Berisha vs. Ngjela direkt ne TCH!!!

shqiptari87

Primus registratum
Re: Berisha vs. Ngjela direkt ne TCH!!!

KJO KARIKATURE SHPREH GJITHCKA NUK DO ASNJE FJALE ME TEPER. BRAVO KUSH E KA BERE. HAPNI SYTE JU TE "KULTURUARIT E SHQIPERISE" SHIHENI SE CFARE ESHTE SALA!
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Berisha vs. Ngjela direkt ne TCH!!!

E vulosi ky!
Pastaj sipas Ngjeles Topalli e Topi jane me te,pse tre njerez me "kazma" aty ne tribune /pf/images/graemlins/laugh.gif!
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Berisha vs. Ngjela direkt ne TCH!!!

gazidedja me shaban memine /pf/images/graemlins/tonguee.gif
 
H

harap

Guest
Re: Berisha vs. Ngjela direkt ne TCH!!!

o beni karikatura e çte doni , populli thote : qente le te lehin , karvani ec perpara /pf/images/graemlins/smile.gif
 

gentius

Primus registratum
Re: Berisha vs. Ngjela direkt ne TCH!!!

Po e tregoni veten qe jeni komunista te mirefillte, se e simbolizoni partine me liderin.

Sic therrisnin komunistat dikur partine e punes, parti Enver, ashtu po therrisni ju sot partine "demokratike", Parti Sali.

Opo te na rroje Sali Hoxha sa malet, te tjeret jane armiqte e partise, mire ja u bejne.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Berisha vs. Ngjela direkt ne TCH!!!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
o beni karikatura e çte doni , populli thote : qente le te lehin , karvani ec perpara /pf/images/graemlins/smile.gif

[/ QUOTE ]


pse karvan je ti /pf/images/graemlins/tonguee.gif
 
H

harap

Guest
Re: Berisha vs. Ngjela direkt ne TCH!!!

Atehere ti i bie te jesh qeni ?? /pf/images/graemlins/smile.gif

P.S pse skendove mreme mer?
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Berisha vs. Ngjela direkt ne TCH!!!

Armando Meta
a.meta@gazetashqiptare.com

Kryesia e PD-së thellon masat ndëshkuese ndaj Spartak Ngjelës. Përveç saknsioneve disiplinore të “ngrirjes” për një afat të pacaktuar të anëtarësisë në PD, shkarkimin nga posti i sekretarit për marrëdhëniet me publikun dhe si kryetar i komisionit parlamentar të ligjeve, Spartak Ngjela pritet që të përjashtohet edhe nga grupi parlamentar i PD-së. Kryesia e PD-së, e mbledhur mbrëmë në procedurë të jashtëzakonshme pas afro 6 muajsh, ka lënë në fuqi vendimet e bëra publike nga kryetari i PD-së Sali Berisha, për pezullimin e Ngjelës nga anëtarësia në PD dhe nga funksioni i sekretarit për marrëdhëniet me publikun. Kryesia ka vendosur që në rrethanat e krijuara, avokati nuk mund të ushtrojë më detyrën e kryetarit të komisionit parlamentar të ligjeve, funksion ky që i përket grupit parlamentar të PD-së. Kryesia ka miratuar propozimin e kreut të PD-së, që në vend të juristit Ngjela, për kreun e komisionit të ligjeve të kandidojë nënkryetari i Kuvendit, Fatos Beja, me edukim profesional, Histori- Gjeografi, dega linguistikë.
Dueli
Berisha dhe Ngjela janë vendosur rishtazi mbrëmë përballë njëri-tjetrit në mbledhjen e kryesisë së PD-së. Ngjela nuk është anëtar i kryesisë, por ishte thirrur për të dhënë shpjegimet e tij rreth përplasjes me Kryeministrin. Ngjela mësohet se ka kërkuar që masat ndaj tij të votohen si në Këshillin Kombëtar të PD-së, sa i përket funksioneve politike në parti, ashtu dhe në Kuvend, sa i përket shkarkimit nga posti i kryetarit të komisionit të ligjeve. Këto kërkesa të tij janë në përputhje me statutin e PD-së dhe me rregulloren e Kuvendit. Vlen të theksohet se Ngjela në këtë mbledhje ka provuar akullsinë e krijuar tashmë rreth tij, e cila duket se është parathënia e asaj që e pret më vonë. Në mbështetje të tij nuk ka dalë asnjë anëtar kryesie. Në unanimitet kryesia e ka vlerësuar regjistrimin e fshehtë të bisedës mes Berishës dhe Ngjelës dhe trafikimin e bisedës, si një “tjetërsim të përbuzshëm të moralit dhe dinjitetit njerëzor”. Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Ridvan Bode, deklaroi se largimi i Ngjelës nga posti i kryekomisionerit të ligjeve nuk do të përbëjë problem, sepse ndarja e kryesimit të komisioneve është çështje konsensusi politik midis forcave politike në Kuvend.
Berisha
Përshkallëzimi i masave ndaj Ngjelës u paralajmëruan disa orë më parë se të zhvillohej mbledhja e kryesisë, nga vetë Kryeministri Berisha. “Ngjela ka qenë avokat i fjalës së lirë, por tani u shndërrua në çimkë të lirë. Si mjek unë kuptoj që sëmundjet kronike shërohen me vështirësi. Do të jetë i pavarur”, - ka deklaruar Berisha, duke lënë të kuptohet se mbi avokatin nuk do të shtrihet më mbulesa blu parlamentare. Me gjithë pështjellimin e krijuar nga “afera e përgjimit”, Berisha deklaron se nuk do të ketë asnjë lloj hetimi, sepse Kryeministri është publik dhe se ai nuk ka asnjë lloj veprimtarie sekrete.
Mbrojtja
Kryeministri ka mbrojtur edhe dje masat ndëshkuese të marra ndaj Ngjelës, pasi sipas tij, bazuar në statutin e PD-së, ka ushtruar kompetencat si kryetar “ndaj liberalit që u shndërrua në çimkë”. “Unë kam theksuar se PD-ja ka një statut, të cilin ajo e zbaton me përpikëri. Procedurat për Ngjelën si i pezulluar si sekretar për marrëdhëniet me publikun, për Ngjelën si anëtar i PD-së i ngrirë, do të jenë partiake. Ndërsa procedura për Ngjelën si deputet, do të jenë parlamentare”, - ka deklaruar Berisha. Me gjithë masat disiplinore që janë marrë, sipas statutit ato nuk ka fuqi, pasi sipas statutit, masat disiplinore merren nga këshilli kombëtar i PD-së dhe për këtë duhet të votojnë 2/3 e anëtarëve të këtij forumi.


RE PATHENAT
Kush flet, ngrin!
Kishte mbetur edhe një front pa hapur për kryeministrin Berisha. Pas përplasjeve të përsëritura me opozitën, presidentin, prokurorin dhe zyrtarë e deputetë të tij brenda partisë, zoti Berisha ka kërcënuar në mënyrën e tij përfaqësues të mediave. Frazat e përdorura kundër Filip Cakulit kanë brenda më shumë sesa satira që shefi i qeverisë u përpoq të transmetojë përmes ekranit. Duke i kujtuar zotit Cakuli kandidimin e pesë vjetëve më parë në favor të PD, Berisha vetëm sa e ka maskuar keq mllefin kundër asaj cka emisioni i drejtuar nga Cakuli ka bërë publik para pak ditësh. Me këtë rast, ai ka dëshëruar të lëshojë edhe një sinjal që kështu do të trajtohen të gjithë ata që do t’i bashkohen herezisë së fundit të Ngjelës e Cakulit.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Berisha vs. Ngjela direkt ne TCH!!!

Ç’do të thotë të bësh sherr me Doktorin





--------------------------------------------------------------------------------

Disa lexues më kanë kërkuar që të shkruaj një shkrim me këtë titull, duke dhënë eksperiencën time personale, sepse do të vlente si eksperiencë për opinionin publik, në momentet kur po diskutohet qëndrimi autokratik antidemokratik i kryeministrit aktual, “i Doktorit”, kundër një titullari të PD-së aktuale, deputetit Ngjela. Pranova, fillimisht pa shumë qejfë, sepse do të detyrohem te përmbledhe gjëra që, gjatë këtyre viteve të gjitha janë shkruar në shtyp, e se do të më duhej edhe te flisja për vete, gjë që nuk më pëlqen ta bëj. Por, pastaj thashë se mbase ia vlen, me që tek ne harrohen shpejt ngjarjet historike, e freskimi i tyre mund të orientojë të sotmen, me që me deputetin Ngjela, e me shumë të tjerë, po ndodhin gjëra të ngjashme. Pra i kërkoj falje lexuesit, për dalje jashtë stilit tim të foljes në shumës, duke folur kësaj herë në vetën e parë njëjës.
Në vitin 1991, u ritakuam me Saliun, pas nja 25 vjet shkëputje. Kishim pasur një njohje studentore, nëpërmjet një miku të përbashkët, dhe besoj se kishim një respekt për njëri tjetrin: ai një student në mjeksi, unë në inxhinjeri. Kishim ndenjur pa u takuar, jo se ishim larg gjeografikisht, por sepse unë isha deklasuar politikisht (probleme biografishë të të afërmve të mi, me qeverinë komuniste), kurse ai ishte me karjerë të rregullt komuniste. Në fakt, më kishte dërguar të fala disa herë gjatë atyre 25 vjetëve, gjë që kërkonte burrëri në periudhën e komunizmit: një sekretar partie, si ai, që i dërgonte të fala një njeriu që e kishin kthyer edhe “nga inxhinjeri i famshëm novator”, në një punëtor, për t’u edukuar në gjirin e klasës punëtore, për arsye politike, përbënte rrezik edhe për të. Unë nuk i kisha dërguar kurrë të fala, sepse nuk doja t’i dëmtoja karrierën, biografinë e tij politike.
Mani e përqëndrimit të funksioneve në duart e veta.
Filloi jeta politike, u bëmë të dy deputetë, dhe ai kryetar i PD-së, dhe unë anëtar i kryesisë së PD-së. Duronte në vitet e para që t’i thoja mendimet e mia, që nganjëherë nuk përputheshin me të tijat. E përkrahja në publik, si kryetar i PD-së, por nuk ia kurseja kritikën kur ishim vetëm, e në kryesi. Natyrisht që konstatoja një “mani përqëndrimi të të gjitha punëve në duart e veta”, por, në ato fillime e justifikoja me pasionin për të kryer punët me saktësi, me vullnetin e madh për punë, dhe me mungesën e eksperiencës në drejtim: ai kishte qenë mjek, pa eksperiencë drejtimi të shumë njerëzve. Kjo e metë “e vogël” humbëte krahas shumë vetive të tij të mira, por ajo filloi të rritet ditë pas dite, deri sa u bë një obsesion i vërtetë që dëmtoi shumë shtetin shqiptar.
Në vitin 1992, ai u bë president, dhe unë zëvendëskryeministri dhe ministri i rendit publik (i brendshëm). Oficerët më raportonin se i kishte thirrur në raport presidenti dhe ... Mundohesha t’i bëja të qartë presidentit se nuk ishte normale që ai të kontaktonte me varsit e mi, duke më shkapërcyer, mua ministrin e tyre. Nuk u morëm vesh kurrë, e këto sjellje qenë shkak “grindjesh” të vazhdueshme. Në fund të fundit, unë “bëja kokën time”, sepse isha unë ministri dhe jo ai.
Nuk pranoja të merrja prej tij urdhra që i konsideroja të paligjshëm. Kështu nuk pranova të organizoj internimet, që ai i kërkonte kundër njerëzve të degjeneruar moralisht, si prostituta, hajdutë etj.; nuk pranoja që policia të merrte përsipër dënimet që duhet t’i bënte veçse gjykata. Apo, nuk pranoja të futja në punë “injorantë”, apo të “hiqja ish-komunistë që po thyenin statusin e ushtarakut”, veç sepse dikush ia kishte kërkuar, apo ia kishte raportur atij, presidentit. Çdo rast ia nënshtroja verifikimeve me stafin e ministrisë, dhe nuk lëvizja njeri, në se nuk më vinte raporti se qëndronin lëvdatat apo akuzat. Nuk pranova të ngrihen prefekturat—nuk u ngriten sa qeshë unë ministri—me që isha i bindur se donte t’i ngrinte si organe për të luftuar principin e autonomisë lokale—kishte merak që edhe pushtetit lokal të komandohesh direkt prej tij. Pas uluritjeve, duhet thënë se s’kish ç’bënte: detyrohej t’i pranonte argumentet e mia. Nga ana tjetër, duhet thënë se shpesh në atë fillim, kishim diskutime shumë konstruktive, dhe ai dha kontribut te madh që shteti të vihej i gjithi në mbështetje të vendosjes së rendit, që ishte detyra ime kryesore. Ai e vlerësoi punën time, duke më dekoruar me urdhërin e lirisë.
Pas një viti, me kërkesë time të vazhdueshme, kalova nga ministria e rendit, në drejtimin e reformës ekonomike, duke mbetur gjithënjë zëvendëskryeministër. Filluam refoma privatizimi dhe liberalizimi shumë intensive. Idetë e mia të reformës së shpejtë i pranote, por vetëm pasi shpenzoheshin orë të tëra për t’i mbushur mendjen, për çdo detaj. Ai e kishte eklipsuar fare kryeministrin, z. Meksi, duke shfrytëzuar hapsirën ligjore që i lejonte “ligji themeltar” (kushtetuta e kohës): presidenti mund të thirrte në raport çdo ministër. Reforma, deri në vitin 1995, do të kishte ecur shumë më shpejt, nëse ai do të kishte rënë dakord të kishim ngritur “ministrinë e ekonomisë” ose “ministrinë e reformës ekonomike”, të cilën e bllokoi se e bllokoi për vite të tëra. Pa maninë e tij, që patjetër, çdo gjë duhet te kalonte nëpër duart e tij, deri në hollësitë nga më ekstremet, patjetër që reforma jonë ekonomike do të kishte qenë edhe më e shpejtë: do të kishim privatizuar elektrikun dhe ujësjellësin, që në vitin 1994; do të kishim filluar privatizimin e bankave; do të kishim bërë kompensimin e ish-pronarëve etj. Të gjitha këto u frenuan.
Në vitin 1995, u shkarkova si zëvendëskryetari këshillit te ministrave: doktori “pasi më futi një furçe për punën e mirë”, i faturoi heqjen time “mosmarrëveshjeve të mia me kryeministrin”! Ishte organizuar një miratim i ministrave, emër për emër, me një votim i fshehte nga grupi i PD-së?! Unë isha i aksidentuar jashtë shteti, por më vonë më patën thënë se deputetët ishin instruktuar si të votonin, nga njerëzit e presidentit. Ai po përgatitesh të kapte shtetin në çdo detaj, dhe “një kaptinë si imja” ishte një pengesë e pakapërcyeshme për të. Ndërkohë, reformat u frenuan, dhe ai gjoja desh të bënte një zgjidhje “origjinale”, duke formuar një zyrë të kryesuar nga unë, që jashtë qeverisë do të ndiqte reformat—gjë që nuk u realizua kurrë. Kjo ishte një finde që u bënte organizmat ndërkombëtare (Bankës Botërore etj.) që dëshironin të punonin me mua, sepse u pëlqente operativiteti im, idetë e mia.
Humbja e referendumit për kushtetutën, më 1994
Në fund te vitit 1994, populli votoi kundër nesh, kundër PD-së së asaj kohe: humbi referendumi për kushtetutën. Ky qe momenti që çpërfytyroi krejtësisht “doktorin”. Në vend që votën kundra, ta lexonte si votë kundër shtërngimeve te skajshme tonat, kundër prepotencës që kishte filluar të çfaqesh, kundër fillesave të korrupsionit, kundër mos mbajtjes se fjalës për kompensimin e ish-pronarëve, kundër heqjeve nga puna pa kriter duke punësuar fallsifikatorë diplomash e dëftesash, kundër gjendjes ekonomike të krijuar edhe nga rrënimi post-komunist i vendit, që kishte mërzitur popullsinë etj. Vendimi i doktorit qe ekstrem: të vendoset diktat shtetëror mbi të gjithë jetën e vendit, qoftë ekzekutivi, qoftë legjislativi e qoftë gjyqësori, qoftë partitë politike e qoftë sindikatat.
Shtypja e demokracisë së brendshme të partisë
Nga ana e partisë, mbledhjet e kryesisë pothuaj nuk bëheshin, ose ishin krejt formale. Edhe kryetari i partisë, Eduard Selami, si dhe kryeministri, ishin kthyer në kukulla, sepse kryetari real i PD-së ishte po presidenti, “doktori”. Partia ishte kthyer në një vend thashethemesh, e brylash. Mungesa e analizës brenda partisë nxitej nga doktori, e kryetari e duronte pa bërë as gëk as mëk. Edhe përpjekjet e mia për të vënë rregull në afatet e mbledhjeve të kryesisë, u kundërshtuan si burokratike. Vetëm pas Referendumit, z. Selami, mori kurajon të kërkonte që ai te bëhesh kryeministër, duke i faturuar humbjen e referendumit punës së dobët të z. Meksi. Doktori nuk qe dakord. Analiza e konfliktit Selami-Berisha, u bë rreth pas rrethi, dhe u bënë diskutime të lira, me debate pro e kundra. Në atë kohë unë përkrahja mendimin e doktorit, isha kundër z. Selami. Por, nuk isha fare dakord që votimi për shkarkimin e z. Selami, në konferencën e partisë, më 1995, të bëhej i hapur, “me dorën lart”. Pata insistuar që votimi të bëhej i mbyllur, por doktori, por edhe shumica, nuk u bind: donte të ishte “1000%” i sigurtë që z.Selami do të hiqesh, pavarsisht se delegatët e konferencës dukej që edhe me votim të fshehtë nuk do të votonin për të.
Konferencat e partisë pushuan së paturi debate, njerëzit flisnin vetëm me minutazh të caktuar, u fut e folura kot sa për të folur.
Azem Hajdari
Në vitin 1996, kryesia e PD-së, mori vendim te përjashtonte nga te gjithë funksionet, Azem Hajdarin. Në atë kryesi, votimi ka dalë vetëm me një votë kundër, e ajo qe imja. Insistoja që i ndjeri Azem te thirrej në kryesi dhe të diskutonte: nuk mund ta përfytyroja që heroi i demokracisë të trajtohej ashtu, thjeshtë se kishte disa mendime për pavarsi të sindikatave nga PD-ja. Azemi u ndalua, me urdhër të doktorit, që të merrte pjesë në konferencën e PD-së. Vetëm kur e pat pisk e ia kishte nevojën, në 1997, doktori i harroi akuzat pa fund kundër Azemit.
Kuvendi
Jeta parlamentare komandohej edhe ajo nga doktori. Edhe kryetari i grupit parlamentar, si dhe kryeministri dhe kryetari i PD-së, ishin kthyer krejtë formal.
Mbaj mend se do të kalohej ligji i “figurave”, që ndalonte që të zgjidheshin deputetë ata që kishin qenë ish-sigurimsa dhe ish-funksionarë të lartë të partisë komuniste. Unë isha kundër këtij ligji, sepse binte ndesh me “kushtetutën”, ligjin për të drejtat e njeriut, që sapo e kishim aprovuar—pra shihja antikushtetutëshmëri. Me gjithë “urdhërin” e doktorit që të votoja pro, unë abstenova. Ky qëndrim, mosbindja ndaj urdhërit të tij, bëri që ai të ndërpriste çdo marrëdhënie “miqsore” me mua, pavarsisht se kur ia donte momenti thoshte me hipokrizi se “Bashkimi është mik personal imi”.
Skemat piramidale
Që në fillimin e vitit 1996, u pata kërkuar që qeveria të merrte masa për parandalimin e katastrofës. U premtua se masat do te merreshin menjëherë pas zgjedhjeve te majit. Por, në zgjedhjet e majit 1996, doktori organizoi vjedhjen e votave në të gjithë qendrat e dyshuara se mund të humbnin kandidatët e PD-së. Kjo shkaktoi skandal ndërkombëtar, dhe doktorit iu desh te mos mbante fjalën që qeveria të luftonte skemat piramidale, por përkundrazi i stimuloi ato, sa që u disa fishuan: mbas majit 1996, e deri në tetor 1996, ato pothuaj u nëntëfishuan, që të krijohej iluzioni i mirëqenies pa punuar: e vërtetë u krijua, e njerëzit votuan për PD-në në zgjedhjet lokale—por ama u nënshkrua shkatërrimi i Shqipërisë.
Këtu qe një luftë e vërtetë nervash në mes meje dhe doktorit. Unë isha kryetar i komisionit parlamentar të ekonomise, dhe jam thirrur nga doktori, sa e sa herë, që të bëhesha pjesë e një loje me nje “komision ad-hoc” që gjoja do të “studionte fajdet”. Jo vetëm nuk pranova, por u detyrova edhe të flas publikisht kundër fajdeve, që më 21 nëntor 1997, qëndrim që e kam vazhduar deri më sot.
Doktori organizoi përhapje thashethemesh ndaj meje, që nga prona te paqena të miat, e deri në pisllëqe pa fund, që të gjitha qenë me efekte denigrues për figurën time në opinionin publik. Shpesh bënte sikur i luftonte thashethemet, por në momentin deçiziv do t’i delte gjithnjë ndonjë punë që mos t’i delte kohë që t’u shkonte sqarimeve deri në fund.
Edhe shpresa e rizgjedhjes president, në kohën që digjesh Shqipëria, në vitin 1997, nuk e pruri në vete. Janë pafund debatet e mia në Kuvend, që të ndalohej lufta civile në vend, gjë që e tërboi doktorin, por që kontribuoj që lufta e vërtetë të mos plaste.
Në prill 1997, u përjashtova nga kryesia e PD-së, me urdhër të doktorit, por edhe me votën e atyre anëtarëve të kryesisë që ishin prezent në zyrën e tij në Presidencë. Natyrisht që kryesia nuk mund të shkarkojë një anëtar të saj, por duhet të mblidhej forumi që e ka zgjedhur kryesinë, këshilli kombëtar.
Pastaj, erdhi në grupin parlamentar të PD-së, dhe thjeshtë urdhëroi që unë nuk do të isha më anëtar i grupit paralamentar të PD-së, pa ndaluar asnjë sekond më tepër se sa duhej për të thënë ato pak fjalë.
Kjo është një histori “e shkrurtër” e eksperiencës sime me “kundërshtimet e doktorit”. Por, duhet të them, se doktori nuk do të kishte arritur të bënte as një të dhjetën e atyre që bëri, në se nuk do të shfrytëzonte frikën dhe servilizmin e shumë kolegëve të mi, të kryesisë së PD-së, dhe deputetë. Mund të them se doktori është mjeshtër në perversitetin e detyrimit te njerëzve të dalin jashtë natyrës njerëzore, duke ju mbledhur dosje rikatimesh nga më të ndryshmet, që nga interesa materiale, karrieriste e deri tek mbulimi i pisllëqeve nga më të ndryshmet.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Berisha vs. Ngjela direkt ne TCH!!!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
P.S pse skendove mreme mer?

[/ QUOTE ]



!!! sme paske pa eee?! Knova po vetemn 1 kenge se isha i lodh /pf/images/graemlins/shrug.gif
 

ilirjan

Primus registratum
Re: Berisha vs. Ngjela direkt ne TCH!!!

Sali Berisha eshte nje MARIONETE ashtu sic ishte dhe Fatos Nano

ligjin per "ndalimin e skafeve" nuk e shpiku Sala por u rekomandu nga te TJERET, ene ligjin per PRONAT nuk e ben Sala, por perpunohet nga "organizma nderkombetare" qe ndodhen ne Tirane

pothujse e gjitha hapesira bregdetare shqiptare (e vetmja prone me vlere e ketej populli) do te jepet fales per te HUAJT

NDERKOMBETARET jane te interesum vetem per nje gje; "mos pasurimin e ketij populli" "prishjen e indetitetit kombetar" "zhvillim te KUFIZUAR sipas standarteve ballkanike" Sala pra eshte njeriu i zgjedhur per ta bo zap ket popull me metoda dhe ligje antidemokratike

kush po pjerdh per mirqenien dhe zhvillimin e shqipnise (perkundrazi) sa me te varfer jane shqiptaret aq me qetesi ka ballkani jugor
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Berisha vs. Ngjela direkt ne TCH!!!

"nderkombtaret per....prishjen e identitetit kombtar te shqiptarve""????Uuuuoooo atq trute! /pf/images/graemlins/eek.gif

Sipas teje "sa me i varfer aq me i qete ne rajon"?uuooouuu atq trute /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif
 

gentius

Primus registratum
Re: Berisha vs. Ngjela direkt ne TCH!!!

PD, BAMIR TOPI IKEN PAS SPARTAK NGJELES

(Analize)

Plane te reja per spastrime ne kupolen e selise blu. Pas Ngjeles, duket se eshte radha e Topit. Kritikoi ministrat e kabientit "Berisha" si te paafte dhe pas kokes se Ngjeles pergatitet "gijotina" per kreun e grupit parlamentar.
Bamir Topi duket se do te jete kurbani i radhes per kryetarin demokrat Berisha. Pas "ngrirjes" se Ngjeles nga partia, eshte risku per numrin dy te kesaj selie te pesoje dicka te tille.

Te gjithe besoj e kujtojne deklaraten e para pak muajve te zotit Bamir Topi, nenkryetarit te PD se dhe kryetarit te grupit parlamentar te saj, kur tha para mediave se "ka ministra te paafte ne kabinetin 'Berisha'", duke nenkuptuar ndryshimin e qeverise. Ky ishte reagimi i dyte publik i zotit Topi per paaftesine e kabinetit qeveritar, pasi heren e pare kunder disa ministrave dhe konkretisht ndaj Lufter Xhuvelit, ai ishte pozicionuar ne emisionin "Shqip" te gazetares Rudina Xhunga, ne gusht 2005.

Te mos harrojme se Bamir Topi eshte praktikisht njeriu numer dy ne seline blu, direkt pas zotit Berisha. Forca e tij intelektuale dhe mbeshtetja qe ai ka ne bazen e PD se e detyruan zotin Sali Berisha qe te mos e shkarkonte pas deklarates kunder qeverise se tij. Faktet jane se menjehere pas deklarates se zotit Topi ne gusht 2005 kunder perfshirjes se zotit Lufter Xhuveli ne kabinetin qeveritar te se djathtes, ai eshte thirrur me urgjence nga kryetari i PD se, zoti Berisha, ne oren 23.30, direkt pas emisionit "Shqip" dhe eshte kritikuar ashper prej tij.

Ajo deklarate e tij kunder Lufter Xhuvelit e la perfundimisht zotin Topi jashte qeverise, pasi zoti Berisha nuk ia harronte prononcimin kunder futjes se Xhuvelit si minister, duke ditur se ai kishte qene tete vite minister ne kabinetin e PS se. Por autoriteti i padiskutueshem i Bamir Topit ne opinion e ne PD e detyruan Berishen qe ta lejonte te ishte perseri kryetar i grupit parlamentar te PD se. Kjo gje edhe per friken se zoti Topi ka ne krah 9 deputete te PD se qe jane krejtesisht pro tij dhe mund te rrezikonte ne cdo cast autoritetin e Berishes.

Pas disa muajve nga gushti 2005, ne fillim te ketij viti vjen reagimi tjeter i kreut te grupit parlamentar te PD se per "ministra te paafte". I menjehershem ka ardhur reagimi i kryeministrit Berisha, duke e thirrur e duke bere debat shume te eger me njeri tjetrin. Bamir Topi e ka kercenuar kryeministrin qe "nese vazhdon ne kete menyre ta drejtosh punen, qeverine dhe grupin parlamentar, une do te jap doreheqjen nga kryetar i grupit". Brenda deshires per ta zevendesuar Topin ka lindur edhe frika e numrave ne Kuvend, pasi mund te humbiste mazhorancen.

Nga shumica e deputeteve te PD se dhe partive te djathta, zoti Topi njihet si njeriu qe mund te jete kryeminister, nese Berisha rrezohet para vitit 2009, kohe kur jane zgjedhjet e reja parlamentare. Per ta neutralizuar daljen e tij dhe popullaritetin, kryeministri emeroi menjehere si zedhenes te grupit parlamentar te PD se deputetin Oketa. Pra sinjali ishte i qarte, qe "nese "e kruan me", atehere do te te zevendesoj me te tjere".

Por Topi per tre dite nuk pranoi asnje kompromis me Berishen per mohimin e deklarates per "ministra te paafte". Nuk duroi dhe nga Lushnja ne inagurimin e fillimit te punimeve te autostrades Lushnje Fier, kryeministri deklaroi se "nuk ka ministra apatike (te paafte), por ka ministra simpatike". Ishte kundergoditje per ate cka kishte thene Bamir Topi. Te gjithe priten kundereagimin e Topit, por ai tha ne mjedise te ngushta se "nuk ia vlen ta fuse PD ne ne sherr, por do te prese nese ai do te beje ndryshime ne qeveri".

Nenkuptimi ishte se ka nevoje per emra te tjere nga PD ja qe te futen ne qeveri. Dalja e Spartak Ngjeles e ka turbulluar krejtesisht kryeministrin Berisha per ndonje "komplot" brenda PD se e ne akord me disa parti te tjera te mazhorances dhe ka menduar zevendesimin e te gjithe emrave qe nuk i perulen. Duke e pare krizen "Ngjela" si nje fillim krize pa fund ne PD, zoti Berisha po kalkulon qe me nje goditje te vrase dy zogj ne PD. Ai e di se po vjen edhe fundi i kohes qe mund te qendroje kryetar i PD se, ndaj ka nevoje te pergatise edhe zevendesin e tij.

Bamir Topi nuk eshte i besueshem per te, pasi jo vetem qe ka teper popullaritet ne qarqet e demokrateve, por edhe njihet si njeri me integritet intelektual. Nje i tille nuk mund te jete berishian, edhe pas ikjes se Berishes. Prandaj, duke menduar perjashtimin e Ngjeles, ka nevoje per me teper spastrime, por jo brenda nje dite. Veprimi ka edhe kunderveprim. Edhe grupi i Bamir Topit po organizohet ne PD, pasi nuk mund rrije duke fjetur, kur shikon gijotinen qe po pergatitet per shefin e lobit te tyre properendimor ne seline blu. Taktika e tyre eshte antistrategji e Berishes qe kerkon ne mbledhjen e Keshillit Kombetar te sjelle emra te tjere, pro tij, ne kupolen e PD se. Spastrimet jane projektuar. PD ja nuk mund te jete me emrat e Ngjeles, Topit, Bodes. Por emra me te rinj, te porsalindur.
 

Ergler

Primus registratum
Re: Berisha vs. Ngjela direkt ne TCH!!!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
hahaha, na trashe me krahasimin qe bere me Blerin.
Tamam elektricist... hahaha

[/ QUOTE ]
Je tamam shume amorf,qe te pershtatet.Dhe c'eshte nje gje amorfe vetkuptohet,nje send qe e ka koston shume minimale dhe ne shumicen e rasteve me te behen bins te cilat dihet pse sherbejne????
Une nuk krahasova Salen me Blair,por thashe qe veproi ne te njejten menyre kunder kundershtares se tij dhe se shumica Laburiste e perkrahu ate.Dihet se te pakenaqur do te kete,sic jeni ju qe nuk ju pelqen kjo qeveri, e cila ju hoqi nga karriket ku ju vete apo vellezerit,motrat apo prinderit tuaj kishit siguruar nje qoshe ku rripnit e vidhnit djersen e popullit.Cirruni sa te doni,ju do te ngeleni mjeran,sepse jeni mesuar qe nga origjina juaj komuniste ta siguroni jeten me postet qe ju ka dhene dhe ju jep partia.U thoni njerezve tuaj dhe vetes ti shtrohen punes dhe ta fitoni jeten me djersene ballit jo me te by....
Ju jeni nga ata njerez qe nuk ju behet shume vone per Shqiperine ,por vetem per interesin personal,prandaj mos na cani shume koken me dokrrat tuaja bajate. /pf/images/graemlins/mad.gif <font color="blue"> </font>
 

vampo

Tom Sojeri
Anëtar i Shtabit
Re: Berisha vs. Ngjela direkt ne TCH!!!

Eshte e kot te diskutohet thjesht Kryeministri shqiptar SALI BERISHA e ritregoi veten qe eshte nje diktator i vertet duke vertetuar fjalen e avokatit Ngjela qe idhulli tij eshte Enver Hoxha .....
 

Admir

Forumium maestatis
Re: Berisha vs. Ngjela direkt ne TCH!!!

Ngjela beri punen e tij duke ia bere te njohur kryeministrit shkeljet kushtetuese qe ligjet e derguara kishin. Berisha si pronar i PD-se qe eshte, i kerkon te jape doreheqjen, kur Ngjela kundershton i thote je i shkarkuar (fuqi qe e kane vetem ato qe i kane dhene voten). Kjo tregon me se miri gomarllekun e Berishes, dhe nivelin e demokracise ne PD.
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Berisha vs. Ngjela direkt ne TCH!!!

per mendimin tim ai (Ngjela) te kerkonte nje konferenc me gazetaret dhe ta denonconte aty me ata ate bised, dhe te ipte largimin nga te gjitha vendet ku po e persekutojn do bonte gjon me te bukur dhe ndofta do merte dhe gjysmen e PS-s mbas vetes per nje Parti te re

mendimi im ky po ska lind akoma ai Politikan Shqiptar ta boj ket gjo

thjesht i ra rruges me te shkurter te nje pisi si ai tek pergjimi.. te mos ja shof mo ate ftyren ne TV do jet gjo e mir
 

Ergler

Primus registratum
Re: Berisha vs. Ngjela direkt ne TCH!!!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Ngjela beri punen e tij duke ia bere te njohur kryeministrit shkeljet kushtetuese qe ligjet e derguara kishin. Berisha si pronar i PD-se qe eshte, i kerkon te jape doreheqjen, kur Ngjela kundershton i thote je i shkarkuar (fuqi qe e kane vetem ato qe i kane dhene voten). Kjo tregon me se miri gomarllekun e Berishes, dhe nivelin e demokracise ne PD.

[/ QUOTE ]
Zoteri ju i ngaterroni disa gjera ose nuk /pf/images/graemlins/smile.gifi kuptoni.Berisha nuk i hoqi Ngjeles mandatin e deputetit,por i kerkoi te jepte doreheqje nga ato detyra qe i kish dhene grupi parlamentar dhe kryesia e PD.Ai nuk e beri kete dhe vendimin e dha kryesia e PD.Ngjela do te jete anetar i komisionit te mediave,jo me kryetar i kom.te ligjeve.
Ka mundesi zoteri te na tregosh demokracine ne PS,sepse patjeter duhet te jesh i mirinformuar per te.Kisha qef ta lexoja nga shkrimet e tua.Po pate mundesi a mund te na japesh ndonje ide se cfare do te ndodh ne PS me kthimin e Nanos tani ne kongresin e radhes te PS.????????
 

MLK

Primus registratum
Re: Berisha vs. Ngjela direkt ne TCH!!!

Elektriçisti, nuk jemi ne lufte klasash ku njera pale eshte kundra tjetres! Me me pak vrull se çdo njeri qe kritikon ça behet konsiderohet o si socialist ose si komunist ketu!
Ca lidhje ka PS-ja me kete teme se kuptoj, pasi flitet per Ngjelen apo Salen e asnjeri prej tyre nuk ben pjese ne PS!
 
Top