Berisha vs. Ngjela direkt ne TCH!!!

eddantes

Primus registratum
Re: Berisha vs. Ngjela direkt ne TCH!!!

Berisha apo nano apo Rama apo Ngjela, te gjithe jane nje m.. , pjelle e komunizmit, pjelle e bij te luftes se klasave, te fleterrufeve e te autokritikes proletare, ne shqiperi duhet shperndare ai i ashtuquajtur parlament qe eshte nje turp dhe duhet nje junte ushtarake qe ti vere njerzit ne rradhe, qe me se fundi shqiptaret ta kuptojne se vec puna e ndershmeria, vec fitimi me djersen e ballit e con shqiperine perpara dhe ndeshkimi maksimal i krimit nen parimin demokracia eshte diktature per kriminelet si e vetmja rrugezgjidhje..
 

eddantes

Primus registratum
Re: Berisha vs. Ngjela direkt ne TCH!!!

....dhe bota do te doje e do te na kuptoje e ndihmoje vertet vetem kur te shohe se jemi vete te zotet ta nxjerrim qerren nga balta
 

eddantes

Primus registratum
Re: Berisha vs. Ngjela direkt ne TCH!!!

a mor ble deri sa ka kackavalle si puna jote keshtu do jete ne ate vend po mu sme plas tr... shume se ka i dynja vjet qe sjam aty
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Berisha vs. Ngjela direkt ne TCH!!!

Nuk e kam dëgjuar këtë bisedën mes Berishës dhe Ngjelës por me sa kuptova ka disa gjëra të cilat keqkuptohen me vullnet të pastër. Së pari, biseda është rregjistruar pa dijeninë e Berishës pra ky i fundit është shprehur si i ka ardhur e jo detyrimisht në përputhje me ligjin. Kjo është mëse normale pasi po i drejtohej dikujt të cilin e njeh dhe me të cilin ka patur kontradikta, pra shtohet edhe nervoziteti.

Personalisht mendoj se kjo bisedë nuk ka kurrfarë peshe, qoftë ligjore apo politike. Për më tepër ajo është e jashtëligjshme pasi nuk ka patur ndonjë çështje gjyqësore për të cilën Ngjelës t'i nevojitej një rregjistrim i tillë. Megjithatë besoj se Ngjela i njeh ligjet më mirë se unë /pf/images/graemlins/shrug.gif.

Berisha ka gomarlliqe sa të duash. Shkeljet që ai i ka bërë dhe vazhdon t'i bëjë Kushtetutës janë ku e ku më të rënda se ç'del në atë bisedë me Ngjelën. Pra mos u fokusoni aq shumë tek kjo paçavure (e Ngjelës faktikisht) por merruni me problemin real.

Nga pjesë të bisedës të cilat i lexova këtu, ky rregjistrim nuk e ul aspak figurën e Berishës (dhe kjo jo vetëm për faktin që tashmë është goxha poshtë).
 

milanisti2

Primus registratum
Re: Berisha vs. Ngjela direkt ne TCH!!!

"Për më tepër ajo është e jashtëligjshme pasi nuk ka patur ndonjë çështje gjyqësore për të cilën Ngjelës t'i nevojitej një rregjistrim i tillë"

Kjo eshte fjalia me palidhje e te gjith temes, se nuk po e perdore njeri ne gjykate qe te duhet te jete e ligjshme.
 

milanisti2

Primus registratum
Re: Berisha vs. Ngjela direkt ne TCH!!!

ku je ne Turqi, Spanje apo ne Nigeri qe te pelqen qa shume diktatura ushtarake.
 

Legjionixx

Forumium maestatis
Re: Berisha vs. Ngjela direkt ne TCH!!!

Debatin mes Berishes dhe Ngjeles
mund ta lexon te Ballkan Web.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Berisha vs. Ngjela direkt ne TCH!!!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
"Për më tepër ajo është e jashtëligjshme pasi nuk ka patur ndonjë çështje gjyqësore për të cilën Ngjelës t'i nevojitej një rregjistrim i tillë"

Kjo eshte fjalia me palidhje e te gjith temes, se nuk po e perdore njeri ne gjykate qe te duhet te jete e ligjshme.

[/ QUOTE ]

Një regjistrim quhet i ligjshëm nëse ai bëhet dhe mbahet i papublikuar ndërsa në rastin kur ky regjistrim mund të përdoret si provë në një çështje gjyqësore atëherë ai mund të bëhet edhe publik. Në këtë rast me ç'di unë nuk ka ndonjë çështje gjyqësore të hapur mes Ngjelës e Berishës /pf/images/graemlins/shrug.gif.
Megjithatë, siç thashë edhe më lart, besoj (dhe shpresoj fort) se Ngjela i njeh më mirë se unë ligjet dhe me siguri që i ka hapur do qitape drejtësie para se të kryejë atë veprim!
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Berisha vs. Ngjela direkt ne TCH!!!

Asgje nuk eshte/ndodh spontane ne Shqiperi,cdo gje behet me paramendim!
Nje Senator Republikan kaloi tek Demokratet(USA),demokraci hesapi!
Ku u perplasen Ngjela dhe Berisha?
Tek miratimi i disa ligjeve!
Tek cilat ligje?
1)ligji kunder korrupsionit/krimit
2)ligji per skafet(qe ka 15 vjet vetem vuajtje i sollen shqiptareve)
3).......nuk e mbaj mend!

Pse Ngjela kunder ligjit per luften kunder korrupsionit/krimit??? /pf/images/graemlins/idea.gif
Pse Ngjela kunder ligjit per skafet??

Incizimet ne menyre te fshehte jane te denueshme ne te gjith boten!Kondra e tha mire,nuk ishte ndonje icizim per ne sallen e gjyqit,kshuqe pse te behej?Me cfar prapavije/qellimi?
A po kthehet Ngjela kunder Berishes si nje nje Nikoll Les kunder Nanos?

Reagimet e Berishes i njohi,kjo sdo te thote qe ai eshte diktator!
Pastaj nje fare rregulli duhet ne shtepi!
kryetari i nje Partie nuk eshte servil i anetareve te ksaj Partie!
Mos harroni Nanon qe shante socialistet e vet me nene e grua e moter e soj e sorollop!
Berisha e ka kuptu qe Ngjela po ja ben me te fututr,prandal edhe reagimi eshte me tone te larta!
Kur zhgenjehesh nga shoket me te afert,te dhemb me shume!

Pse kerkoni zgjedhje te parakoheshme?
Nuk i patem ata per 8 vjet ne pushtet?
Pse mos t'u japim shancin demokrateve te punojne edhe ata 4 vjet?
Ku eshte e keqja ketu?Qe po u nxjerr te palarat komu-socialisteve?

Normalisht qe te luftosh krimin/korrupsionin/vjedhjet milioneshe(euro) te ben me armiq te eger te cilet jane gati te bejne cdo gje vetem te mos humbin privilegjet!

Ligjet me te veshtira nuk i zgjidhi Nano&amp;co,ia lane Berishes,ligjin per token,korrupsionin,skafet,energjine etj etj!

Dhe kur beni edhe krahasime me Dullen,ju pinjolle te ish-oficereve te sigurimit,ju pinjolle te ish-spiuneve te sigurimit,ju pinjolle te ish-hetuesve gjakpires!
Mbylleni gojen,per Berishen vendoset ne BE,e jo ne PS!
Hajt theni qafen "nashti" /pf/images/graemlins/tipsy.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/goofy.gif
 

shqiptari87

Primus registratum
Re: Berisha vs. Ngjela direkt ne TCH!!!

sali berisha eshte si enver hoxha sepse nga kush tjeter mundesi per te mesuar nuk ka pasur. nuk e them per ta fyer por eshte e vertete. eshte nje njeri hipokrit qe nuk e kuptoj se cila eshte nevoja e popullit shqiptar.harram i qofte. persa i perket ngjeles ai eshte si tip ngjale si merret vesh por kete rradhe ai kishte te drejte nqs marr per baze komentet e tij. nqs ai kerkon qe ligji duhet te rrespektohet dhe te krijohet ne ate menyre qe eshte sa me demokratike per gjendjen e shqiperise atehere une jam me ate. mendoj se "ata qe e kane votuar" sali berishen e mendojne si nje njeri zot, nje konceptim qe eshte ne dem te popullit dhe te politikes. nje politikan i demokracise nuk mund te konceptohet si zot sepse po te ishte e tille atehere vetem ne komunizem do te kishim kete gje. pastaj cfare jane keto shkarkime si ne kohen e SHOKUT ENVER SI ME I FUT NJE HTIKE MBRAPA KRAHEVE. nuk mendoj se eshte zgjidhje demokratike.SALA SOT TE QESH E NESER FAP THIKEN MBRAPA KARHEVE. po puna eshte se thote qe kam ndryshuar dhe shte koha per ndryshim... por nuk kam pare gje ndryshim ne shqiperi pervecse mjerim. c'do gje eshte fallco dhe fasada eshte e prej letre as prej kartoni qe te mbaj te pakten. jam shume i indinjuar nga situata. TCH allall i qofte sepse te pakten po ben funksionin e nje televizioni.nuk e di si koncpetohet ne shqiperi por MEDIA eshte pushteti i katert ne demokraci. gje qe deshiron te dhunohet nga ZOTI sali berisha. po nejse nuk dalin fjalet per te pershkruar gjendjen. vetem dicka di te them...uthulla e forte can enen e vet. keshtu qe do i vi fundi dhe kesaj qeverie shume shpejt. dhe dicka tjeter hahahahahahahahahahahaha me pelqejne keto situata sepse jane shume edukative per te rinjte(ata qe i ndjekin lajmet,jo qe bejne llafe per politike por ata qe mendojne se vota e tyre vlen dicka). tani te shohim c'do brockollisin me shume keta krricat e partive shqiptare.hahahahaha
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Berisha vs. Ngjela direkt ne TCH!!!

Ngjela Berishes:"je mesuar me kta kristianet qe u bie ne nje faqe dhe keta te kthejne tjetren,me mua ska,une jam me parime hebraike,dhemb per dhemb..."
Hahahahahahahaah qa kam qesh! /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Mea

Primus registratum
Re: Berisha vs. Ngjela direkt ne TCH!!!

Si e dridhni edhe ju PD -istat...
Deri dje Ngjela figura me e shqyar e PD, avokati, njeriu me i pregatitur... leshi e preshi....
edhe papritur e pakujtuar na doli me negativi /pf/images/graemlins/tonguee.gif
Hiqni Salen se ju mori lumi! Kaq i pazevendesueshem eshte ai?!
Apo eshte kthyer si Xhaxhi ne kohen e vet qe nuk linte njeri mbi veten /pf/images/graemlins/wink.gif
O Sali faqezi... /pf/images/graemlins/tonguee.gif
 

olololol

Primus registratum
Re: Berisha vs. Ngjela direkt ne TCH!!!

Hajde Mea se me trup qe ke ti me bere Socialist me zor
ja ti pershnes kto Demokratet me nje vjershe nga A.DUKA.

ERDHE SI SHPETIM I KOMBIT
NDRYSHE U SHFAQE ME PAS !
TE PRITEN ME TUFA LULESH
TE PERCOLLEN ME KALLASH /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

preator

Primus registratum
Re: Berisha vs. Ngjela direkt ne TCH!!!

Oroshi.....
================
Mbylleni gojen,per Berishen vendoset ne BE,e jo ne PS!
===========================
Ne mos gabohem me BE ka parasysh Bashkimin Europian?
Po komikja ne kete mes eshte se ky Orosh-mavria na hiqet edhe nacionalist i madh.....
Me sa duket po ecet ne linjen "Ne qeverisim, bota na ndihmon" - ne fakt opingen na ka ndihmuar e na ndihmon, dhe per pasoje kjo "bota" -BE ne kete rast mund edhe te vere e heqe kryeministra - kardiologe qe kane paturpesine e injorancen tu thone juristeve te sprovuar - Kujt i tregon kushtetuten......
Nese nje Jurist nuk mund te te tregoje Kushtetuten (kur ti e shkel me te dy kembet), nga kush pret qe te ta tregojne? infermieret?
Ashtu si do shkoja ne dore te Berishes po te kisha probleme zemre, nese do me duhej nje avokat nuk do merrja nje kardiolog apo karrocier, po nje jurist......

Veri gishtin kokes, heu Baca Orosh!
 

Nobis

Primus registratum
Re: Berisha vs. Ngjela direkt ne TCH!!!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Ngjela Berishes:"je mesuar me kta kristianet qe u bie ne nje faqe dhe keta te kthejne tjetren,me mua ska,une jam me parime hebraike,dhemb per dhemb..."
Hahahahahahahaah qa kam qesh! /pf/images/graemlins/laugh.gif

[/ QUOTE ]

ju jeni 3 komuniste ne qeveri; ti i pari, besnik mustafaj dhe lefter xhuveli /pf/images/graemlins/laugh.gif - me kete kam qesh une /pf/images/graemlins/lol.gif
 

Tarasi

Primus registratum
Re: Berisha vs. Ngjela direkt ne TCH!!!

Pavaresisht faktin qe berisha nuk ka ndryshuar ne tipin e tij imponues ( dhe nuk kishte si te ndryshonte ne kete aspekt ne ate moshe qe asht) mendoj qe veprimi i ngjeles eshte i ulet. Ai mendon se fitoi pike vete dhe i hoqi berishes por them qe nuk ka ndodhur ashtu. Se kush eshte berisha dihet tashme por ngjela tregoi qe eshte sh njeri i ulet edhe i dobet. Berisha sido qe te jete dhe sado "diktator" te sillet ne takimet e veta me te tjeret ai ka nje post qe quhet "KRYEMINISTER" dhe eshet figura e kryeministirt qe duhet te mbrohet (dhe jo te perdhoset) ne kete moment jo e berishes.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Berisha vs. Ngjela direkt ne TCH!!!

Jo po vendoset ne Be-rat /pf/images/graemlins/laugh.gif Be mer plak!
Te jeni te sigurte qe Ngjela nuk gezon aspak reputacion te mire tek politikanet!
Ngjela e beri si ajo dhia qe mbasi mbushi koven me qumesht,i dha shkelmin!
Po te keni parasysh politikanet perendimore,apo edhe ballkanas,respekti per kolegun politikan dhe profesionalizmi ne politike,i ben me terheqes dhe njerezor tek populli!
Krejt ndryshe ndodh ne Shqiperi!
Rrugaqeria,injoranca,mimikat e shpifura(nga te dy krahet)fjalori i dhjere,trashesia,barkderrlleku,telefonat prezente kudo,te futurat ne menyrat me te pandershme,mungesa e seriozitetit,koalicione nga me te cuditeshmet,thyerje bese dy minuta mbas kthyerjes se shpines!
 

gentius

Primus registratum
Re: Berisha vs. Ngjela direkt ne TCH!!!

Per komunistat e Partise Demokratike Bolshevike qe domethenia e partise per to eshte Sali Hoxha, cfare interesi ka kush e incizoi etj sepse jane thjesht klane qe ndiqen vetem nga komunistet.

ketu KRYEMINSTRI PO SHKEL KUSHTETUTEN

Ja biseda e plote .

Berisha - U përpoqa që të bisedoja privatisht, por ishte e pamundur për arsye që ti i di vetë. Unë do të jem fare i hapur me ty, duke respektuar kontributin tënd, respektuar sakrificën tënde. Kam qenë dhe mbetem i mendimit që deklaratat, mendimet duhet të jenë të tolerueshme në mënyrë që të mos...
Tani veprimtaria e Komisionit të Ligjeve që kryeson, që për mua ti abuzon, sepse në qoftë se ti je kryetar komisioni, je njëri nga anëtarët e komisionit në kuptimin e fuqisë vendimmarrëse. Je përpjekur të bësh më tepër sesa kërkohet dhe këtë e ke bërë në kundërshtim me përcaktimin qeverisës
Ngjela - Cilat janë?
Berisha - Presidenti
Ngjela – Po, pa fakte!
Berisha - Këtë e ke bërë në kundërshtim me përcaktimet e qeverisë. Së dyti, largimi yt demonstrativ nga parlamenti, përsëritja e idesë së Fatos Nanos ndaj Ilir Metës, ishte një gjest fatal për ty, sepse vendi yt është në grupin parlamentar dhe me largimin që bëre, tregove se ti nuk i përket grupit parlamentar. Nëse ti mendon se mund të krijosh skena, ose skenarë si Fatos Nano, gabohesh ...Ajo ngritja jote për të mos votuar dhe …
Ngjela - Unë e kisha shpallur mosvotimin
Berisha - ... prishe kuorumin
Ngjela - Kuorumin nuk e prisha unë, e prishën këta që nuk zbatojnë rregulloren që thonë po, je në sallë dhe s'merr pjesë.. Jo, o vëlla, s'ka. Ika, sepse këta nuk zbatojnë dhe respektojnë ligjet. E dyta, se nuk mund të të dëgjoj pa fund. Unë nuk kam bërë asnjë kundërvënie dhe jam marrë vetëm me ligjet. Ligjet janë për faqe të zezë, paçavure dhe nuk është faji im se janë paçavure. Ligji ka një teknikë legjislative dhe duhet respektuar. Teknika legjislative është shkencë dhe ne nuk mund të dalim dot jashtë kësaj shkence. Unë të paktën kam folur krejtësisht si një individ, sepse një votë kam, por atë nuk mund ta ndaloj dot, sepse, ohu, kam shumë … Duhet të më japësh mua argumente se cili është kundër programit. Ke tetë tentativa dhe unë jam matur dhe unë duhet të kisha denoncuar edhe penalisht, ka tetë atentate kundër Kushtetutës, shtatë. T'i numëroj unë.
Berisha - Çfarë je ti, more, që më tregon Kushtetutën? Kujt i tregon Kushtetutën?
Ngjela – Pse, cfarë do të të tregoj?
Berisha - Ç'më tregon Kushtetutën? Tregoja Mark Abdisë Kushtetutën.

Ngjela – Ja, të të them edhe ndonjë gjë tjetër, që ti nuk e ke firmosur atë të.. Nuk e ke firmosur, sepse nuk të lejon Kushtetuta, ta kalova, do të ta kthej prapë. E ka firmosur ky (e ka fjalën për zëvendëskryeministrin). Kushtetuta nuk të thotë që ta delegosh firmën.
Berisha – Jo, e delegoj.
Topalli - Jo, kam kaluar Namik Doklen (flet për rast të delegimit të firmës)
Ngjela - Ç'ke bërë ti, nuk e di.
Topalli – Jo, i ka kaluar edhe ato.
Ngjela - Ç'më duhet mua me ato, mor vëlla. Kjo është shkelje Kushtetute. Pse unë do t'i them ato të gjitha.
Berisha - S'ka ligj që më ndalon mua t'ia delegoj zëvendëskryeministrit.
Ngjela- Ore, nuk e di unë, Kushtetuta nuk të lejon.
Berisha –Po, s'e ndalon.
Ngjela - S'e lejon. S'e ndalon. Dhe unë përkundrazi, e kam zbutur.
Berisha - Ti vetëm trillon. Nuk ka ligj që nuk kalon në Ministri të Drejtësisë.
Ngjela - Unë jo, nuk kam asnjë.
Berisha - Nuk të vijnë ty, më vijnë mua.
Ngjela - Nuk e di. Unë nuk kam asnjë shenjë që të vijë ministri i Drejtësisë dhe të mbrojë një ligj.
Berisha - S'është fare detyrë të vijë te ty ministri i Drejtësisë.
Ngjela - Nuk e di. Unë atje nuk kam asnjë shenjë të ministrit të Drejtësisë. Atje vijnë ligje që mbrohen nga qeveria dhe dalin me iniciativë nga brenda. Atje kanë ardhur ligje që janë “porcheri”.
Berisha - Po pse, do t'ia heqësh të drejtën ti kryeministrit për të bërë ligjshmëri?! Kujt i thua “brenda” ti, çfarë kupton ti me “brenda”?
Ngjela - Kush po ia heq? More, zotëri, ka një teknikë legjislativi.
Në parlament, ne, për fat të keq, nuk kemi drejtori kodifikimi, nuk kemi celulë të specializuar për të bërë ligje. S'kemi, ashtu siç e ka gjithë bota. Dhe ne të vetmen që kemi e kemi në qeveri. Po të mos kalojë nga këto struktura, ai vjen ashtu siç kanë ardhur të gjitha ligjet. Ligjet që kam bërë unë, kanë qenë të gjitha me 20, 30 ndreqje minimumi, edhe ligji i KLD-së, vetëm se isha në Romë. Nuk do ta kishte rrëzuar Gjykata Kushtetuese, do të ishte rregulluar. Unë ika në Romë, ata e kaluan, iku, u prish. E morën një për një këshilltarët, u bindën këshilltarët. Të mora, të thashë: “ligji për legalizimet ka probleme kushtetuese, do të ta kthejë me çdo kusht presidenti; në mos presidenti, ta kthen Gjykata Kushtetuese”. S'ma pranove. Çfarë të bëj unë? Është luks i madh për një vend që kryeministri është kardiolog, është shumë luks, megjithatë, duhet të kesh atje 30 ekspertët më të mirë të vendit.
Berisha - Unë jam krenar që jam kardiolog.
Ngjela - Por lëre, po flasim për ligj këtu.
Berisha - Ti të japësh dorëheqjen që sot.
Ngjela - S'jap dorëheqjen.
Berisha - Po s'dhe dorëheqjen, je i shkarkuar.
Ngjela - E si do të më shkarkosh?
Berisha - Të komunikoj shkarkimin.
Ngjela - Hidhe në votë.
Berisha - Në votë për çdo njeri, në votë je i shkarkuar.
Ngjela - Hidhet në sallë ajo, kush më shkarkon dot njeri mua.
Berisha - Je i komunikuar.
Ngjela – Ore, zotëri, më ke marrë mua, më ke nxjerrë në elitën e partisë me punistin këtu, e ke marrë këtë në koalicion, njeriun më komunist në Shqipëri.
Berisha - Je i shkarkuar.
Ngjela - Po s'shkarkohem unë.
Berisha - Shko me Nikollë Lesin, ti.
Ngjela – Jo, jo, me Nikollë Lesin. E di mirë ti, e di mirë ti, kush më ka denoncuar mua, prandaj lëri këto muhabete.
Berisha - Je i shkarkuar. Mbaje mend këtë.
Ngjela - Po nuk më shkarkon dot ti mua, ore zotëri. Nuk ka zot në botë që në sistemin tim të më shkarkojë mua.
Ky s'është sistemi yt. Jep dorëheqjen. Jep dorëheqjen, se ti ke bllokuar edhe tregun, edhe shtetin. Je i bllokuar krejtësisht, lëre atë shkarkim.
Berisha - Je i shkarkuar dhe po ta them unë ... dhe, e dyta, je i pezulluar që sot si sekretar për marrëdhëniet publike në PD.
Ngjela – S’çaj kokë fare për këtë. Mbaji vëth në vesh këto që të them unë. Nuk më njeh mua ti. Nuk kam bërë tri orë arrest unë, kam bërë 13 vjet arrest, ore zotëri, jo tri orë. Unë kujtova se ti kishe ardhur të diskutoje.
Berisha- Të nxjerr nga grupi
Ngjela- Po ku pyes unë për shkarkime.
Berisha - Je i shkarkuar.
Ngjela - Por lëre more se është politik. Unë jam deputet, kam marrë vota. Hidhe në sallë, kjo është gjuha që unë do të mbrohem.
Berisha - Jep dorëheqjen.
Ngjela - Hidhe në sallë, në parlament, kjo është gjuha që do të mbrohem.
Berisha - Jep dorëheqjen.
Ngjela - S'jap dorëheqje. Po ke shkarkim, kjo është menjëherë pas asaj, do të pres interpelancë, këto do të t'i them edhe në interpelancë ... Ja, po të them që nuk ka rast në histori që kundërshtarin ta mbash në qeveri dhe liderin politik ta mbash jashtë. Vetëm ti e ke bërë këtë. Ti e ke marrë kundërshtarin tonë më të madh, majtist, komunist, enverist, jeni tre komunistë në qeveri, ndërkohë që e gjithë bota thotë rishikoni komunistët. Ehu, ne të kemi toleruar shumë madje, je shumë i toleruar dhe unë kam faj që të kam toleruar.
Berisha - Je i shkarkuar.
Ngjela - Hidhe në sallë, ke betejë të gjatë në sallë, patjetër.
Berisha – Po, në sallë.
Ngjela – Pse, çfarë kujton ti, se jam vetëm unë? Më kujton vetëm, ti?
Berisha - Je vetem.
Ngjela - Po unë nuk kam pyetur për dishepullin tënd. Unë nuk kam pyetur për idhullin tënd. Unë kam akuzuar Enver Hoxhën për tradhti kombëtare në sallë. Ti ka treguar të gjitha ai Bujar Rama, që ma vije mbrapa, që m’u rrëfye mua atje? S'e çaj kokën fare unë për atë. Ku pyes unë për ata, mo, zotëri.
Berisha - Jep dorëheqjen.
Ngjela – Absolutisht, s'jap dorëheqjen unë.. Hidhe në sallë, bëj çfarë të duash.
Berisha – Dakord.
Ngjela – Je mësuar me këta kristianët që i bie në një faqe dhe të kthejnë faqen tjetër. Unë jam me moral hebraik. Me mua s'ka, dhëmb për dhëmb.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Berisha vs. Ngjela direkt ne TCH!!!

Ta krahasosh me konfrontimet e Nanos me te tijte,apapapapap kjo esht lule!
E keni parasysh fjalorin?

Ndersa ne kete rast,ne menyre demokratike,nje perplasje demokratike,me propozime per perjashtim demokratikisht,nje mbrojtje demokratike e profesionit(nga te dyja palet)!
 
Top