Berisha:Ky nallban qe mban peng opoziten dhe alternativen shqiptare

Elsi

Forumium praecox
Re: Berisha:Ky nallban qe mban peng opoziten dhe alternativen shqiptare

Fillimisht postuar nga gene:
[qb] ok alibaba

i marrim si te qena ato qe thua ti

e vetmja menyre eshte vota plebishitare

si arrihet kjo vote
me ose pa berishen

te kujtoj edhe njehere ate 50% te zgjedhesve qe jane gati te votojne per te paren parti qe do gjeje forcat e do largoje kryetarin


edhe njehere si ka me teper mundesi opozita te arrijene kete vote plebishitare - me ose pa berishen dhe pse????????


Ps. do te te ftoja ti leme menjane mos njohjen e votimeve se kjo sjell vetem deme per popullin shqipetar (rritet niveli rrezikut politik tek investuesit e huaj e nano per kete i ve fajin opozites duke mbuluar paaftesite e veta)


. [/qb]
ore ti nuk paske qene ketu kur u bene zgjedhjet; ishte gallate ore, imoralitet ashiqare, zgjedhjet jane vleresuar si me skandalozet, e totalisht te papranueshme, dhe kesaj rradhe nuk kishte te bente fare me tendencen e opozites shqiptare kur humb zgjedhjet (qe te thote se ishin te manipuluara). nuk kishte nevoje ta thoshte opozita kete, sepse e thane institucionet nderkombetare, por per interesa te tjera, si jo nderrim pushtetesh ne nje periudhe delikate per rajonin, e bene nje sy qorr. megjithate, jam dakort me ty qe per voten plebishitare duhet me teper se c'po ben opozita tani. megjithate, mendoj se nuk mund te behet me teper se kaq.

Mendoj se nuk ka sot figure me autoritare, me forcen e nje lideri, patriot dhe qe mund te drejtoje opoziten me mire se sa Sali Berisha.
 

Gigo

Primus registratum
Re: Berisha:Ky nallban qe mban peng opoziten dhe alternativen shqiptare

Sali Berisha qe shkaterroi vendin, ë? patriot i madh ë? Cfare thua more, ti qenke i fare i verber e i semure mor plak
Saliu eshte presidenti malok qe fitoi zgjedhjet me 99,99% apo harrove? si nuk te vjen zor qe flet per zgjedhjet e fundit! mua me vjen zor qe ai njeri eshte nga i njejti vend qe jam dhe une. e kam per turp qe e kam patriot. si diskutoni akoma keto absurditete, ai eshte per t'iu hequr viza, turp edhe per ty qe e perkrah, turp!
 

Elsi

Forumium praecox
Re: Berisha:Ky nallban qe mban peng opoziten dhe alternativen shqiptare

Ore, turp eshte te rrish ne kete gjendje qe jemi ne tani. Une e thashe edhe me siper qe eshte alternativa me e mire tani per tani, qe nuk do te thote se eshte me e mira absolute. Fakt eshte qe nuk ka njeri qe mund ta drejtoje vendin si ai, nuk ka figure me te larte opozita. Ne opozite nuk ke asnje me staturen e burrit te shtetit si Sali Berisha. Pastaj sa per ate qe shkaterroi Shqiperine ne 97, avash pak, se nuk po dalin gjerat ashtu sic mendonim te gjithe ne 97, paska qene pak me e thelle ajo pune...
 

fjorent

Primus registratum
Re: Berisha:Ky nallban qe mban peng opoziten dhe alternativen shqiptare

Nese opozita nuk paska burre shteti me te mire se Berisha atehere shpresoj qe te qendroje edhe per 40 vjet te tjera ne opozite sa ta gjejne nje me te zote (dhe s'besoj se duhet shume). Dhe ne shqiptaret e tjere fatkeqesisht do te kemi mbi krye socialistet qe do na vjedhin perdite.
 

Elsi

Forumium praecox
Re: Berisha:Ky nallban qe mban peng opoziten dhe alternativen shqiptare

je i sigurt per kete qe thua? me mire te na vjedhin socialistet, por jo te vije Berisha ne pushtet???? megjithese e ke ne rregull ti vella, per 40 vitet e ardhshme do te jesh ne Itali ose gjetiu duke shijuar jeten.... ne ketu do te fillojme te hame bar, dhe te gjithe do te jemi te lumtur... <img src="/pf/images/graemlins/mad.gif" alt="" />
 

fjorent

Primus registratum
Re: Berisha:Ky nallban qe mban peng opoziten dhe alternativen shqiptare

Une nuk jam i lumtur as per Berishen as per socialistet. Pergjigjen time mund ta konsiderosh paradoksale sepse komenti yt ishte pak i cuditshem. Si mund te pohosh qe opozita nuk ka njerez me te mire e me burra shteti se Sali Berisha? Ka njerez si Bamir Topi , Genc Pollo e te tjere per te cilet edhe baza ka shume respekt. Por nejse problemi nuk eshte ky. Edhe kur Berisha me shoke ishin ne pushtet korrupsioni galoponte kudo. Pse tokat qe u jepeshin perkrahesve te PD, pallatet qe merrnin shikasit e PD nuk ishin korrupsion si ky i sotmi?
E kam thene edhe nje here tjeter. Korrupsioni ne Shqiperi nuk eshte prone personale e pozites ose opozites vetem. Eshte prone e popullsise shqiptare, qe nuk rrebelohet, por perkundrazi ka rene le te themi ne dashuri me lezetin e bakshishit duke iu kenaqur perfitimeve per nje kohe te shkurter, por duke lene peng te ardhmen e vendit per nje kohe te gjate.
Persa i perket ceshtjeve personale nuk i dihet ku do te jem per 40 vjetet e ardhshme, por te siguroj se edhe jeta ne Itali nuk eshte kaq e thjeshte dhe kaq e bukur sa dikush mund ta imagjinoj.
 

Elsi

Forumium praecox
Re: Berisha:Ky nallban qe mban peng opoziten dhe alternativen shqiptare

Nuk besoj se ato figurat qe permende, apo figura te tjera te opozites, kane staturen e burrit te shtetit, liderit te vertete, sic e ka Sali Berisha. Tani te gjithe bejne gabime, edhe ai ka bere gabime. Por ndonjehere me duket se urrejtja ndaj tij ka prejardhje raciste-regjionaliste, ose shkurt shumica e kane inat se osht malok. Edhe ai qe ka hapur temen i referohet si nallbani i politikes. Sali Berisha nuk i ka shkaktuar as cerekun (ne menyre figurative) e demit qe i ka shkaktuar qeverisja socialiste vendit, por prape ka njerez si Edi Rama, ose si ti ndoshta, qe thone se "me mire te vdesim ne kete gjendje se sa te kthehet prape ai maloku".

Hajt shnet e t'mira...
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Berisha:Ky nallban qe mban peng opoziten dhe alternativen shqiptare

Alibaba

Ai qe e ka hapur kete teme,ka hapur edhe 17 tema te tjera.
I hap temat,shkruan neper to sikur te jete percart (pa pike lidhje e kuptimi),behet i padurueshem nen emrin qe ka dhe me ne fund zhduket per tu rikthyer nen nje emer tjeter e per te ja filluar nga e para.

Nje keshille miqesore:

Mos ja var.
 

fjorent

Primus registratum
Re: Berisha:Ky nallban qe mban peng opoziten dhe alternativen shqiptare

Nuk ja ke bere pyetjen vetes Alibaba se mbase e quan nallban jo per rracizem por per te keqiat qe i ka shkaktuar vendit.
Por te falenderoj qe vure emrin tim prane atij te Edi Rames, eshte me te vertete nder. Me mire 100 Edi Rama sesa 1 Berishe ose Fatos. Me duket se je indoktrinuar keqas nga propaganda e PD. Do te sugjeroja te frekuentoje edhe bare te tjera pervec atij prane selise se PD.
Gjithe te mirat edhe ty
 

Guest
Re: Berisha:Ky nallban qe mban peng opoziten dhe alternativen shqiptare

Fillimisht postuar nga gene:
[qb] ky eshte rrezultati i politikes se zotit berisha


1. Bamir TOPI Kryetar, Zona 35
2. Astrit BUSHATI Zona 5
3. Azgan HAKLAJ Zona 9
4. Besnik MUSTAFAJ Zona 37
5. Dilaver QESJA Zona 22
6. Edi PALOKA Zona 36
7. Fatos BEJA Lista Shumeemerore
8. Ferid HOTI Zona 6
9. Gani HOXHA Zona 17
10. Gjovalin BZHETA Zona 1
11. Ilir BANO Lista Shumeemerore
12. Jemin GJANA Lista Shumeemerore
13. Jozefina TOPALLI Zona 7
14. Lublin DILJA Zona 52
15. Luigj GJOKA Zona 15
16. Marieta PRONJARI Zona 42
17. Ndriçim BABASI Zona 23
18. Pal DAJÇI Zona 16
19. Pjetër ARBNORI Zona 3
20. Ridvan BODE Lista Shumeemerore
21. Sali BERISHA Zona 47
22. Sokol OLLDASHI Lista Shumeemerore
23. Spartak NGJELA Zona 38
24. Vili MINAROLLI Zona 39

ndersa ky ketu eshte rrezultati i politikes se nanos (kjo nuk tregon se eshte me i mire por se ka merre vota rreth 3 here me teper)

1. Arben MALAJ Zona 25
2. Agron TATO Zona 53
3. Albert ÇAÇI Zona 65
4. Anastas ANGJELI Zona 33
5. Ardian MYSLIMAJ Zona 95
6. Arta DADE Zona 63
7. Asllan HAXHIU Zona 60
8. Banush GOZHDARI Zona 85
9. Bardhyl AGASI Nenkryetar, Zona 29
10. Bashkim FINO Zona 77
11. Ben BLUSHI Zona 79
12. Blendi KLOSI Zona 68
13. Dritan PRIFTI Zona 70
14. Durim HUSHI Zona 50
15. Eduart ALUSHI Zona 96
16. Ejup TABAKU Zona 46
17. Elida TEPELENA Zona 54
18. Elmaz SHERIFI Zona 57
19. Erjon BRAÇE Zona 75
20. Ermelinda MEKSI Zona 42
21. Et'hem RUKA Zona 40
22. Fatbardha SHABANI Zona 94
23. Fatmir XHAFAJ Zona 84
24. Fatos NANO Zona 91
25. Flamur DINGO Sekretar Zona 72
26. Flamur HOXHA Zona 88
27. Gazmir BIZHGA Zona 26
28. Gjergj KOJA Zona 28
29. Gramoz RUÇI Kryetar, Zona 99
30. Hasan HOXHA Zona 45
31. Ilir GJONI Zona 20
32. Ilir META Zona 78
33. Ilir ZELA Zona 59
34. Ardit Kaja Zona 19
35. Kastriot ISLAMI Zona 71
36. Luan MEMUSHI Zona 74
37. Luan RAMA Zona 18
38. Makbule ÇEÇO Zona 89
39. Maksim BALLA Zona 58
40. Maqo LAKRORI Zona 86
41. Marko BELLO Zona 76
42. Mezan MALAJ Zona 93
43. Monika KRYEMADHI Zona 43
44. Musa ULQINI Zona 41
45. Mustafa MUÇI Zona 73
46. Mustafa XHANI Zona 48
47. Namik DOKLE Zona 55
48. Nazmir BILANI Zona 69
49. Ndre LEGISI Zona 14
50. Ndricim HYSA Zona 56
51. Nezir SELIMAJ Zona 32
52. Niko FABER Zona 81
53. Pandeli MAJKO Zona 83
54. Petro KOÇI Zona 64
55. Rahmi MEHMETLLARI Zona 82
56. Sabit BROKAJ Zona 97
57. Servet PËLLUMBI Zona 80
58. Shpëtim KATESHI Zona 49
59. Shyqyri DURAKU Zona 11
60. Sotir KOKERI Zona 87
61. Spartak BRAHO Zona 24
62. Spartak POÇI Zona 34
63. Stefan CIPA Zona 100
64. Taulant DEDJA Zona 51
65. Limoz DIZDARI Zona 98
66. Vangjel TAVO Zona 90
67. Vath KORESHI Zona 61
68. Viktor DODA Sekretar, Zona 8
69. Ylli BUFI Zona 67
70. Zyhdi PEPA Zona 42


ka dhe ca satelite me nga 5 anetare

problemi eshte se asnje nga keta nuk ka ndryshuar politiken nga zgjedhjet e fundit e rrezultati keshtu tenton ne perseritet

si mund te evitojme kete?????????? [/qb]
-------Si shume MALOKE ka tek kjo lista <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Berisha:Ky nallban qe mban peng opoziten dhe alternativen shqiptare

mos kaloni ne ndarje krahinore sepse nuk eshte aspak e vertete nje gje e tille

malok kane veri e ne jug e pergjithesish kuptohet (fatkeqesisht) ne shqiperi si njeri i trashe e me horizont te kufizuar

nuk kane te bjene aspak ndarjet krahinore ketu
faktikish nano na ka marre vota edhe ne veri e sala edhe ne jug
mos humbni nga syte problemin duke pare gjera te paqena
berisha po mban perng jo vetem partine e tij por gjithe opoziten shqipetare (ate qe eshte e ate qe mund te lindte)
kjo sepse aktualisht emri opozite njehsoet me emrin berisha
cdo formacion opozitar, edhe pse jo aleat i berishes, futet ne te njejtin thes ne mendjet e shqipetareve qe do vazhdojne te preferojne nanon per kete

largimi i berishes dhe influences se tij mbi alternativat opozitare mund te behet edhe duke punuar mbi perceptimin e zdhedhesve mbi rolon e berishes ne alternativat opozitare
nqs zgjedhesi do mendoje qe, megjithese berisha vazhdon te jete kryetar i pd, nuk ka ne dore gjithe opoziten.
 

Elsi

Forumium praecox
Re: Berisha:Ky nallban qe mban peng opoziten dhe alternativen shqiptare

Fillimisht postuar nga Isaac Newton:
[qb] Alibaba

Ai qe e ka hapur kete teme,ka hapur edhe 17 tema te tjera.
I hap temat,shkruan neper to sikur te jete percart (pa pike lidhje e kuptimi),behet i padurueshem nen emrin qe ka dhe me ne fund zhduket per tu rikthyer nen nje emer tjeter e per te ja filluar nga e para.

Nje keshille miqesore:

Mos ja var. [/qb]
thumbsup.gif
thumbsup.gif


Fjorent, mos shkruaj gjera pa lidhje; ti prane Edi Rames me dukesh si djali i Xha Brahos qe mbeshtet koken tek gjoksi i Dulles, dhe e sheh gjithe admirim
lol.gif
lol.gif
 

fjorent

Primus registratum
Re: Berisha:Ky nallban qe mban peng opoziten dhe alternativen shqiptare

Une me admirim shoh vetem nenen dhe familjen time. Me duket se je ti ai qe shikon me admirim Berishen. Para se t'i shkruash gjerat mendoi 2 here se nuk eshte keq.Kultin e individit e ka pasur Enveri dhe ia trashegoi Berishes, prandaj ndodhesh ne shoqeri te mbrae.
Gjithe te mirat
 

Klinton

Primus registratum
Re: Berisha:Ky nallban qe mban peng opoziten dhe alternativen shqiptare

Ne vend qe te merremi me temen ne duhet te merremi me anetaret.
E ftoj Isaac Newton te jete me i pergjegjshem ne pergjigjet te cilat shoqeron kete teme, me duket se jam anetar me i vjeter se Isaac dhe numri im i anetarit me duket se nuk eshte <span style="font-weight: bold">2063</span> por 1961.
Atehere per te kaluar me tej dua te ftoj anetaret te bejne nje gjykim te perafert dhe te qendrueshem ne lidhje me figurat kryesore te partive te ndryshme ne Shqiperi.
Partia Demokratike eshte parti opozitare qe prej vitit 1997 dhe deri me sot kjo parti ka treguar deshtim ne te gjitha platformat, drejtimet, fushatat e ndryshme elektorale.
Neqoftese ndonjeri prej jush e konsideron qendrimin ne opozite te partise demokratike ose qendrimin e saj ne opozite per nje kohe te gjate pra 6 vite me duhet te verej se brenda partise demokratike nuk ka bashkerendim, mirekuptim,mund te kete faj kryetari, mund te kene faj anetaret e saj ku nje pjese u larguan te vetendergjegjshem dhe nje pjese e saj qendron perseri ne partine demokratike dhe njeri nga anetaret me te perfolur ne te dhe ne revoltat e 1997-s, vihet kandidature perballe kryetarit te bashkise se qytetit te Tiranes.
Berishes nuk do ti a mohoj kurre negativitet e tij sepse ne vetevete ai perben alternativen e dyte per vendin dhe popullin, per sa kohe ai do te qendroje si kryetar i partise demokratike.
Gjerat duhen thene shkoqur dhe ndergjegjesimi duhet te behet realitet per te gjithe ne.
Kushdo qe vjen ketu dhe deshiron te diskutoje me driten e &quot;kandilit&quot; dhe deshiron tu &quot;erresoje&quot; pamjen te tjereve atehere me mire te largohet vete nga ketu sepse do te arrije te kuptoje se ka dalur ne siperfaqe si fekale.
 

Elsi

Forumium praecox
Re: Berisha:Ky nallban qe mban peng opoziten dhe alternativen shqiptare

Prandaj edhe ti shkove ne Itali, apo jo? Per t'u kujdesur per familjen tende. Epo, edhe ne duhet te kujdesemi per veten tone tani, do te shohim se c'eshte me e mira per ne.

Une nuk kam c'koment tjeter te bej per ty kur ti thua se e kishe per nder qe e kisha vene emrin tend prane atij te Edi Rames, ndersa une me lart kam thene se Berisha nuk eshte me e mira absolute qe mund te kete opozita shqiptare, por eshte me e mira alternative tani per tani. Te tjeret nuk jane ne gjendje te drejtojne sic do te drejtonte ai. Me thuaj se cfare idhulltarie ka ketu?

Sa per 97, nuk e di kur keni ikur ju, ndoshta ne 97, me shijen e hidhur te ngjarjeve tragjike, por e thashe edhe me lart, gjerat po dalin ndryshe nga c'mendonim te gjithe ne te zhgjenjyerit e te zemeruarit ne 97-ten.

Klinton e kushdo tjeter, se jeni anetar me i vjeter, nuk do te thote se je me i vjetri e me i urti ketu... nuk besoj se ky eshte kriter per respekt.
 

fjorent

Primus registratum
Re: Berisha:Ky nallban qe mban peng opoziten dhe alternativen shqiptare

Detyrohem te pergjigjem edhe nje here dhe shpresoj te jete hera e fundit se po detyrohem ta kthej kete forum ne vetembrojtje personale.
Me akuzove se adhuroj Edi Ramen dhe tu pergjigja se adhuroj vetem familjen time, kurse ti me kunderpergjigjesh tekstualisht:
&quot;Prandaj edhe ti shkove ne Itali, apo jo? Per t'u kujdesur per familjen tende&quot;
Une me duket se shqip shkruaj. A mund te me shpjegosh c'lidhje ka kujdesi per familjen dhe adhurimi per te?
Do te sugjeroja te ishe me i kujdesshem, pra edhe nje here te sugjeroj te mendohesh pak para se te shkruash. Jo per gje por sepse po kalon nga nje teme ne nje tjeter pa lidhje fare.
Ne fund te fundit nuk me intereson aspak fiton Nano, fiton Berisha apo dikush tjeter. Une mendimin tim e kam dhene me kohe. Nuk do te shkoj te votoj edhe po te isha ne Shqiperi, sepse nuk dua te behem bashkepergjegjes ne vjedhjen qe i behet popullit tim.
Ah me fal gabova: Po te isha ne Tirane do te votoja per Edi Ramen dhe per asnje parti, por jam i sigurt ashtu sic jane te sigurt edhe ata te PD qe Rama do te fitoje edhe pa voten time. Duket pak e cuditshme qe figurat e Pd per kryetar bashkie ne Tirane terhiqen dita dites (shiko edhe Topin. Mesa duket e konsiderojne te humbur Tiranen. Por pa dyshim, mjafton ta Konsiderosh me Brojken, kelmendin e shoke qe u shqepen duke marre pallate per vete e per shoket pdiste per te pare ndryshimin.
Perseri gjithe te mirat
 

nardi71

Primus registratum
Re: Berisha:Ky nallban qe mban peng opoziten dhe alternativen shqiptare

Pershendetje-meqe tema eshte hapur nga Billi-si perfaqesues-I KOMBINACIONEVE MARKSISTO LENINISTE NE RELITETIN E RI kam per te persifrazu konkluzionin tim;
-sipas opinonit tim Dr Berisha ska nevoje te reformohet pse ne 12 vjet politike ka qene gjenerator Idesh pozitive, dhe reformues i struktures dhe superstruktures komunistoide te shtetit socialist,
Per Analizen e metutjeshme te z klinton krahasuar Dr me nanon-shqiptaret e ndershem skane nevoje te behen tifoze me ekipe qe luajne per cmimin e konkursit
&quot;kush genbjen me bindshem&quot; por ne konkursin rezultaiv
&quot;kush u shton mireqenien&quot;
E jetuan kohen e hoxhes,transformiin e bersihes dhe &quot;rilistimin&quot; nanoist.
Si fund_konkluzioni se seshte i zoti te coje opoziten ne pushtet-i dashur Klinton sot ketu ne londer u zhvillua nje koference e socialdemokracise ku merrje piese dhe ti dhe aty prime minesteri Bler mbajti nje fjlaim te jehonshem dhe qe do shqyrtohet si nje traktat 10-vjecar per resurset e se ardhemes socialdemokratike(sipas komenteve te para).

Mr bler i cili shpesh here brenda partise per ceshtie madhore si lufta ne irak,nhs(shendetesia)dhe transportet ka qene ne minorance -ka thene:
UNE EDHE SIKUR TE JEM PERSONI I VEHTEM QE BESOJ NE NE ATO QE THEM-DO VAZHDOJ TE THEM E MBROJ VEHETEM BINDJEN TIME, PA HIPOKRIZI SE PER KETE JAM KETU,DHE PO PER KETE JENI KETU DHE JU (te mbroni bindjet tuaja) .
pra e rendesishme sipas konceptit tim per Dr berishen eshte qe te shfaqe dhe proklamoje ato qe ai ndien,te mbroje idealet dhe parimet ne te cilat beson,pastaj te drejten per te zgjedhur e kane shqiptaret.
Parti ne shqiperi jane krijuar shume -alternaiva s'shohim (pervec pd-se).thnx
 

Klinton

Primus registratum
Re: Berisha:Ky nallban qe mban peng opoziten dhe alternativen shqiptare

Fiorent pergjigja jote me ben kreativ per te kerkuar me te drejte nje &quot;mister&quot; se perse Edi Rama qendron si kryetar bashkie kur vjedhjet e tij kane marre permasa katastrofike dhe jane te deklaruara nderkohe qe kandidaturat e partise demokratike zevendesohen shpesh duke mos qene ne gjendje te gjejne nje kandidature te pershtatshme per t´ju kundervene Edi Rames ne keto zgjedhje te vjeshtes.
Nuk besoj se eshte Brojka, Kelmendi etj arsyea qe ben popullin e Tiranes te votoje Edi Ramen sepse me keto qe ka bere Edi Rama, edhe Brojkes e Kelmendit bashke u a kalon per <span style="font-weight: bold">vjedhje</span> ne postin e kryetarit te bashkise.
Keshtu qe Rama ne nje te ardhme te shkurter do te gjykohet ashtu sikur ne gjykuam me te drejte Brojken, Kelmendin etj.
Une mendoj se propaganda e tepruar e klaneve te ndryshme se Berisha eshte nje njeri &quot;malok&quot;, i pareformuar etj, ka sjellur keto pershtjellime te rrezikshme duke bere qe PD te deshtoje ne cdo fushate, ne cdo aspekt, ne lidhje me kandidaturat e saja ne zgjedhjet lokale dhe ato te pergjithshme.
Jo me kot temen e hapa me revoltim duke u kujtuar te gjitheve ne se Berisha calon diku dhe ose Berisha ben &quot;rolin e budallait&quot; ose ai eshte nje i tille, duke i ndertuar kalane partise socialiste edhe per shume vite te tjera
Disa gjera qe kam verejtur me lart dhe qe i kam postuar tregojne fare se per sa kohe Berisha nuk reformohet per aq kohe politika shqiptare do te kete nje kosto shume te larta &quot;unlimitet&quot; e cila ka per te sjellur pershtjellime dhe c´eshte me e keqja Shqiperia nuk ka per te njohur progres.
Tani per mendimin tim corientimi i politikes pd-iste ka ardhur sikur thashe me lart edhe nga nje faktor tjeter, duke u goditur shpesh nga propaganda pa censure e disa klaneve dhe mendo i dashur Fiorent nese ti ose une jemi gjithe kohen nen bresherine ose presionin e goditjeve te shpeshta ne dem tonin duke na lene gjithnje te corientuar dhe c´eshte me e keqja duke qene te tille nuk kemi mundesi te marrim veten dhe te qartesohemi per te planifikuar drejt dhe qarte programe elektorale ne dobi te popullit.
PD dhe PS jane dy parti shqiptare dhe propaganda e demshme ne dem te njeri tjetrit keqeson situaten ne Shqiperi dhe si pasoje brenda vorbulles se destabilizmit dhe shkaterrimit ngelen edhe keto parti.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Berisha:Ky nallban qe mban peng opoziten dhe alternativen shqiptare

politikane duhet te jene ne gjendje t'i bejne balle sulmeve te kundershtareve dhe prederisa keto sulme te qendrojne ne fjale, nuk ka probleme (problem eshte kur merren armet)

nqs duam te jemi objektive, asnjeri nga ne nuk mund te gjykoje deri ne fund aktivitetin e berishes, por mund te gjykojme rrezultatet e mund te jepim mendime per te ardhmen

rrezultatet e berishe jane te pakenaqshme (duke menduar se pd lindi si partia e lirise ku do permblidheshin me deshire te gjithe ata shqipetare qe nuk donin me nje rregjim (perfaqesuar nga ps) por progres (perfaqesuar nga pd)

ishin shume shume shqipetare qe mbeshteten pd (e te themi te drejten askush nuk mendoi gjate mbi rolin e kryetarit e aftesite e tij - berisha thjesht u gjend aty)

tani, perse gjerat kane ndryshuar
perse ps perfaqeson progresin ne mendjen e zgjedhesve
kush e ka fajin
kush nuk arrin ti beje balle sulmeve te ps
perse nuk arrin te beje kete

nisemi nga nje analize e se tashmes se evokimi i diktatures nuk funksionon me
 

Klinton

Primus registratum
Re: Berisha:Ky nallban qe mban peng opoziten dhe alternativen shqiptare

Gene nje fare pergjigje e mora tani se fundi tek forumi Media dhe Politike ku anetari/ja me numer 1995 ka postuar disa shkrime ne lidhje me disa anetare te partise demokratike ku brenda saj perfshihet edhe kryetari i partise demokratike Sali Berisha, per te cilin ne po debatojme
Temen mund ta gjesh ketu
http://www.albforumi.com/af/ultimatebb.php?ubb=get_topic;f=3;t=000103;p=1#000003
Nuk i kam lexuar te gjithe shkrimet ne fjale por me sa shoh dhe me sa kuptoj brenda partise demokratike sundon anarkia, nje lufte klanesh brenda saj dhe dashje padashje ne ato shkrime dalin disa te fakte(nuk e di sa te verteta jane)te cilat kompromentojne teresisht disa figura qe u bene te njohura gjate qeverisjes pd-iste.
Mesa arrij te kuptoj PD eshte nje parti tashme e deshtimit total te proceseve demokratike ne Shqiperi.

Ne diskutimin e fundit tendin thuhet se politikanet duhet ti bejne balle sulmeve te kundershtareve.
Mendoj se PD nuk ka per ti bere dot balle sulmeve te kundershtareve sepse sikur e citova me lart aty vjen era &quot;m*u*t&quot;(me ndjeni per fjalorin e rendomte)
Partia Demokratike <span style="font-weight: bold">eshte nje parti e paafte, e mpleksur ne afera te ndryshme, me anetare te papjekur politiksht etj</span>
U ndjeva sick kur lexova dicka me pare.
Nuk e di nese me ke kuptuar gene por per mendimin tim sa me shume ta marrim per shqyrtim kete parti aq me shume allishverishe kane per te dalur.
 
Top