Berisha takohet me liderë botërorë në Samitin e Ndryshimit të Klimës në SHBA

Kryeministri i Shqipërisë, z. Sali Berisha mori pjesë, përkrah liderëve botërorë, në hapjen e Samitit mbi Ndryshimin e Klimës që zhvillon punimet në SHBA. Gjatë seancës së samitit, platenë e përshëndeti Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon.

Pas ceremonisë, në kuadër të Samitit të Ndryshimit të Klimës, Kryeministri Berisha ishte i ftuar në drekën zyrtare dhe pasdite mori pjesë në Tryezën e Rrumbullakët të Kryetarëve të Shteteve dhe të Qeverive, të cilët diskutuan gjerësisht mbi këtë temë kaq shqetësuese për mbarë botën.

Ndërkohë më herët, Kryeministri Berisha u takua me liderë botërorë dhe drejtues të organizatave ndërkombëtare, pjesëmarrës në sesionin e 64-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork. Z. Berisha pati rastin të takohet dhe të bisedojë me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Moon, me Presidentin e Kinës Hujintao, si dhe me disa homologë të tij, Kryeministrin e Japonisë, Hotajama, Kryeministrin e Kuvajtit, Kryeministrin e Australisë, Kryeministrin e Zelandës së Re. Gjithashtu, Kryeministri u takua edhe me Presidentin e Austrisë, me Presidentin e Finlandës dhe disa personalitete te tjera, të pranishëm në Samit.

Gjatë bisedës me ta u diskutua dhe u shkëmbyen pikëpamje mbi zhvillimet në Shqipëri, reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare për integrimin e vendit në BE. Ne fokus te bisedimeve ishin gjithashtu edhe zhvillimet ndërkombëtare.

Kryeministri Berisha ftoi liderët botërorë të vizitojnë Shqipërinë si dhe u shprehu atyre gatishmërinë për një intensifikim të marrëdhënieve me vendet e tyre si në rrafshin politik ashtu dhe në atë ekonomik.
Takimi Sejdiu – Berisha

Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu dhe ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni, u takuan mbrëmë në Nju Jork me kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha dhe ministrin e Punëve të Jashtme Ilir Meta, në një darkë, që për nderë të dy delegacioneve e kishte shtruar misioni i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë në OKB. Në këtë takim të përzemërt u diskutua edhe për koordinimin e veprimeve të të dy delegacioneve në lobimin që do të bëjnë për përshpejtimin e njohjes së Kosovës nga vendet që ende nuk e kanë bërë këtë. Delegacioni i Kosovës dhe Shqipërisë do të marrin pjesë në punimet e Sesionit të 64 të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22834. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22834