Re: berisha te dekoroje kriminelin napoleon zerva
Të nderuar qytetarë Shqiptarë,
Qershori i 2006 shënon 62 vjetorin e ditëve, kur akti i spastrimit etnik u
krye kundër popullsisë Çame të Shqipëtarëve duke i dëbuar me dhunë nga tokat
dhe shtëpitë e tyre ne Shtetin Grek.
Akt qe u krye me dhunë dhe terror të ushtruar kundër popullsisë Çame të
Shqipëtarëve nga bandat kriminale të shovenizmit Grek te udhëhequr nga i
shumë përfoluri Gjenerali Grek Napoleon Zerva, i cili i detyroi Çamët të
largoheshin nga tokat e tyre dhe të gjenin strehë në Republikën e
Shqipërisë ku jetojnë edhe sot.
Megjithë shtrirjen dhe efektet që kishte, tragjedia Çame është një nga më të
dhimbshmet tragjedi të Kombit dhe të Shtetit Shqiptar dhe kjo tragjedi
filloi në 27 Qershor 1944, në qytetin e Paramithisë, duke gllabëruar me
progresion të gjithë Çamërinë për të përfunduar në Mars të 1945.
Partia për Drejtësi dhe Integrim, (PDI) në kujtim të kësaj date të dhimbshme
për Kombin Shqiptar, dëshiron të organizoi tubime të ndryshme përkujtimi më
datë 25 qershor 2006, të cilat dëshirojmë të shërbejnë si një reflektim
mbarë popullor dhe si një ndërgjegjësim qytetar për të gjithë shqiptarët që
aspirojnë të jenë pjesë e Europës të së Drejtës Universale.
Kjo parti (PDI) dëshiron ti kujtojë qytetarët shqiptar se ideuesi dhe
ekzekutuesi i ketij gjenocidi kundër popullsisë së pafajshme dhe të
pambrojtur Çame, Napoleon Zerva, ndonëse se ka qënë një figurë problematike
në historinë e kombit të tij, gëzon të gjitha respektet pragmatike nga
shteti dhe qytetarët e tij.
PDI, me këtë rast dëshiron t’ju informojë se gjithesejcili nga ju, nëse ka
një ide, një mundësi dhe miq dhe mundet të organizoi një takim në shenjë
ndërgjegjësimi atje ku ai banon, punon dhe jeton, është i lutur të na
informojë për të bashkëpunuar.
Ne si parti (Kryesia e PDI-së) kemi menduar, në parim më datë 25 qershor
2006, të organizojmë një tubim në Jug të Shqipërisë në kufi me Çamërinë, për
të sensibilizuar si opinionin publik dhe politik Shqiptar, por edhe atë
ndërkombëtar për të drejtat e mohuara të Çamëve dhe nevojën e zgjidhjes së
këtij impassi të pajustifikuar.
Ndërkohë më datë 27 qershor duam të organizojmë edhe tubime në kryeqytete të
ndryshme te Europës, ku besojmë se së bashku me Ju do të mund ti realizojmë
me sukses.
Ne dëshirojmë tju pyesim edhe ju se si dhe çfarë mendoni? Si duhet të jetë
reagimi shqiptar për të përkutjuar këtë ditë të dhimbshme historike?
Ju mund të shkruani në Forumin tonë dhe të jeni pjesë e organizimeve
përkatëse duke u regjistruar on line (
http://www.pdi-al.com/merr_pjese.html
) në modulin e ofruar për këtë qëllim dhe te merrni pjesë ne tubimet që do
të organizojmë së bashku.
Në pritje të reagimeve tuaja,
Tahir Muhedini, Kryetar i PDI-së,
Amos Dojaka, Sekretar i Përgjithshëm i PDI-së
Galip Taho, Anëtar i Kryesisë së PDI-së dhe Kryetar i Degës së Tiranës
Partia për Drejtësi dhe Integrim, PDI
Adresa: Rr. "Kostandin Kristoforidhi" Pallati 17 katesh prane
Prokurorise se Pergjithshme, Kati Dyte, Apartamenti 6, Tiranë, Shqipëri
(Albania)Tel & Fax ++ 355 4231750,
www.pdi-al.com