Berisha:Ky nallban qe mban peng opoziten dhe alternativen shqiptare

Elsi

Forumium praecox
Re: Berisha:Ky nallban qe mban peng opoziten dhe alternativen shqiptare

... jeni paksa zbavites, por pergjigjen do ta merrni me vone...
 

Klinton

Primus registratum
Re: Berisha:Ky nallban qe mban peng opoziten dhe alternativen shqiptare

<ul style="list-style-type: disc">[*]Berisha mund të mbetet pa asnjë aleat
Koment. Konfuzion në gjirin e së djathtës drejt zgjedhjeve vendore[/list]



Lideri i Partisë Demokratike në asnjë rast si sot nuk e ka parë veten më të vetmuar. Partisë që ai drejton dhe atij zyrtarisht i ka mbetur vetem një aleat, dhe kjo është partia e drejtuar nga zoti Teodor Laço, që më shumë se një parti është një miniseksion i PD-së.

Këtë situatë atij po ia krijon parafushata për zgjedhjen e një kandidati të përshtatshem për Tiranën, e cila ka si karakteristikë themelore konfuzionin në marrëdheniet me partitë e tjera të së djathtës, sidomos tani që ka ardhur momenti të vihet gishti mbi një emër konkret.

Kjo situatë është paradoksale, sepse përpara një fushate zgjedhjesh, si kjo e tanishmja, parti të përmasave të PD-së duhet ta afishojnë veten sikur janë të rrethuara nga aleatë të ngushtë.

<ul style="list-style-type: disc">[*]Po çfarë e bën PD dhe shefin e saj të ndjehen të vetmuar?[/list]

Këtë gjendje e ka krijuar gjendja e aleancës së njohur me emrin &quot;Bashkimit për fitore&quot;, e cila ka muaj që është në koma, sepse zoti Berisha ka shpalosur drejt zgjdhjeve të tetorit bashkëpunimin e dëshiruar me ish anetarët e PD-së të larguar në vite prej saj, të cilët tashmë kanë krijuar apo aderojnë në parti të tjera. Fjala është për zotin Pollo me shokë apo zotin Shehi me shokë.

Në një intervistë të ditëve të fundit zoti Berisha shpalosi shumë nga idetë e tij se si do të shkojë në zgjedhjet PD-ja, por mbi të gjitha ai la pa thenë të vertetën e madhe se ku i kanë humbur aleatët me të cilët do të fitoka zgjedhjet, siç u ngushëllua.

Që të jemi më preciz le të themi se zoti Berisha deklaroi që në Tiranë kandidatura do të jetë e përzgjedhur nga PD-ja. Kjo është diçka krejtësisht e rregullt, por fakti që ai i shtoi si bisht prapa edhe ca konsiderata nënvleftësuese për aleatët, tregon që lideri i PD-së është në një gjendje të papërmbajtur sa që katranosi fare raportet shumë të acaruara me ta.

Ai theksoi në këtë intervistë që pasi PD-ja të ketë përzgjedhur kandidaturën për Tiranën, do të nisim një tur konsultimesh me aleatët ... që të arrijmë në një konsensus të gjërë për kandidaturën.

Një mendje e kthejellët e ka të vështirë ta kuptojë këtë logjikë, sepse normale do të ishte që të beheshin konsultimet e më pas të përzgjidhej kandidatura. Që të mos jemi aspak të njëanëshëm, le të shohim se si iu përgjigjën &quot;aleatët&quot; kësaj deklarate të zotit Berisha.

- Nuk mund të flitet për aleanca dhe konsulencë për kandidaturat, pasi PD-ja të shpallë emrat e saj, -thonë me të drejtë legalistët.

- Republikanët dalin edhe më troç kur thonë se kemi kandidatura edhe më të mira sesa ato që tashmë po qarkullojnë në kampin blu. - Kurse ballisti pa parti, Rroqi, u shpreh se një aleancë me PD duket e largët.

Por pak i intereson zotit Berisha reagimi i &quot;tre musketierëve&quot; të vjetër. Më i interesuar ai është aktualisht për partinë e Pollos dhe këtë të fundit përsonalisht, ndaj edhe arriti të nxjerrë nga goja një spekullim të trashë për të cilin sa çel e mbyll sytë mori reagimin nervoz të partisë së re demokrate. Zoti Berisha tha copë që &quot; kam konstatuar që Pollo ka shpallur kandidaturën në emër të partisë së tij...&quot;. Ja si e mori përgjigjen për këtë deklaratë e cila rezulton që nuk i përgjigjet së vërtetës:

- Së pari, deklarimet e Berishës janë paksa të nxituara, tha zëdhenësi i PDr;

- Në këtë fazë, theksoi ai, nuk kemi bërë asnjë prononcim nominal;.

_ Dhe, së treti, duhet të dallohet qartë deklarimi zyrtar i PDr nga supozimet mediatike, vuri në dukje ai.

E thenë më haptaz, PDr i thotë zotit Berisha që je një politikan emocional, nuk thua të vertetën dhe manipulon.

<ul style="list-style-type: disc">[*]Përse e bëri zoti Berisha këtë deklaratë?[/list]

Sepse ai ka nevojë ta futë në lojë zotin Pollo, sikur gjoja është marrë vesh me të për çdo rol të mundshëm që do t&amp;#8217;i caktojë atij dhe partisë që drejton. Ky akt mund të quhet diversionist. Ndërkohë, me deklaratën në fjalë ai kërkon t&amp;#8217;i imponohet PDr, sikur ajo është kaq e papërfillshme si forcë politike saqë kandidaturën e saj për bashkinë e Tiranës do ta zgjedhë PD-ja.

në të tilla rrethana, pyetja se ku i ka aleatët zoti Berisha?, mund të marrë këtë përgjigje: lideri i PD-së po shkon drejt zgjdhjeve vendore të vjeshtës i vetmuar.

Me këtë parashtrim nuk nënkuptojmë në mënyrë shterruese që Pd-ja do të dalë e vetme në zgjdhjet, sepse fushata për të gjithë është edhe llogari, komunë për komunë e bashki për bashki. Por fjalën e kemi se sa të pabaza janë deklarimet megallomane të shefit të PD-së për fitoren e ardhshme, kur atë nuk e besojnë edhe kqtë e tij më të ngushtë.
 

Klinton

Primus registratum
Re: Berisha:Ky nallban qe mban peng opoziten dhe alternativen shqiptare

<ul style="list-style-type: disc">[*]Opozita, shoqeria civile dhe zgjedhjet lokale[/list]

<ul style="list-style-type: disc">[*]Nga Fatos Lubonja/[/list]


Ne prag te zgjedhjeve lokale opozita shqiptare ka dale me nje teze te njohur elektorale te zbatuar nga socialistet para disa vjetesh: te caktojme kandidate nga shoqeria civile. Ne rastet e fitores kjo do te perkthehet me formulen: po bashkeqeverisim me shoqerine civile - e njejta parrulle qe perdoren socialistet dhe qe po vazhdojne ta perdorin edhe sot.

Kur e hodhen socialistet ne tregun politik kete ide e kam trajtuar si perversion te shoqerise civile. Mendoj se koha e provoi. Edhe sot them se kjo teze e opozites e thellon me tej kete perversion dhe, sipas meje, eshte nje zgjedhje qe, ndonese ne terma afatshkurtera, dmth. te fitimit te pushtetit, mund te rezultoje e suksesshme, ashtu sic u rezultoi socialisteve, ne terma afatgjata, si persa i perket interesave te shoqerise ne pergjithesi ashtu edhe persa i perket interesave te strukturimit te sistemit te pluralizmit politik ne vend, eshte nje teze qe con ne drejtim te gabuar. Le te shpjegohem:

<ul style="list-style-type: disc">[*]Shartime qe krijuan hibride sterile[/list]

Kur Shqiperia se bashku me vendet e tjera te Lindjes u hap ndaj demokracise dhe tregut te lire problemi me i madh qe u shtrua ishte: a do te mund te implementoheshin institucionet demokratike evropiane ne nje terren te tille ku mungonte, ne kuptimin e vet me te gjere, kultura demokratike perendimore qe i ka gjeneruar ato? Me fjale te tjera: a do te mund te kishte pluralizem partiak ne nje vend ku te gjithe njerezit qene mesuar tradicionalisht te rroknin dhe mbeshtesin nje ide te vetme: ate te pushtetarit? A do te mund te kishte prokurori e gjyqesor te pavarur ne nje vend ku, tradicionalisht, arrestimet e vendimet gjyqesore i kishte marre po ky &quot;kadi&quot; pushtetar? A mund te kishte treg te lire ne nje vend ku mbreteronte kultura e plackitjes? .. e keshtu me rradhe. Ne kete kontekst ngrihej pikepyetja edhe persa i perket krijimit te shoqerise civile: A do te mundej nje turme individesh e mesuar t'i bindej e nenshtrohej te gjithpushtetshmit te kthehej nga nje mase amorfe ne shoqeri te strukturuar, qe merr pushtet nga i pushtetshmi dhe qe e kontrollon ate ne vendimet qe merr?

Pergjigjen ndaj kesaj problematike me pelqen ta jap me nje metafore. Ajo qe ndodhi ne Shqiperi (dhe jo vetem) persa i perket implementimit te institucioneve demokratike ishte dicka e ngjashme me nje proces shartimi. Pra, fidanet e institucioneve demokratike, qe u &quot;sollen&quot; nga Evropa, nuk u mbollen ne nje toke te re, por u &quot;shartuan&quot; ne trungun e kultures e mendesise se vjeter. Ne shumicen e rasteve te ketyre shartimeve ajo c'ka doli, po te vazhdojme metaforen, ishte nje hibrid - dhe karakteristike e hibrideve eshte steriliteti i tyre, dmth paaftesia per te lindur e zhvilluar pasardhes.

Hibride te tille jane sa shoqeria civile shqiptare aq edhe partite politike shqiptare. Po te kesh parasysh modelin e &quot;fidanit&quot; te shoqerise civile qe kerkuan te na sjellin vendet perendimore, ai duhej te lindte nga nevojat e brendshme e shoqerise per t'u organizuar ne mbrojtje te interesave te grupeve te ndryshme, me te shpeshten ne forme vullnetare ose duke u paguar aktivistet kryesore nga kuotat e derdhura nga gjithe pjesetaret ose nga sponsore te pasur, ose edhe nga buxheti i shtetit, si nje pjese e shperndarjes se taksave. Pra duhej te ishte nje produkt qe, per nga vete thelbi i natyres se vet, duhet te ishte i brendshem si nga pikpamja e financimit ashtu edhe e motivimit, me rrenjet ne token shqiptare. Kurse shoqeria jone civile i perngjet nje fidani qe u rrit me rrenjet ne ajer sepse ushqimi i saj, dmth. financimi i saj, por ne me te shpeshten e rasteve edhe motivimi, ka ardhur nga jashte. Ishte e veshtire te krijohej ndryshe, dhe nuk mund te mohosh gjithshka nga aktiviteti i saj, por fakti eshte se kemi te bejme me dicka tjeter nga shoqeria civile evropiane, pra me nje hibrid qe ne mbi 90 % te rasteve ka treguar dhe po vazhdon te tregoje se eshte steril, dmth. i paafte te veteshumohet e te zere rrenje ne shoqeri. Kur ke parasysh nga njera ane milionat e derdhura nga jashte per te krijuar OJQ/F dhe, nga ana tjeter, mjerimin e OJQ/F-ve, nuk mund te mos e konstatosh kete sterilitet.

Po keshtu edhe persa i perket partive politike: ngjashem me shoqerine civile, ato nuk linden sic kane lindur ne Evrope partite e majta dhe te djathta dhe liberale dhe te gjelbra dhe agrare etj., per te perfaqesuar dhe mbrojtur interesa dhe ideale klasash te ndryshme shoqerore. Hibridet partiake qe linden tek ne mbi trungun e vjeter kulturor qe kishte kultivuar partia meme, shpejt u rriten ne formen e perbindeshave qe synuan, nen thirrjen e atavike te trungut, te beheshin te gjithpushtetshem duke gllaberuar tere skenen politike, duke perfaqesuar te gjitha shtresat dhe duke synuar te perfitojne te gjitha perfitimet qe u sillte pushteti. Dhe, sikurse kuptohet, rritjen e tyre te perbindeshme e kane pesuar gjate periudhes kur kane qene ne pushtet.

Per t'u perqendruar tek tema jone, pra tek simbioza e hibridit parti me hibridin shoqeri civile: nje hibrid i tille ishte PD-ja ne pushtet, e cila, ne perpjekjen e saj per gjithpushtetshmeri, nuk tentoi ta korruptoje shoqerine civile te sapokrijuar nga te huajt, por ta shtype e injoroje, duke i dhene kesisoj, gjithsesi, njefare kuptimi ekzistences se saj. Po i tille hibrid, edhe me i keq ne aspektin e marredhenieve me shoqerine civile, u be PS-ja ne pushtet, e cila, duke zbatuar, nen thirrjen atavike te trungut te vjeter, modelin e gjoja bashkeqeverisjes me shoqerine civile, solli praktikisht thuajse eliminimin e shoqerise civile ose duke e thithur ate ne pushtet ose duke e korruptuar ne forma te tjera, sic ka bere vecanerisht me mediat dhe shtypin. Madje edhe kur hartuan legjislacionin e OJF-ve ia hoqen organizatave mbiemrin &quot;jo qeveritare&quot; sic kishte hyre ne fjalorin e perditshem, dhe ia vune thjesht &quot;jo fitimprurese&quot;. Rezultati eshte evident: nderkohe qe vendi ka aq e aq probleme te te drejtave te njeriut, te shtypit te lire, te ekologjise, te edukimit, te shendetit, te sigurimeve shoqerore etj. etj. eshte e veshtire te gjesh sot shoqata jo fitimprurese qe te ngrene zerin per tu bere verejtje dhe kundershtime politikave te ndryshme qeveritare qe kane krijuar keto probleme. Por edhe kur keto ekzistojne jane krejt te pafuqishme per te ndikuar. Nderkaq, fakti se shoqeria civile shqiptare, - me sakte personalitetet kryesore me te cilet ajo identifikohej - pa u formuar mire, u treguan te gatshem te behen njesh me pushtetin tregon anen tjeter te medaljes se kesaj simbioze hibridesh sterile.
 

Klinton

Primus registratum
Re: Berisha:Ky nallban qe mban peng opoziten dhe alternativen shqiptare

<ul style="list-style-type: disc">[*]PD, pas 12 vjetesh pervoje[/list]
Fatkeqesisht, ajo cka na propozojne demokratet pas kesaj pervoje te deshtuar 12 vjecare, nuk eshte nje reflektim mbi kete pervoje, por imitimi i PS cka do te conte thjesht ne thithjen ne pushtet te therrimeve te shoqerise civile qe kane mbetur pa u korruptuar nga pushteti i socialisteve. Pra, ashtu si dje PS-ja, edhe PD-ja sot, ne vend se te punojne per te pasuruar rradhet e veta me individe te afte per te strukturuar idete e programet e partise ne perputhje me zhvillimet dhe shtresat qe perfaqesojne, per te krijuar koalicione te shendosha, duket sikur thjesht kerkon te gjeje ne momentin e fundit personalitetet qe i mungojne per t'i kandiduar duke shkuar tek te ashtuquajturit personalitete te shoqerise civile. Ne thelbin e vet kjo politike eshte vazhdim i politikes se shtetit te personave dhe te politikes se fitimit te pushtetit me cdo mjet, sepse, per kedo eshte e qarte se PD-ja, ashtu sikurse PS-ja dje, nuk synon thithjen e eksperiencave qe mund te sjellin perfaqesuesit e shoqerise civile, por thjesht te disa personaliteteve qe kane me shume kredibilitet pasi nuk kane qene ne pushtet prandaj dhe me pak mund t'i akuzojne per vjedhes, si dhe per shkak se partite vazhdojne te kene imazhin e brigadave te mbushura me militante injorante dhe pa ide. Sipas meje pyetja e pare qe duhet te shtrojne keto parti eshte: pse ato nuk pasurohen dot me anetare me vlera morale dhe profesionale qe te perfaqesojne vertet interesa dhe ideale klasash te ndryshme shoqerore, por perceptohen nga opinioni si nje tufe te babeziturish? Pergjigja qendron tek hibridi steril qe ato perfaqesojne dhe vetem kur te kuptohet kjo, partite tona do te fillojne te kerkojne te ndryshojne karakter.

Ne parim, nuk jam kundra qe personalitete te vecana te shoqerise civile te kthehen e te behen shtetare apo partiake, por jam kundra idese qe futja e disa individeve te shoqerise civile ne pushtet te reklamohet si bashkeqeverisje me shoqerine civile, cka nenkupton edhe bashkepergjegjesi me shoqerine civile. Ne kete kuptim shoqeria civile humbet, edhe me shume nga c'e ka humbur, kuptimin e ekzistences se saj. Sipas meje marredhenia e nje partie me shoqerine civile duhet te qendroje kryesisht tek mbledhja dhe degjimi prej saj sa i kontestimeve qe ajo ben aq edhe i ideve qe jane racionale dhe qe perputhen me programin e vet, duke tentuar t'i beje pjese e programit dhe e qeverisjes kur vjen ne pushtet edhe duke bashkepunuar sipas rasteve, por pa e humbur identitetin e te dy paleve. Per me teper kuptohet se sa qesharake do te ishte situata kur edhe demokratet ne pushtetin lokal edhe socialistet ne pushtetin qendror do te reklamonin se po bashkeqeverisin ne partneritet me shoqerine civile. Kjo do te thote qe shoqeria civile te perceptohet, ashtu sic perceptohet tashme mafja e vendit, si nje prostitute qe shkon me cdo pushtet.

Eshte e gabuar, sipas meje, t'u drejtohesh politikaneve e t'u thuash: lereni te shkreten, te gjoren shoqeri civile ne punen e vet, mos e korruptoni me shume se c'eshte korruptuar. Nje shoqeri civile qe nuk i reziston kulacit apo kerbacit te pushtetit nuk eshte shoqeri civile, kurse ajo qe eshte vertet shoqeri civile nuk ka nevoje per zemerbutesine e politikaneve. Problemi eshte se gjithsesi duhet ndergjegjesuar opinioni sa me pare se ne terma afatgjata kjo loje me shoqerine civile i ben dem sa strukturimit te partive politike shqiptare aq edhe vete shoqerise civile shqiptare duke e thelluar ecjen e tyre ne qorrsokakun qe kane marre. Kjo pasi me keto levizje Shqiperia vazhdon te mbetet ne kaos politiko social si nga pikpamja e pluralizmit partiak ashtu edhe nga ajo e shoqerise civile, cka nuk eshte thjesht rezultat i nje spontaniteti te pamenduar pasi per ruajtjen e ketij kaosi ka pjese te caktuara te shoqerise, per fat te keq me mbeshtetje te forta politike, qe jane shume te interesuara te ruhet. Prandaj, nuk duhet lodhur se perserituri se demokracia eshte si nje orkester, ku cdo instrument prodhon zerin e vet, e, ne kete orkester, si partite e ndryshme edhe shoqeria civile prodhojne tingujt e tyre. Ky duhet te jete drejtimi nga duhet te ecim dhe jo e kunderta sic po bejne partite tona dhe eksponente te shoqerise civile. Perndryshe do te vazhdojme te ecim ne qorrsokakun ku kemi hyre duke ushqyer hibride perbindesha qe jane sa te afte te rriten duke gllaberuar gjithshka aq edhe sterile per te gjeneruar politike afatgjate ne favor te tere shoqerise; hibride perbindesha qe pas vdekjes nuk do tu mbetet asnje trashegimi me vlere per te ardhmen ne kuptimin e idealeve dhe mbeshtetjeve shoqerore dhe as trashegimtare, por vec krimbat qe do te ushqehen e majmen me kufomen e tyre politike.
 

Albinos

Primus registratum
Re: Berisha:Ky nallban qe mban peng opoziten dhe alternativen shqiptare

O mister Levinski
Po a te vjen keq qe nje arrnaut si Berisha nuk ka mundur te reformohet?
Ai pervecse xhamia, tjeter gje nuk na solli ne Shqiperi.
I mbolli si fidanet dhe ja pame hajrin te gjithe.
Berisha i organizoi revoltat e 1997-s dhe armet Berisha i hapi
I ke pare sot se si dalin femrat o zoti Klinton?
Une isha ne Shqiperi tre jave dhe ngela pa mend.
Dilte hoxha maje manares cdo dite nga mengjesi deri ne mbremje dhe thosh allahyzberg(shqip nuk eshte kjo fjale)
Femrat kishin maska ne fytyre dhe per koke te treve mu duken ne fillim si azilante dhe thashe me vete keto kane ardhur nga kontinenti aziatik.
Por ishin shqiptare dhe andej nga Medreseja dhe te bulevardi qendror i shihje me shumice.
Po po ishte kulmi.
Hik Klintono e gjej ndonje Levinski tjeter dhe lere doktor rrumpallen
lol.gif
te qete apo tevjen keq se ishe edhe ti president.
 

Klinton

Primus registratum
Re: Berisha:Ky nallban qe mban peng opoziten dhe alternativen shqiptare

Albinos <span style="font-weight: bold">shpella therret</span>
Ju jeni nje dekonspirues i diskutimeve ketu ne albforum dhe cdo here qe hyni vetem dini te mbrapshtoni.
Mos valle jeni Kastrioti,Blendi, Neo apo MC Byrek qe talleni keshtu padrejtesisht me anetaret e forumit?
Leri percarjet krahinore dhe fetare se nuk te ndihmojne as ty e askend tjeter.
Shpresoj se heren tjeter do jeni konstruktiv pasi shqiptare si ti nuk i hyjne ne pune Shqiperise.
 

qafiri

Primus registratum
Re: Berisha:Ky nallban qe mban peng opoziten dhe alternativen shqiptare

Fillimisht postuar nga albinos:
Ai pervecse xhamia, tjeter gje nuk na solli ne Shqiperi.
I mbolli si fidanet dhe ja pame hajrin te gjithe.
I ke pare sot se si dalin femrat o zoti Klinton?
Une isha ne Shqiperi tre jave dhe ngela pa mend.
Dilte hoxha maje manares cdo dite nga mengjesi deri ne mbremje dhe thosh allahyzberg(shqip nuk eshte kjo fjale)
Femrat kishin maska ne fytyre dhe per koke te treve mu duken ne fillim si azilante dhe thashe me vete keto kane ardhur nga kontinenti aziatik.
Por ishin shqiptare dhe andej nga Medreseja dhe te bulevardi qendror i shihje me shumice.
____________________________________
SA BUKUR QENKA BERE SHQIPERIA!!!!!!!!!!!
MEZI PO PRES TE KTHEHEM!!!!!!
 

Albinos

Primus registratum
Re: Berisha:Ky nallban qe mban peng opoziten dhe alternativen shqiptare

**** you
**** You
**** you Bill shkerdhata
 

ilirjan

Primus registratum
Re: Berisha:Ky nallban qe mban peng opoziten dhe alternativen shqiptare

Nuk eshte e vertete qe NANO ka marre shume vota ne veri.
Partia socialiste e mori pushtetin mbas 97, dihet ne ate kohe ishin piramidat ata qe i dhane pushtetin PS.
Ndarja teritoriale e shqiperise mbas 97 u ndryshua , NGA QENDRA TE SPECIALIZUARA NDERKOMBETARE.
Ne veri NANO mori vota nga MALEZEZET e shkodres, nga GORANET e kukesit, nga GOLLOBORDASIT e dibres, kryesisht nga popullata joshqiptare, shqiptaret ishin shume pak.
Jugu ishte mbeshtetja e NANOS, por tani edhe jugu ka ndryshu drejtim,
E vetmja mbeshtetje e NANOS tani jane te huajt, sidomos shtetet jo mike te shqipnise.
 

iliriano

Primus registratum
Re: Berisha:Ky nallban qe mban peng opoziten dhe alternativen shqiptare

Enver Hoxha ishte nje ekstremist komunist,ndersa
Sali Berisha nje ekstremist demokrat.
NJERI ME KOQE NGA TJETRI.
smash.gif
 
Top