Berisha: Të gjithë në protesta
Kryetari i PD-së i bën thirrje shqiptarëve nga Vlora që të mos lejojnë mafien
Berisha: Të gjithë në protesta
VLORË – Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u ka bërë dje, thirrje nga Vlora, të gjithë shqiptarëve të ngrihen në protesta, sepse sipas tij “Fatos Nano nuk deklaron se kush e vrau biznesmenin në Tiranë, por bredh në klasa e universitete”. Ai u shpreh se demokratët janë të gatshëm të mos lënë më në krye mafian e korrupsionin. Por, me votë të lirë e të ndershme, tha ai, të rrëzojmë pushtetin, sepse duhen shpëtuar shqiptarët nga duart e mafias. Ai u tha qytetarëve të Vlorës se bënë mirë që u ngritën në protesta për lirimin e 20 –vjeçarit, Klajdi Shehu dhe po kështu justifikoi edhe protestën e banorëve të Bathores. Sipas Berishës, banorët e Bathores bënë mirë që u ngritën në protesta, pasi socialistët nuk po i mbajnë premtimet që bënë në fushatë elektorale. Berisha mori dje, pjesë në aktivin e degës lokale të PD-së së këtij qyteti, që i zhvilloi punimet e tij në sallën e Pallatit të Kulturës "Labëria". Aktivi, i cili është hapur nga kryetari i degës lokale të PD-së së Vlorës, Shpëtim Xhyheri është përqëndruar tek organizimi i strukturave lokale të kësaj partie, në kuadër të fushatës së zgjedhjeve lokale. Drejtuesit vendorë të PD-së së Vlorës kanë denoncuar korrupsionin e pushtetarëve lokalë dhe u kanë kërkuar anëtarëve të tyre që të denoncojnë në çdo çast rastet e korrupsionit të socialistëve që drejtojnë pushtetin lokal të Vlorës. Nga ana e tij, kryetari i PD-së Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në aktivin e PD-së lokale të Vlorës ka kërkuar nga strukturat e kësaj partie, angazhim maksimal në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet e tetorit të këtij viti. Berisha ka theksuar rëndësinë që kanë seksionet e partisë dhe evidentimi në këto seksione i dosjeve për çdo qendër votimi, e cila hap dhe garanton suksesin. Duhet të dimë se sa votues janë të garantuar që do të votojnë për ne dhe kjo duhet bërë qysh tani, ka kërkuar Berisha. Nuk ka kohë për të pritur dhe mefshtësia nuk e justifikon qëllimin që kemi. Berisha tha se, krimi i organizuar po rrezikon vendin dhe korrupsioni ka marrë përmasa galopante, aq sa përmendej edhe në raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë. “Të punohet me njerëzit dhe të sqarohen ata për situatën”, -ka kërkuar Berisha në aktivin e PD-së së Vlorës. “Seksionet dhe grupseksionet e partisë, duhet të jenë në pararojë të veprimeve për fushatën elektorale”, -tha ai. Duke u ndalur përsëri tek situata e krimit në vend dhe në qytetin e Vlorës, Berisha tha se, Vlora nuk është e krimit, nuk është e mafias. “Vlora është e qytetarëve të saj të lirë, Vlora është e biznesit të ndershëm. Nuk duhet të rrimë dhe të presim e shohim me indiferentizëm atë që ndodh rreth nesh, por të vihemi në veprim kundër fenomeneve negative, pasi nuk mund të lemë që të na shtypë krimi i organizuar”, -është shprehur Berisha në aktivin e PD-së së Vlorës. Sipas tij, shkundja e seksioneve të Partisë Demokratike dhe marrja e situatës në dorë, do të bënte që vizioni i PD-së t’i tregonte njerëzve të vërtetën e situatës që po kalon vendi, u shpreh Berisha. Në aktiv e kanë marrë fjalën edhe shumë anëtarë të PD-së dhe kryesisë së saj në Vlorë, të cilët kanë denoncuar me ashpërsi drejtuesit e pushtetit lokal në Vlorë, korrupsionin dhe inkriminimin e njerëzve brenda policisë, gjë që e tregoi edhe rasti më i fundit i rrëmbimit të nipit të biznesmenit Sulo Shehu, ku ishte përfshirë edhe një polic i komisariatit të Vlorës, u shprehën diskutantët. Berisha ka bërë një vizitë edhe në familjen Shehu.
Ilir Ruci.