berisha-shqiperia mund te perfundoje si qipro!

DFV

Primus registratum
Re: berisha-shqiperia mund te perfundoje si qipro!

Dihet tashme qe Nano eshte nje demagog i persosur sa ne Shqiperi nuk i gjendet shoku, por ne rastin e Qipros une nuk shohe as gje nga ato qe brockullit Berisha me kompanine e tij te falementuar,thjeshte eshte nje krahasim(Sigurishte edhe ne kete raste i pa pershtatshem) qe behet lidhur me harresen qe mund te ndodhe ndaj komunitetit nderkombetar.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: berisha-shqiperia mund te perfundoje si qipro!

Me aq sa lexohej (berisha - shqiperia si qirpo) dukej nje marrezi dhe kete nuk e ndryshova edhe kur korigjova emrin. Gjithashtu thashe se prisja te dija dicka me teper per te bere nje koment.
Nuk eshte normale sepse e thote nano por sepse konteksti i diskutimit ne te cilen behet analogjia me con natyrshem te mendoj se ajo (analogjia) nuk behet ne ndarjen etnike por ne humbjen e interesit te nderkombetareve per shkak te mosmarreveshjeve (dhe nuk u tha qe keto mosmarreveshje jane etnike)
Cdo lloj interpretimi tjeter me duket perj injorantesh qe nuk dine ku te kapen

germat formojne fjale, fjalet formojne fjali, fjalite formojme mendime dhe analiza behet ne keto te fundit (mendimet) e jo ne ato te parat (germat apo ndonje fjale apo fjali e hequr vecas nga konteksti)

Ne pergjigje te pyetjes tende te sinqerte do te thoja me sinqeritet - C'M... hyn greqia ne kete mes?


tani per qefin tim doja te shtoja:
nano Duhet te kish menduar disi me teper perpara se te bente kete analogji, sidomos duke patur parasysh faktin qe ministri i rendit theksoi ne parlament se PROTESTUESIT ISHIN KRYESISHT NGA VERIU
shrug.gif
dhe duke patur parasysh faktin qe akoma nuk e kemi tretur mire ate prag koflikti ne te cilin na coi miku i tij Berisha
 

rosen

Primus registratum
Re: berisha-shqiperia mund te perfundoje si qipro!

Nano flet per ate qe te huajt bejne ne shqiperi dhe nuk flet per ate qe ai po ben ne shqiperi.Dhe, Martin mos u knaq me pak!!!
 

ALSO

Primus registratum
Re: berisha-shqiperia mund te perfundoje si qipro!

Shume gjera qe kane lidhje me ekonomine gjate periudhes se qeverisjes NANO tregojne se DI se cben ne mbeshtetje te interesave te fqinjeve apo je kunder????
 

Leopardii

Primus registratum
Re: berisha-shqiperia mund te perfundoje si qipro!

zoti nano ka qene i pire kur ze ne goje QIPRON

por paska qene i pire edhe kur takon sot zotin nikolas geixh qe ze ne goje VORIO-EPIRIN .

edhe cfare mendimesh ka zoti NIKOLASSS lecojeni vete ne shkrimin e shekullit.
shikoni edhe foton e shekullit kur zoti nano buzqesh atij personi qe ka pretendime territoriale ndaj tokave shqiptare.
si shume dashamires duken !!!!
smash.gif



Geixh: “Omonia” nuk ka besimin që duhet të ketë

“Shohim që “Omonia” ka fituar shumë, por duhet të shohim edhe problemet që ka”, - u ka thënë delegatëve të Konferencës së 6-të Nikolas Geixh, emri i njohur i lobit grek në Amerikë. Një nga dobësitë që ai ka vënë në dukje ka qenë fakti që “Omonia” ende nuk ka besimin që duhet të ketë në të ashtuquajturin “Vorioepir”
smash.gif
, në Shqipëri dhe akoma me shumë në Sarandë, ka vërejtur greko-amerikani Geixh. Fakti që ende gjenden njerëz që thonë se kjo nuk është një organizatë e gjithë grekëve të Shëipërisë, pavarësisht nga aderimi politik i tyre-ka shtuar ai- tregon për hapësirat e lëna bosh në vetëdijen e tyre kombëtare. Gazetari dhe politikani ka folur hapur me pakënaqësi për mefshtësinë me të cilën reagohet shpesh, duke e argumentuar këtë me mospërmbushjen e kushteve të kërkuara nga një delegacion i “Omonia”-s i ftuar të kontaktojë me Departamentin e Shtetit në Amerikë. “Kam 2 vjet që them të përpilohet një tekst kërkesash specifike, por idetë e reja nuk duken të dalin mbi idetë e vjetra”. Nga ana e tij Geixh ka veçuar disa elemente të domosdoshëm të ringritjes së punës së kësaj organizate etnike, duke renditur parësor rifitimin e besimit tek çdo njeri që i përket kësaj etnie, rikthimin e njerëzve të mundshëm nga emigracioni dhe krijimin e një imazhi të ri në Shqipëri, ku njerëzit të thonë se “Omonia” është një organizatë e fortë në këtë shtet. Forcën e bashkimit ai e ka argumentuar duke sjellë në vëmendjen e të pranishmëve episodin e burgosjes së 8 kurdëve në Turqi në të njëjtën kohë kur u ndëshkuan me burg edhe 5 nga kuadrot e “Omonia”-s nga shteti shqiptar. Ndërkohë që kurdët u mbajtën në burg për 12 vjet,- ka vijuar ai-falë ndërhyrjes sonë, grekët e Shqipërisë fituan lirinë. Kurrë nuk do ndalim së kërkuari të drejtat tona
smash.gif
, sepse ato janë të shenjta, ka përfunduar Geixh.


23/02/2004


e kush qenkan keto te drejta qe ata te OMONIAS i paskan te mohura edhe zoti nikolas ka ardhur ti mbroje ?????????'

hmmmmmm MOS eshte ideja e qipros???????'

nejse eshte mire qe zoti NANO te rrije larg ketyre personave e ketyre teorive.
socialistet nuk duhet ta ndjekin verberisht kete person qe po i fundos me duart e tij .
mua nano me ato shprehjet e tij nuk me duken shume shprehje pijaneci ose te rastesishme .
se si shpesh perseriten .
e nuk jane thjesht koicidenca.
le te shohim sesi do te vazhdoje.
por........ i ka hipur ne koke pushteti me duket ashtu sic ka thene dikush tjeter ne PS.
 

Martin Gora

Primus registratum
Re: berisha-shqiperia mund te perfundoje si qipro!

Po cfare te bej Nano te zihet me Geixh dhe Greqine.
A ka takat shqiperia ti perballoje pasojat e nje konflikti me Greqine qe puneson 300 mije shqiptare, dhe qe i mban peng shqiperise ndihma dhe antaresimin ne Europe ne rast konflikti??

Sigurisht qe Nano do qeshe, se ai eshte diplomat dhe politikan dhe jo bajraktar koketrash ma kame ne brez e me kanun ne koke. Nano do qesh dhe do shtiret finok, te kerkoje marrveshje dhe ti zgjidhe gjerat jo si qemoti por si ne shekullin e 21.

Amerika dhe bota do na mbeshtese ne 10 here me shume kur shikon se ne nuk jemi barbare dhe nuk dime te ulemi ne tryeze e te bisedojme si komb i civilizuar per cdo lloj problemi. Geixh u shoqerua nga ambasadori amerikan disa here, cfare te bej Nano ti mbylle deren?

Ndoshta andej nga Bjeshket e Namuna ku problemet zgjidhen me pushke po, por ketu ne mes te civilizimit kundershtari mundet me diplomaci dhe finokeri politike, si i thone llafit "me te qeshur me ta ngjeshur", dhe qysh prej ardhjes se PS dhe Nanos ne pushtet ceshtja came jo vetem qe u eshte permendur grekerve sy me sy, por ajo tashme po debatohet ne instancat me te larta te parlamentit Europian.

Po ky eshte mentaliteti shqiptar, egersire dhe plot inat e agresivitet. Ne jemi te paafte ti bejme Geixhit ate qe ai na ben ne, dhe keshtu hakerrehemi me veten tone si injorante dhe idiote. Shajme e mallkojme plot inat e urrejtje njeri-tjetrin si grek e serb, per inat te Geixh.

Nuk ka faj Nano se deklaratat e tij, perdridhen dhe interpretohen ne menyre me perverte dhe te peshtire nga shqiptare injorante dhe konfliktndjelles. Sepse mentaliteti shpatarak dhe agresiv mbizoteron ne kokat e nxehta, por boshe te shume shqiptareve Nano nuk mban pergjegjesi. Eshte tipike ky mentalitet i trasheguar nga diktatura, kur sa here qe punet nuk shkojne mire, krijohej nje konflikt me armiq imagjinare te brendshem, keshtu qe te krijohej nje imazh pasigurie i cili do sjelle nevojen per nje lider. Berisha e beri kete per plot 5 vjet kur ai akuzonte "komunistet" per cdo falimentim te tij, duke i bere ata pro-serbe, pro-grek, sabotatore etj etj sic edhe e vertetoi raporti i kryexhahilit Gazidede ne parlament per 97.
Dhe mqs sot lideri vet ne kete rast sulmohet si armik, atehere eshte ky qe duhet zevendesuar me nje tjeter, me mentalitet agresiv dhe impulsiv sa me afer atij te turmes qe ne fakt do na mjeroje me shume dhe me shpejt.

Ja kjo eshte MALOKERIA dhe XHAHILLLEKU qe permend une ketu.
 

rosen

Primus registratum
Re: berisha-shqiperia mund te perfundoje si qipro!

What is the European Union doing to help Albania?

From 1991-2004 the EU has allocated 1273.1 million € in total to Albania, of which the main allocations have been done under PHARE and from 2001 onwards under CARDS programme. The second largest allocation is formed by the EIB loans followed by the Humanitarian assistance which was finished in 2001
 

rosen

Primus registratum
Re: berisha-shqiperia mund te perfundoje si qipro!

Albania - Stabilisation & Association Report

COMMISSION STAFF WORKING PAPER
Brussels, March 26, 2003- SEC(3003) - 339


Full text
Executive summary

Limited progress has been made by Albania in addressing the many challenges it has to face. Recommendations included in the 2002 Stabilisation and Association process (SAp) report have been only partially addressed. The relative, although still fragile, political stability and renewed inter-party dialogue achieved in spring 2002 allowed the smooth election of a new President but has not yet translated into significant achievements in terms of reforms.

This new political climate has led to some progress in the implementation of the international community’s recommendations to improve Albania’s electoral procedures. However, it has not been sufficient to respond to the constitutional requirements regarding the restitution of or compensation for land expropriated during the communist era. While there has been progress in developing good regional co-operation, the implementation of the rule of law remains deficient, notably due to weak law-enforcement institutions, limited administrative capacity, corruption and organised crime. Individual freedoms and human rights are guaranteed by Albanian law, but there is clear room for improvement as regards implementation. Albanian attitudes towards minorities remain generally constructive, but there has been limited ambition to strive for higher standards.

GDP growth in Albania remained sustained and reached 4.5 to 5%, down from 6.5% in 2001. The overall economic performance has however fallen below expectations over the reporting period. The main reasons for this slowdown have been the continuing problems in the electricity sector, the generally depressed state of the world economy, limited growth in the agricultural sector and the insufficient performance of the customs and tax administrations. The authorities partly managed to cope with these adverse conditions: both the fiscal deficit and the inflation figures were within target. Progress in the privatisation process and the restructuring of the financial sector has been limited. The overall business climate has not improved significantly despite some initiatives aimed at supporting business promotion and encouraging local and foreign investment. Legal security remains insufficient and commercial laws inadequate to foster business development. Certain steps have been taken to improve the generally poor situation in the various Albanian economic sectors, such as transport, energy or agriculture, but these efforts will need to be sustained over the medium term in order to achieve any significant results.

After delays due to Albania’s difficulties in guaranteeing political stability and implementing reforms, negotiations for a Stabilisation and Association Agreement (SAA) were officially launched at the end of January 2003. However, at the current pace of reform implementation, negotiations risk being long and drawn out. Before negotiations can be concluded, Albania will need to demonstrate its ability to implement the provisions of the future Agreement, and to address the priority issues identified by the European Union (EU) through its various reports and monitoring instruments. Albania should pay particular attention to the Justice and Home Affairs sector if it is to make meaningful progress in the Stabilisation and Association process (SAp). Some improvements have been noticed in controlling illegal migration towards the EU, but trafficking in human beings, drugs and other forms of organised crime, as well as corruption in key areas such as the judicial system, customs and police, remain matters of deep concern. Improvements in the judiciary have been limited and the prosecution of crimes poor, despite an increased number of detentions. Albania will only be able to address these difficult issues if there is real commitment by the Government, the Albanian political forces and the law enforcement bodies (including the prosecution office and the judiciary), and full determination to translate that commitment into action.
 

Martin Gora

Primus registratum
Re: berisha-shqiperia mund te perfundoje si qipro!

Leu

Jo zoteri nuk do na duhen aspak pushket e Malokeve per tu mbrojtur nga Greku. Sulmet dhe synimet greke sot as qe mund te krahasohen me ato te shekullit te kaluar qe kane qene shume here me barbare dhe katile, por greku prape nuk eshte futur dot.

Puna e grekut eshte pretendimi ndaj territoreve tona, pra interesi i tyre, ashtu sic duhet qe edhe ne ti sherbejme interesit tone qe eshte me delikat. Ne kemi 300 mije shqiptare ne Greqi, kthimi i te cileve do te thote mjerim i metejshem per ne. Ne greku na mban peng ndihmat, bllokimi i te cilave do te thote mjerim i metejshem per ne etj etj.

Dhe MJERIMI dhe jo diplomacia eshte armiku me i keq i shqiptarizmit. Nje shqiptar u mjeruar do ta shese shqiptarizmin 10 here me lire. Enver Hoxha per 50 vjet propagandoi nje nacionalizem ekstrem, por qe e pame sa vlera kishte kur u shoqerua me mjerim. Ja keshtu edhe sot, ca maloke si Kaci ketu te tregojne se si duhet te jesh patriot edhe me barkun bosh. Pra nje utopi, si ajo e Hoxhes.

Nje malok koketrash si puna e Kacit nuk mund ti tregoje asnje shqiptari se sa apo si duhet ta shpalose patriotizmin, sidomos kur ky i kendon nje lideri shqiptar si Berisha qe e beri shqiperine kombin me gerdalle ne Europe, e zhyti ne konflikt dhe sherr te brendshem kaq keq saqe greku dhe serbi mund ta merrte Shqiperine me shoqaten e gjuetareve. Shikoje hipokrizine perverte te ketyre malokeve. Si mund te akuzojne keta per hajdute Nanon kur nen pushtetin e tyre u vodhen mbi 1 miliarde dollare ne mes te dites, nga ata qe ky pushtet i konsiderote si "dallandyshe te demokracise". Kjo si i thone llafit eshte per ta shqyer. Kush eshte ai budalla qe i beson akuzave te atyre pushteti i te cileve na coi ne nje 97?


Geixh mori shume mbeshtetje nderkombetare ne 94-95 kur u futen ne burg 5 minoritaret, pikerisht pra kur ne iu nenshtruam instinktit bajraktaro malok. Nuk ka rendesi nese ata ishin te fajshem apo jo. Rendesi ka qe nuk triumfoi diplomacia dhe finokeria, por malokeria. Ata minoritare prape dolen nga burgu shume shpejt dhe ne vuajtem konseguencat. Ne gjate 92-97 e pame fare mire se si na u vrane ushtaret brenda kufijve, se si operacionet fshesa kthenin nga 20 mije refugjate ne jave dhe se si na u bllokuan ndihmat e KE.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: berisha-shqiperia mund te perfundoje si qipro!

shkruar nga martin 1.
------------------------
Geixh mori shume mbeshtetje nderkombetare ne 94-95 kur u futen ne burg 5 minoritaret, pikerisht pra kur ne iu nenshtruam instinktit bajraktaro malok. Nuk ka rendesi nese ata ishin te fajshem apo jo. Rendesi ka qe nuk triumfoi diplomacia dhe finokeria, por malokeria. Ata minoritare prape dolen nga burgu shume shpejt dhe ne vuajtem konseguencat. Ne gjate 92-97 e pame fare mire se si na u vrane ushtaret brenda kufijve, se si operacionet fshesa kthenin nga 20 mije refugjate ne jave dhe se si na u bllokuan ndihmat e KE.
--------------------------------


jam dakort me ty martin1 per kete pjese.

cdo shqiptar e kupton qe nuk na intereson konflikti me greket .

por eshte e drejte qe per hire te idese qe ne greqi punojne 300.000 mije shqiptare te ngelim peng gjithe jeten e te gjithe 3.000.000 shqiptare e tjere?

me kujtohen fjalet e ambasadorit shqiptar ne keshillin e evropes ne bruksel(kuko me duket se quhej) qe avokatet tane ne evrope jane AUSTRIA e ITALIA .

pra nuk eshte momenti qe edhe ne ti drejtojme syte me shume nga evropa e vertet edhe jo nga athina qe sic e pohon edhe ti vete qe paska qellime territoriale?

eshte me mire qe te vendosim paqen me njeri-tjetrin e pastaj do ta kemi me te lehte per te punuar e mbrojtur kunder grekut ??.

po dikush thote qe me malokun berishe nuk behet muhabet e paqe (ndoshta mund te jete e vertet )por edhe me zotin nano qe na hiqet si i finok e i zgjuar (ketu une kam dyshimet e mia)keta "maloket" thone te njejta gjera.
pra i vetmi fitimtar ne kete mes eshte geixh me greqine .

ateher nuk eshte mire qe te dy krahet te bejne nje hap perpara per ti dhene fund ketij konflikti qe i intereson gjithmone e me shume e vetem grekeve .
ku edhe per koicidence ky konflikt eshte midis njerit nga tropoja e njerit qe e ka origjinen jo shume larg kufirit me greqine.

po nqs se nuk jane te zote ta bejne kete gje keta dy persona ( edhe kjo vertetohet me 14 vuajtje te kota nga berisha-nano) nuk eshte momenti qe ti heqim keta persona me gjithe grupet qe i mbeshtesin edhe te hyje nje fryme e re e ngjashme me rilindasit tane ( ismail qemali nuk i tha asnjeher malok isa boletinit por edhe isa boletini e dint mire sesa grek ishte ismail qemali edhe dihet mire se cfare solli ky bashk-punim ).

pastaj sipas mendimit tend eshte me te vertet rastesi qe kemi kete gjendje ne shqiperi?

eshte rastesi qe si kryeminister te kemi zotin fatos ?
 

Leopardii

Primus registratum
Re: berisha-shqiperia mund te perfundoje si qipro!

Eshte rastesi qe ne importin e naftes vjen kryesisht nga greqia ?
Eshte rastesi qe te gjitha cigaret vijne nga greqia?
Eshte rastesi qe pjesa me e madhe e prodhimeve bujqesore nga domata deri te bananat vijne nga greqia duke lene fshatarin tone ne gjendje mjerimi?
Eshte rastesi qe GREQIA ka numrin me te madhe te bankave qe veprojne ne shqiperi ( me saktesi 3 te tilla e te gjitha me kapital grek ku italia qe merr pothuajse te gjithe eksportin shqiptar ka vetem 1 banke ku italianet kane vetem 40% te kapitalit , 20 % Berzh e 40% shteti shqiptar)

Eshte rastesisht qe kompania e vetme telefonise cellulare AMC u shit pikerisht kompanise greke OTE .

Po eshte edhe rastesi qe edhe licenza e dyte e telefonise mobile ju dha vodafone ku per Rastesi me 49 % eshte pronare edhe panafonja greke.

Eshte rastesi qe shkaterremi i telecomit shqiptar(nga 20 milion fitim qe kishte vite me pare ishte nga kompanite me fitimprurese shqiptare mgjs cmimet qesharake qe kishte per biseda brenda vendit edhe sot keto jane te rritura 3 here) erdhi pikerisht nga kontratat e interkonjeksionit qe kjo ndermarrje e drejtuar nga djali i tezes se kryeministrit beri me keto dy kompani greke?

Eshte rastesi qe kryeministri shqiptar eshte martuar me nje femer qe ka nje te kaluar shume te dyshimte. Si ka mundesi nje emigrante nene e njefemije e ndare nga burri arrin te bleje e te bredhi me helikopter te shoqerise se saj? Nje pjese e madhe e pjestarve te albforumit jetojne jashte edhe e kuptojne se sa e pamundur eshte te arrish me djerse gjithe kete pasuri.

Po rastesi eshte fakti qe pikerisht ajo emigroi e u be e pasur ne greqi (se si u be e pasur imagjinoheni vete) edhe Pikerisht ne greqi ?

Eshte rastesi qe edhe kryeministri i te gjithe shqiptarve na martohet me keta personazhe kaq te dyshimt e kaq te lidhur me greqine?

Eshte rastesi qe zoti fatos e gruaja e tij shumicen e vizitave te bera ne ndonje shtet te huaj i ben Pikerisht drejt greqise (lind pyetja ……. mos ka lidhur gje zorret e barkut me greket?-ajo po por edhe kryeministri .........).

Eshte rastesi qe zoti kryeminister dy dite perpara manifestimit me te madh te opozites te kryesuar nga nje “malok”na ze ne goje QIPRON qe cdo njeri qe di dicka nga historia e ketij vendi e kupton sesi ajo doli nga vemendja nderkombetare (duke u ndare ne dy pjese , njera turke e tjetra si per RASTESI pikerisht greke e duke i dhene fund konfliktit).

Eshte rastesi qe kryeministri i te gjithe shqiptarve na takon ne te njejten dite(ose te nesermen) persona si GEIXH qe zene ne goje vorio-epirin ?

Eshte rastesi qe babai i kryeministrit SHQIPTAR quhet THANAS ????.

Eshte rastesi qe ne keto vitet e fundit i jepen baza ushtarake nje vendi qe akoma ka ligjin e luftes me shqiperine sic eshte GREQIA (nuk ka asnje precendent te tille , qe nje shtet eshte ne ne gjendje lufte me nje tjter edhe ky tjetri i dhuron nje baze ushtarake pikerisht ne territorin e tij, edhe pikerisht 45 km nga kryeqyteti
smash.gif
)?

Eshte rastesi qe kjo baza jepet pikerisht ne bisht -palle ku edhe fillon zona e “malokeve”
smash.gif
?

Eshte rastesi …………………… etj, etj .
Pra te gjitha jane rastesi??????????????

Pra “maloket e trashe“ paskan kuptuar se nga po anon peshorja edhe po ngrejne zerin e po therrasin qe nano = grek.
Por disa te tjere persona qe jane afer nanos fillojne te shajne keta persona me epitete si ANORMAL vetem-e vetem qe shqiptaret e tjere te flejne gjume e mos te degjojne fjalet e nje anormali .
Si rrjedhim edhe sduhet ti BESOJNE fjalet e tij, keshtu qe fatosi , biri i THANASIT te vazhdoje "punen" i qete .

Hmmmmmm………………………

Ka ardhur koha qe te cohen rilindasit me kengen e tyre :
” shqiperine e morri greku e i .................................... “
edhe keta persona nuk ishin nga tropoja po nga zona shqiptare shume afer asaj greqie qe zoti fatos po ja kref si shume bishtin , per hire te idese qe ai eshte "finok" , i perparuar, diplomat, e "politikan i stervitur" .
por eshte valle Fatos nano me karriere politike 13 vjecare aq "finok" qe tja hedhi "finokeve" grek??

shikoni se cfare shkruan nexhmija :
---------------------
Për çdo muaj ajo ka 100 dollarë në dispozicion. “Natyrisht kjo nuk më mjafton“, thotë Nexhmije Hoxha me ton të sigurt, “ata nuk më japin shtëpi. Po unë kam kontribuar, kam luftuar. Ata refuzojnë të më japin dokumentat“. Zëri i qartë, toni i çjerrë. Ata – ata janë nxënësit e saj, të favorizuarit e dikurshëm, tani pushtetmbajtës në Shqipëri.
“Fatos Nano, kryeministri, ka qenë funksionar në Institutin tim të studimeve marksiste-leniniste. Unë e kam sjellë aty
smash.gif
“. Pastaj ajo thotë: “Fatos Nano ka bërë dëm të madh
smash.gif
.
Ndoshta pushteti i ka hipur në kokë
smash.gif
.
Ai kurrë nuk ka qenë politikan
smash.gif
.
Ai është i papërgjegjshëm.
Duhet të respektohet populli“
-----------

edhe kur keto gjera i shkruan nexhmija qe e ka "rritur" vete fatosin mendojeni vete mendimin tim ....... .
Vetem te jesh NAIV qe ti besosh qe te gjitha ato te shkruar siper qenkan rastesi.

Kjo eshte frika ime edhe e nje pjese te madhe te shqiptarve.
qe ta themi troc "PO na mban shume ere zoti fatos"


krahasojeni vete me friken e Martinit :
-----------------
Ja kjo eshte frika qe kam une nga maloket, se ata si barbare dhe xhahile qe jane, nuk dine te ndertojne komb dhe as shtet, e me tej sic e provuan ne 97 na cojne edhe ne lufte civile.
----------------------
 

kastriot

Primus registratum
Re: berisha-shqiperia mund te perfundoje si qipro!

Fillimisht postuar nga kastriot:
[qb]
Fillimisht postuar nga Martin1:
[qb] Po cfare te bej Nano te zihet me Geixh dhe Greqine.
...........[/qb]
<span style="font-weight: bold">Nick Gage duke ndihmuar Nanon qe ta beje Shqiperine si Qipro dmth simbas Martin Prapanices duke bere marreveshje dmth. pazar me tokat shqiptare</span> &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

url]
[/qb]
Grekoamerikani Nikolas Geixh ne konferencen e 6-te te organizates &quot;Omonia&quot;, e cila perbehet nga nje pakice qe nuk perfaqeson gjithe pakicen greke ne disa komuna e dy bashki Jug te Shqiperise, ka thene nder te tjera se kjo organizate nuk ka besimin qe duhet te kete ne &quot;Vorioepir&quot;, ne Shqiperi dhe akoma me shume ne Sarande. Ky njeri i letrave, i perfshire shpesh ne politiken shqiptare, po na bind gjithnje e me shume se udhetimet e largeta e te mundimshme te tij kane pas nje fature te rrezikshme. Nuk e di, por ky njeri qe vjen nga vendi i demokracise, kur flet ne Shqiperi te duket se vjen jo nga vendi i statujes se Lirise, por nga Pale e Bosnje-Hercegovines?! Ai shendrrohet thjesht ne nje ballkanas ose sipas leksikut te politologjise ne raportin &quot;homo balkanikus&quot;, te viteve '70 apo '80. Ne rrugetimin e tij te fundit, Nikolas Geixh tregoi fytyren e vertete te nje nacionalisti tipik ballkanik, shumicen e te cileve po i kerkon Karla Del Ponte. Ai u flet shqiptaro-grekeve ne Jug te vendit, me konkretisht ne Sarande, per &quot;Vorioepir&quot;! Nuk eshte cudi per shqiptaret, perfshire edhe shqiptaro-greket, se greko-amerikanit i ka mbetur kujtesa ne vitet e Mitropolitit te Konices, raso dhe shpirtziut, rahmetli Sebastiano. Te pretendosh te zgjosh urrejtjet nacionaliste permes promovimit te endrrave false, te tejkaluara tashme edhe nga ballkanasit me periferike apo rurale, ne perpjekjet e tyre per integrimin e plote ne Evrope, do te ishte vertet nje perpjekje sa e deshperuar, aq edhe fatale per autoret, perkatesisht edhe per zotin Geixh. <span style="font-weight: bold"> Perpos te tjerash, pare ne planin moral dhe jo vetem aq, ky njeri te shfaqet i pabese, kur na sillet here si politikan ne Tirane, here si shovinisto-nacionalist ne Sarande. Me kete rast, na duket e drejte te kemi edhe vemendjen e Ambasadorit te SHBA ne Tirane, i cili eshte pare te shoqeroje personin ne fjale ne takime te rendesishme me politikane shqiptare.</span> Eshte e drejte t'ia tregojne fjalen e Geixh ne Sarande zotit Ambasador dhe te dije cili eshte ky &quot;Vorioepiri&quot; i Gejxh, shtet, rajon, apo enderr? Edhe politikanet e larte shqiptare, duhet te mos e percjellin me indiference &quot;eeekendin&quot; e Geixh. I cili flet per hartimin e kerkesave specifike te omonareve. Duke harruar se pa dashjen e tij, ka bere nje krahasim qe i ben nder shtetit shqiptar e shtetasve te tij, perfshire edhe ata te cilet Geixh i quan &quot;vorioepiriote&quot;. Duke sjelle ne vemendjen e te pranishmeve episodin e burgosjes se 8 kurdeve ne Turqi ne te njejten kohe kur u ndeshkuan me burg edhe 5 nga kuadrot e &quot;Omonia&quot;-s nga shteti shqiptar, Geixh u ka kujtuar omonareve se ndersa kurdet u mbajten ne burg per 12 vjet, greket e Shqiperise fituan lirine, sipas tij, fale nderhyrjeve nga greket. Duke bere nje krahasim te drejtuesve te Omonias me kurdet, vete geixh ka fyer edhe bashkepatriotet e vet. Duhet t'i kujtojme Geixh se Shqiperia nuk eshte Kurdistan, pendryshe Geixh nuk mund te sillet si &quot;Ocalan&quot;. Geixh ne tre kopje, nje per prezencen ne SHBA, nje per vizitat ne Tirane dhe nje per &quot;luftetarin e ceshtjes greke&quot; ne Shqiperi. Provokacioni i tejzgjatur i Geixh ne Shqiperi pas fjales se fundit ne kuvendin e Omonia-s, duhet pare si nje akt antikushtetues. Fjalori dhe militimi politik i tij ne brendi dhe apel, jane nje akt penal, te cilin jam i sigurt qe shume qytetare shqiptare kane per ta vleresuar, duke i premtuar prezences apo rishfaqjes se ketij mercenari te dyshimte te planeve te erreta gjeopolitike, nje perballje dhe refuzim publik.


Marre nga Koha Jone Online
 

Guest
Re: berisha-shqiperia mund te perfundoje si qipro!

Fillimisht postuar nga Never Say Never:
[qb] Gene ne radhe te pare do te te lutesha qe per korrektesi te ndyshosh titullin e temes!!!!

E dyta me duket e habitshme sesi kur kujtove se kete e kishte thene Berisha nuk hezitove per ta paraqitur ketu si diçka te rende. Me pas kur e kuptove lapsusin na thua se kur e thote nano eshte normale.

Jam shume dakort me ty qe po ta shohesh nga pika te ndryshme kendveshtrimi nuk mund te nxjeresh te njejtin perfundim, dhe se ti e une nuk kemi te njejtin kendveshtrim. Kjo sidomos kur nje teme fillohet per infinitin e kafsherive qe thote ky tradhtari yne i damkosur, nano, dhe perfundon ne ate se çfare perfaqon Berisha.

Dhe se fundi dua t'ju beje nje pyetje te sinqerte. Duke supozuar se ju qe nuk shihni asgje te keqe ne ate çka thene Nano, jeni atdhetare; çfare eshte ajo qe do t'ju bente te ndryshonit ide? Mos ndoshta qe ai te shprehet qe Shqiperia eshte Greqi???? [/qb]
 

kastriot

Primus registratum
Re: berisha-shqiperia mund te perfundoje si qipro!

Fillimisht postuar nga kastriot:
[qb]
Fillimisht postuar nga Martin1:
[qb] Po cfare te bej Nano te zihet me Geixh dhe Greqine.
...........[/qb]
<span style="font-weight: bold">Nick Gage duke ndihmuar Nanon qe ta beje Shqiperine si Qipro dmth simbas Martin Prapanices duke bere marreveshje dmth. pazar me tokat shqiptare</span> &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

url]
[/qb]
<span style="font-weight: bold">Marreveshja e &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; Nanos me Nick Gage &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; jep frytet e para! &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; </span>


<span style="font-weight: bold"> Çështja çame, PS rrëzon projektrezolutën e opozitës</span>


TIRANË – Deputetët socialistë kanë vendosur dje, në mbledhjen e grupit parlamentar të mos miratojnë rezolutën e iniciuar nga deputetë të Ballit Kombëtar e hartuar nga deputeti Shpëtim Rroqi për çështjen çame. Diskutime të shumta janë bërë për këtë projektrezolutë, e cila sipas deputetëve socialistë, por edhe sipas qëndrimit të mbajtur në komisionin parlamentar të Politikës së Jashtme, ku përfaqësohen pothuajse të gjitha grupet parlamentare, është e nevojshme të rishqyrtohet, riformulohet dhe t’i jepet një përmbajtje me një diapazon që përfshin marrëdhëniet midis dy vendeve, që të vihet në kontekstin e këtyre marrëdhënieve të rregulluara nga normat e së drejtës ndërkombëtare. Nënkryetarja e Kuvendit Makbule Çeço, e pyetur nga “Shekulli” u shpreh se “Parlamenti nuk duhet e nuk mund të miratojë rezoluta që të jenë vetëm për shou, por të jenë të tilla që të japin efektet e duhura”, sepse një vit më parë është miratuar një tjetër rezolutë për marrëdhëniet me Greqinë. Këta deputetë që kërkojnë miratimin e kësaj rezolute të dytë, tha Çeço, të krijojnë përshtypjen që çështjen çame e shikojnë të shkëputur nga korniza e marrëdhënieve midis dy vendeve tona, pra të krijon përshtypjen e një trajtimi formal, të miratohet një rezolutë dhe kaq. Logjika të çon në një qëndrim të tillë që para se të miratosh një rezolutë në Parlament duhet të përdoren të gjithë instrumentat dhe mekanizmat që ka në dispozicion Parlamenti, pra të bëhet një evidentim i rrjedhojave dhe efekteve të sjella nga rezoluta e mëparshme ku inkuadrohet me rëndësinë e duhur dhe çështja çame. Në këtë kontekst, gjykoj, që është mëse e nevojshme të merren informacionet e nevojshme nga strukturat shtetërore përkatëse, e në radhë të parë, nga Ministria e Jashtme e më pas të gjykohet nevoja e një rezolute të veçantë brenda kuadrit të marrëdhënieve midis Shqipërisë e Greqisë”.


Darina Tanushi 25/02/2004
 
Top