Berisha: Të gjithë në protesta

Mirditor

Primus registratum
Berisha: Të gjithë në protesta

Kryetari i PD-së i bën thirrje shqiptarëve nga Vlora që të mos lejojnë mafien

Berisha: Të gjithë në protesta

VLORË – Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u ka bërë dje, thirrje nga Vlora, të gjithë shqiptarëve të ngrihen në protesta, sepse sipas tij “Fatos Nano nuk deklaron se kush e vrau biznesmenin në Tiranë, por bredh në klasa e universitete”. Ai u shpreh se demokratët janë të gatshëm të mos lënë më në krye mafian e korrupsionin. Por, me votë të lirë e të ndershme, tha ai, të rrëzojmë pushtetin, sepse duhen shpëtuar shqiptarët nga duart e mafias. Ai u tha qytetarëve të Vlorës se bënë mirë që u ngritën në protesta për lirimin e 20 –vjeçarit, Klajdi Shehu dhe po kështu justifikoi edhe protestën e banorëve të Bathores. Sipas Berishës, banorët e Bathores bënë mirë që u ngritën në protesta, pasi socialistët nuk po i mbajnë premtimet që bënë në fushatë elektorale. Berisha mori dje, pjesë në aktivin e degës lokale të PD-së së këtij qyteti, që i zhvilloi punimet e tij në sallën e Pallatit të Kulturës "Labëria". Aktivi, i cili është hapur nga kryetari i degës lokale të PD-së së Vlorës, Shpëtim Xhyheri është përqëndruar tek organizimi i strukturave lokale të kësaj partie, në kuadër të fushatës së zgjedhjeve lokale. Drejtuesit vendorë të PD-së së Vlorës kanë denoncuar korrupsionin e pushtetarëve lokalë dhe u kanë kërkuar anëtarëve të tyre që të denoncojnë në çdo çast rastet e korrupsionit të socialistëve që drejtojnë pushtetin lokal të Vlorës. Nga ana e tij, kryetari i PD-së Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në aktivin e PD-së lokale të Vlorës ka kërkuar nga strukturat e kësaj partie, angazhim maksimal në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet e tetorit të këtij viti. Berisha ka theksuar rëndësinë që kanë seksionet e partisë dhe evidentimi në këto seksione i dosjeve për çdo qendër votimi, e cila hap dhe garanton suksesin. Duhet të dimë se sa votues janë të garantuar që do të votojnë për ne dhe kjo duhet bërë qysh tani, ka kërkuar Berisha. Nuk ka kohë për të pritur dhe mefshtësia nuk e justifikon qëllimin që kemi. Berisha tha se, krimi i organizuar po rrezikon vendin dhe korrupsioni ka marrë përmasa galopante, aq sa përmendej edhe në raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë. “Të punohet me njerëzit dhe të sqarohen ata për situatën”, -ka kërkuar Berisha në aktivin e PD-së së Vlorës. “Seksionet dhe grupseksionet e partisë, duhet të jenë në pararojë të veprimeve për fushatën elektorale”, -tha ai. Duke u ndalur përsëri tek situata e krimit në vend dhe në qytetin e Vlorës, Berisha tha se, Vlora nuk është e krimit, nuk është e mafias. “Vlora është e qytetarëve të saj të lirë, Vlora është e biznesit të ndershëm. Nuk duhet të rrimë dhe të presim e shohim me indiferentizëm atë që ndodh rreth nesh, por të vihemi në veprim kundër fenomeneve negative, pasi nuk mund të lemë që të na shtypë krimi i organizuar”, -është shprehur Berisha në aktivin e PD-së së Vlorës. Sipas tij, shkundja e seksioneve të Partisë Demokratike dhe marrja e situatës në dorë, do të bënte që vizioni i PD-së t’i tregonte njerëzve të vërtetën e situatës që po kalon vendi, u shpreh Berisha. Në aktiv e kanë marrë fjalën edhe shumë anëtarë të PD-së dhe kryesisë së saj në Vlorë, të cilët kanë denoncuar me ashpërsi drejtuesit e pushtetit lokal në Vlorë, korrupsionin dhe inkriminimin e njerëzve brenda policisë, gjë që e tregoi edhe rasti më i fundit i rrëmbimit të nipit të biznesmenit Sulo Shehu, ku ishte përfshirë edhe një polic i komisariatit të Vlorës, u shprehën diskutantët. Berisha ka bërë një vizitë edhe në familjen Shehu.
Ilir Ruci.
 

Albinos

Primus registratum
Re: Berisha: Të gjithë në protesta

Cmutin do Berisha ne Vlore?
A nuk ishte ai qe ja vuri flaken Shqiperise.
Tani therret protesta
devil.gif
smash.gif

Poshte ata qe i vene flaken Shqiperise
smash.gif
 

kastriot

Primus registratum
Re: Berisha: Të gjithë në protesta

<span style="font-style: italic">jo debate personale ju lutem</span>
 

blendiys

Primus registratum
Re: Berisha: Të gjithë në protesta

Fillimisht postuar nga albinos:
[qb] Cmutin do Berisha ne Vlore?
A nuk ishte ai qe ja vuri flaken Shqiperise.
Tani therret protesta
devil.gif
smash.gif

Poshte ata qe i vene flaken Shqiperise
smash.gif
[/qb]
Albinos!
Ben mire te lexosh artikujt e KJ ne periudhen 97-98!!
Aty mbase gjen nje pergjigje.
 

Xhaferr

Primus registratum
Re: Berisha: Të gjithë në protesta

Fillimisht postuar nga kastriot:
[qb]
Fillimisht postuar nga albinos:
[qb] Cmutin do Berisha ne Vlore?
A nuk ishte ai qe ja vuri flaken Shqiperise.
Tani therret protesta
devil.gif
smash.gif

Poshte ata qe i vene flaken Shqiperise
smash.gif
[/qb]
Mos mer Albinos kshtu se po na del se je nji Stalinist-Enverist i terbum.
Maje vetn bre dhe mos u trano n'ket far fejet. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/tongue.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;


Kastriot [/qb]
pse s'e di ti qe sali berisha eshte stalinisti-enveristi me i terbum ne tere shqiperine?

&quot; it acts in such a way that the maxim of your will can be considered at any time at the same time as principle of a general legislation &quot;
Immanuel Kant
me pelqen shume kjo firma jote, megjithese nuk jam fan i madh i kantit.
 

Albinos

Primus registratum
Re: Berisha: Të gjithë në protesta

<span style="font-style: italic">jo debate personale ju lutem</span>
 

Albinos

Primus registratum
Re: Berisha: Të gjithë në protesta

E Diele, 26 Tetor 2003


<ul style="list-style-type: disc">[*]BERISHA: DO DALIM NE PROTESTA[/list]

Eglantina Nasi

Lideri i opozites Sali Berisha konfirmon mundesine e fillimit te protestave per rrezimin e kryeministrit Nano. Menjehere pas kthimit nga Luksemburgu, ai deklaroi per mediat se zhvillimi i protestave do te jete njera nga rruget qe opozita do te zgjedhe per te realizuar largimin nga detyra te kreut aktual te qeverise socialiste. &quot;Dy jane rruget qe ne do te zgjedhim per te larguar Nanon nga qeveria. Ajo e kerkeses te President per shkarkimin e tij nga detyra dhe rruga tjeter e protestave te hapura&quot; deklaroi dje Berisha. Sipas tij, opozita do te paraqese para Presidentit te Republikes shume shpejt kerkesen per te shkarkuar nga detyra e kryeministrit te qeverise socialiste, kreun e PS-se Fatos Nano. Ideja per nje kerkese te tille u be e ditur nga lideri i opozites qe pas rrezimit ne parlament te dy dekreteve per zevendesimin e ministrave ne kabinetin qeveritar Nano. Sipas Berishes, opozita do te kerkoje nga Presidenti te perdore gjithe hapat kushtetuese lidhur me nje gje te tille. Nje nga keto, eshte ai i kerkeses qe presidenti Moisiu mund t'i beje kryeministrit Nano per dhenien e doreheqjes. Por ne rast se kjo nuk ka rezultat, opozita duket se ka gati rrugen tjeter, ate te daljes ne protesta kunder kryeministrit.

<ul style="list-style-type: disc">[*]Berisha akuzon qeverine e zv/ministrave[/list]

Lideri i opozites gjate deklarates se tij te djeshme ka dale kunder faktit qe qeveria e kryeministrit Nano po drejtohet nga zv/ministra. &quot;Nano nuk eshte gje tjeter vecse shembull i nje primitivizmi politik&quot; tha Berisha. Sipas tij, tani faktikisht vendi nuk drejtohet nga nje qeveri shumice. &quot;Por ka nje individ qe qe me primitivizmin e tij nuk di te largohet&quot; shtoi ai. Sipas tij, keto nuk jane vecse koherat dhe muajt e fundit te nje qeverie qe po terhiqet zvarre ne shkallen e plote te papergjegjshmerise se kryeministrit qe vertet po e trajton qeverine dhe qeverisjen e vendit tipikisht si nje padrino. Kjo sepse qeveria Nano ka humbur dy here radhazi legjitimitetin e saj teresisht, pasi nuk mblodhi dot jo gjysmen e parlamentit sic duhet ta kete, por as gjysmen e te pranishmeve ne parlament. Nga ana tjeter, lideri i opozites eshte i mendimit se mocioni i mosbesimit eshte konsumuar teresisht dhe kryeministri eshte i rrezuar. Doreheqja e tij sipas anetareve te selise blu eshte rregulli ne cdo vend ku respektohen rregullat me elementare

&quot;Koha Jone&quot;
 

Albinos

Primus registratum
Re: Berisha: Të gjithë në protesta

TIRANE- Menjëherë sapo ka zbritur në aeroportin &quot;Nënë Tereza&quot; në Rinas, kryetari i PD, Sali Berisha ka deklaruar se &quot;do ta kërrejmë Fatos Nanon nga posti i Kryeministrit&quot;. Një deklaratë e tillë, u bë nga Berisha pa kthimit nga Montekarlo, duke demonstruar se tashmë i është rikthyer sërish strategjisë së grushtit ushtarak. Menjëherë pas këtij kërcënimi përpara gjithë kamerave për ta kërryer kryeministrin Nano nga kryeministria, Berisha i ka bërë thirrjen më antikushtetuese presidentit të republikës, gjeneralit në pension Alfred Moisiu, që të shkarkojë kryeministrin Nano nga posti i kryeministrit. Ende nuk dihet nëse e ka marrë mesazhin Presidenti, apo zëdhënësi i tij, por ajo që mbetet ende enigmë është nëse do të pronocohet deputeti i PS, Ilir Meta apo jo në lidhje me deklaratën më të fundit të bashkëvotuesit ët tij kundër qeverisë së socialistëve. Deputeti Meta besojmë se do të prononcohet, pas asaj deklarate të një dite më parë kur ka deklaruar se ka qënë një hero në grushtin ushtarako-ordiner të 14 shtatorit të vitit 1998 të organizuar nga Berisha, kur ka lëvizur me autoblindë nga ministria e rendit tek RTVSH, pavarësisht se në atë ditë të gjithë shqiptarët kanë parë vetëm 2 blinda në rrugët e kryeqytetit, blinda që më vonë ranë në duart e pjestarëve puçit ushtarak.

Ende nuk dihet nëse do të prononcohen ish-presidenti Meidani, ish-kryetari i Parlamentit Gjinushi, të cilët nuk dihet se ku kanë qënë atë ditë, kur u dhunuan Parlamenti, kryesia e Parlamentit dhe Presidenca mbeti vetëm falë mendjes diabolike të Berishës për të ruajtur institucionin e Presidentit që sipas mendjes së tij do të ligjëronte grushtin ushtarak të shtetit. Ende nuk është harruar ajo vjeshtë e shtatorit të vitit 1998 kur hordhitë e armatosura rëndë të Sali Berishës kërkonin kokën e kryeministrit Nano dhe dhunuan, bastisën, pushtuan të gjitha institucionet e shtetit shqiptar, duke shënuar në këtë mënyrë në Shqipëri edhe të parin grusht ushtarak shteti, i cili fatmirësisht dështoi. Pas puçit institucional në Parlament tre ditë më parë të deputetit Meta dhe të deputetëve të tjerë bashkëvotues me të, deklarata e Berishës për kërrimin e kryeministrit Nano nga posti i kryeministrit është thirrja më luftarake dhe faza përmbyllëse e gjithë asaj që është gatuar gjatë gjithë këtyre muajve nga koalicioni më i ri tashmë Meta-Berisha për të kërryer kryeministrin Nano dhe vetë PSSH nga pushteti.

/S.V
Zeri Popullit
 

Guest
Re: Berisha: Të gjithë në protesta

oiiiiiii ju te hapni trute...si keni nerva edhe diskutoni Dr.Rrumpallen akoma??? &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/mad.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/mad.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Albinos

Primus registratum
Re: Berisha: Të gjithë në protesta

E Premte, 14 Nentor 2003


<ul style="list-style-type: disc">[*]FILLOJNE PROTESTAT MASIVE[/list]

Edlira Prenga

Opozita shqiptare bojkotoi dje zhvillimin e seances plenare. Kerkesa e opozites ne bllokim te zhvillimit te parlamentit eshte vetem hapi i pare qe eshte marre ne mbrojtje te Kushtetutes.

Pas kesaj pritet qe sheshet e Shqiperise te mbushen me demokrate qe do te ngrene zerin per zbatimin e Kushtetutes. Mirepo, cdo lloj shprehje e pakenaqeise ndaj qeverise, me siguri qe do te jete e shumefrekuentuar, jo vetem nga mbeshtetes te PD-se, por edhe nga qytetare te tjere, nga te papune, te padrita e te pabuke. Shumices se shqiptareve kjo qeveri ua ka shpifur. Keshtu qe, sheshet shume shpejt do te ziejne nga protestat popullore. Jo vetem qe nuk eshte nje qeveri efikase dhe ne sherbim te qytetareve, jo vetem qe eshte nje kabinet klanesh dhe tarafesh, por pervec ketyre eshte edhe ne kundershtim me ligjin themelor. Pra nuk eshte ne rregull as juridikisht. Te tilla qeveri shqiptaret nuk e kane zakon t'i suportojne. Dihet dhe pervoja e ka treguar, se kur fillojne protestat nis numerimi i oreve te Nanos. Eshte e sigurte qe kete kryeminister nuk e ze viti i ri.

Qellimi kete radhe ka te beje seriozisht me zgjidhjen e krizes qeveritare, e cila po funksionon me zv/ministra. Ky nuk eshte nje vendim i thjeshte vetem per seancen e dites se djeshme, por vendimi politik nga opozita do te pershkallezohet me te gjitha rruget demokratike, deri te dalja ne protesta masive. Seanca e djeshme parlamentare u nderpre dy here nga opozita deri ne bojkotin e plote te saj. Kerkesa e tyre ishte e thjeshte, ose mazhoranca te respektoje kushtetuten, ose te largohet nga drejtimi i qeverise. Per kete demokratet deputete, ne shenjen e pare te protestes se tyre parlamentare, u ulen ne tavolina duke ju rene atyre. Ky ishte dhe hapi i pare konkret i demokrateve ne mbrotje te Kushtetutes shqiptare, i cili ne ditet pasardhese pritet te marre nje forme tjeter. Burime prane PD-se, bejne te ditur se protestat masive do te jene levizja tjeter e tyre, kete radhe se bashku me njerezit e thjeshte. Nje gje te tille e konfirmoi dhe vete kreu demokrat, Sali Berisha pas seances se djeshme ne parlament. Duke u shprehur se per kete hap jane garant te gjithe shqiptaret Berisha vuri ne dukje se eshte kjo qeveri qe u ka vjedhur demokracine atyre. &quot;Garant jane qindra mijera shqiptare ndaj te cileve qeveria shqiptare sillet si kale troje. Ajo ka vjedhur demokracine e tyre&quot;, u shpreh Berisha lidhur me kete argument. &quot;Ne do te vazhdojme per shume kohe mbrojtjen e kushtetutes ne parlamenmt, nese keta mendojne se mund te mbajne qeveri antikushteuese, nese mendojne se Kushtetuten, qeverine dhe vendin mund ta mbajne peng te normave te tyre statutore, nese keta mendojne se mund te shkojne ne krijimin e qeverise ekstra parlamentare, atehere keta do te perballen me pasojat e te gjithe ketyre projekteve&quot;, vuri ne dukje, lideri demokrat, duke bere te qarte pasojat do te jene protestat masive.


Koha Jone
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Berisha: Të gjithë në protesta

o isako i doli gjumi dhe sales mbreme (edhe me duket se eshte ps-ist se nuk spjegohen ndryshe idiotesirat qe ben)

a do jesh dhe ti para kryeministrise

do beni prape grusht shteti (duke vjedhur argjendarite) apo ka ndonje plan me te mire kesaj rradhe?

&lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; do kerkoje doreheqjen e nanos pa paraqitur akoma mocion mosbesimi te parlament?!

apo nuk e di sala se cfare eshte parlamenti e si funksionon?!
 

rahmani

Primus registratum
Re: Berisha: Të gjithë në protesta

Ne Shqiperi ende hahet pasula nga nje kokerr
ende jane Komunistat e Korruptuar ne Pushtet.
Me puqe nuke arrihet asgje vetem qe e qone vendin
dhe disa vite mbas,te gjithe ata qe kane nevoj te
vjedhin Shtetin, nuk e dojn Demokracin e vendit dhe nuke ju interesone fati i populit Shqipetar
qe izolohet dhe i kufizohet maksimalisht jeta e qdo individi pse kjo ndodh keshtu, une mendoj se fajtor nuke esht klasa puntore por te ata qe qeverisin vendin.Po mos te kishte intersa personale do te dominonte nje demokraci si e kan vendet Europjane.Mendimi ime
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Berisha: Të gjithë në protesta

gene

Nuk e sheh vendodhjen time???
Une nuk mund te jem ne dy vende njekohesisht.
Nejse.Kjo pak rendesi ka.

Momentalisht eshte bere nje katraure ne Shqiperi,sa nuk e njeh qeni te zotin.
Mjere ata qe jetojne atje.

Kurse ne ketej ne perendim,jemi bere si mergata antikomuniste ne kohen e Enver Hoxhes.Me fjale e rrezuan komunizmin nja 1 milion here,me vepra i rrujten pallen Pederit.


Dr.Berisha pavarsisht se si eshte,ne qofte se arrin ti rrezoi nga pushteti Tosi dhe te gjith ata shushunjat e tjera,i ben nje nder vendit tone.

Ndoshta ty nuk te pelqen kjo zgjidhje,por momentalisht eshte me e mira.

P.s.

Dje Tosi futi ne PS nja 23 vete zv/ministra,biznesmen,miq te tij dhe te Xhoanes.

Don Michael Corleone donte te dilte nga mafia dhe te legalizonte biznesin (te &quot;Kumbari III &quot;),por tashme se linin te tjeret te dilte.
 

Guest
Re: Berisha: Të gjithë në protesta

hajt pra ke Sheshi me vrap.........
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Berisha: Të gjithë në protesta

amon isako mos quj doktor se pastaj do filloj ndonjeri te quaje nanon profesor (e ka vertet ate titull) dhe do na vije per te vj...e tamam pastaj &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

ma sqaro pak kete punen e anetareve te rinj po nuk pertove

ne c'pozicion i ka futur?

mendon se do ndikojne ne votimet e kongresit?
 

nardi71

Primus registratum
Re: Berisha: Të gjithë në protesta

Te na marrin te keqen e qeverise dhe partise te gjithe at qe llapin per protesta,Ata le te ulerijne po te duan se ne fatosa,pioner e anetare te byrose do ta mbajme ate edhe me gjak po te jete nevoja se me gjak e kemi fituar-Zoti u shtofte ditet drejtorave nendrejtorave doganierev dhe biznesmeneve qe me mire se vone e kuptuan se kontributi i tyre ne te mire te vendit ishte fshehur pas trine socine socialiste.

OOO na to male e n'ato shkrepa
te rrosh E...r sa te jete jeta
zerin shqipes ti lart ia ndrite
OOOOOOOOOOOOOOOOOOO-ooooh
Prostitutat pa breke na i qiteeeeeeeeeeeeeee.
Ajt jete te gjatee nje shendet per partine me shokun edi rama ne krye dhe marrte nga ditet tuaja ishalla,
po pijeni me fund
se erdhen ditet dhe po se pite-pyesni perrreth se ci ka gjet.
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Berisha: Të gjithë në protesta

gene

As une nuk e kam te qarte se perse Tosi i ka futur ata 23 vetet ne PS.Ta thashe edhe me siper,tani nuk po e njeh me qeni te zotin,aq rremuje eshte bere.

Nje gje dihet me 100%.
Perderi sa i futi Tosi,do luajne lojen e tij.
Kur,si,qysh???
Le te surprizohemi.
 
Top