berisha te dekoroje kriminelin napoleon zerva

nik nika

Primus registratum
berisha te dekoroje kriminelin napoleon zerva

Perderisa miqesia shqiptaro - greke na paska arritur kulmin fale politikes lepirebythese te politikaneve tane ne kete rast te sali berishes , ketij shteti katastrofik nuk i ka ngelur gje tjeter vec ta dekoroje antishqiptarin dhe kriminelin napolon zerva per masakrat e kryera ndaj popullsise se Camerise.
 

i_own_u

Primus registratum
Re: berisha te dekoroje kriminelin napoleon zerva

komuniteti çom... pra, boni fushat para zgjedhjeve VOTONI BERISHEN SE VETEM AI E MER çamerin...


nejse,

po ti exsplorer...çam je...?...se ke hap ja 43 tema per çamt ti e spo di ku me u pergjigj
 

nik nika

Primus registratum
Re: berisha te dekoroje kriminelin napoleon zerva

ne lidhje me greqine jam com ne lidhje me serbine jam kosovar , ne rradhe te pare jam shqiptar.Ti o plak zgjidh ca teme te dush nga 1 te 43 rendesi ka fjala mire .
hajt me krah te leta
 

Al-Punk

Still here
Re: berisha te dekoroje kriminelin napoleon zerva

A mund te shkruani dicka me shume se kush eshte napoleon zerva ?
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: berisha te dekoroje kriminelin napoleon zerva

Gjenerali i ushtrisë greke (kretas) përgjegjës për vrasjet dhe shpërguljet e çamëve.

Më duket pa vend hapja e kësaj teme megjithë inatin që mund të nxisë vizita e kryeministrit Berisha dhe mospërmendja e çështjes çame prej tij /pf/images/graemlins/shrug.gif.
 

Ergler

Primus registratum
Re: berisha te dekoroje kriminelin napoleon zerva

Vizita e Berishes ne Greqi per mendimin tim ishte e sukseseshme.Ai i ka prekur te gjitha ceshtjet qe qendrojne pezull ne mardheniet midis te dy vendeve me shume kujdes e maturi.Une kisha dyshim se ai do te pranonte ndertimin e varrezave te korofillaqeve te vrare ne WW2 ne Shqiperi.Por jo, nuk ndodhi keshtu.Ai i kerkoi karamanlisit edhe hapjen e kurseve ne gjuhen shqipe per femijet e emigranteve;gje e cila u pranua nga ky i fundit,dd.Delegacionit ju premtua edhe per dhenien e lokaleve falas.Ai i kerkoi qeverise greke hapjen e diskutimeve per problemin e pronave te cemerve ne greqi.Keto diskutime do te behen ne baze te traktatit te miqesise dhe bashkpunimit te nenshkruar po nga vete Berisha vite me pare.Disa e shajne per kete problem,duke llapur lart e poshte e duke mos bere asgje vete per veten e tyre.Por keta bukeshkale nuk duhet te harrojne qe ishte ai burre qe per here te pare ju kerkoi grekerve pronat e cemerve kur ishte president.Nuk eshte njesoj te flasesh nga pozita e kryeministrit me ate qe flet si e jema e zeqos ne maje te thanes duke mos mbajtur asnje pergjegjesi per ato qe grin.
 

i_own_u

Primus registratum
Re: berisha te dekoroje kriminelin napoleon zerva

tashi stampa Shqiptare ajo Greke... presidenti Grek dhe kryeministri Grek

kan deklaruar qe ne takim midis 2 kryeministrave esht diskutuar projekti i nje hekurudhe qe te lidhi dy Shtetet

sepse per kte ishte pregatit ky takim

ndersa un po du me t'besu ty Elektriçisti... e them eeee viva Berisha
 

Ajatollah

Primus registratum
Re: berisha te dekoroje kriminelin napoleon zerva

Une mendoj se miqesia shqipatero-greke duhet te forcohet sa me shume sepse ne jemi nje vend qe ia kemi nevojen greqise,cameria tashme eshte ceshtje e mbyl;lur.Nuk ia vlen qe per nje ceshtje historike te sakrifikojme te tashmen tone dhe te refuzojme ndihmat qe sjell investimi grek ne forcimin ekonomik te shqiperise.Sipas kesaj logjike i bie te prishemi me maqedonine se na ka marre nja 10.000 km katrore toke,po keshtu me malin e zi,serbine dhe turqine dhe shqiperia te mbetet vend i izoluar ne vetvete me duar e sy nga BE.Nje vend qe nuk ka marredhenie te mire me fqinjet nuk mund kurre te integrohet ne aleancat madhore nder rajonale.Nese camet jane te zote le ta fitojne pronen e tyre me ndihmen e gjykatave dhe nderkombetareve,por jo duke prishur dhe acaruar diplomacine shqipetare.Kur je i vogel do kerkosh ndihme dhe megjithese jam anti-berishist nuk do ta quaja lepirje bythe por kerkese drejtuar nje fuqie europiane qe aderon ne BE qe ne themelimin e saj.
 

Ergler

Primus registratum
Re: berisha te dekoroje kriminelin napoleon zerva

Revulucionari jam dakord me ty ne pergjithesi,sepse ky eshte edhe mendimi im ne lidhje me mardheniet me<< Gerqine>>.Duke vepruar simbas mendjes se disave ne vend qe te veme vetullat nxjerrim syte dhe kjo na demtonne keto momente.Por asnjehere nuk do te isha dakord qe korofillaqet e greqise t'i pervetesojne tokat,te cilat jane prone e shqiptareve qe kane jetuar atje per shekuj.Mire qe nuk mund ti bashkohen Shqiperise por atje ku jane t'u njihen te zoterve.Qeveria per asnje cast nuk duhet ta lere ne harrese kete problem.Kur te vije momenti i pershtatshem te veproje me zgjuarsi.
Revolucionari korofillaqet e greqise jane futur shume vone ne BE,kur ajo kishte nja 20 vjet qe ishte krijuar.Ka qene aty nga vitet '70 dhe persa i perket ekonomise eshte para vetem 10-shes qe u futen 1 vit me pare ne EU.
 

nik nika

Primus registratum
Re: berisha te dekoroje kriminelin napoleon zerva

O elektricist , edhe une perkrahes i sales kam qene , por salia ka dale nga rruga zotit, prandaj kur vjen puna per saline apo shqiperine, ne djall vafte sala kushdo tjeter me veprime ne dem te ceshtjes kombetare.pershembull me ps-ne nuk ja vlen te merresh se jane nje dore hajdutesh dhe te shiturish tek greku, gje qe eshte fatkeqesi kombetare se jane dhe opozita. tani duket se dhe pd-ja po ndjek te njeten rruge.
 

eddantes

Primus registratum
Re: berisha te dekoroje kriminelin napoleon zerva

kam nje pyetje teper interesante: po te nashkohet shqiperia me greqine quhemi antare te EU?
 

Nobis

Primus registratum
Re: berisha te dekoroje kriminelin napoleon zerva

Të nderuar qytetarë Shqiptarë,

Qershori i 2006 shënon 62 vjetorin e ditëve, kur akti i spastrimit etnik u
krye kundër popullsisë Çame të Shqipëtarëve duke i dëbuar me dhunë nga tokat
dhe shtëpitë e tyre ne Shtetin Grek.

Akt qe u krye me dhunë dhe terror të ushtruar kundër popullsisë Çame të
Shqipëtarëve nga bandat kriminale të shovenizmit Grek te udhëhequr nga i
shumë përfoluri Gjenerali Grek Napoleon Zerva, i cili i detyroi Çamët të
largoheshin nga tokat e tyre dhe të gjenin strehë në Republikën e
Shqipërisë ku jetojnë edhe sot.

Megjithë shtrirjen dhe efektet që kishte, tragjedia Çame është një nga më të
dhimbshmet tragjedi të Kombit dhe të Shtetit Shqiptar dhe kjo tragjedi
filloi në 27 Qershor 1944, në qytetin e Paramithisë, duke gllabëruar me
progresion të gjithë Çamërinë për të përfunduar në Mars të 1945.

Partia për Drejtësi dhe Integrim, (PDI) në kujtim të kësaj date të dhimbshme
për Kombin Shqiptar, dëshiron të organizoi tubime të ndryshme përkujtimi më
datë 25 qershor 2006, të cilat dëshirojmë të shërbejnë si një reflektim
mbarë popullor dhe si një ndërgjegjësim qytetar për të gjithë shqiptarët që
aspirojnë të jenë pjesë e Europës të së Drejtës Universale.

Kjo parti (PDI) dëshiron ti kujtojë qytetarët shqiptar se ideuesi dhe
ekzekutuesi i ketij gjenocidi kundër popullsisë së pafajshme dhe të
pambrojtur Çame, Napoleon Zerva, ndonëse se ka qënë një figurë problematike
në historinë e kombit të tij, gëzon të gjitha respektet pragmatike nga
shteti dhe qytetarët e tij.

PDI, me këtë rast dëshiron t’ju informojë se gjithesejcili nga ju, nëse ka
një ide, një mundësi dhe miq dhe mundet të organizoi një takim në shenjë
ndërgjegjësimi atje ku ai banon, punon dhe jeton, është i lutur të na
informojë për të bashkëpunuar.

Ne si parti (Kryesia e PDI-së) kemi menduar, në parim më datë 25 qershor
2006, të organizojmë një tubim në Jug të Shqipërisë në kufi me Çamërinë, për
të sensibilizuar si opinionin publik dhe politik Shqiptar, por edhe atë
ndërkombëtar për të drejtat e mohuara të Çamëve dhe nevojën e zgjidhjes së
këtij impassi të pajustifikuar.

Ndërkohë më datë 27 qershor duam të organizojmë edhe tubime në kryeqytete të
ndryshme te Europës, ku besojmë se së bashku me Ju do të mund ti realizojmë
me sukses.

Ne dëshirojmë tju pyesim edhe ju se si dhe çfarë mendoni? Si duhet të jetë
reagimi shqiptar për të përkutjuar këtë ditë të dhimbshme historike?

Ju mund të shkruani në Forumin tonë dhe të jeni pjesë e organizimeve
përkatëse duke u regjistruar on line ( http://www.pdi-al.com/merr_pjese.html
) në modulin e ofruar për këtë qëllim dhe te merrni pjesë ne tubimet që do
të organizojmë së bashku.

Në pritje të reagimeve tuaja,
Tahir Muhedini, Kryetar i PDI-së,
Amos Dojaka, Sekretar i Përgjithshëm i PDI-së
Galip Taho, Anëtar i Kryesisë së PDI-së dhe Kryetar i Degës së Tiranës

Partia për Drejtësi dhe Integrim, PDI
Adresa: Rr. "Kostandin Kristoforidhi" Pallati 17 katesh prane
Prokurorise se Pergjithshme, Kati Dyte, Apartamenti 6, Tiranë, Shqipëri
(Albania)Tel & Fax ++ 355 4231750, www.pdi-al.com
 
Top