Berisha: Shkodra do vazhdoje te permbytet gjithmone.

gene

Forumium praecox
20804.jpg
 

gene

Forumium praecox
E gjithe shqiperia do te ndihmoje shkodren (nepermet buxhetit te shtetit) dhe berisha duhet te gjeje fajtoret e te mbaje pergjegjesite per paaftesine tij qeverisese.
 

plato

Primus registratum
Do ia hedhi dhe kete vit Berisha e vitin tjeter do flasim prap se permbytja eshte veper e Zotit
 

gene

Forumium praecox
Nis konkretizimi i projekteve të ndërhyrjes në Qarkun e Shkodrës dhe kaskadën e Drinit
Firmoset marrëveshje për thellimin e Bunës
Shqipëria dhe Mali i Zi nënshkruan dje marrëveshjen që i hap rrugën projektit të ndërhyrjes në thellimin e lumit Buna. Këtë fakt e konfirmoi Kryeministri Sali Berisha, i cili garantoi se qeveria do të bëjë gjithçka për të eliminuar përmbytjet në zonat veriore të vendit. "Ne nënshkruajmë sot marrëveshjen me Malin e Zi, në mënyrë që të ndërmarrim ndërhyrje të përbashkëta në lumin Buna, pasi, siç dihet, baseni ujor i liqenit dhe i Bunës ndahet nga të dy vendet. Pra, qeveria po bën gjithçka", u shpreh Berisha. Gjithashtu kryeministri theksoi se, qeveria shqiptare tashmë i ka gati projektet e ndërhyrjes tërësore në të gjithë zonën e Shkodrës. Sipas tij edhe By Pass-i i Shkodrës me një gjatësi prej 13 km do të jetë një mbrojtës për qytetin e Shkodrës. "Lidhur me problematikën e zonave të përmbytura, unë dua t'iu sqaroj se qeveria disponon tashmë projektet e ndërhyrjes së fuqishme tërësore në të gjithë zonën e kompleksit mahnitës tokësor- ujor të Shkodrës, NënShkodrës, kaskadës së Drinit. Mbi bazën e këtyre projekteve kompanitë më serioze kishin filluar rindërtimin dhe konsolidimin e argjinaturave në NënShkodër. Ndërkohë, projekti i By Pass-it të Shkodrës, i cili më parë ishte projekti i një autostrade, tani është shndërruar në projektin e një autostrade dhe njëkohësisht argjinature, me gjatësi 13 kilometër, që do të mbrojë qytetin nga përmbytjet, nga liqeni, por edhe një kanal shoqërues që do të bëjë të mundur evadimin e ujërave që dredhen nga qyteti drejt liqenit", theksoi ai. Përsa i përket ndërhyrjes në kaskadën e Drinit të Zi, kreu i qeverisë njoftoi se shumë shpejt do të nisë ndërtimi i Hidrocentralit të Skavicës, i cili sipas tij është projekt jashtëzakonisht i rëndësishëm për disiplinimin e Drinit të Zi. "Ju e dini se një vit më parë qeveria vendosi të ndërtojë Hidrocentralin e Skavicës si të vetmen vepër hidroenergjetike publike. Unë mund t'iu them se pas një problematike të pamohueshme që ka pasur në fund të vitit të kaluar lidhur me interesin e kompanive për shkak të krizës financiare, pas marrjes së vendimit nga qeveria për ta ndërtuar atë si vepër publike, interesi është shumë i madh dhe ne do të bëjmë çdo gjë që edhe ky projekt jashtëzakonisht i rëndësishëm për disiplinimin e Drinit të Zi, sepse Skavica ndërtohet mbi burimin e Drinit të Zi, të nisë sa më shpejt të jetë e mundur. Grupe të fuqishme financiare evropiane, aziatike, etj., kanë shfaqur interes për ta financuar atë. Ne jemi në fazën e përzgjedhjes së projektit më optimal. Natyrisht, projekt i cili do të parakuptojë digë rregullatore, në mënyrë që krahas prodhimit të energjisë të shërbejë edhe për mbrojtjen e Shkodrës, NënShkodrës dhe zonave që përmbyten", u shpreh Berisha. Ndërsa iu përgjigj interesit të gazetarëve nëse është dakord me propozimin e kryesocialistit Rama për një bashkëpunim më të madh në Parlament, duke bërë tri propozime, një studim për deltat e lumenjve dhe rishikimin e buxhetit të 2011, Kryeministri Berisha e komentoi propozimin e tij nëpërmjet një barsalete. "150 vjet më parë, Knjaz Nikolla, nga Mali i Zi, priti një mik në oborr dhe i tha që do të rrish 2-3 ditë këtu si mik i imi. Ai u ndie i konfortuar në oborrin e Knjazit. Ditën e dytë ai i thotë - unë jam punëtor, nuk rri dot pa punuar. Knjazi i thotë - unë të kam mik dhe nuk ka nevojë të punosh, je në oborrin tim dhe je miku im. Pasdite ai i thotë përsëri Knjazit - Unë nuk rri dot pa punë, më hanë duart. Knjazi i thotë - po mirë, dil e shëtit në oborr, shih ndonjë zanatçi çfarë bën dhe ti bëj atë që të mundesh. Ai shëtiti dhe gjeti dikë që çante dru dhe i thotë - po të ndihmoj. Mirë, - i thotë ai, - urdhëro sëpatën. Jo, jo, - i thotë ai, - sëpatës bjeri ti, unë po bëj 'ëh'", u përgjigj Berisha për angazhimin e Ramës për përmbytjet në veri të vendit.
Kreshnik MERSINLLARI
rilindjademokratike
 

gene

Forumium praecox
tani pyetja mbetet:
keta e dinin c'duhej bere e nuk e ... hic apo nuk e ... hic qe ta dinin c'duhej bere?


delegatet kishin ikur, misrin ua shperndame fshatareve! (tha)
 

gene

Forumium praecox

ËSHTË FIKS FARE, BERISHA PERMBYTI SHKODRANËT!

08/12/2010

Andrea Stefani


Ka ca shkodranë që e duan Sali Berishën deri në vetësakrifikim. Është liria e tyre. Por ndërkaq, është e drejtë e të gjithë kritikëve të Berishës, që sot janë më të shumtë se kurrë në Shqipëri, që t’u tregojnë këtyre shkodranëve se uji që sot po u përmbyt djepet e fëmijëve, shkollat dhe bukën e tyre në fusha, është pasojë e një qeverisjeje cinike që betohet se e do Shkodrën. Kjo provohet jo me fjalët tona, të kritikëve të Berishës. Kjo provohet me vetë fjalët e Berishës. Ky politikan, që nuk ka asnjë lidhje me të vërtetën, ky maniak pushteti që për pushtet e ka çuar vendin sa e sa herë nga katastrofa në katastrofë, nga ’97-a në grushtin e shtetit, nga grushti i shtetit në tragjedinë e Gërdecit dhe nga “Gërdeci” në 5 përmbytje të Shkodrës brenda një viti, ka provuar me aventurat e veta se është pikërisht ashtu si akuzonte qeverinë socialiste rreth 7 vjet më parë: një qeveritar i karakterizuar nga cinizmi ekstrem, nga amoraliteti total, nga një qëndrim fund e krye antikombëtar, njeri me urrejtje patologjike për Shkodrën. Ndryshe nuk do të lejonte të ndodhte sot, e pesëfishuar, përmbytja e Shkodrës, që me aq tërbim kritikonte në vitin 2004 sa pa ardhur ende në pushtet. E përsëris, nuk janë akuzat e kritikëve të Berishës këto. Janë vetë fjalët e Berishës së vitit 2004 që sulmon sot Berishën në pushtet. Opozita e sotme nuk ka forcë ta demaskojë, t’ia çjerrë maskën këtij sharlatani të pashpirt, ashtu sikundër ia çjerr ai vetvetes. Opozita nuk e fshikullon dot Berishën me kamxhikun e së vërtetës, ashtu siç kamxhikon Berisha i vitit 2004 në opozitë, Berishën në pushtet që ka për armë gënjeshtrën dhe mashtrimin e publikut dhe në radhë të parë të shkodranëve. Dhe a thua gënjeshtra mund të jetë kaq e pathyeshme? Po le ta lëmë të flasë vetë Berishën. Ja ç’ka thënë ai nga podiumi i Kuvendit, si kryetari i opozitës në vitin 2004 kur u përmbyt Shkodra: “Jam këtu për të denoncuar cinizmin ekstrem, amoralitetin total me të cilin qeveritarët u përpoqën të mbulojnë veprën e tyre, përmbytjen e Shkodrës për të shumtën herë, në një shenjë urrejtjeje patologjike, në një qëndrim fund e krye antikombëtar, në një qëndrim primitiv, të turpshëm… Mësojeni se Buna dhe fryrja e saj, dhe fryrja e liqenit nga fryrja e Bunës, është mekanizmi kryesor, shkaku kryesor i përmbytjes së Shkodrës. Në të gjitha kohërat, këtë e di çdo shkodran, këtë e di çdo shqiptar, këtë nuk e dinë vetëm ata që e urrejnë Shkodrën në mënyrë patologjike si ju… Nuk mbroj Shkodrën këtu more, mbroj kombin, mbroj vendin. Vendi është i pandarë, Shkodra është e pandarë. Si të duket ty, Kryetar Parlamenti, të dëgjosh deklarata të tilla: Se nuk përmbytet Shkodra nga hapja e portave kur sot s’ka njeri që nuk e di, që di emrin Shkodër, se Shkodra nga Kiri dhe nga Buna përmbyten, nga liqeni. Buna fryn liqenin. Po sigurisht në qoftë se ti e mban Fierzën me 288 metra, atëherë ç’të shtyn ty të mbash në kuota maksimale Komanin dhe Vaun e Dejës. Janë shumë të thjeshta regjimet. Por regjimet i rrëzoni për Shkodrën, të cilën e urreni, doni ta përmbytni sa herë të doni. Erdhi Valbona 1600 metër kub apo Cemi kaq e aq, apo lumenj të tjerë? Dakord. Por është detyra e parashikimit more zotërinj. Ti je në dimër, je në reshje. Nuk ka thënë kush se është dimër i thatë. Keni dëgjuar ju ndonjë prognozist të motit të thotë në Shqipëri apo në botë se ky do të jetë një dimër i thatë? Jo mor zotëri, ky është dimër i lagët. Është problemi i qëndrimit antikombëtar të tuaj ndaj një krahine. Po si mund të thoni ju nuk përmbytet Shkodra nga fryrja e Bunës. Po që me këtë deklaratë tregoni ju urrejtje ndaj Shkodrës”.
* * *
Deklarata e Berishës në vitin 2004 u dha dy ditë më parë nga emisioni “Fiks Fare”. Dhe bëri shumë mirë. Se shqiptarët harrojnë. Dhe shkodranët harrojnë më shumë. Dhe e japin votën për atë që i përmbyt. Sepse kur është në opozitë ai thotë se e ka fajin qeveria që urren Shkodrën dhe jo Zoti për përmbytjen. Por kur është në pushtet thotë se faji është i reshjeve, i lumenjve të çmendur, i Zotit dhe jo i qeverisë. Është një tallje cinike me fatet e njerëzve, të lulave të vocërr të Shkodrës që dridhen mbi ujë për faj të një Kryeministri kryekëput cinik, mashtrues dhe të papërgjegjshëm. Dhe s’kishin faj Doktori i “Fiksit” dhe Saimiri që talleshin me Doktorin e PD-së, me Kryeministrin e sëmurë për pushtet që po rrënon Shqipërinë, kur shpreheshin se nuk u luan dot asnjë qime këtyre fjalëve të Berishës të thëna në kohën kur ishte në opozitë. Të paktën Berisha vetë nuk mund të ketë sy e faqe të korrigjojë Berishën që mallkonte qeverinë socialiste, që akuzonte opozitën se e urren Shkodrën, se është antikombëtare, se e ka përmbytur me qëllim Shkodrën ngaqë e urren. Në atë kohë uji vajti vetëm 5 centimetra në hyrje të qytetit. Po ku të fal Berisha, ky agresor i pushtetit. Ai protestoi për Shkodrën sikur uji të kishte vajtur 5 metra. Dhe sot, pas 6 vjetësh në pushtet, ky njeri që betohej e stërbetohej se ushqente dashuri të pafund për Shkodrën e shkodranët, i përmbyti 5 herë brenda 1 viti. Dhe për çdo herë me më shumë ujë, për të arritur rekord në nivelin 5 metra të përmbytjes në këtë katastrofën e fundit.
* * *
Berisha qeveritar nuk justifikohet dot për asgjë para shkodranëve dhe as përballë Berishës opozitar. Ky i fundit e akuzon se ka fjetur gjumë dhe nuk e ka çarë kokën se po afronte një dimër që, siç thoshte dhe vetë, nuk mund të mos ishte i lagësht. E akuzon se ka mbajtur nivelet e ujit në rezervuarët e kaskadës në nivele të larta, që detyruan hapjen e portave të digave duke fryrë Bunën dhe liqenin. Berisha opozitar këmbëngul kundër Berishës pushtetar se janë fryrja e Bunës dhe e liqenit shkaku kryesor i përmbytjes së Shkodrës dhe jo thjesht reshjet, dhe se këtë e di çdo shkodran. Madje edhe fëmijët. Opozita nuk ka nevojë fare të flasë. Mjafton Berisha opozitar që e akuzon Berishën Kryeministër për qeverisje cinike dhe të padhimbsur për pronat dhe jetën e një krahine, vetëm dhe vetëm për të fituar ca miliona më shumë nga shitja e energjisë elektrike. Berisha opozitar e akuzon Berishën qeveritar për papërgjegjshmëri dhe moskokëçarje për të ndërmarrë të gjitha masat, jo vetëm që nga përmbytja e katërt në janar, por edhe më përpara. Sepse një Kryeministër i përgjegjshëm nuk do të fliste vetëm sot, pasi ka 5 vjet në pushtet, për projekte të gjëra në bashkëpunim edhe me Malin e Zi. Një Kryeministër i përgjegjshëm, që i dhimbset me të vërtetë Shkodra dhe shkodranët, pronat, shtëpitë, fëmijët e pleqtë që sot vuajnë jo nga Zoti, por nga moskokëçarja e zotërinjve me pushtet, do i kish realizuar projekte të tilla që në mandatin e parë. Për shembull, nuk do harxhonte korruptivisht mbi 1 miliard dollarë në rrugën faraonike “të kombit”. Do ta bënte atë rrugë me shumë më pak shpenzime, me më shumë nikoqirllëk dhe nja 500 milionë euro, do i kish investuar për projektin e shpëtimit të Shkodrës. Vetëm atëherë mund të thoshim se vërtet Berisha e do Shkodrën. Ndërsa tani, pas kësaj lemerie përmbytjesh, mund të themi vetëm atë që Berisha vetë ka thënë për një qeveri që lejon të përmbytet Shkodra: Se ka një urrejtje patologjike për të!
 

Hank

Valoris scriptorum
Ne fakt eshte e gjitha faji i nje politike te papergjegjshme! Thellimi i Bunes nuk eshte zgjidhja optimale! Ai zgjedh pjeserisht disa probleme, por jo te gjitha problemet me permbytjet qe ka ne ate zone
 

gene

Forumium praecox
Ky problemi i permbytjeve analizohet thjesht fare duke filluar nga pyetja:
po sikur te ishin lene "bosh fare" te tre liqenet e hidrocentraleve te drinit, a do te kish patur permbytje te ketilla?

Me pas shtrohet problemi i energjise dhe i investimeve qe duhen bere (psh pastrimi i bunes, skavica, administratore te afte e ca gjona te tjera) per te spostuar piken e ekuilibrit nga hidrocentralet bosh ne energji te vazhdueshme
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
Na u bo Shkodra si Venecia! Te pakten te ndertojne nje "Mose" atehere dhe ti japin fund ketij problemi!
Hajd se cudia me e madhe 3 dit zgjat...do dale dielli dhe ky problem do lihet per vitin qe vjen kur te plase serish uji. Mire qe nuk dalin te thone "Enveri hoqi kenetat dhe ne per inot do i kthejm serish"!
 

Hank

Valoris scriptorum
Na u bo Shkodra si Venecia! Te pakten te ndertojne nje "Mose" atehere dhe ti japin fund ketij problemi!
Hajd se cudia me e madhe 3 dit zgjat...do dale dielli dhe ky problem do lihet per vitin qe vjen kur te plase serish uji. Mire qe nuk dalin te thone "Enveri hoqi kenetat dhe ne per inot do i kthejm serish"!
Ka mundesi qe permbytja e Shkodres te jete plani sekret i Berishes per te rritur turizmin ne ate zone. Disa nga qytetet me te bukura, me romantike dhe me te vizituara ne Europe kane kanale. Listoj:
Venecia
Amsterdam
Bruge
etj
 
Top