodi (Naftëtari), Blloku (Naftëtari).
3 gola: Çoni (Luftëtari), Gjata (Tomori), Ymeri (Egnatia).
2 gola: Volumi (Besëlidhja), Abazi (Besëlidhja), Varfi (Bylisi), Elezi (Bylisi), Muka (Bylisi), Ivanaj (Bylisi), Gaba (Egnatia), Sallata (Laçi), Braho (Luftëtari), Dimo (Luftëtari), Mile (Tomori).

BESLIDHJA WILL BE BACK!!! :thumbsup:
 

Djep

Forumium maestatis
Re: BESLIDHJA--Skuadra e zemres!!

Dy tifoza paska beslidhja deri tashi. ja po i fus dhe un i postim ktu, per te majt lart moralin. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Admir

Forumium maestatis
Re: BESLIDHJA--Skuadra e zemres!!

eh cuna humbem edhe kete rradhe 2-0 me Egnatian... /pf/images/graemlins/frown.gif
 

Admir

Forumium maestatis
Re: BESLIDHJA--Skuadra e zemres!!

he mor aRBi. Kam fillu ti ndjek qe nga 93 deri sa u largova ne 2000 nga Shqipnia. Ndeshje pa pa nuk kam lan. Qe me Gjeloshin, Saimir Kolen, Xen Kecin, Ilir Kecin, Perloshin, Veselin, Gjuzin, Mjeden, Gon Recin, Ili Sulen e Hasan Hoxhen...Atehere zinim vendin e 5-6 ne kategorine e pare perhere. Heren e fundit mbaj mend kur dolem ne te paren me penallti. Ke qene ne finale ne Qemal Stafa me Besen? Jam cjerr atehere nga gzimi tuj thirr BESLIDHJA BESLIDHJA. /pf/images/graemlins/smile.gif

Asht ba futbolli biznes tesh e pa nji sponsor te fuqishem nuk kena me pas ma ekip te mire.
 

Admir

Forumium maestatis
Re: BESLIDHJA--Skuadra e zemres!!

FITOREEEEEEEEEEEEEEEEE~~Urraaaaa! :thumbsup:
----------
Grupi A1,Java 8 Gjyqtaret

Egnatia-Naftetari 3-1

1-0 Ymeri 35' (p), 1-1 Rodi 36', 2-1 Simaku 50', 3-1 Ymeri 80'

Beselidhja-Erzeni 3-1

Sot, 14.00

Apolonia-Laci I.Gashi

Te henen, 14.00

Bylis-Tomori A.Likja

Veleciku-Luftetari A.Lulaj

Shenim: Apolonia-Laci ne Stadiumin "Selman Stermasi", Tiranes

Renditja N F B H Gol P

1.Bylis 7 6 1 0 23-3 19

2.Egnatia 8 4 3 1 13-8 15

3.Tomori 7 3 3 1 12-8 12

4.Laci 7 2 5 0 9-7 11

5.Beselidhja 8 3 2 3 11-14 11

6.Naftetari 8 2 3 3 12-12 9

7.Luftetari 7 2 1 4 13-14 7

8.Apolonia 7 1 4 2 7-10 7

9.Erzeni 8 2 1 5 8-19 7

10.Veleciku 7 0 1 6 6-18 1

Shenuesit

8 gola: Bubeqi (Bylis); 5 gola: Arbri (Tomori), Rodi (Naftetari); 4 gola: Blloku (Naftetari), Shehaj (Bylis); 3 gola: Ymeri (Egnatia), Gjata (Tomori), Coni (Luftetari); 2 gola; Braho, Dimo (Luftetari), Mile (Tomori), Varfi, Muka, Elezi, Ivanaj (Bylis), Gaba (Egnatia), Volumi, Abazi (Beselidhja), Ruko (Apolonia), Sallata (Laci), Tabaku (Erzeni); 1 gol: G.Arbri, Ruko, Maho (Apolonia), Xhema, Lako (Tomori), Rexha, Hasani, Faruku, Kadillari, Tanushi (Laci), Bruka (Beselidhja), Jakupi, Bilali (Egnatia), Bako, Kanani, Mile, Dautaj (Naftetari), Agushi, Karapici, Deliallisi (Erzeni), Beka, Pepa, Teta (Veleciku), Brahimi, Dhjamandi (Luftetari).

Java 9, 8 nentor

Erzeni-Egnatia, Luftetari-Laci, Beselidhja-Veleciku, Tomori-Apolonia, Naftetari-Bylis.
 

arbi

Primus registratum
Re: BESLIDHJA--Skuadra e zemres!!

:rockband: Hec aty /pf/images/graemlins/smile.gif
 
Re: BESLIDHJA--Skuadra e zemres!!

/pf/images/graemlins/laugh.gif hajde forca Tomorri /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
Po me Tomorin si ka dal Beslidhja??
 

arbi

Primus registratum
Re: BESLIDHJA--Skuadra e zemres!!

Fillimisht postuar nga X-Ray:
[qb] /pf/images/graemlins/laugh.gif hajde forca Tomorri /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
Po me Tomorin si ka dal Beslidhja?? [/qb]
kemi fitu pa pike dyshimi :lol: :lol: :lol:
 
Top